Saturday, January 5, 2019

Praktikisht, ne vijim ju do te ndiqni nje leksion se si do te jene te gjitha metrialet te cilât jane te lidhura me kete cikel studimi.
Duke shpresuar se kemi gjetur dicka e cila do tju vije mire ne ndihme, ju uroj nje mbremje te mire.

fm



Mesimi 1

  1. abbreviated styles – stilet e shkurtuar 

Disa stile të shkruari dhe të foluri të gjuhës angleze, për shkak të nevojës për të kursyer kohën 
dhe hapësirën ndjekin shpesh herë rregulla gramatikore të posaçme. 


  1. advertisements and instructions – reklamat dhe udhëzimet 

Në njoftimet e shkurtëra dhe në udhëzimet, shpeshherë nyjet shquese, përemrat, format e foljes to be dhe parafjalët lihen jashtë. 
  • Cars wanted for cash. Contact Ben, 50 Anniversary Square. 
  • ( JO: Cars are wanted         for cash …) . 
  • Single man looking for flat Central area. Phone 806126 weekend. 
  • Job needed urgently. Will do anything legal. Call 312546. 
  • Pour mixture into large saucepan, heat until boiling, then add three pounds sugar and leave on low heat for 45 minutes. 
  • Can be assembled in ten minutes. Easy to clean. Simple controls. Batteries not included. 

  1. notes – shënimet 

Shënimet jo zyrtare, ato në ditare etj., ndjekin shpesh herë të njëjtat rregulla. 
                     -Gone to hairdresser. Back 12.30. 
                     -Book tickets    -phone Ann          -see Joe       -meeting Bob lunch. 
E njëjta praktikë mund të përdoret edhe në kartolinat dhe letrat e shkurtra jo zyrtare. 
-Dear Fred, watching tennis on TV. A good book . Three meals a day. No washing-up. Clean sheets every day. Everything done for me. Yes, you’ve guessed-in hospital!! Only went to doctor for cold-landed up in hospital with pneumonia!! If you have time, please tell the others-would love some letters to cheer me up. Hope to see you.  Love Pam. 
                      
  1. commentaries – komentet 
Komentet e ngjarjeve që zhvillohen me shpejtësi, si për shembull ato të ndeshjeve sportive, kanë gjithashtu rregullat e tyre gramatikore specifike. Foljet jo shumë të rëndësishme lihen shpeshherë jashtë. 

-Goal kick…..and the score still Spurs 3, Arsenal 1 … that’s. 
Pearce..Pearce to Coates…good ball…Sawyer running wide…Billings takes it, through to Matthiews,Matthiews with a cross,oh, and Billings in beautifully,a good, chance  there-and it’s a goal! 


  1. titles, notices etc – titujt, njoftimet etj. 

Titujt, etiketat, njoftimet dhe parrullat e ndryshme shkruhen zakonisht me fraza të shkurtradhe me fjali jo të plota. Nyjet shquese, sidomos në emrat e ndërtesave dhe të institucioneve më të shumtën e herëve bien/lihen jashtë. 

-ROYAL HOTEL, SUPER CINEMA, INFORMACION OFFICE, BUS STOP, POLICE OUT!, MORE MONEY FOR NURSES! etj.  

  1. headlines – titujt e gazetave 
Titujt e gazetave kanë gramatikën dhe fjalorin e tyre të vecantë. Do ti shikojme edhe me vone.                                                                                                                          

  • RECORD DRUGS HAUL AT AIRPORT: SIX HELD. 
  • FOUR DIE IN M6 BLAZE. 
*Për rregulla të tjera për fjalët  që lihen jashtë ( ‘ellipsis’ – ‘elipsis’) do i diskutojme me vone. 

Te dashur studente,

Ju uroj nje vit te mbare e suksese ne mesimin e gjuhes angleze.
Per tju ardhur ne mire ne ndihme, gjate ketij sezoni do tju paraqes materiale te pergatitura nga studiues te ndryshem renditur ne nje menyre te tille, ndryshe nga cdo here tjeter.

Nese materialet e prezantuara do ti gjeni me interes, atehere falenderimi i pare duhet tju shkoje atyre hartuesve te ketyre materialeve. Nese nuk do te jeni te kenaqur me prezantimin e tyre, atehere ju lutem me vini menjehere ne dijeni me qellim qe te gjejme forma te tjera studimi.

Ju falemnderit

fm


Anglishtja ne praktikë

English in practice

Niveli


Libri është hartuar për studiues të të gjitha niveleve, për fillestarët dhe për të përparuarit, por kryesisht për ata që e kanë kaluar apo janë duke e kaluar stadin ‘this is a book’ dhe ‘this is a pen’ të studimit të gjuhës angleze. Mbi këtë bazë shpjegimet janë dhënë plotësisht në shqip ndërsa përkthimet janë dhënë aty ku kjo është gjykuar e domosdoshme (Në shumë raste në vend të përkthimit ‘tale quale’është dhënë një interpretim i lirë i thelbit të shembullit të sjellë ose edhe një replikë me të.) Duke qenë një libër referimi, ai përmban informacione të niveleve të ndryshme duke filluar nga ato relativisht të thjeshta deri tek më të ndërlikuarat.

Organizimi

Problemet janë shpjeguar kryesisht të ndara në njësi të vogla; në pikëpamje të formës libri i ngjan më tepër një fjalori sesa një gramatike, por në përmbajtje ai trajton me përparësi këtë të dytën pa e lënë aspak pas dore të parin. Kjo i jep mundësinë të bëjë një trajtim të qartë edhe të plotë të çdo pike duke i dhënë përdoruesit mundësinë të përqëndrohet në pikën që i intereson. Zërat janë radhitur me rend alfabetik në bazë të titullit dhe janë numëruar në mënyrë progresive; indeksi në fund të librit ndihmon për të gjetur çdo zë (duke iu referuar si emërtimit ashtu edhe alfabetit anglez).



Si t’a përdorim materialin

Siç u tha edhe më lart, ky është një libër referimi dhe jo vetëm një gramatikë e mirëfilltë e gjuhës angleze. Ai do t’i jetë i dobishëm si studentit që do të gjejë se si duhet t’ia thotë apo shkruajë diçka ashtu edhe atij që ka bërë një gabim dhe dëshiron të gjejë pse ka gabuar ose që kërkon shpjegime të sakta për një cështje të vështirë gramatikore ose leksikore. Pa dyshim që për atë që do ta studiojë anglishten ashtu siç duhet, ky libër përbën një material tepër konçiz dhe me informacion të plotë pothuaj në të gjitha aspektet. Një nga avantazhet a tij për mënyrën se si është konceptuar është fakti që duke qenë ndërtuar si në planin teorik ashtu edhe praktik e aplikativ, ai mund të lexohet në çdo kohë, në shtëpi e në udhëtim sapo kemi pak minuta kohe dhe me një efektivitet shumë të lartë praktik.
Në hartimin e tekstit janë përdorur shkurtimet si më poshtë :
- GB : anglishte britanike.
- US : anglishte amerikane.