Rudolf Steiner



Rudolf Steiner



Filozofia e lirisё



-njё filozofi e
                        aktivitetit shpirtёror-




Rudolf Steiner





Filozofia e lirisё



-njё filozofi e aktivitetit shpirtёror-











Autori: Rudolf STEINER
Pёrkthyer dhe pёrshtatur nё gjuhёn shqipe nga Fatmir Mani sipas variantit "Philosophy of Freedom" tё gjetur nё gjuhёn angleze.

PЁRMBAJTJA
Parathёnie e vetё pёrkthyesit
Referime tё vetё autorit bёrё pёr kёtё libёr

NJOHURI PЁR LIRINЁ

Kapitulli i parё                                            Veprimi i Vetёdijshёm Njerёzor
Kapitulli i dytё                                             Dёshira e Madhe Bazё pёr Dituri
Kapitulli i tretё                                             Tё Menduarit nё Shёrbim tё tё Kuptuarit tё Botёs
Kapitulli i katёrt                                           Bota si njё Perceptim
Kapitulli i pestё                                            Pёrfitimi i Dijes pёr Botёn
Kapitulli i gjashtё                                         Individualiteti Njerёzor
Kapitulli i shtatё                                           A ka Kufij Njohja?

REALITETI I LIRISЁ

Kapitulli i tetё                                               Faktorёt e Jetёs
Kapitulli i nёntё                                            Ideja e Lirisё
Kapitulli i dhjetё                                           Filozofia e Lirisё dhe Monizmi
Kapitulli i njёmbёdhjetё                             Qёllimi i Botёs dhe Qёllimi i Njerёzimit (Fat i Njerёzimit)
Kapitulli i dymbёdhjetё                               Imagjinata Morale (Darvinizmi dhe Morali)
Kapitulli i trembёdhjetё                              Vlera e Jetёs (Pesimizmi dhe Optimizmi)
Kapitulli i katёrmbёdhjetё                          Individualiteti dhe tipi

ÇЁSHTJET PЁRFUNDIMTARE

Kapitulli i pesёmbёdhjetё                           Pasojat e Monizmit
Pasthёnia e parё
Pasthёnia e dytё

Parathёnie e pёrkthyesit

Filozofёt nёpёr shekuj i kanё mbёshtetur argumentat e tyre mbi premisa tё ndryshme, tё tilla si objekti dhe subjekti, ideja dhe realiteti, e ndёrgjegjshmja dhe e pandёrgjegjshmja, etj. Libri i Rudolf Stainerit mbi ate çka ёshtё liria, mbi çfarё aktiviteti shpirtёror ёshtё, fillon nga ajo çfarё domosdoshmёrisht duhet tё paraprijё tё gjitha parimet e tjera, d.m.th.-vetё mendimin. Duhet thёnё se nga fjalia e parё deri tek e fundit ky libёr thjesht kundron tё menduarit. Vёrtetёsisht lexuesit i kёrkohet qё tё vrojtojё njё lojё imagjinare tё bilardos, njё shёtitje pёrmes njё lёndine, vetёtima e bubullima, si dhe plot fenomene tё ndryshme tё pёrditshme. Megjithatё, ajo qё ai faktikisht studion nuk ёshtё llojshmёria e kёtyre fenomeneve, por mendimi i tij pёr to. Duke kundruar se cfarё ёshtё aktualisht tё menduarit dhe se çfarё ndodh kur ne mendojmё-ёshtё njё aktivitet tё cilin ne normalisht nuk e praktikojmё. Stainer e quan atё: "aktivitet i pazakontё" dhe "kundrimi mё i rёndёsishёm qё mund tё bёjё njё qёnie njerёzore, sepse ai vёzhgon diçka tё cilёn e prodhon po vetё ai". Me kёtё lloj aktiviteti fillon njё aktivitet magjepёs dhe tronditёs. Pёr shekuj fuqia e mendimit, e aftё pёr tё ngritur dhe rrёzuar civilizime, ёshtё pёrdorur pёr tё sqaruar sekretet mё tё thella tё botёs fizike, shpesh me frymёzim frike e shpesh me rezultate frikёsuese. Para Stainerit nuk janё bёrё pёrpjekje pёr tё sqaruar sekretet e fuqisё sё mendimit pa tё cilёn kёto rezultate nuk do tё ishin arritur.
Shqyrtimi i mendimit nё kёtё libёr ose, e thёnё mё mirё, udhёtimi drejt mendimit, tё çon drejt njohjes sё Njeriut; njё njohje e cila nё mёnyrё tё paevitueshme kthehet nё vetё njohje, sepse gradualisht shpaloset pёrpara lexuesit njё pamje madhёshtore tё asaj çfarё njeriu, nё pёrputhje me natyrёn e tij, ёshtё i destinuar pёr t’u bёrё: njё figurё (pikturё) e krahasuar me atё tё cilёn qёniet mё pёrfekte njerёzore dёshpёrimisht nuk e kanё.
Megjithatё padyshim, aspekti mё i rёndёsishёm i librit ёshtё fakti se dija qё dikush fiton nuk pranohet thjesht se Stainer e tregon atё si tё jetё rrjedhim logjik, por sepse mendimi i lirё i pavarur i atij "dikujt" pohon tё vёrtetёn ashtu siç mund tё pohohet e vёrteta matematikore. Pёr tё kuptuar se çfarё ёshtё mendimi dhe se si njeriu lidhet pёrmes tij me bashkёkohёsit e vet dhe me botёn, sjell njё vёshtrim tё ri tё tё gjitha çёshtjeve tё mёdha apo tё vogla. Dikush arrin tё njohё se ndёrsa tё gjitha fetё e mёdha pёrmbajnё njё aspekt tё sё vёrtetёs, njё ngjarje unikale e tillё si ajo e Golgotasё, duhet tё ketё ndodhur. Pёrsёrisim, se jo se Steineri flet pёr kёto gjёra- as kristianizmi dhe as ndonjё lloj feje tjetёr qё pёrmendet nё kёtё libёr-por sepse njohja lind nga njё kuptim i vetё mendimit.
Nё tё vёrtetё nёse dikush nuk ka dёgjuar kurrё pёr ngjarjen e Golgotasё apo tё Krishtit tё tjera shprehje mund tё ishin pёrdorur.

Referime tё vetё autorit bёrё pёr kёtё libёr

Praktikisht tё gjitha librat dhe leksionet e Rudolf Steinerit tё botuara mbas botimit tё librit tё tij"Filozofia e Lirisё" i referohen kёtij libri bazё dhe nё disa raste bile edhe me hollёsi. Ndoshta do ishte me vend kёtu tё pёrmendeshin dy nga referimet tё cilat janё tё lidhura ngushtё dhe qё nёnkuptojnё shumё. Steiner pёrmend nё shumё raste se "Filozofia e tij Lirisё" ёshtё e shkruar nё njё mёnyrё tё tillё ku çdo mendim zhvillohet prej mendimit paraardhёs, ashtu sikundёrse njё bimё zhvillohet nga rrёnja, nё kёrcell e mandej nё gjethe e pёrfundimisht nё lule, kёshtu qё ky libёr nuk mund tё lexohet dot si njё libёr kuzhine.

Ndoshta do tё jetё e vёshtirё qё fillimisht tё mundohesh tё lexosh ndryshe nga ajo formё qё je vetёmёsuar tё lexosh njё tekst shkollor apo njё tekst letrar mjekёsor, apo se si t’i shёrbesh njё pajisje tё caktuar etj, etj; kёtu faktet reshtohen njёra pas tjetrёs, pranё e pranё dhe mund tё mbahen mend, ato nuk duhet qё tё bёhen pёrjetime tё brendshme qё tё kuptohen.

Por, tё pranosh "Filozofinё e Lirisё" nёn autoritetin e Steinerit do tё thotё tё mos kesh kuptuar thelbin. Lexuesi mё tepёr duhet tё pyesi veten nё qoftё se ai pёrjeton ndjenjёn dhe vullnetin e vet, e mbi tё gjitha, mendimin e vet, sipas mёnyrёs tё cilёn Steiner pёrshkruan. Libri ёshtё plot shembuj, tё gjitha tё cilat mund tё testohen pёrmes eksperiencёs personale tё gjithёkujt; fjali pas fjalie libri bёhet eksperiencё e brendshme dhe gradualisht lexuesi bёhet i ndёrgjegjshёm-jo mё si teori, por nё fakt-se libri ёshtё i ndёrtuar nё mёnyrё tё tillё qё çdo mendim tё dalё prej atij paraprirёs. E pakuptueshmja e shndёron vetveten nё tё kuptueshme, jo thjesht nё raport me librin, por nё raport me jetёn.










