Wednesday, May 26, 2021

Lesson 204

 for: qëllim dhe shkak 

  1. qëllimet e njerëzve 

 

For – ‘për’ , mund të përdoret për të folur rreth qëllimeve të njerëzve për të bërë diçka por vetëm kur ajo ndiqet nga një emër. 

  • We stopped at the pub for a drink. 

  • I went to the college for an interview with Professor Taylor. 

For nuk përdoret në këtë sens përpara një foljeje.Paskajorja e vetmuar përdoret për të shprehur qëllimin e një personi (shiko 281). 

  • We stopped at the pub to have a drink. (JO: …for having a drink.) 

  • I went to the college to see Professor Taylor. (JO: I went to the college for seeing Professor Taylor.) 

 

 

  1. qëllimi i përdorimit të sendeve: format me –ing dhe paskajoret 

 

For mund të përdoret përpara formë–ing të një foljeje për të shprehur ‘qëllimin për të cilin shërben një objekt’ , vecanërisht nëse ky objekështë kryefjala e fjalisë. 

  • Is that cake for eating or just for looking at? 

  • An altimeter is used for measuring height above sea level. 

 

Nëse një person (apo grup njerëzish) është kryefjala e një fjalie, qëllimi i përdorimit të një objekti shprehet më mirë nëpërmjet një foljeje paskajore. 

  • We use altimeters to measure height above sea level. 

No comments:

Post a Comment