Friday, October 16, 2020

Lesson 123

 123  can dhe could (3): mundësi dhe probabilitet 

Can përdoret kryesisht për të folur për ‘mundësi teorike’ , ‘të përgjithshme’ dhe JO për ‘shanset’ që dicka të ndodhë realisht apo që mund të jetë realisht e vërtetë në këtë cast (kjo shprehet zakonisht me may, might ose could). 

 

  1. mundësi teorike ose të përgjithshme 

 

Can përdoret për të thënë nëse gjendje apo ngjarje të caktuara janë teorikisht të mundura në përgjithësi. 

  • Anybody who wants to can  join the club. 

  • Can gases freeze? 

  • I don’t think the car can be repaired. 

 

Could përdoret për të folur rreth një mundësie të shkuar. 

  • It was a place where anything could happen. 

 

Për të parashikuar mundësitë e së ardhmes përdorim will be possible dhe will be able. 

  • One day, it will be possible to travel to the stars. (OSE …people will be able to travel…) 

 

 

Shpesh herë can dhe could pëdoren për të thënë cfarë është/ishte e zakonshme apo tipike. 

  • Scotland can be very warm in September. 

  • It could be quite frightening if you were alone in your big cold house. 

 

  1. alternativa dhe oportunitete 

 

Shpesh herë can përdoret në këtë mënyrë për të folur rreth alternativave që dikush ka (tani apo në të ardhmen) ose për të sugjeruar oportunitete/mundësi.  

  • There are three possibilities; we can go to the police, we can talk to a lawyer, or we can forget all about it. 

  • ‘What shall we do?’  ‘We can try asking Lucy for help.’ 

 

Could përdoret gjithashtu, ashtu so edhe can, për të folur rreth alternativash dhe oportunitetesh të së tanishmes dhe të së ardhmes, vecanërisht kur duam t’i bëjmë sugjerimet më pak të përcaktuara /më pak specifike. 

  • ‘What shall we do tomorrow?’  ‘Well, we could go fishing.’ 

  • When you’re in Spain, you could go and see Alex. 

 

 

  1. probabilitet i ardhshëm: nuk përdorim can 

 

Can nuk përdoret për të folur rreth një probabiliteti të ardhshëm – për shanset që ekzistojnë që dicka të ndodhë në të ardhmen. Kjo ide shprehet me may ose me might 


We may / might go camping this summer. (JO: We can go…) 

  • There may / might be a strike next week. (JO: There can be…) 

  • might be given a new job soon. 

 

Me këtë kuptim mund të përdorim gjithashtu edhe could – ajo sugjeron një mundësi më pak të përcaktuar. 

  • It could rain later in this evening. 

  • War could break out any day. 

 

Vini re ndryshimin ndërmjet can/could dhe may/might në fjalitë negative. 

  • It may/might not rain tomorrow. (Ndoshta nesër nuk bie shi.) 

  • It can’t/couldn’t possibly rain tomorrow. (Nesër me siguri nuk do të bjerë shi.) 

No comments:

Post a Comment