Kapitulli 1

Veprimi i vetёdijshёm njerёzor

A ёshtё njeriu shpirtёrisht i lirё nё mendimin dhe veprimin e tij apo ёshtё i detyruar nga ndonjё domosdoshmёri e hekurt e nje ligji natyral? Janё njё seri pyetjesh tё tilla tё cilat janё debatuar nё mёnyrё tepёr krijuese. Koncepti i lirisё sё vullnetit njerёzor ashtu siç ka gjetur pёrkrahёs tё zjarrtё, po ashtu ka gjetur edhe kundёrshtarё tё shumtё kokёfortё. Janё ata tё cilёt nёn entuziazmin e tyre moral deklarojnё se qё tё mohosh kaq hapur njё fakt si liria ёshtё njё budallallёk i pastёr.
Pёrballё tyre qёndrojnё tё tjerё qё e konsiderojnё atё si kryekёput naïve tё besosh se ligjet e natyrёs mund tё mos veprojnё nё sferat e mendimit dhe veprimit njerёzor.
Kёshtu qё e njёjta gjё ashtu siç ёshtё deklaruar tё jetё prona mё e çmuar e njeriut po ashtu ёshtё deklaruar tё jetё edhe iluzioni mё i madh. Stёrhollime tё pafund janё sajuar pёr tё shpjeguar se si liria njerёzore mund tё jetё nё pёrputhje me ligjet tё cilat funksionojnё nё mbretёrinё e natyrёs, vetё sё cilёs nё fund tё fundit edhe vetё njeriu i pёrket. Po tё shohёsh pёrpjekjet e krahut tjetёr, do tё shohёsh se nuk janё tё pakta shpjegimet se si tё çon kjo rrugё drejt disiluzionit. Duhet tё jetё e kuptueshme pёr kёdo, i cili nuk i sheh gjёrat vetёm nё sipёrfaqe, se kjo ёshtё njё nga çёshtjet mё tё rёndёsishme tё tё gjithё jetёs: e rёndёsishme pёr fenё, pёr sjelljen dhe pёr shkencёn.
Ёshtё njё nga shenjat e keqija tё cekёtisё sё mendimit tё sotёm qё, duke marrё nё konsideratё kёtё çёshtje vendos tё shtjellojё njё besim tё ri, tё bazuar nё zbulimet e fundit shkencore e pёr tё cilin thotё vetёm kёto:"Nuk ёshtё nevojё pёr ne, pёr t’u thelluar nё çёshtjen e lirisё tё vullnetit njerёzor. Çdo filozofi me emёr pranon se liria e deklaruar e zgjedhjes indiferente ёshtё njё iluzion bosh. Ky problem nuk ka asnjё lidhje me vlerёsimin moral tё sjelljes dhe veprimit njerёzor."
Une nuk e citova kёtё pasazh se e konsideroj librin nё tё cilin i shkёputa ato si tё njё rёndёsie tё veçantё, por sepse ai del pёr tё shfaqur tё vetmen pikёpamje qё shumica e mendimtarёve tё sotёm mund tё arrijnё nё kёtё çёshtje. Nё ditёt e sotme, çdokush me aftёsi depёrtuese mesatare duket sikur njeh faktin se liria nuk mund tё konsistojё nё zgjedhjen e lirё midis dy apo tre mundёsive nё veprim. Thuhet se gjithmonё ka njё arsye tё pёrcaktuar pse zgjidhet njё veprim specifik. Kjo duket shumё qartё. Megjithatё ata tё cilёt kundёrshtojnё konceptin e lirisё, mё parё i kanё drejtuar sulmet e tyre kryesore kundёr lirisё tё zgjedhjes. Herbert Spencer, pikёpamjet e tё cilit gjithmonё e mё tepёr po fitojnё terren thotё:
"Por qё gjithkush ёshtё i lirё tё dёshirojё
apo tё mos dёshirojё, e cila ёshtё çёshtja reale e pёrfshirё
ne dogmёn e vullnetit tё lirё, mohoet po aq shumё nga analiza
e ndёrgjegjes sa edhe nga pёrmbajtja e kapitujve qё vijojnё."
Ka shumё tё tjerё tё cilёt fillojnё nga e njёjta premisё kur luftojnё konceptin e vullnetit tё lirё. Nё thelb tё gjitha kёto argumenta janё po aq tё herёshme sa edhe Spinoza. Atё çka ai solli me fjalё tё qarta dhe me njё gjuhё po fare tё qartё kundёr idesё sё lirisё, po atё e gjen tё pёrsёritur nё mёnyrё tё panumurt, por zakonisht tё veshur me nje vello e tё stёrholluar nё teorira tё cilat gati e bёjnё tё pamundur qё tё njohёsh trenin e mendimit qё ka lidhje me çёshtjen. Nё njё letёr tё shkruar nё Tetor a Nёntor 1674 Spinoza shkruante:
"Unё quaj tё lirё gjithçka qё ekziston dhe vepron jashtё domosdoshmёrisё tё natyrёs sё vet, dhe unё e quaj tё detyruar, çdo gjё ekzistenca dhe aktiviteti i tё cilёs ёshtё pikёrisht tёrёsisht i pёrcaktuar nga diçka tjetёr.
Kёshtu p.sh.: Perёndia e njeh veten dhe çdo gjё tjetёr vullnetarisht, sepse kjo buron nga domosdoshmёria e natyrёs sё tij qё ai njeh çdo gjё. Pra siç e kuptoni pёr mua liria qёndron jo nё vendimin e lirё, por nё domosdoshmёrinё e lirё.
Le tё vijmё tek gjёrat e krijuara tё cilat janё tё gjitha tё pёrcaktuara nga shkaqe tё jashtme pёr tё egzistuar dhe le tё veprojmё nё njё mёnyrё tё pёrcaktuar fikse. Me qёllim qё ta kuptojmё kёtё mё qartё le tё imagjinojmё njё shembull tё thjeshtё: nje gur fiton nga njё shkak i jashtёm njё sasi tё caktuar lёvizjeje pёrmes sё cilёs ai vazhdon tё lёvizё edhe mbasi ndikimi ka pushuar. Kjo lёvizje e vazhduar ёshtё e detyruar, sepse vazhdon si rezultat i ndikimit tё jashtёm dhe jo domosdoshmёri e brendёshme e natyres sё gurit. Ajo qё mbetet nё fuqi pёr gurin kёtu, vlen edhe nё tё gjithё shembujt e tjerё sado komplekse apo tё shumё anshёm qofshin, sepse çdo gjё ёshtё domosdoshmёrisht e pёrcaktuar nga shkaqe tё jashtme pёr tё egzistuar dhe pёr tё vepruar nё njё mёnyrё specifike.
Tani mendoni ju lutem se guri gjatё lёvizjes sё tij mendon dhe ёshtё i bindur se po pёrpiqet me kulmin e aftёsive tё tij qё tё vazhdojё tё lёvizё mё tej. Guri i cili ёshtё i vetёdijshёm vetёm pёr pёrpjekjen e tij dhe sigurisht ёshtё indiferent, do tё besojё veten se ёshtё tёrёsisht i lirё, dhe se ai po vazhdon lёvizjen vetёm sepse ai dёshiron tё veprojё kёshtu dhe jo sepse mund tё ketё arsye tjetёr mё madhore. Kjo ёshtё pikёrisht liria njerёzore tё cilёn gjithёsecili pretendon se e ka pronё tё tijёn, dhe arsyeja qё ajo shfaqet pёr tё qёnё liri ёshtё se njerёzit janё tё vetёdijshёm pёr dёshirat e tyre, por tё paditur pёr shkakun se kush i pёrcakton ato dёshira.
Kёshtu fёmija i vogёl beson se ai dёshiron qumёsht thjesht prej dёshirёs sё tij tё lirё, e mё tej fёmija i inatosur hakmerret, e i druajturi merr arratinё. I piri beson se tё gjitha çka thotё vijojnё si rezultat i vullnetit tё tij tё lirё dhe se ky paragjykim ёshtё i lindur tek gjithёsecili dhe se ёshtё vёshtirё pёr t’u çliruar prej tij. Praktika na mёson mjaft se njeriu, mё pak se tё gjithё mund tё kalisё dёshirat e tij dhe kur preket nё ndienja nga pasione qё ndesh, ai shikon mё tё mirёn dhe ndjek mё tё kёqen. E akoma ai e konsideron veten tё lirё sepse ka gjёra pёr tё cilat ai ndjen njё dёshirё tё vogёl, e disa tё tjera ai mund t’i parandalojё me lehtёsi duke sjellё ndёr mend disa aspekte tё tjera pёr tё cilat ai shpesh ka menduar.
Pёr shkak se kjo pikёpamje ёshtё shprehur kaq qartё dhe hapur ёshtё e lehtё pёr tё gjetur gabimin e saj themelor. Po aq domosdoshmёrisht sa i duhet gurit tё vazhdojё lёvizjen mbasi ka marrё goditjen aq i duhet edhe njё qёnie njerёzore tё çojё nё fund njё veprim kur ёshtё nxitur pёr mё tepёr nga ndonjё shkak.
Njeriu thuhet se e konsideron veten si faktor tё lirё pёr arsye se ai ёshtё i vetёdijshёm vetёm pёr veprimet e tij ndёrsa ai nuk vё re faktin se ai shtyhet nga shkaqe tё cilave duhet t’u bindet pa kushte. Gabimi nё kёtё varg tё mendimit zbulohet shumё shpejt. Spinoza dhe tё gjithё ata qё mendojnё si ai nuk venё re faktin se njё person mund tё jetё i vetёdijshёm jo vetёm pёr veprimet e tij, por gjithashtu edhe nga shkaqet qё e detyrojnё atё tё veprojё nё kёtё mёnyrё. Askush nuk mund tё pohojё se fёmija nё kёrkesёn e vet pёr qumёsht, apo pijaneci qё pendohet pёr gjёra tё cilat ai nuk duhet t’i kishte thёnё, janё tё lirё. Asnjё nga tё dy rastet e mёsipёrme nuk di gjё pёr shkaqet qё veprojnё nё thellёsi tё organizmave tё tyre tё cilat ushtrojnё njё kontroll tё papёrballueshёm mbi ta.
Megjithatё, a ёshtё e justifikuar pёr tё vёnё bashkё veprime tё kёtij lloji me ato nё tё cilat njё individ ёshtё i vetёdijshёm jo vetёm pёr veprimet e tij, por edhe arsyen qё e ka shtyrё atё tё veprojё? A janё veprimet njerёzore realisht tё gjitha tё tё njёjtit lloj? A duhet qё veprimi i njё ushtari nё fushёn e betejёs, i njё kёrkuesi nё laborator, i njё burri shteti nё bisedime shumё delikate diplomatike, tё vendoset shkencёrisht nё tё njёjtin nivel si ai i fёmijёs qё kёrkon qumёshtin duke qarё?
Sigurisht, ёshtё mё e mira tё kёrkosh zgjidhjen e njё problemi atje ku kushtet janё mё tё thjeshta, por paaftёsia pёr tё dalluar ka sjellё konfuzion tё pafund. Mbi tё gjitha ndihet dhe ka njё ndryshim rrёnjёsor midis njohjes dhe mosnjohjes sё shkakut tё kryerjes sё diçkaje. Nё pamjen e parё kjo duket si njё gjё fare e thjeshtё dhe e rёndomtё. Megjithatё, ata qё kundёrshtojnё idenё e egzistencёs sё lirisё kurrё nuk pyesin nёse njё motivacion i cili ёshtё i njohur edhe i kuptueshёm ushtron shtrёngim mbi njё person nё tё njёjtin sens ashtu si dhe proçeset organike tё cilat shkaktojnё tek fёmija ynё tё qarёt pёr qumёsht. Eduard von Hartman mbron idenё se vullneti njerёzor varet nga dy faktorё kryesorё: motivacioni dhe karakteri. Nё qoftё se do t’i konsideronim tё gjithё njerёzit tё ishin tё barabartё, ose se paku, nuk do t’i merrnim parasysh ndryshimet duke i quajtur si tё papёrfillshme, atёherё vullneti i tyre shfaqet pёr t’u pёrcaktuar nga jashtё, d.m.th. pёrmes kushteve qё ata duhet tё pёrballojnё. Megjithatё, nё qoftё se mbajmё parasysh se njerёzit janё tё ndryshёm dhe se vullneti i dikujt motivohet nga njё ide, d.m.th. nga njё tablo e formuluar nё mёndjen e tij, vetёm nё qoftё se karakteri i tij ёshtё i tillё qё kjo tablo e veçantё ngjall tek ai impulse pёr tё vepruar, atёherё vullneti i tij paraqitet pёr t’u pёrcaktuar nga brenda dhe jo nga jashtё. E vetmja arsye qё dikush beson se ёshtё i lirё-qё ёshtё i pavarur nga motivet e jashtme-ёshtё se imazhi mendor i imponuar nga jashtё duhet tё kthehet nё njё motiv nё pёrputhje me karakterin e tij. Eduard von Hartman pohon tё vёrtetёn tё jetё:
