almost dhe nearly
kuptimi: ecuri, matje dhe numërim
Si almost – ‘pothuaj’ ashtu edhe nearly mund të shprehin idenë e ecurisë, të matjes ose të numërimit. Në anglishten amerikane nearly përdoret më pak.
I’ve almost / nearly finished.
There were almost / nearly a thousand people there.
Nganjëherë almost është pak më ‘afër’ se sa nearly. Krahaso:
It’s nearly ten o’clock.
It’s almost ten o’clock.
Very dhe pretty mund të përdoren me nearly por JO me almost.
I’ve very / pretty nearly finished. (JO: …very almost…)
kuptime të tjera
Nearly sugjeron më tepër idenë e ecurisë/të progresit drejt një objektivi ose të afërsisë ndaj një personi. Almost preferohet të përdoret më shumë për të shprehur ide të tjera si ‘e ngjashme me… , por jo krejtësisht njëlloj’ si dhe për të bërë deklarata jo shumë të sakta.
Jake is almost like a father to me.
Our cat understands everything – he’s almost human.
(JO: …he’s nearly human.)
My aunt’s got a strange accent. She almost sounds foreign.
(JO: …she nearly sounds foreign.)
I almost wish I’d stayed at home. (JO: I nearly wish…)
fjalët mohuese
Zakonisht nearly nuk përdoret përpara fjalëve mohuese ose jo-pohuese si never, nobody, nothing, any, etj. Në vend të saj ose përdorim almost, ose përdorim hardly me ever, anybody, anything etj.
She’s almost never / hardly ever at home. (JO: …nearly never…)
Almost nobody / hardly anybody was there.
He eats almost anything.
No comments:
Post a Comment