"Edhe sikur ne vetё do tё mund tё shndёrojmё imazhet mendore nё motive ne nuk veprojmё kёshtu arbitrarisht, por nё pёrputhje me domosdoshmёrinё e prirjes karakteriologjike, d.m.th. ne jemi çdo gjё, por jo tё lirё"
Kёtu pёrsёri, ndryshimi midis motiveve tё cilat unё i lejoj tё ndikojnё tek unё vetёm mbasi unё i kam marrё ato plotёsisht nё ndёrgjegjen time, dhe tё atyre tё cilat unё i ndjek pa ndonjё njohje tё qartё, nuk merret fare nё konsideratё. Kjo na çon direkt nё kёndvёshtrimin nga i cili do tё merret nё konsideratё çёshtja kёtu. Pyetja shtrohet: nёse ёshtё e mundur ta konsiderojmё problemin e vullnetit tё lirё nё vetvete: dhe nё qoftё se jo, me çfarё çёshtje tjetёr duhet lidhur ajo domosdoshmёrisht?
Nё qoftё se ka ndryshim midis njё motivi tё vetёdijshёm dhe njё nxitje tё pavetёdijshme, atёherё e para gjithashtu do tё rezultojё nё njё veprim i cili duhet gjykuar nё mёnyrё tё ndryshme nga ato bazuar mbi impulse tё verbra. Ç’do tё thotё tё njohёsh arsyen e veprimeve tё dikujt? Pak preokupim i ёshtё dhёnё kёsaj pyetjeje, sepse fatkeqёsisht ka njё tendencё pёr tё ndarё nё dy pjesё atё qё ёshtё njё unitet i pandashёm-Njeriu: vepruesi dallohet nga njohёsi dhe ai qё vёrtet ka rёndёsi kёtu zhduket nga pamja; d.m.th. ai qё vepron nisur nga dija. Ka prej tyre qё thonё se njeriu ёshtё i lirё, kur arsyeja e tij mё tepёr se dёshirat e tij trupore, ka rolin kryesor, ose qё liria nёnkupton aftёsinё pёr tё pёrcaktuar jetёn e dikujt nё pёrputhje me qёllimin dhe vendimin e paramenduar.
Asgjё nuk mund tё pёrfitosh nga pohime tё kёtij lloji sepse çёshtja ёshtё nёse arsyeja, qёllimi dhe vendimi ushtrojnё tё njёjtin detyrim mbi njё individ siç ushtrojnё dhe dёshirat trupore. Nё qoftё se pa veprimin tim, lind njё vendim i arsyeshёm tek unё, me tё njёjtёn domosdoshmёri si uria dhe etja, atёherё unё duhet t’i bindem atij dhe liria ime ёshtё thjesht njё iluzion. Njё frazё tjetёr rendit keto fjalё: Tё jesh i lirё nuk ёshtё aftёsia tё pёrcaktosh çfarё dёshiron dikush, por aftёsia tё bёsh atё qё dёshiron dikush. Poeti filozof austriak Robert Hamerling e shpreh kёtё mendim me saktёsi tё precizuar: " Sigurisht qё njeriu mund tё bёjё atё qё dёshiron sepse vullneti i tij pёrcaktohet nga motivet. Ai nuk mund tё pёrcaktojё se çfarё dёshiron?-Le t’i shikojmё kёto fjalё mё nga afёr: a pёrbёjnё ato ndonjё kuptim? A ёshtё liria e vullnetit aftёsia pёr tё dashur diçka pa arsye pa ndonjё motiv? Ç’do tё thotё fjala dёshiron mё tepёr se sa tё kesh njё arsye pёr tё bёrё apo pёr t’u pёrpjekur pёr atё?
Tё dёshirosh diçka pa arsye, pa njё motiv, do tё thotё ta duash atё pa patur nevojё pёr tё. Koncepti i dёshirimit ёshtё i pandashёm nga ai i motivit. Vullneti pa njё motiv tё pёrcaktuar ёshtё njё aftёsi boshe: vetёm pёrmes motivit ai bёhet aktiv dhe real. Prandaj ёshtё tepёr e saktё tё thuash se vullneti njerёzor nuk ёshtё i "i lirё" pёr aq shumё sa drejtimi i tij ёshtё i pёrcaktuar nga motivi mё i fuqishёm. Nё anёn tjetёr duhet pranuar se ёshtё absurd ta kundёrshtosh kёtё "mungesё lirie" me njё liri tё mundshme tё vullnetit, e cila ёshtё baras me tё paturit e aftёsisё pёr tё dёshiruar atё qё dikush vetё nuk e do".
Pёrsёri kёtu vetёm motivet nё pёrgjithёsi diskutohen pa marrё parasysh ndryshimet midis motivacioneve tё vetёdijshme dhe tё pavetёdijshme. Nё se njё motiv mё pёlqen dhe mё detyron mua tё veproj sepse e paraqet veten pёr tё qёnё mё i forti i kёtij lloji atёherё mendimi i lirisё pushon sё paturi njё kuptim tё caktuar. Nё qoftё se unё detyrohem prej njё motivi tё çoj njё veprim deri nё fund, atёherё mendimi i lirisё pushon sё paturi njё kuptim tё caktuar. Nё qoftё se unё detyrohem prej njё motivi tё çoj njё veprim deri nё fund, atёherё mund tё jetё vetёm çёshtje indiference pёr mua nёse unё jam i aftё pёr ta bёrё atё. Çёshtja supreme nuk ёshtё nёse unё mundem apo nuk mundem tё bёj njё gjё tё caktuar kur jam i nxitur nga njё motiv, por nёse tё gjitha motivet veprojnё me domosdoshmёri shtrёnguese. Nёse unё detyrohem tё dёshiroj diçka, atёherё unё mund tё bёhem tёrёsisht indiferent nёse unё do tё mund ta bej atё deri nё fund. Dhe nё qoftё se, pёr shkak tё botёkuptimit tim, apo tё kushteve mbizotёruese, unё e konsideroj motivin qё ёshtё detyruar mbi mua si tё paarsyeshёm, unё duhet tё ndiej kёnaqёsi nёse nuk do ta bёja atё. Çёshtja vendimtare nuk ёshtё nёse unё jam i aftё pёr tё çuar deri nё fund vendimin e marrё njёherё mё parё, por se si lind vendimi brenda meje.
Ajo çka e dallon njeriun nga çdo qenie tjetёr qё jeton ёshtё mendimi i tij racional. Veprimin ai e ka tё pёrbashkёt edhe me krijesat e tjera. Asgjё nuk fitohet nёse kёrkohen analogjira nё mbretёrinё e kafshёve pёr tё qartёsuar konceptin e lirisё nё veprimet njerёzore. Shkenca natyrore moderne e ka pёr zemёr tё bёjё analogjira tё tilla. Kur shkencёtarёt kanё pasur sukses tё gjejnё midis kafshёve diçka tё ngjashme me sjelljen njerёzore ata besojnё se kanё arritur dije tё rёndёsishme nё lidhje me njeriun. Njё shembull i keqkuptimit qё mund tё ngrihet nga pikёpamje tё tilla, mund tё shihet qartё nё njё libёr si tek Paul Ree (filozof gjerman) i cili pёrmban pasazhin e mёposhtёm:
"Ёshtё e lehtё tё shpjegosh pse lёvizja e njё guri duket pёr ne e nevojshme, ndёrsa vullneti i njё gomari, jo. Shkaku i lёvizjes sё gurit ёshtё i jashtёm dhe i dukshёm, ndёrsa shkaku i vullnetit tё gomarit ёshtё i brendshёm dhe i padukshёm. Midis nesh dhe vendit ku ndodh ёshtё kafka e gomarit…dhe pёr arsye se shkaku pёrcaktues nuk shihet, mendohet se nuk ekziston. Thuhet se vullneti ёshtё me tё vёrtetё shkaku i rrotullimit tё gomarit, por ёshtё i pakushtёzuar, ёshtё njё fillim i pakundёrshtueshёm."
Edhe kёtu gjithashtu, injorohet veprimi i vetёdijshёm njerёzor, i cili mbart ndёrgjegjen e motivit. Ree deklaron se midis nesh dhe vendit ku ndodh veprimi ёshtё kafka e gomarit. Kёto fjalё tregojnё se Ree nuk ka asnjё ide se ka veprime-jo vёrtet prej gomari-por njerёzore, ku, midid nesh dhe veprimit, shtrihet nje motiv pёr tё cilin ne jemi tё ndёrgjegjshёm. Pak faqe me tutje Ree paraqet tё njёjtёn verbёri kur ai thotё:" ne nuk i perceptojmё dot shkaqet qё pёrcaktojnё vullnetin tonё dhe si pasojё besojmё nuk ёshtё aspak shkaktёsisht i pёrcaktuar".
Por le t’i lemё shembujt tё cilёt provojnё se tё shumtё janё ata qё argumentojnё kundёr ekzistencёs sё lirisё, pa njohur sё paku se çfarё ёshtё vetё liria.
Nuk ka diskutim se njё veprim nuk ёshtё i lirё nёse ёshtё realizuar pa dijen e arsyes pёr tё realizuar atё. Po atёherё ç’mund tё thuhet pёr veprime pёr tё cilat ne i dimё arsyet e kryerjes sё tyre? Kjo na çon nё temёn e fillimit dhe nё rёndёsinё e tё mёnduarit. Njё koncept qё nё fund tё fundit do tё thotё tё kesh njohuri pёr diçka, po ashtu si edhe pёr njё veprim nuk ёshtё i mundur pa marrё nё konsideratё aktivitetin e shpirtit tё tё menduarit. Kur ne tё kemi kuptuar rёndёsinё e mendimit nё pёrgjithёsi do tё jetё e lehtё tё bёhet e qartё roli qё luan tё menduarit nё veprimet njerёzore. Ashtu siç e thotё drejt edhe Hegeli (filozof gjerman):"Ёshtё tё menduarit ai qё transformon shpirtin-me tё cilin gjithashtu edhe kafshёt janё pajisur-nё frymё, nё shpirt.
Dhe kjo ёshtё gjithashtu arsyeja pse tё menduarit i jep vlerёn e pashoqe veprimit tё vetёdijshёm. Patjetёr unё pohoj se veprimet tona burojnё nga maturia e kthjellёt. Pёr njё moment nuk do tё sugjeroj se vetёm veprimet qё rrjedhin nga gjykimi abstrakt janё njerёzore nё kuptimin mё tё mirё tё kёsaj fjale. Por menjёherё sapo sjellja jonё tё ngrihet mbi kёnaqёsinё e dёshirave tё pastra trupore, motivet tona gjithmonё do tё pёrshkruhen me mendimet!
Veprimet qё burojnё nga dashuria, dhembshuria, apo patriotizmi nuk mund tё analizohen me koncepte tё ftohta abstrakte. Thuhet se kёtu, zemra, gjёndja e shpirtit, drejton. S’ka dyshim: por zemra dhe gjёndja e shpirtit nuk krijojnё motivet. Ato i presupozojnё dhe i lejojnё tё futen ato. Dhembshuria futet nё zemrёn time atёherё kur njё tablo mendore shfaqet nё ndёrgjegjen time pёr dikё i cili shkakton keqardhjen time.  Rruga pёr te zemra, kalon pёrmes kokёs; as dashuria nuk mund tё bёjё pёrjashtim. Kurdoherё qё dashuria nuk ёshtё thjesht njё shprehje e instiktit seksual, ajo ёshtё e bazuar nё tablonё tonё ideale (mendore) tё atij tё cilin ne e duam. Sa mё idealiste tё jenё kёto vizione mendore, aq mё e bekuar ёshtё vetё dashuria jonё. Kёtu, gjithashtu mendimet lindin ndjenjat; thuhet se dashuria verbon ndjenjat e tё dashuruarit. Por duhet thёnё se ёshtё gjithashtu e vёrtetё se dashuria i hap sytё tanё pёr tё parё cilёsitё e mira. Tё shumtё janё ata tё cilёt kalojnё pranё kёtyre cilёsive pa i vёnё re ato; megjithatё, njё (individ) i sheh ato, dhe vetёm sepse ai i sheh ato, nё zemrёn e tij zgjohet dashuria.Çfarё ka bёrё ai pёrveç se ka formuar njё tablo mendore tё cilёn qindra tё tjerё s’kanё arritur ta shohin dot? Dashuria nuk u pёrket pra, ketyre tё tjerёve, pёr shkak se ata nuk mundёn tё krijojnё atё tablo mendore pёr tё cilёn ne sapo folёm.


Nga çfarёdo lloj aspekti qё ne t’i afrohemi temёs ajo bёhet gjithmonё mё e qartё se çёshtja qё ka tё bёjё me natyrёn e veprimeve tё vetёdijshme presupozon atё tё origjinёs sё tё menduarit. Pёr kёtё arsye unё do t’i kthehem pak mё vonё kёsaj çёshtjeje.



Kapitulli 2

Dëshira e madhe, bazë për dituri

Mjerisht dy shpirtra banojnë brenda
timit gjoks
secili tërhiqet, dhe vëllain e vet
zmbraps
me botën njëri është lidhur
me dëshirë të ethshme,
e tjetri ngrihet lart pa i kushtuar vëmendje
asnjë lidhjeje të tokës
për t’u bashkuar me perënditë stërgjyshore
larg prej këtij pluhuri
ndër fusha ku asgjë tokesore
nuk nevojitet
                                                                                                                                         Fausti 1, skena 2
Gëte shpreh me këtë një tipar karakteristik që është rrënjosur thellësisht në natyrën njerëzore. Njeriu nuk është një qënie që të jetë organizuar në mënyrë uniforme; ai gjithmonë dëshiron të ketë më shumë se sa ç’i jep atij bota për mundin e vet.
Natyra na ka pajisur me nevoja, midis të cilave janë disa, të cilat ajo na i lë neve vetë për t’i realizuar. Të panumërta janë dhuratat që na janë dhënë, e megjithatë po të panumërta janë edhe dëshirat tona. Duket sikur kemi lindur për të qënë të pakënaqur, dhe se etja jonë për dije s’është gjë tjetër veçse një shembull i kësaj pakënaqësie.
Në qoftë se jemi duke parë degët e një peme së pari në gjëndje qetësie e pastaj në lëvizje, ne nuk ngelemi të kënaqur thjesht duke vështruar këtë ndryshim dukurie por pyesim:"pse pema një herë është e qetë, e pastaj në lëvizje? Mjafton një vështrim t’i hedhim ambjentit përqark e menjëherë ngrihen një numër pyetjesh.
Çdo fenomen nxjerr probleme të reja, për çdo praktikë ne duhet të pyesim. Shohim se prej vezës del një krijesë që i ngjan trupit të nënës, dhe pyesim për arsyen e kësaj ngjashmërie. Ne vrojtojmë se qëniet e gjalla rriten dhe zhvillohen deri në një shkallë të caktuar përsosmërie, e kështu fillojmë të hetojmë shkaqet e saj. Në asnjë rast ne nuk jemi të kënaqur me atë çfarë natyra paraqet për ne para shqisave tona. Në çdo rast ne kërkojmë atë që rëndom jemi mësuar ta quajmë si një shpjegim faktesh.
Kjo diçka, të cilën ne e kërkojmë shpesh e ndan gjithë qënien tonë më dysh. Ne bëhemi të ndërgjegjshëm për polarësinë tonë karshi botës. Ne e përballojmë botën si qënie të pavarura. Universi del para nesh si dy palë të kundërtash: Unë dhe bota.
Sapo ndërgjegja lind tek ne, ne ngrejmë një barrierë midis vetes dhe botës. Megjithatë ne kurrë nuk e humbasim ndjenjën se ne i përkasim botës dhe se midis saj dhe nesh ekziston një lidhje; dhe se ne jemi qënie, vendi i të cilave nuk është jashtë këtij universi, por brenda tij. Kjo ndienjë na bën të përpiqemi të luftojmë të pajtojmë të kundërtat dhe në fund të fundit çdo përpjekje shpirtërore e njerëzimit ka po këtë qëllim.
Historia shpirtërore dhe kulturore e jetës sonë qëndron në një kërkim të vazhdueshëm të unitetit midis nesh dhe botës; ai është piksynimi që ka feja, arti, dhe shkenca në rrugën e tyre.
Besimtari fetar kërkon zbulesat që atij i ka dhënë perëndia, zgjidhjen për enigmën e botës, në të cilën Uni tij paraqitet i pakënaqur.
Artisti kërkon të lerë mbresa me idetë e Unit të tij, me qëllim që të pajtojë jetën e tij të brendshme me botën e jashtme. Ai gjithashtu ndihet i pakënaqur me botën, thjesht në dukje, dhe kërkon që të shkrihet me të, me qëllim që t’i japë asaj diçka më tepër, që ai mendon se e ka Uni i tij.
Mendimtari heton ligjet e fenomenit dhe kërkon të penetrojë me mendimin në atë, që ai survejon.
Vetëm atëherë kur ne ta kemi bërë botën të kënaqurmendimin tonë të kënaqur, do të mund të gjejmë përsëri unitetin prej të cilit ne kemi ndarë vetveten. Më vonë, do të shohim se ky qëllim mund të arrihet vetëm atëherë kur kërkimi shkencor kuptohet në një nivel më të thellë sesa është aktualisht.
Ajo çka unë kam parashtruar gjendet historikisht në dy pikëpamje botërore kontradiktore të quajtura monizëm dhe dualizëm. Monizmi e shikon botën si unitet, ndërsa dualizmi e shikon atë sikur ajo të përbëhej nga dy mbretëri të ndryshme. Dualizmi i kushton vëmëndje vetëm asaj çfarë ka sjellë ndërgjegja njerëzore: ndarje midis unit të njeriut dhe të botës.
Të gjithë përpjekjet e tij konsistojnë në një luftë të kotë për të pajtuar këto të kundërta, të cilat ai mund t’i quajë shpirti dhe materia, ose subjekti dhe objekti, ose mendimi dhe shfaqja. Ai pra, (Dualizmi) e ndjen se duhet të ketë urë lidhëse midis tyre, por është në pozicion të tillë që s’mund ta gjejë atë (urën)!
Qënia njerëzore, e ndërgjegjshme për vetveten si një, Unë nuk mund të bëj gjë tjetër, veçse të mendoj për këtë Unë sikur ajo t’i përkasë mbretërisë së shpirtit: dhe në kontrast me këtë Unë, ai është i lidhur për t’u vendosur në mbretërinë e materies, të objekteve të perceptuara përmes shqisave.
Në një rrugë të tillë veprimi ai e gjen vehten brenda antitezave të shpirtit dhe materies. Ai nuk mund të bëjë ndryshe përderisa vetë trupi i tij i përket botës materiale. Kështu që, kjo Unë duket si pjesë e mbretërisë së shpirtit dhe objekteve materiale dhe procedon ashtu si bota.
Me fjalë të tjera e tërë enigma lidhur me shpirtin dhe materien e njeriut rizbulohet në enigmën bazë të vetë qënies së tij.
Monizmi në anën tjetër e kthen vëmëndjen thjesht vetëm në unitetin e gjërave dhe përpiqet të mohojë apo së paku të mbulojë e zbukurojë ndryshimet fare të dukshme e të qarta.
Asnjë prej këtyre pikpamjeve nuk janë të këndshme sepse ato nuk i trajtojnë faktet me drejtësi. Dualizmi shikon tek shpirti (Uni) dhe tek materia (bota) dy mbretëri krejt të ndryshme, dhe nuk mund të kuptojë se si ato mund të bashkëveprojnë.
Si do të mundej shpirti të dinte çfarë ndodh në materie në qoftë se natyra e saj është plotësisht e huaj për shpirtin? Si do të mundej shpirti të influenconte materien kur të kalonte qëllimet e veta në veprime? Hipoteza nga më absurdet dhe më të mprehtat janë formuluar, në përpjekje për t’ju përgjigjur këtyre pyetjeve. Për sa kaq, edhe monizmi nuk ka shkuar më mirë: ai mundohet ta zgjidhë problemin në tre rrugë të ndryshme; ai ose mohon shpirtin dhe bëhet materialist, ose ai mohon materien dhe kërkon shpëtim tek spiritualizmi, apo së treti ai e paraqet materien dhe shpirtin si një unitet të pandashëm qoftë edhe në qënien më të thjeshtë, dhe nuk është për t’u çuditur se të dyja këto forma të ekzistencës gjenden gjithashtu edhe tek njeriu.
Materializmi kurrë nuk mund të japë një shpjegim të kënaqshëm të botës, sepse të gjitha shpjegimet domosdoshmërisht duhet të fillojnë me idetë (mendimet)! Rrjedhimisht materializmi fillon me mendimet rreth materies dhe proceseve materiale. Me një mënyrë të tillë veprimi, ajo menjëherë merret me dy grupe faktesh: bota materiale dhe mendimet rreth saj.
Materialisti përpiqet të shpjegojë mendimet duke i konsideruar ato si procese të pastërta materiale; ai beson se të menduarit lind në tru, gati në të njëjtën mënyrë siç ndodh përvetësimi në organet trupore. Tamam ashtu siç ai i’a atribuon funksionin organik dhe mekanik materies, kështu ai krediton atë në kushte të caktuara me aftësinë për të menduar. Ai nuk e vë re se thjesht ka kaluar problemin në një vend tjetër. Ai i’a atribuon aftësinë për të menduar materies, në vend të vetvetes.
Kjo e sjell atë atje ku ai u nis: si reflekton materia natyrën e vet? Pse ajo nuk është e kënaqur thjesht me të ekzistuarit? Materialisti e largon vëmëndjen e vet nga tema e përcaktuar, nga uni i tij i vet, dhe arrin në diçka të paqartë dhe të pacaktuar e cila, për më tepër prezanton atë në të njëjtin problem.Pikëpamja materialiste nuk mund ta zgjidhë enigmën; ajo thjesht e transferon atë diku gjetkë.
Çfarë do të thoshim për pikëpamjen shpirtërore?
Spiritualisti ekstremist mohon të gjithë ekzistencën e pavarur të materies dhe e konsideron atë thjesht si një produkt të shpirtit. Atëherë kur ai përpiqet të zbatojë këtë pikpamje, për zgjidhjen e enigmës të qënies së tij të vet, ai gjendet me shpatulla pas murit. Uni, i cili i përket mbretërisë së shpirtit, i del përballë botës materiale pa ndërmjetësimin. Asnjë afrim shpirtëror për të, nuk duket i mundshëm. Vetëm përmes procesesh materiale ai mund të perceptohet dhe të përjetohet me anë të Unit.
Në qoftë se Uni e konsideron qënien e vet, si ekskluzivisht shpirtërore ai nuk zbulon procese të tilla brenda vetvetes.
Asnjë gjurmë e vetëdijes (kuptimit, arsyes) të botës nuk gjindet në atë çfarë Uni përpunon shpirtërisht me hollësi. Në qoftë se uni nuk pranon një afrim shpirtëror për botën, atij do t’i duhet të pranojë se bota mbetet e mbyllur për të.
Në mënyrë të ngjashme, vetëm me ndihmën e forcave dhe substancave materiale mund të bëhet i mundur kalimi i pikësynimeve në veprime konkrete. Kështu ne i jemi drejtuar përsëri botës të cilën e perceptojmë me shqisat tona.
Edhe spiritualisti më ekstrem ose, e thënë më mirë, mendimtari i cili paraqitet të jetë një spiritualist ekstrem përmes idealizmit të vet absolut është Johan Gotlieb Fichte. Ai u përpoq për të gjetur zanafillën e ngrehinës të botës nga ajo e Unit; ajo çka ai plotësoi është një tablo e menduar e mrekullueshme e botës pa një përmbajtje të eksperiencës aktuale.
Spiritualisti nuk mundet të argumentojë më tepër botën e jashtme materiale po ashtu edhe materialisti nuk mundet ta argumentojë atë shpirtërore.
Kur qënia njerëzore reflekton mbi natyrën e Unit, çka ajo percepton në rastin e parë, është aktiviteti i Unit në përpunimin e ideve.
Kur merret në shqyrtim natyra e njeriut, një pikpamje e orientuar spiritualisht mund të tundohet të njohë si shpirt (spirit) vetëm botën e ideve. Në këtë këndvështrim spiritualizmi shndërrohet në një idealizëm të njëanshëm; idealisti nuk arrin dot të kërkojë përmes mbretërisë së ideve një botë shpirtërore, ai shikon në mbretërinë e ideve, vetë botën shpirtërore. Ai është i detyruar të mbetet me pikpamjen e tij për botën, brenda për brenda aktivitetit të Unit, si i magjepsur pas tij.
Një variant i çuditshëm, kureshtar, i idealizmit është pikpamja të cilën Frederik Albert Lange e paraqet gjerësisht në veprën e vet shumë të lexuar"Historia e Materializmit". Ai parashtron se materializmi ka tepër të drejtë në supozimin se të gjitha fenomenet, duke përfshirë të menduarit tonë, janë produkte të mirfillta të proceseve fizike por, në të kundërt, që materia dhe proceset materiale janë vetë produkte të të menduarit tonë.
"Ndijimet na sigurojnë neve që më parë me efektet e gjërave, jo me kopje të vërteta, aq më pak me vetë gjërat. Këtyre efekteve që duken sheshit ju përkasin ndijimet dhe truri ynë, së bashku me dridhjet molekulare, të cilat ne i pranojmë si të vërteta për të vazhduar në të.
Kjo do të nënkuptonte se të menduarit tonë është prodhuar me anë procesesh materiale dhe këto me anë të të menduarit të Unit.
Kështu që filozofia e Langerit, kur zbatohet në koncepte, bëhet e barabartë me sypatremburin Baron Munchhausen (autor tregimesh) i cili mund të qëndrojë lart në ajër kapur pas gërshetit të vet.
Forma e tretë e monizmit është ajo e cila shikon në unitet qoftë edhe në qënien më të thjeshtë (atomin) shpirtin dhe materien.
Edhe përmes kësaj përpjekje asgjë nuk mund të përfitohet, sepse përsëri këtu, problemi që lind në vetë ndërgjegjen tonë kalon diku gjetkë.
Si mundet që qënia më e thjeshtë mund ta paraqesë vetveten në mënyrë të dyfishtë ndërkohë që ai është një unitet i padukshëm.
Kundër gjithë këtyre pikpamjeve duhet theksuar se është në vetë ndërgjegjen tonë që ne së pari ndeshim polaritetin bazë. Jemi ne vetë të cilët heqim dorë nga gjiri i natyrës dhe e vendosim vehten në raport të kundërt me botën.
Edhe sikur, me pamjen e parë, ajo çfarë thotë ai duket si joshkencore, Gëte (poet gjerman) shpreh esencën e vërtetë të këtij mendimi në esenë e vet.
Natyra:
"Duke jetuar në mes të saj (natyrës) ne akoma jemi të huaj për të. Ajo flet me ne pareshtur, por megjithatë nuk tradhëton asnjë nga sekretet e saj".
Por Gëte njihte gjithashtu edhe aspektin e kundërt:
"Të gjitha qëniet njerëzore gjenden tek ajo, dhe ajo është tek çdo qënie njerëzore".
Aq sa është e vërtetë që ne e kemi ftohur vehten karshi natyrës, aq është edhe e vërteta që ne ndjehemi dhe jetojmë brenda saj dhe i përkasim asaj; çka mund të jetë efektive tek ne i përket vetëm punës së vetë natyrës.
Ne duhet të gjejmë rrugën për t’u kthyer pranë saj dhe një reflektim i thjeshtë do ta tregojë rrugën. Ndërsa është e vërtetë që ne jemi larguar prej natyrës, ne duhet të kemi ruajtur diçka të saj në qënien tonë. Këtë esencë të natyrës brenda vetvetes, ne duhet ta zbulojmë, e atëherë do të kemi gjetur përsëri lidhjen.
Dualizmi nuk arrin ta bëjë një gjë të tillë, ai e konsideron qënien e brendshme të njeriut si një qënie shpirtërore tepër të huaj për natyrën, të cilës në një farë mënyre ajo duhet t’i bashkangjitet.
Ne mund të gjejmë vetë natyrën që është jashtë nesh, kur së pari kemi mësuar të njohim atë që është brenda nesh.
Ajo çka është e ngjashme me të, në qënien tonë të brendëshme duhet të bëhet udhërrëfyesi ynë. Kjo skicon rrugën që ne duhet të ndjekim; ne nuk duhet të merremi me asnjë lloj spekullimi për faktin se si natyra dhe shpirti bashkëveprojnë; për më tepër ne duhet të gërmojmë në thellësitë e qënies sonë, dhe atje të kërkojmë elementët të cilët ne i ruajtëm ndërkohë që u larguam nga natyra.
Hetimi i qënies sonë duhet të na sjelli neve në zgjidhjen e enigmës. Duhet të arrijmë në një pikë ku mund të themi: Këtu ne nuk jemi me një Unë: këtu ka diçka që është më tepër se sa një Unë.
Unë jam i vetëdijshëm se shumë që më kanë ndjekur me lexim deri këtu në këtë moment do ta konsiderojnë diskutimin tim si "jo shkencor" në atë sens që kjo fjalë gëzon sot. Këtij mendimi unë do t’i thosha se deri tani, unë nuk kam qënë i preokupuar për asnjë lloj rezultati shkencor por thjesht për përshkrime të thjeshta që gjithësecili mund të përjetojë në ndërgjegjen e vet. Përfshirja e pak shprehjeve në mbështetje të përpjekjeve për të pajtuar ndërgjegjen e njeriut me botën i shërben vetëm qartësimit të fakteve aktuale.Prandaj unë nuk jam përpjekur të përdor fjalë të tilla si "Uni" "shpirti" "bota" "natyra" në mënyrën precise që është e zakondshme në psikologji e filozofi.
Ndërgjegja e zakondshme është e pavetëdijshme për dallimet e mprehta të bëra nga shkenca, dhe përsa deri këtu, unë kam qënë i interesuar për përjetimet e përditshme. Ajo që më intereson mua nuk është fakti se si shkenca ka interpretuar ndërgjegjen deri më sot, por mënyra në të cilën ne e përjetojmë atë në jetën e përditshme.


Kapitulli 3

Të menduarit në shërbim të të kuptuarit të botës

Për aq kohë sa unë ndjek me sytë e mi se si topi i bilardos kur goditet e transmeton lëvizjen e vet tek topi tjetër, unë mbetem i paditur për rezultatin e asaj që po ndodh. Drejtimi dhe shpejtësia e topit të dytë varet e përcaktohet nga drejtimi dhe shpejtësia e topit të parë. Në qoftë se unë do të vazhdoj të mbetem një vrojtues i thjeshtë, unë s’do të mësoj kurrë asgjë për lëvizjen e topit të dytë deri mbas përplasjes. Situata do të ndryshojë në se unë do të reflektoj mbi atë çka unë perceptoj. Qëllimi i reflektimit është formimi i koncepteve për atë çka po ndodh. Unë e lidh konceptin "top" me koncepte të tjera, që kanë të bëjnë me mekanikën dhe me rrethanat mbizotëruese. Me fjalë të tjera unë përpiqem t’i shtoj ngjarjes, ndodhisë, pa vënë dorë në të, një ndodhi të dytë që zhvillohet në sferën konceptuale. Kjo e dyta varet nga unë. Që ky është rasti mund të shihet nga fakti në se unë mund të mbetesha i kënaqur me perceptimin e thjeshtë dhe të hiqja dorë nga çdo kërkesë për koncepte, duke mos pasur nevojë për to. Megjithatë në qoftë se ndihet nevoja, unë nuk do të jem i kënaqur deri sa konceptet si: top, elasticitet, lëvizje, goditje, shpejtësi etj, t’i kem sjellë në një farë lidhje të caktuar e cila mbështetet në ndodhinë e perceptuar në një formë të përcaktuar.
Aq sa është e sigurt se ndodhia s’varet fare prej meje, po aq është e sigurt që procesi konceptual varet vetëm prej aktivitetit tim. Më vonë ne do të diskutojmë në se ky aktivitet rrjedh nga qënia ime autonome, apo disa psikologë modernë, ndoshta kanë të drejtë, kur pohojnë se, ne nuk mund të mendojmë siç dëshirojmë, sepse mendimi ynë është i përcaktuar nga mendimet dhe lidhjet e mendimit, të cilat ndodhin të jenë prezentë në ndërgjegjen tonë. Për momentin ne thjesht dëshirojmë të vendosim faktin, që, ne vazhdimisht ndjehemi të detyruar të kërkojmë koncepte dhe lidhje nocionare, të cilat vijnë bashkë në një mënyrë specifike me objektet dhe ngjarjet, që jepen e ndodhin pavarësisht prej nesh. Nëse ky aktivitet është vërtetësisht i yni, apo nëse ne e prodhojmë atë për shkak të një domosdoshmërie të pandryshueshme, për momentin, do të mbetet mënjanë i pasqaruar. Që, në pamjen e parë duket se është i yni, kjo s’ka pikë dyshimi. Ne jemi të sigurt se konceptet nuk na janë dhënë bashkë me objektet. Që ato të jenë krijuar përmes aktivitetit tonë, mund të jetë një iluzion, por një mbikqyrje e menjëhershme e ben fakt një gjë të tillë.
Për momentin çështja shtrohet: Çfarë fitojmë ne duke zbuluar ekuivalentin nocionor të një ndodhie? Detajet e një ndodhie janë të ndërthurura krejt ndryshe para dhe pasi unë të kem zbuluar konceptet e tyre koresponduese. Perceptimi i thjeshtë mund të ndjekë pjesët e një ngjarje të dhënë, ashtu siç ndodh, por lidhjet e tyre mbeten në errësirë pa ndihmën e koncepteve. Unë shoh topin e parë të bilardos që shkon drejt të dytit, në një drejtim të caktuar dhe me një shpejtësi të caktuar; si vështrues i thjeshtë unë duhet të pres se çfarë duhet të ndodhi deri mbas goditjes, dhe pastaj unë vetëm mund ta ndjek atë me sytë e mi. Supozoni se dikush e bllokon shikimin tim në momentin e lëvizjes ; në këtë rast, unë mbetem i paditur i asaj ndodhie që shkoi në sytë e mi.  Kjo situatë është ndryshe në qoftë se, para se të më zihej pamja unë kam zbuluar koncepte koresponduese me modelin e ngjarjes. Në këtë rast unë mund të vlerësoj se çfarë ndodh qoftë edhe kur më është bërë i pamundur shikimi apo ndjekja e ngjarjes. Një objekt apo ngjarje, vetëm e perceptuar thjesht, nuk e zbulon lidhjen e vet me objekte apo ngjarje të tjera. Lidhje të tilla e shohin dritën vetëm atëherë kur perceptimi kombinohet me mendimin.
Perceptimi dhe të menduarit, janë dy pikat e ndarjes për të gjithë përpjekjen shpirtërore të njeriut, për aq sa ai është i ndërgjegjshëm për një përpjekje të tillë. Arsyetimi i rëndomtë i përditshëm ashtu si edhe kërkimi shkencor më kompleks, qëndron mbi këto dy shtylla të shpirtit tonë. Filozofët kanë filluar nga antiteza bazë të ndryshme të tilla si: uni dhe jo uni, ideja dhe realiteti, subjekti dhe objekti, shfaqja dhe vetë sendi, ideja dhe dëshira, koncepti dhe materia, forca dhe substanca, ndërgjegja dhe pandërgjegja.
Megjithatë është fare e lehtë të tregosh se antiteza e perceptimit dhe mendimit është për njeriun më kryesorja dhe duhet t’u paraprijë të gjithë të tjerave. Cilindo parim, të cilin ne duam ta nxjerrim në pah, duhet ta demonstrojmë se, ne e kemi provuar atë, apo ta formulojmë atë me ide të qarta që të mundësojë të tjerët të rimendojnë. Çdo lloj filozofi kur përpiqet të spjegojë principet e veta themelore duhet të verë në funksionim konceptet dhe si rrjedhim të menduarit. Kështu indirekt ai pranon se puna e tij e presupozon mendimin. Nëse të menduarit apo diçka tjetër është faktor themelor në evolucionin e botës, ne nuk mund të vendosim kaq shpejt. Megjithatë është menjëherë e qartë se pa mendimin, asnjë filozof nuk mund të arrijë një nivel dijesh zhvillimi. Të menduarit mund të luajë një rol të vogël në lindjen e fenomenit botëror, por nuk mund të ketë dyshim se ai luan një rol të jashtëzakonshëm në lindjen e një pikëpamje rreth tij.
Perceptimi është një zotësi e cila na nevojitet për shkak të mënyrës se si jemi ndërtuar. Mendimi ynë për një kalë apo për një "objekt kalë", janë dy gjëra, të cilat për ne lindin të ndara nga njëra-tjetra. Ne kemi mundësinë për të hyrë në objekt përmes perceptimit,por, aq e paktë sa është mundësia për të formuar konceptin e një kali thjesht duke e vështruar atë, po aq e paktë është prodhimi i një objekti korrespondues, përmes veprimit thjesht të të menduarit.
Perceptimi aktualisht paraprin të menduarit, edhe të menduarit duhet të perceptohet para se ne të fitojmë dijen mbi të. Ishte esencialisht një përshkrim i perceptimit kur, në fillim të këtij kapitulli, ne përshkruam se si të menduarit nxitet nga një ndodhi dhe shkon tej asaj që është dhënë.
Çdo gjë që vjen brenda zinxhirit të praktikës sonë, ne së pari ndërgjegjësohemi përmes perceptimit. Përmbajtja e ndijimeve, vrojtimet, opinionet, ndjenjat, veprat e vullnetit, ëndrrat dhe fantazitë, figurat mendore, konceptet dhe idetë, iluzionet dhe halucinacionet,-na jepen përmes perceptimit.
Si subjekt i perceptimit, të menduarit ndryshon esencialisht nga çdo gjë tjetër. Të perceptuarit e një tavoline apo të një peme ndodh tek unë, sapo këto objekte futen brenda vargut të eksperiencës sime, por unë në të njëjtën kohë nuk perceptoj të menduarit tim mbi këto gjëra. Unë perceptoj tavolinën dhe çoj mendimin tim për të, por unë në të njëjtën kohë nuk e perceptoj këtë mendim. Do të më duhej ta transportoja vetvehten në një vend jashtë aktivitetit tim në qoftë se unë dëshiroja të kundroja të menduarit tim, si tavolinën. Ndërsa perceptimi i gjërave, i ngjarjeve dhe të menduarit rreth tyre janë ndodhi të përditshme që mbushin jetën time, perceptimi i të menduarit është një ndodhi e veçantë.
Ky fakt duhet marrë mirë në konsideratë, kur ne krahasojmë të menduarit-si subjekt i perceptimit-me gjëra të tjera. Ne duhet të njohim plotësisht se, kur të menduarit vrojtohet, ne ndjekim për të, të njëjtën procedurë, që është normale për perceptimin e çdo gjëje tjetër, vetëm se normalisht, ne nuk e vemë në zbatim atë, për të menduarit.
Dikush mund ta kundërshtojë, se, çfarë kam thënë për të menduarin, vlen edhe për ndjenjën apo edhe për aktivitete të tjera të shpirtit. P.sh. kur ndihet kënaqësia, atëherë ajo gjithashtu nxitet nga një objekt dhe çfarë unë vështroj është objekti dhe jo ndjenja ime.  Ky kundërshtim është i gabuar, sepse koncepti i formuar përmes të menduarit, mbështetet në atë çfarë është perceptuar në një mënyrë krejt ndryshe, krahasuar me atë të ndjenjës. Unë e di me siguri absolute se koncepti formohet përmes punës sime, ndërsa mënyra se si lind ndjenja tek unë, është e krahasueshme me ndryshimin në një xham dritareje të shaktuar nga një gur që bie mbi të. Për perceptimin, një ndjenjë jepet tamam ashtu siç jepet objekti, që e shkakton atë; gjë që s’është e vërtetë për konceptin. Unë mund të pyes pse diçka kujton tek unë ndienjën e kënaqësisë, por unë nuk mund të pyes, pse diçka kujton tek unë një numër konceptesh; pyetja është thjesht pa kuptim. Kur unë nuk bëj më tepër, por vetëm reflektoj mbi diçka atëherë s’ka pyetje për ndojnë efekt mbi mua. Unë nuk mësoj asgjë për vetvehten duke njohur konceptet që korespondojnë për një ndryshim të perceptuar në xhamin e dritares të shkaktuar nga guri i hedhur kundër tij. Por unë qartësisht mësoj diçka për personalitetin tim përmes ndjenjës, që zgjohet tek unë, nga një subjekt apo ngjarje. Kur unë përmend një objekt, që mund të jetë një trëndafil, unë absolutisht nuk them asgjë për vehten, por në rast se them se trëndafili më jep kënaqësi, unë karakterizoj jo vetëm trëndafilin, por gjithashtu edhe vetvehten në raport me të. Prandaj, si subjekt të perceptimit nuk ka vend për të vendosur ndjenjën në të njëjtin nivel me të menduarit. Që i njëjti arsyetim mbetet në fuqi edhe për të gjitha aktivitetet e tjera të shpirtit njerëzor, do të ishte e lehtë për t’u kuptuar e treguar. Ndryshe nga mendimi, ato i përkasin të njëjtës kategori si të gjitha objektet e tjera të perceptuara dhe ngjarjet.
Është veçanërisht karakteristike e të menduarit, që është një aktivitet i cili drejtohet vetëm mbi atë çka kundrohet dhe jo mbi individin që mendon. Kjo nxjerr në shesh vetveten në mënyrën se si ne shprehim mendimet tona në lidhje me sendet, në kontrast me mënyrën se si ne shprehim ndjenjat dhe veprimet tona. Duke parë një objekt dhe duke e dalluar atë si, tavolinë, unë nuk do të thosha normalisht:"Po mendoj për një tavolinë, por, ajo është një tavolinë; unë megjithatë do të thosha: " Unë jam i kënaqur me tavolinën". Në rastin e parë, unë nuk jam i interesuar në deklarimin e ndonjë mardhënie me tavolinën, në të dytën është pikërisht kjo mardhënie që ka rëndësi. Në qoftë se unë them "Po mendoj për një tavolinë". Kështu unë tashmë kam hyrë në një situatë të veçantë të përmendur më sipër, në të cilën perceptohet diçka,që është pjesë e pandashme e aktivitetit tonë shpirtëror ndonëse nuk vihet re.
Është tipar i mendimit që mendimtari harron të menduarit ndërsa vetë e realizon atë. Ajo çka kërkon kujdesin e tij, nuk është të menduarit e tij, por objekti të cilin ai është duke e perceptuar.
Gjëja e parë që ne vemë re rreth mendimit është se ai është elementi i pavënë në dukje në jetën tonë të zakonshme të të menduarit. Arsyeja që nuk e vemë re të menduarit në jetën tonë të rëndomtë, të përditshme nuk duhet kërkuar askund tjetër veçse tek aktiviteti ynë prej nga ku ai varet. Gjërat të cilat unë nuk i kam prodhuar vetë futen në fushën time të perceptimit në formën e objekteve ose ngjarjeve.
Unë e gjej vetveten përballë tyre si përmes diçkaje që lind pavarësisht prej meje, që vjen për të më takuar mua; unë duhet ta pranoj atë si një kërkesë të domosdoshme për aktivitetin e soditjes të të menduarit. Vëmendja ime nuk kthehet drejt aktivitetit tim, por drejt subjektit të këtij aktiviteti. Me fjalë të tjera, ndërsa unë mendoj unë nuk vështroj tek të menduarit tim, të cilin unë e prodhoj, por tek subjekti i të menduarit të cilin unë nuk e prodhoj.
Për më tepër e njëjta gjë vlen, kur unë e vendos vetveten në situatën e veçantë, në të cilën unë reflektoj mbi mendimin tim personal. Unë nuk mund të vrojtoj të menduarit në të cilin unë aktuakisht jam përfshirë; vetëm mbas tij, unë mund të bëj eksperiencën time, të të menduarit të kaluar, subjekt të të menduarit të tanishëm, të momentit. Në qoftë se unë do të dëshiroja të kundroja të menduarit e tanishëm unë do të duhej ta ndaja personalitetin tim në dysh, ku, njëra pjesë të realizonte mendimin dhe e dyta të vështronte realizimin e tij. Këtë unë nuk mund ta bëj. Unë duhet ta plotësoj atë në dy akte të ndara. Mendimi, që duhet kundruar është gjithmonë ndryshe nga i cili është aktualisht në proces për t’u prodhuar. Nëse për këtë qëllim unë kundroj të menduarin tim të mëparshëm apo ndjek mendimet e prodhuara nga dikush tjetër, ose si në shembullin e dhënë më sipër lidhur me lëvizjet e topave të bilardos, merrni me mend një proces mendimi të sajuar, që është jo lëndor. Nuk është e mundur të mendosh dhe krijosh në të njëjtën kohë. Kjo mund të vihet re tek Zanafilla 1:31. Në gjashtë ditët e para Perëndia krijon botën dhe vetëm kur Ai ndodhet atje bëhet i mundshëm synimi i tij;"Dhe Perëndia pa gjithçka që ishte bërë dhe tha se ishte bërë shumë mirë."
E njëjta zbatohet edhe në të menduarit; ai duhet të ekzistojë para se ne ta kundrojmë atë. Arsyeja që është e pamundur për të kundruar të menduarit, ndërsa ai ndodh aktualisht, është gjithashtu arsyeja, që bën të mundur për ne ta njohim atë menjëherë dhe në mënyrë më intime, se sa çdo proces tjetër në botë; sepse jemi ne vetë, që e lindim atë dhe që ne mund të njohim tiparet karakteristike të kursit të saj, rrugës në të cilin ndodh, ajo që ka lidhje me çështjen. Ajo, çka në të gjitha sferat e tjera të kundrimit mund të zbulohet vetëm indirekt; lidhjet thelbësore dhe marrëdhëniet midis ndodhive individuale, në rastin e të menduarit, njihen prej nesh direkt. Unë nuk e di aty për aty pse, për perceptimin gjëmimi ndjek vetëtimën, por unë di menjëherë nga përmbajtja e të dy koncepteve, pse mendimi im lidh konceptin e gjëmimit, me konceptin e vetëtimës. Nëse konceptet e mija të gjëmimit dhe vetëtimës janë përdorur drejt, kjo, nuk është çështja. Lidhja që unë dalloj midis tyre është vërtet e qartë për mua përmes vetë koncepteve. Kjo tejdukshmëri në lidhje me procesin e të menduarit është krejt e pavarur nga ndonjë njohuri e bazave psikologjike të të menduarit. Unë flas këtu për të menduarit, ashtu siç shfaqet ai tek ne, kur ne kuadrojmë aktivitetin tonë shpirtëror. Se si një proces fizik, në trurin tim shkakton ose influencon mbi një tjetër, nuk ka të bëjë fare me çështjen. Çfarë unë kuptoj kur unë kundroj të menduarit nuk është një proces në trurin tim që lidh konceptin e gjëmimit me atë të vetëtimës, por arsyeja që më motivon mua të sjell të dyja konceptet në një mardhënie të veçantë.
Kundrimi i të menduarit tregon se në lidhjen e një mendimi me një tjetër unë nuk udhëhiqem nga procese materiale në tru, por vetëm nga përmbajtja e mendimeve të mija.
Në një periudhë më të hershme materialiste, kjo thënie do të ishte sigurisht kryekëput e tepërt. Në ditët tona megjithatë, kur ka njerëz që bësojnë se në atë rast, që mësojmë se ç’është materia, duhet të mësojmë gjithashtu se si mendon ajo, duhet theksuar se është e mundur të flasësh rreth të menduarit pa u futur në psikologjinë e mbretërisë së trurit. Shumë njerëz e gjejnë të vështirë të kuptojnë konceptin e të menduarit në pastërtinë e vet.
Ai që sfidon përshkrimin tim të mendimit duke cituar psikologun francez Cabins që thotë se: "Truri sekreton mendimet, si mëlçia vrerin, apo gjëndrat e pështymës, pështymën etj,"thjesht nuk di fare se për çfarë jam unë duke folur". Ai mundohet të zbulojë mendimin me anë të një perceptimi të rëndomtë, ashtu siç ndoshta mund të veprojë me aspekte të tjera. Mendimi nuk mund të zbulohet në këtë mënyrë sepse ashtu siç e kam treguar ai rrëshqet prej perceptimit të rëndomtë. Ata të cilët nuk i kapërcejnë kufijtë e materializmit nuk kanë aftësi të shkaktojnë situatë të veçantë në të cilën ata bëhen të ndërgjegjshëm për atë çka aktiviteti i gjithë shpirtërave të tjerë mbetet i pandërgjegjësuar.
Në qoftë se dikujt i mungon dëshira për të hyrë në këtë situatë atëherë të diskutosh me të për mendimin është baras sikur të diskutosh për ngjyrat me një të lindur të verbër. Çdo përpjekje për t’i shpjeguar atij të menduarit nuk bën fajde, sepse ai thjesht nuk mund ta shikojë atë.
Për dikë që ka aftësinë për të vrojtuar të menduarit-dhe me dëshirën e mirë, çdo individ normal e ka këtë aftësi-është vrojtimi më kuptimplotë që ai (dikush) mund të bëjë; ajo që ai kundron është krijimi i tij i vet, ai kontrollohet nga diçka e cila, që në fillim nuk është e huaj, por pjesë e aktivitetit të vet. Ai e di se si lind gjëja që ai vrojton; mënyra se si ajo funksionon, është fare e qartë për të.
Ai ka gjetur pikën e sigurt nga e cila çdokush mund të niset me shpresën e mirëgjetur për të kërkuar pjesën tjetër të fenomenit të botës. Decartes, filozofi francez i viteve 1596-1650, themeluesi i filozofisë moderne, u udhëhoq nga ndjenja e posedimit në mendim, një pikë fillimi e fortë për të gjithë dijen njerëzore mbi parimin:" Unë mendoj, prandaj edhe ekzistoj." Ai ndjeu se të gjitha gjërat e tjera janë atje pavarësisht prej meje nëse janë të vërteta, iluzione apo ëndrra, unë këtë s’e di, vetëm një gjë them unë se e di me siguri absolute, sepse unë vetë e sjell atë në ekzistencën e tij-të menduarit tim.
Ndoshta ai ka një origjinë tjetër themelore, ndoshta vjen prej Perëndisë, apo nga diku tjetër, por që ai ekziston në atë sens që unë e jap-për këtë unë jam i sigurt.  Decartes nuk kishte justifikim për t’i dhënë deklarimit të tij një kuptim më tjetër, se sa ai që vijon: brenda për brenda përmbajtjes së botës si një e tërë, është vetëm mendimi, ku unë kapem me veten në një aktivitet i cili është absolutisht dhe unikalisht i imi. Sa për fragmentin e bashkëngjitur: prandaj edhe ekzistoj, supozohet të nënkuptojë se është debatuar shumë. Vetëm brenda kufijsh të caktuar ajo mund të ketë një kuptim: pohimi më i thjeshtë që mund të bëhet rreth diçkaje është se ai "ekziston"; se si mund të përcaktohej me tej ekzistenca e tij nuk mund të vendoset tamam në momentin që ai futet në hallkën e zinxhirit të praktikës apo eksperiencës së dikujt. Para se të përcaktohet se në çfarë sensi ekziston diçka, ai duhet parë në raport me sendet e tjera. Ajo që është përjetuar mund të jetë një përmbledhje perceptimesh, ose mund të paraqesë vetë sensin e ekzistencës së saj, por së pari ajo duhet parë e lidhur me gjëra të tjera. E megjithatë prej kësaj unë nuk mësoj më tepër se sa fakti që ajo është e lidhur me këto gjëra të tjera. Vetëm kur unë zbuloj një objekt, sensin e të cilit unë mund ta nxjerr nga vetë objekti, atëherë kërkimi im siguron një bazë solide. Si mendimtar unë jam një objekt i tillë, sepse unë i jap ekzistencës sime përmbajtjen e vetë varësisë të përcaktuar të mendimit tim. Nga kjo premisë unë mund të filloj të pyes nëse gjëra të tjera ekzistojnë me të njëjtin sens apo me sense të tjera.
Kur ne perceptojmë mendimin ne i shtojmë diçka pjesës tjetër të përmbajtjes së perceptimeve të botës, e cila zakonisht i shpëton vëmëndjes sonë, por ne nuk e ndryshojmë mënyrën me të cilën ne normalisht lidhemi me gjërat. Ne shtojmë numrin e objekteve të perceptuara, por jo numrin e metodave. Kur të tjera objekte perceptohen, ato shtohen e përzihen në procesin universal, në të cilin unë tani përfshij perceptimin, një proces i cili nuk vihet re; diçka është prezent, por nuk llogaritet, është ndryshe nga të gjitha proceset e tjera. Këtu nuk është rasti kur perceptohet të menduarit sepse, ajo që qëndron pezull në sfond s’është gjë tjetër veçse mendimi. Objekti që perceptohet është cilësisht i njëjtë me aktivitetin i cili drejtohet mbi të.
Është një tipar tjetër që kur ne e bëjmë atë një objekt të perceptuar nuk jemi të detyruar për të vepruar kështu me ndihmën e diçkaje cilësisht të ndryshme, por mund të qëndrojmë brenda të njëjtit element. Kur unë end një objekt në mendimin tim, që është dhënë pavarësisht nga unë, unë i tejkaloj caqet e perceptimit. Çështja është: "A kam të drejtë unë të veproj kështu? A ka mendimi im ndonjë lidhje me objektin? Këto janë pyetje të tilla të cilat, çdo kush që reflekton mbi procesin e mendimit të vet duhet të pyesë vehten. Ato të gjitha shuhen kur subjekti i të menduarit të dikujt është mendimi; atëherë asgjë e huaj nuk i shtohet mendimit dhe nuk ka nevojë për të tilla shtesa.  Filozofi gjerman Schelling ka thënë:
"Të njohësh natyrën do të thotë të krijosh natyrën". Në qoftë se fjalët e këtij filozofi guximtar të natyrës merren thjesht si letrare, ne duhet të mohojmë gjithë njohuritë mbi natyrën; e ndërsa natyra tashmë është aty, dikush duhet të njohë parimet sipas të cilave, ajo ka origjinuar, në qoftë se, po ky dikush, dëshironte ta krijonte atë, për herë të dytë. Kushtet e domosdoshme për krijimin e natyrës, do të duhej të mblidheshin pak e nga pak, nga vetë natyra që ekziston. Ky qimtim (mbledhje) që do të duhej të paraprinte krijimin, do të ishte njohuria e natyrës dhe i tillë do të ishte edhe sikur të mos ndiqej nga krijimi. Vetëm një natyrë që akoma nuk ekziston do të mund të krijohej pa njohuri paraprake. Çfarë është e pamundur për sa i përket natyrës, ne e arrijmë në rastin e mendimit; ne e krijojmë atë pa e njohur atë së pari. Në qoftë se ne presim me mendimin deri sa ne ta kishim idenë për të, ne kurrë nuk do ta realizonim atë. Ne vendosmërisht duhet të zhytemi direkt në mendim dhe mbas tij, duke vështruar atë çka bëmë, mund të fitojmë njohurinë mbi të. Në rastin e të menduarit ne vetë krijojmë objektin për t’u vrojtuar; ekzistenca e të gjitha objekteve të tjera është realizuar pa aktivitetin tonë. Parimi im, se ne duhet të mendojmë para se mendimi të perceptohet, me lehtësi mund të kundërshtohet me deklarimin në dukje të vlefshëm se ne gjithashtu duhet ta bluajmë ushqimin para se të perceptohet procesi i bluarjes.
Ky kundërshtim është i pakrahasueshëm me atë të sjellë nga filozofi dhe matematicieni francez Paskal, kundër Descartes, duke pohuar se, dikush mund të thotë po aq mirë se: "Unë ec, prandaj ekzistoj". Sigurisht unë duhet të merrem me forcë me tretjen, pa studiuar së pari procesin fiziologjik të saj. Kjo megjithatë, mund të krahasohej, me bërjen e mendimit, subjekt të të menduarit. Vetëm në qoftë se, mbas tretjes unë, nuk duhej ta soditja atë me mendim, por të ha dhe ta tres atë. Mbi të gjitha është jo pa rëndësi, se ndërsa tretja nuk mund të bëhet subjekt i tretjes, mendimi mund të bëhet shumë mirë subjekt i të menduarit. Atëherë është tej dyshimit se në të menduarit ne mbahemi në një cep të procesit botëror, ku ne duhet të jemi prezentë, në qoftë se diçka do të dalë në shesh, dhe kjo është pika esenciale. Arsyeja pse gjërat shfaqen kaq enigmatike, është pikërisht se ne thjesht i kundërshtojmë ato dhe nuk luajmë asnjë rol në krijimin e tyre, ndërsa në rastin, e të menduarit ne e dimë se si realizohet ai. Ajo është gjithashtu arsyeja që s’ka më pikë-fillimi bazë nga e cila duhen marrë në konsideratë të gjitha ndodhitë e botës, përveç se mendimi. Këtu unë duhet të përmend një tjetër keqkuptim të njohur lidhur me mendimin. Thuhet se mendimi në vetvete, ashtu siç edhe vërtet është, kurrë nuk ndeshet prej nesh.
Mendimi i cili lidh perceptimet e praktikave tona, dhe i thur ato në mjete konceptesh nuk është aspak e njëjtë me atë të cilin ne më vonë e nxjerrim nga çfarë ne perceptuam dhe e bëjmë subjekt të studimit tonë. Ajo çfarë ne endim në mënyrë të pandërgjegjshme në sende, supozohet të jetë ndryshe nga ajo çfarë ne më vonë nxjerrim prej tyre në mënyrë të ndërgjegjshme.
Të nxjerrësh këtë konkluzion do të thotë të dëshirosh të kuptosh se nuk është e mundur t’i shpëtosh mendimit në këtë mënyrë. Unë nuk mund të dal jashtë mendimit, në qoftë se, dua ta vështroj atë. Në qoftë se, ne bëjmë dallimin midis mendimit para dhe pas, ne bëhemi të ndërgjegjshëm për të, e nuk duhet të harrojmë se ky është një dallim tërësisht i jashtëm dhe s’ka të bëjë fare me çështjen. Ne nuk e ndryshojmë aspak gjënë, në qoftë se vetëm e kundrojmë atë. Unë mund të imagjinoj drejt se një qënie me organe dhe ndjenja të ndërtuara ndryshe dhe me një inteligjencë që funksionon ndryshe, do të kishte një paraqitje ideale të kalit krejt ndryshe, nga ato që kam unë, por nuk mund të imagjinoj, se mendimi im kthehet në diçka tjetër vetëm përmes faktit që unë e kundroj atë.
Unë kundroj atë çka unë vetë e sjell në jetë. Ne nuk po diskutojmë se si një mendim shfaqet tek një intelekt tjetër, por se si ai shfaqet tek unë. Në çdo rast, imazhi i mendimit tim, nuk mund të jetë më i vërtetë, tek një intelekt tjetër se sa është tek i imi. Vetëm në qoftë se unë nuk do ta prodhoja vetë mendimin, por do të ndeshesha me të, ashtu siç mund të ndeshem me aktivitetin e çdo qënieje tjetër, mund të thosha se, unë nuk mund ta njihja, ndonëse imazhi im i mendimit lindi në një mënyrë të veçantë, ashtu siç është i tillë mendimi i qënies tjetër.
Kështu që nuk ekziston as arsyeja më e vogël, pse unë duhet të tregoj vëmëndje për mendimin tim nga ndonjë kënd tjetër shikimi e jo prej timit. E konsideroj se e kam justifikuar mjaftueshmërisht, kthimin e të menduarit në pikë fillimi për ekzaminimin e botës. Kur Arkimedi pati zbuluar levën, ai mendoi se, në qoftë se, do të kishte mundësi ku ta mbështeste levën mund të shkulte të gjithë kozmosin nga menteshat e veta. Ajo për të cilën ai kishte nevojë ishte diçka që të ishte-vetë ndihmuese. Tek të menduarit, ne kemi një parim që ekziston përmes vetvehtes. Duke filluar nga ky parim le të përpiqemi të kuptojmë botën. Duke menduar se ne mund ta kuptojmë përmes vetes se saj; çështja është nëse diçka tjetër mund të kuptohet përmes saj.
Deri këtu kemi folur për mendimin, pa ju reflektuar mjetit të tij lëvizës, ndërgjegjes njerëzore. Shumica e filozofëve të kohës do ta kundërshtonin se duhet të jetë ndërgjegjia para se të ketë mendim dhe prandaj ne duhet të fillojmë nga ndërgjegjia dhe jo nga mendimi. Asnjë mendim nuk mund të ekzistojë pa ndërgjegjien. Kësaj unë mund t’i përgjigjem, se në qoftë se, unë dëshiroj të kuptoj mënyrën se si meditimi lidhet me ndërgjegjien unë duhet të mendoj rreth saj; e duke vepruar kështu unë presupozoj mendimin. Akoma mund të argumentohej se ndonëse një filozof përdor mendimin, kur ai dëshiron të kuptojë ndërgjegjien dhe kështu e presupozon atë, në jetën e përditshme mendimi ngrihet brenda ndërgjegjes dhe si pasojë e presupozon atë. Kjo, padyshim do të ishte çështja, në qoftë se i thuhej krijuesit të botës ndërsa ai ishte gati të krijonte mendimin.
Natyrisht mendimi nuk mund të ngrihet para ndërgjegjes. Megjithatë filozofit nuk i intereson krijimi i botës, por kuptimi i saj. Ai duhet të zbulojë pikën e fillimit, jo për krijimin e saj, por për ta kuptuar atë. Unë e quaj të jashtëzakonshme që një filozof duhej qortuar për të qënurit i interesuar së pari e mbi të gjitha për korrektësinë e principeve të tija më tepër sesa kthimi drejt në atë çfarë ai kërkon të kuptojë.
Krijuesi i botës duhet ta dinte se si të gjente një mjet për mendimin; filozofi duhet të zbulojë një bazë të sigurt për të kuptuar çfarë tashmë ekziston. Ç’vlerë ka për ne, të fillojmë nga ndërgjegjia dhe t’ia nënshtrojmë atë shqyrtimit të hollësishëm të mendimit, pa njohur së pari nëse një shpjegim i gjërave është i mundshëm me anë të të menduarit? Ajo që duhet të bëjmë së pari është, të konsiderojmë mendimin si tepër natyror pa i’u referuar asnjë subjekti që mendon apo një objekti të menduar. Sepse qoftë tek fjala "subjekt" apo "objekt" ne tashmë kemi koncepte të formuara nga vetë mendimi. Nuk ka mohim se para se të kuptohet çdo gjë, duhet kuptuar të menduarit. Të mohosh këtë do të thotë të mos shikosh që njeriu është hallka e parë në zinxhirin e krijimit, por e fundit. Kur duhet shpjeguar bota ne nuk duhet të fillojmë me ato elemente që lindën të parët; ne duhet të fillojmë me çfarë është e afërt dhe tërësisht intime e jona. Ne nuk mund të hedhim vetveten me një kërcim mbrapa atje ku fillon bota dhe ta fillojmë studimin prej andej. Ne duhet të fillojmë nga momenti aktual dhe të shohim nëse mund të zbresim nga ky më i fundit, në një më të hershëm. Për aq kohë sa gjeologjia foli për përmbysje të mëdha, të marra si të vërteta për të vlerësuar gjëndjen aktuale të planetit tonë, ajo eci nëpër errësirë. Vetëm kur ajo e mori fillimin e saj nga proceset që ndodhin sot dhe nga këto nxorri konkluzionet për të shkuarën, ajo mund të sigurojë një hap të sigurt. Në të njëjtën mënyrë, filozofia nuk do të shkojë askund për aq gjatë sa ajo do të bazohet mbi parime të tilla të supozuara si atomet, materia, dëshira, e pandërgjegjshmja etj. Vetëm atëherë kur ajo të dallojë se duhet të fillojmë atë çfarë lindi si absolutisht e fundit, atëherë filozofi do të arrijë qëllimin e vet.
Dhe absolute e fundit në evolucionin e botës është mendimi.
Ka prej atyre që deklarojnë se pika jonë e fillimit mbetet e dyshimtë, sepse ne nuk dimë me siguri nëse mendimi në vetvete është i drejtë apo i gabuar. Kjo është po aq e ndjeshme të thuash se është me dyshim nëse një punë është e saktë ose e gabuar.
Mendimi është një fakt dhe është gabim ose pa kuptim, të flasësh për një fakt sikur është i drejtë apo i gabuar. Në fund të fundit dikush mund të dyshojë nëse mendimi është zbatuar drejt, ashtu siç mund të dyshohet nëse druri nga një pemë e caktuar është ose jo i përshtatshëm për të ndërtuar këtë apo atë objekt.
Qëllimi i këtij libri është për të treguar se pikërisht deri në çfarë mase zbatimi i mendimit për botën është i drejtë apo i gabuar. Unë mund të kuptoj dyshimin e ndokujt nëse ne mund të fitojmë dije mbi këto objekte përmes të menduarit, por unë e gjej të pakuptueshme faktin që dikush mund të dyshojë drejtësinë e vet mendimit.
Shtojcë për botimin e rishikuar të vitit 1918
Një aspekt me të cilin merret diskutimi i mësipërm është ndryshimi i rëndësishëm që ekziston midis të menduarit dhe të gjitha aktiviteteve të tjera të shpirtit njerëzor; një fakt që e zbulon vehten karshi një vrojtimi të pa paramenduar. Në qoftë se nuk luftohet për këtë vrojtim të pa paramenduar, do të lindin kundërshtime për ato çfarë thuhen këtu më poshtë. Kur unë mendoj për një trëndafil, kjo vetëm shpreh një marrëdhënie midis meje dhe trëndafilit, sikundër edhe kur unë ndiej bukurinë e tij. Ekziston një mardhënie midis meje dhe objektit në rastin e mendimit ashtu si edhe në rastin e ndjenjës apo perceptimit. Të bësh këtë, kundërshtim do të thotë të lësh pa llogaritur faktin se është vetëm në aktivitetin e mendimit që unë njoh vehten për të qënë tërësisht, ai, që është aktiv në të gjitha degëzimet e veprimtarisë.
Në asnjë aktivitet tjetër të shpirtit, nuk është rasti kaq i kompletuar. P.sh.; kur ndihet kënaqësia është më e lehtë për një vrojtim më të ndjeshëm, të dallojë midis shtrirjes në të cilën Unë e di vehten të jetë aktiv dhe shtrirjes në të cilën ai është pasiv, kështu kënaqësia është diçka që thjesht ndodh tek unë. E njëjta e vërtetë vlen për të gjitha aktivitetet e tjera të shpirtit.
Gjëja më kryesore është që të mos ngatërrohet mendimi "duke patur imazhe mendimi" me përpunimin e mendimit me anë të të menduarit. Imazhet e mendimit mund të lindin në shpirt, si ëndrrat apo aluzionet e dobëta, por ky nuk është mendimi. Për këtë duhet thënë se në qoftë se kjo është ajo çka është nënkuptuar përmes të menduarit, atëherë ky i fundit përmban vullnetin, dëshirën, dhe ne merremi jo vetëm me të menduarit, por gjithashtu edhe me vullnetin, dëshirën në të menduar. Kjo thjesht do të na justifikonte neve në pohimin se mendimi real gjithmonë duhet të ketë dëshirën brenda. Kjo megjithatë s’ka të bëjë me përshkrimin e mendimit të dhënë këtu. E marrë si e vërtetë që natyra e mendimit gjithmonë bën të nevojshëm që ajo të ketë dëshirën brenda; ajo që vlen është se, gjithçka që ka dëshirën brenda, në të njëjtën kohë njihet nga unë, të jetë tërësisht aktivitet i kundruar.
Në të vërtetë dikush mund të thoshte se pikërisht natyra e mendimit është ashtu siç është përshkruar, ajo del para vrojtimit si tërësisht e dëshiruar. Çdo kush që do të interesohej të kuptonte të gjithë faktorët, që nuk kanë të bëjnë me formimin e gjykimit rreth të menduarit, nuk mund të mos kuptojë se kjo veprimtari shpirti ka pikërisht karakterin unik që ne kemi përshkruar.
Dikush, i tepër konsideruar si mendimtar, nga autori i këtij libri, ka kundërshtuar që çdokush mund të flasë për të menduarin, në mënyrën si është vepruar këtu, sepse ajo çfarë dikush beson të jetë, vrojtuese, si aktivitet i të menduarit, është veçse një iluzion. Në realitet, dikush vrojton rezultatin e një aktiviteti të pandërgjegjshëm, i cili është baza e mendimit. Dhe për shkak se ky aktivitet i pandërgjegjsjëm, nuk perceptohet, ngrihet iluzioni se mendimi që dikushi vrojton është i vetë sajuar, ashtu siç krijohet iluzioni i lëvizjes prej shkëndijave të shpeshta elektrike. Ky kundërshtim gjithashtu bazohet në një vrojtim të pasaktë të fakteve; nuk shikohet se, unë qëndron brenda mendimit që vrojton aktivitetin e vet. Unë, duhet të qëndronte jashtë të menduarit për t’u mashtruar ashtu siç mund të mashtrohet nga shkëndija elektrike të shumta e të shpeshta. Ndokush do të mund të thoshte se të bësh krahasimin do të thotë të mashtroje veten me forcë, ashtu si, kur, dikush insiston, që një dritë lëvizëse duhet të ndizet nga duar të padukshme në çdo pikë ku shfaqet.
Jo. Të shikosh tek mendimi diçka tjetër dhe jo një aktivitet të prodhuar dhe vrojtuar, prej, unë, çdo dikush do ta bënte veten të verbër para fakteve që janë aty nëse dëshiron t’i shikosh, me qëllim që të aftësohesh për të shpikur një aktivitet hipotetik si bazë të të menduarit.
Ai, i cili nuk e verbon vehten, me zor, duhet të njohi se gjithçka e cila "është menduar" në mendim të çon jashtë realitetit të vet. Vrojtimi i pa paramenduar tregon se vetëm çfarë është gjetur brenda mendimit mund të konsiderohet se i përket atij. Nëse ndokush lë mbretërinë e vet, ai nuk mund të arrijë në atë e cila shkakton mendimin.



=========

Kapitulli 4
Bota si njё perceptim


Konceptet dhe idetё vijnё nё jetё pёrmes tё menduarit. Se çfarё ёshtё njё koncept, ai nuk mund tё shprehet nё fjalё; fjalёt s’bёjnё mё shumё veçse tёrheqin vёmendjen tonё drejt faktit se ne kemi koncepte. Kur dikush shikon njё pemё, mendimi i tij reagon nё perceptimin e tij: Njё barasvlerё ideale i shtohet objektit dhe ai e konsideron objektin dhe barasvlerёn ideale sikur ato i pёrkasin njёra tjetrёs. Kur objekti zhduket nga fusha e tij e perceptimit, mbetet barasvlera e tij ideale: ky i fundit ёshtё koncepti i objektit. Sa mё e gjerё tё jetё hallka e zinxhirit tё eksperiencёs sonё, aq mё e madhe ёshtё edhe sasia e koncepteve tona: Konceptet nuk gjenden kurrё tё izoluara: ato kombinohen pёr tё formuar njё tёrёsi tё bazuar mbi ligje tё brendëshme. P.sh.: koncepti "organizёm" e lidh vehten me ato tё "zhvillimit sistematik" dhe "rritjes". Koncepte tё tjera tё formuara prej objekteve tё veçanta tё njё lloji shkrihen nё njё unitet.  Tё gjitha konceptet e formuara prej luanёve tё veçantё shkrihen nё konceptin e pёrgjithshёm "luan". Nё kёtё mёnyrё tё gjitha konceptet e veçanta kombinohen pёr tё formuar njё sistem konceptual tё mbyllur nё tё cilin çdo koncept ka vendin e tij tё veçantё. Idetё nuk ndryshojnё cilёsisht nga konceptet; janё po ato, por mё tё plota, mё tё pasura nё pёrmbajtje, koncepte mё shprehёse. Kёtu unё duhet tё tёrheq vёmendje tё veçantё pёr faktin se pika ime e ndarjes ёshtё tё menduarit dhe jo konceptet dhe idetё, tё cilat duhet sё pari tё fitohen pёrmes mendimit; konceptet dhe idetё e presupozojnё mendimin. Prandaj çfarё unё kam thёnё pёr natyrёn vetёmbёshtetёse dhe vetёpёrcaktuese tё mendimit, nuk mund tё kalohet thjesht nё konceptet. (E pёrmend kёtё hapur sepse ёshtё pikёrisht kёtu qё unё ndryshoj nga Hegeli, i cili shikon tek koncepti elementin kryesor). Konceptet nuk mund tё arrihen pёrmes perceptimit; kjo tashmё mund tё duket nga fakti qё qёnia njerёzore nё rritje, vetёm me ngadalё dhe gradualisht formon koncepte qё korrespondojnё me objektet pёrqark tij. Konceptet i shtohen perceptimit.
Herbert Spencer, njё filozof shumё i lexuar, pёrshkruan procesin mendor qё lind nё pёrgjigje tё perceptimit, si mё poshtё vijon:
"Nё qoftё se nё njё ditё tё zakonshme shtatori
tek shёtisim nёpёr fusha, dёgjojmё njё zhurmё qё
na vjen nga pёrpara, kurioziteti do tё na shtyjё tё
shohim se kush e shkaktoi lёvizjen e gjetheve, kush
e shkaktoi zhurmёn e dёgjuar dhe lёvizjen.
E ndёrsa afrohemi, njё thёllёzё pёrplas krahёt
dhe largohet nga kanali nё fluturim. Duke parё njё
gjё tё tillё, kurioziteti ynё shuhet, ne e kemi
kёshtu atё çfarё ne e quajmё shpjegim tё ndodhisё.
Ky shpjegim, ju lutem vini re, arrin nё kёtё konkluzion:
Njё egzaminim mё i afёrt i fakteve jep njё rezultat krejt ndryshe: Kur unё dёgjoj njё zhurmё, reagimi im i parё ёshtё gjetja e konceptit qё i pёrshtatet kёtij perceptimi. Ёshtё ky koncept i cili tregon mё tepёr se sa tingulli. Ndokush qё nuk reflekton mbi çёshtjen, thjesht e dёgjon zhurmёn dhe çdo gjё e lё me aq. Reflektimi mё ndihmon mua tё kuptoj se tingulli duhet tё jetё efekti i diçkaje. Vetёm atёherё kur unё lidh konceptin e efektit me perceptimin e zhurmёs, atёherё unё motivohem tё shoh mё tej se rasti i perceptimit tё vetёm, dhe tё kёrkoj shkakun. Koncepti i pasojёs sjell atё tё shkakut dhe ёshtё ai i cili mё nxit mua tё kёrkoj shkakun, i cili nё rastin e pёrmendur mё sipёr del se ёshtё thёllёza. Unё kurrё nuk mund t’i fitoj konceptet, shkak dhe pasojё, pёrmes perceptimit tё thjeshtё, pavarёsisht se sa shumё shembuj mund tё pёrfshihen: perceptimi sjell mendimin dhe ky i fundit mё tregon mua se si tё lidh perceptimet e vetme me njёra tjetrёn.
Nё qoftё se dikush kёrkon prej njё "shkence strikte objektive" se duhet tё fitojё tё gjitha tё dhёnat e veta vetёm pёrmes perceptimit, atёherё ai gjithashtu duhet tё kёrkojё se ajo ndёrpret çdo lidhje me mendimin: sepse vetё natyra e mendimit shkon tej asaj qё perceptohet: ne tani duhet ta kalojmё nga mendimi tek qёnia qё mendon. Ёshtё vetёm nё sajё tё mendimtarit qё mendimi lidhet me perceptimin. Ndёrgjegja njerёzore ёshtё skena mbi tё cilёn perceptimi dhe koncepti takohen dhe bashkohen. Duke thёnё kёtё, ne karakterizojmё nё tё njёjtёn kohё kёtё ndёrgjegje njerёzore: ajo ndёrmjetёson midis perceptimit dhe mendimit. Kur dikush vrojton njё objekt ai paraqitet para tij si i dhёnё: kur ai mendon, ai paraqitet para vetvetes si aktiv; ai e konsideron atё çka ai pёrjeton, si objekt dhe vetveten si subjekt qё mendon.
Pёr arsye se ai e drejton mendimin e vet nё atё çfarё ai perception ai ёshtё i ndёrgjegjshёm pёr objektet; pёr shkak se ai e drejton atё tek vetja ai ka ndёrgjegjen e vehtes, apo vetёndёrgjegjen.
Ndёrgjegja njerёzore domosdoshmёrisht  duhet tё jetё gjithashtu vetё ndёrgjegje sepse ёshtё njё ndёrgjegje e cila mendon. Kur mendimi e kthen vёmendjen e vet nё vet-aktivitetin e tij, ai gjen realitetin e vet esencial si objekt d.m.th. subjekti dhe objekti janё kёtu i njёjti realitet. Ne nuk duhet tё mos vemё re, se ёshtё vetёm nё sajё tё tё menduarit qё ne pёrcaktojmё vetveten si subjekt dhe ballafaqojmё vetveten tonё me objektet. Kjo tregon se mendimi kurrё nuk duhet konsideruar si thjesht njё aktivitet subjektiv. Mendimi i kalon caqet e subjektit dhe objektit: ai i formulon kёto dy koncepte ashtu siç formulon edhe gjithё tё tjerat. Prandaj, kur ne si subjekte qё mendojmё, referojmё njё koncept pёr njё objekt, ne nuk duhet ta konsiderojmё kёtё akt referimi si njё aktivitet subjektiv. Nuk ёshtё subjekti qё pёrbёn referimin, por mendimi.
Subjekti nuk mendon pёr shkak se ёshtё subjekt mё tepёr ai paraqitet nё vetvete si subjekt pёr shkak se ёshtё nё gjёndje tё mendojё. Kёshtu qё aktiviteti qё realizon qёnia njerёzore, si njё qёnie qё mendon, nuk ёshtё thjesht subjektive; nё fakt ai nuk ёshtё as subjektiv as objektiv sepse ai i tejkalon  tё dyja konceptet. Kurrё nuk duhet tё thuhet se subjekti individual njerёzor mendon, sepse ёshtё vetёm nё sajё tё hirit tё mendimit qё ai ekziston si subjekt. Mendimi ёshtё njё element qё mё çon mua tej vetvetes dhe mё bashkon mua me objektet; nё tё njёjtёn kohё ai gjithashtu mё ndan mua prej tyre dhe mё vendos mua si subjekt kundёr tyre. Natyra e dyfishtё e njeriut rrjedh nga vetё fakti se ai ёshtё njё qёnie qё mendon. Nё njёrёn anё pёrmes tё menduarit ai rrethon vetveten dhe pjesёn tjetёr tё botёs; nё anёn tjetёr pёrmes tё menduarit ai gjithashtu vendos vetveten si njё individ kundёr saj. Pyetja jonё tjetёr duhet tё jetё: se si elementi tё cilin ne deri tani e kemi quajtur " objekt i perceptuar" futet nё ndёrgjegjen tonё, ku ai takon mendimin?
Me qёllim qё t’i pёrgjigjemi kёsaj pyetjeje ne duhet tё largojmё nga fusha jonё e perceptimit gjithçka qё ka sjellё nё tё mendimi: sepse ndёrgjegja jonё nё çdo moment tё dhёnё pёrshkruhet nga njё numёr konceptesh tё ndryshme. Ne duhet tё imagjinojmё se njё qёnie nё zhvillim tё plotё intelekti njerёzor ka origjinuar prej asgjёje dhe qёndron pёrballё botёs. Ajo çka kjo qёnie duhej tё ishte e ndёrgjegjshme para se tё aktivizonte mendimin e vet do tё ishte pёrmbajtja e perceptimit tё pastёr. Bota do tё paraqitej para tij si njё total ndijimesh tё shkёputura. Ndijime tё ngjyrёs, tingullit, prekjes, ngrohtёsisё, aromёs: dhe pastaj ndjenjat e kёnaqёsisё dhe pakёnaqёsisё-ky total ёshtё pёrmbajtja e perceptimit tё pastёr tё pamenduar. Kundёr tij qёndron mendimi, gati pёr t’u aktivizuar, nё momentin qё shfaqet njё pikё sulmi: eksperienca e provon kёtё gjё shumё shpejt.
Mendimi ёshtё i aftё tё vendosё lidhje nga njё element i perceptuar tek njё tjetёr, dhe duke i lidhur ato me koncepte definitive ai vendos njё marёdhёnie midis tyre. Mё sipёr ne tashmё kemi parё se si perceptimi i njё zhurme lidhet me njё perceptim tjetёr duke u njohur si shkaku i kёtij tё fundit.
Ne nuk duhet tё tundohemi tё cilёsojmё njё vlerё tё thjeshtё subjektive nё kёto marrёdhёnie tё vendosura nga mendimi, nё qoftё se ne ruajmё nё kujtesё qё nё asnjё rast mendimi nuk mund tё konsiderohet si njё aktivitet subjektiv. Njё detyrё tjetёr e jona ёshtё tё zbulojmё pёrmes mendimit se si pёrmbajtja e dhёnё direkte e perceptimit tё pёrmendur mё sipёr lidhet me subjektin e ndёrgjegjes tonё. Nё atё çka do tё vijojё, unё do tё pёrdor fjalёn "perceptuar", pёr pёrmbajtjen e ndijimeve tё numёruara njё nga njё mё sipёr, pёr aq sa subjekti ёshtё i ndёrgjegjshёm pёr ato pёrmes perceptimit.
Prandaj ёshtё objekti i perceptuar, dhe jo procesi i perceptimit tё tij qё nёnkuptohet pёrmes fjalёs sё perceptuar.
Unё nuk zgjedh termin ndijim pёr shkak se ai ka njё kuptim tё precizuar nё psikologji e qё ёshtё mё i ngushtё se sa koncepti im i tё qёnit i perceptuar. Ndёrsa nё sensin psikologjik njё ndjenjё e brendёshme mund tё termizohet njё ndijim, ajo mund tё quhet e perceptuar. Dhe mёnyra se si ne bёhemi tё ndёrgjegjshёm pёr ndjenjat tona ёshtё e tillё qё ato gjithashtu bёhen tё perceptuara pёr ne. Ne gjithashtu bёhemi tё ndёrgjegjshёm pёr mendimin duke e perceptuar atё, ashtu siç ai shfaqet nё ndёrgjegje, qё gjithashtu  tё mund tё quhet njё i perceptuar. Qёnia njerёzore naive i konsideron perceptimet e veta nё atё sens qё ato i shfaqen atij apo asaj nё pamjen e parё d.m.th. ashtu siç ekzistojnё nё pavarёsi tё plotё prej tij. Kur ai shikon njё pemё ai beson menjёherё se ajo qёndron atje nё vend drejt tё cilёs vёshtrimi i tij ёshtё drejtuar, duke patur formёn, detajet dhe ngjyrat qё mund tё kapen nga kёndvёshtrimi i qёndrimit i tij. Kur dielli shfaqet nё mёngjes, si njё disk nё horizont, ai ndjek progresin e vet dhe beson se e gjithё ngjarja ekziston dhe ndodh tamam ashtu siç e vrojton ai.  Ai i ngjitet kёtij besimi deri sa objekte tё tjera tё perceptuara kundёrshtojnё ato qё ai ka perceptuar mё parё. Fёmija qё akoma s’ka eksperiencё pёr distancёn kapet pas hёnёs dhe nuk e korigjon kёtё pёrshtypje tё parё pёr aq kohё sa mё vonё ai do tё zbulojё raporte tё reja. Çdo zgjerim i mbretёrisё sё objekteve tё mia tё perceptuara mё detyron mua tё korigjoj pamjen qё unё kam pёr botёn. Kjo duket si nё jetёn e pёrditshme ashtu edhe nё evolucionin kulturor e shpirtёror tё njerёzimit. Mёnyra se si paraardhёsit tanё e pёrshkruanin tokёn nё raport me diellin dhe me trupa tё tjerё qiellorё do tё duhej tё ndryshohej nga Koperniku pёr arsye se ai nuk u pajtua me objektet e perceptuar deri nё atё kohё, e qё ishin tё panjohura nё kohёt e lashtёsisё. Mbas njё operacioni tё realizuar me sukses nga Doktor Franci, njё njeri qё kishte lindur i verbёr tha se pёrmasa e objekteve u shfaq krejt ndryshe krahasuar me atё tё sensit tё tij tё tё prekurit. Objektet e perceptuara vetёm pёrmes tё prekurit duhej tё korigjoheshin tani nga objektet e perceptuara vizualisht. Pёrse ne jemi tё detyruar tё korigjojmё tani nga objektet e perceptuara?
Njё reflektim i thjeshtё e jep pёrgjigjen. Kur unё qёndroj nё fund tё njё shёtitoreje, pemёt nё fund, nё krahun e kundёrt duken mё tё vogla dhe mё afёr njёra tjetrёs, sesa ato qё janё afёr meje.  Figura ime e perceptuar ndryshon sipas pozicionit tim tё vёshtrimit. Si rrjedhim mёnyra si shfaqen gjёrat pёrcaktohet nga ai qё perception. Gjithçka ёshtё e njёjtё nё shёtitoren ku unё qёndroj, por figura ime pёr tё varet nё njё shtrirje tё gjerё pikёrisht nё tё. Nё mёnyrё tё ngjashme s’ka ndryshim pёr diellin dhe sistemin planetar tё cilat qёniet njerёzore i vrojtojnё nga toka, por fotografia e perceptuar prej qёnieve njerёzore perceptohet nga fakti se ato banojnё tokёn. Kjo varёsi e fotografisё sonё tё perceptuar nё vendin e vёzhgimit ёshtё mё e lehtё pёr t’u kuptuar. Ajo bёhet mё e vёshtirё kur ne bёhemi tё ndёrgjegjshёm qё objektet tona tё perceptuara varen gjithashtu nga ndёrtimi ynё trupor dhe shpirtёror. Nga fizika ne e dimё se nё hapёsirё atje ku dёgjohet njё tingull, ajri dridhet (vibrohet) dhe po kёshtu bёjnё pjesёt e trupit prej tё cilit pёrhapet tingulli. Nё qoftё se ne kemi veshё normal ne i perceptojmё kёto dridhje si tingull.
Pa kёtё organ ndijimi, bota do tё jetё pёr ne pёrjetёsisht e qetё. Ne e dimё nga psikologjia se ka njerёz tё cilёt nuk perceptojnё asgjё nga mrekullia e ngjyrave qё na rrethon; figura e perceptuar e botёs pёr ta tregon vetёm shkallёt e dritёs dhe tё errёsirёs. Ka tё tjerё qё nuk mund tё perceptojnё dot vetёm njё ngjyrё: shpesh tё kuqen: fotografimi i tyre s’e ka kёtё hije ngjyre dhe si e tillё ёshtё ndryshe nga ajo e njё individi mesatar. Unё do ta quaja varёsinё e fotografisё sё perceptuar nё vendin e vёzhgimit, matematikore, dhe varёsinё e saj nё ndёrtimin tim, cilёsor. E para pёrcakton pёrmasёn relative dhe distancat e dyanёshme tё objekteve tё mija tё perceptuara dhe e dyta pёrcakton cilёsinё e tyre. Qё unё mund tё shoh njё sipёrfaqe tё kuqe si tё tillё, - kjo shenjё cilёsore-varet nga ndёrtimi i syve tё mij. Fotografitё e mija tё perceptuara, janё kёshtu, nё shembullin e parё subjektive. Njohja e karakterit subjektiv tё objekteve tona tё perceptuara thjesht mund tё na çojё nё dyshim; nёse ka bazё objektive pёr vetё ekzistencёn e tyre. Kur ne dimё se organizmi ynё duhet tё ndёrtohet nё mёnyrё tё sigurt, tё tillё qё nё tё shohim, p.sh.: tё fitojmё perceptimin e ngjyrave midis tё cilave tё kuqen, apo tё dёgjojmё tinguj tё caktuar, ёshtё e lehtё tё arrish nё besimin se objektet e perceptuara s’kanё ekzistencё jashtё nga organizmi ynё subjektiv dhe se ekzistenca e tyre kufizohet nga veprimi i perceptimit. Xhorxh Berkli ёshtё eksponent klasik i pikёpamjes se ne momentin qё ne dallojmё rёndёsinё e subjektit pёr tё perceptuarin, ne nuk mund tё besojmё mё gjatё nё ekzistencёn e njё bote pa njё frymё tё ndёrgjegjёshme:
"Disa tё vёrteta janё aq afёr dhe aq tё dukshme
saqё dikush mjafton qё tё hapё sytё dhe t’i shohё ato.
Njё e vёrtetё e tillё ёshtё edhe kjo: Qё i gjithё
kori i qiellit dhe i gjёrave tё tokёs-shkurt tё
gjithё trupat qё pёrbёjnё ndёrtesёn e fuqishme tё
universit- nuk kanё ekzistencё jashtё mendjes.
Ekzistenca e tyre e vetme ёshtё perceptuar ose
njohur. Pёr pasojё, pёr aq kohё saqё ata nuk janё
perceptuar aktualisht prej meje, apo qё nuk ekzistojnё
nё mёndjen time, a ndёrgjegjen e dikujt tjetёr,
ata ose nuk ekzistojnё ose ekzistojnё nё njё
frymё tё pёrjetshme."
Sipas kёsaj pikёpamje, asgjё nuk mbetet nga objekti i perceptuar nё qoftё se ne nuk e llogarisim atё si tё perceptuar. Asnjё ngjyrё nuk ekziston nё qoftё se nuk shikohet, apo asnjё tingull nuk ekziston nёse nuk dёgjohet. Nё mёnyrё tё ngjashme, veçmas nga veprimi i perceptimit, shtrirja, forma dhe lёvizja ekzistojnё po aq pak sa edhe ngjyra dhe tingulli. Shtrirja dhe forma nuk gjenden kurrё nё idealen e tyre, ato gjithmonё janё tё lidhura me ngjyrёn ose me ndonjё element tjetёr cilёsor i cili padyshim varet nё subjektivitetin tonё. Nё qoftё se ato zhduken kur ne pushojmё sё perceptuari, atёherё shtrirja dhe forma duke qёnё tё lidhura me to duhet tё zhduken gjithashtu. Pёr kundёrshtimin se, qoftё edhe nёse forma, ngjyra, etj, nuk ekzistojnё veç nga akti i perceptimit, duhet tё ketё gjёra qё ekzistojnё pavarёsisht nga ndёrgjegja jonё qё janё tё ngjashme me figurat tona tё perceptuara dhe tё ndёrgjegjёshme. Pikёpamja e mёsipёrme do t’i pёrgjigjej se njё ngjyrё mund tё jetё e ngjashme vetёm me njё ngjyrё: njё formё me njё formё. Objektet tona tё perceptuara mund tё jenё tё ngjashme vetёm me objektet tona tё perceptuara dhe me asgjё tjetёr. Çfarё ne quajmё objekt nuk ёshtё asgjё tjetёr veçse njё koleksion sendesh tё perceptuara tё cilat janё tё lidhura bashkё nё njё mёnyrё tё caktuar. Nё qoftё sё unё i largoj tavolinёs, formёn e saj, shtrirjen, ngjyrёn, etj,- shkurt, gjithçka qё pёrbёn thjesht objektin tonё tё perceptuar, atёherё nuk ngelet asgjё. Nё qoftё se kjo pikёpamje ndiqet nё mёnyrё konsekuente, ajo na çon nё bindjen se objektet tё cilat unё i perceptoj gjenden atje vetёm pёrmes meje dhe vёrtet, vetёm nё kёtё mёnyrё unё i perceptoj ato. Ato zhduken me perceptimin tim, pa tё cilin ato janё tё pakuptimta.  Jashtё objekteve tё perceptuara unё nuk njoh dhe nuk mund tё njoh objekt tjetёr. Asnjё kundёrshtim nuk mund t’i bёhet kёtij pohimi, pёr aq sa kohё sa ai nёnkuptohet vetёm si njohje e pёrgjithshme e faktit qё objektet e perceptuara janё pjesёrisht tё pёrcaktuara nga organizmi i subjektit perceptues.
Ne do tё ishim nё njё pozicion tё ndryshёm, nё qoftё se do tё ishim tё aftё tё pёrcaktonim rolin e saktё tё luajtur nga procesi i perceptimit nё formimin e objektit tё perceptuar.  Nё atё rast ne do tё njihnim çfarё i ndodh objektit tё perceptuar ndёrkohё qё ndodh ky proces dhe ne gjithashtu do tё mund tё pёrcaktonim, se çfarё cilёsish kishte ai para se tё realizohej perceptimi. Kjo e kthen vёmёndjen tonё nga objekti i perceptuar nё temёn e perceptimit. Unё perceptoj jo vetёm gjёra tё tjera, por gjithashtu edhe vetveten; perceptimi i vetvetes paraqet para sё gjithash se unё jam element i qёndrueshёm nё afrimin dhe largimin e fotografive tё perceptuara.
Perceptimi i unit tim mund tё shfaqet gjithmonё nё ndёrgjegjen time ndёrkohё qё unё pёrjetoj perceptime tё tjera. Kur unё jam i zhytur nё nё njё objekt tё dhёnё, pёr momentin unё jam i ndёrgjegjshёm vetёm pёr kёtё objekt, por tek ai mund tё hyjё edhe ai i vetvetes. Atёherё unё ndёrgjegjёsohem jo vetёm pёr objektin, por edhe pёr vetveten ashtu si qёnia e cila qёndron pёrpara tij dhe e perception atё. Jo vetёm qё unё e shoh njё pemё, por unё e di gjithashtu se ёshtё uni ai qё e sheh atё. Pёr mё tepёr unё e di se diçka ndodh tek unё ndёrkohё qё unё jam duke perceptuar pemёn. Kur pema del jashtё fushёpamjes sime ngelet nё ndёrgjegjen time njё mbresё e perceptimit tim e quajtur fotografia e pemёs. Kjo fotografi bashkohet me mua ndёrkohё qё unё isha duke perceptuar pemёn. Pёrmbajtja e qёnies sime tё brendёshme ёshtё pasuruar: ajo ka thithur njё element tё ri. Ky ёshtё elementi tё cilin unё e quaj fotografia ime mendore e pemёs.
Unё kurrё nuk do tё kisha mundёsi tё flisja pёr fotografi mendore nё qoftё se nuk do tё ndёrgjegjёsohesha pёr to nё perceptimin e vetes sime. Perceptimet do tё vijnё dhe shkojnё; unё do t’i lija ato tё kalojnё. Kjo, vetёm sepse unё perceptoj vetveten dhe vёrej se pёrmbajtja e tij ndryshohet me çdo perceptim, qё unё jam i detyruar tё lidh perceptimin tim tё objekteve me ndijimet qё ndodhin brenda meje dhe qё flasin pёr fotografitё e mija mendore.
Unё perceptoj fotografitё mendore nё vetvete nё tё njёjtin sens siç perceptoj ngjyrёn, tingullin etj, tek objektet e tjera. Tani unё mund tё bёj dallimin dhe tё quaj objektet e tjera tё cilat mё konfrontojnё mua, bota e jashtme, ndёrsa, çfarё unё perceptoj si pёrmbajtje tё vetvetes, do ta quaj bota ime e brendёshme.
Dёshtimi pёr tё njohur marrёdhёnien e vёrtetё midis objektit dhe marrёdhёnies mendore çon nё keqkuptimet mё tё mёdha nё filozofinё moderne. Perceptimi i njё ndryshimi brenda nesh, modifikimi nё veten tonё shtyhet nё plan tё parё, ndёrsa objekti qё shkakton harrohet gjithёsesi. Thuhet se ne nuk i perceptojmё objektet, por vetёm fotografitё tona mendore: Kёshtu supozohet qё unё tё mos njoh asgjё nga vetё tavolina qё unё perceptoj, por vetёm ndryshimin qё ndodh tek unё ndёrkohё qё unё e perceptoj atё. Kjo nuk duhet ngatёrruar me pikёpamjen e sipёrpёrmendur Berkeliane. Berkli, mbron natyrёn subjektive tё pёrmbajtjes tё perceptimeve tona, por nuk thotё se ne mund tё njohim vetёm fotografitё tona mendore. Ai e kufizon dijen tonё vetёm nё fotografitё mendore, sepse nё mendimin e tij nuk ka objekte tej aktit tё pёrshkrimit pёr to. Çfarё unё konsideroj si tavolinё sipas Berklit, nuk gjendet mё atje kur unё pushoj sё kthyeri vёshtrimin tim drejt saj. Ai lejon perceptimet tona tё ngrihen direkt prej gjithёfuqisё sё Perёndisё. Unё shikoj njё tavolinё sepse Perёndia kujton kёtё koncept tek unё. Pёr Berklin asgjё nuk ёshtё reale pёrveç Perёndisё dhe shpirtёrave njerёzorё. Ajo çfarё qёnia njerёzore naive, quan botё tё jashtme ose natyrё fizike, sipas tij nuk gjindet aty. Kjo pikёpamje kundёrshtohet nga predominuesi i tanishёm kantian, teori e cila gjithashtu kufizon dijet tona pёr fotografitё mendore; megjithёse jo nga njё bindje qё asgjё nuk ekziston jashtё tyre, por sepse ajo beson se ne jemi ndёrtuar nё mёnyrё tё tillё qё tё mund tё pёrjetojmё vetёm ndryshimet nё vetvete, jo gjёrat tё cilat i shkaktojnё kёto ndryshime. Sipas kёsaj pikёpamje, arsyeja pse ne njohim vetёm fotografitё tona mendore ёshtё se subjekti nuk mund tё asimilojё direkt realitetin, qё ekziston pavarёsisht prej tyre. Subjekti mundet qё vetёm "pёrmes mesatares tё mendimeve subjektive ta imagjinojё atё, ta sajojё atё, tё njohё atё."
Kjo teori kantiane beson se shpreh diçka absolutisht tё sigurt, diçka e cila pa provё, ёshtё menjёherё e qartё kur thotё:
"Parimi themelor sipas tё cilit njё filozof duhet tё
jetё plotёsisht i ndёrgjegjshёm, qёndron nё njohjen
se ajo çfarё ne njohim, sё pari nuk kalon tej fotografive
tona mendore. Fotografimi mendor ёshtё e vetmja
gjё pёr tё cilin ne jemi direkt tё ndёrgjegjshёm, e
vetmja gjё qё ne pёrjetojmё direkt; dhe pёr kёtё arsye
qoftё edhe dyshimi mё radikal nuk mund tё na robёrojё
ne pёr dijen tonё pёr kёtё fotografim mendor-duke e marrё
kёtё shprehje nё kuptimin mё tё gjerё tё mundshёm pёr
tё pёrfshirё çdo gjё fizike-ekspozohet karshi dyshimit.
Prandaj, nё fillim tё çdo filozofimi e gjithё njohuria
qё shkon tutje fotografimit mendor duket qartazi tё merret si
e dyshimtё."
Volkelt (filozof gjerman 1848-1930) e fillon librin e tij mbi Teorinё e Dijes tё: Imanuel Kantit me deklarimin e mёsipёrm. Çfarё e paraqet kёtu si njё e vёrtetё e menjёhershme dhe e dukshme ёshtё nё fakt rezultati i njё mendimi zinxhir i cili rrjedh si mё poshtё: Njeriu naiv beson se gjёrat, ashtu si i perceptojmё ne ato, ekzistojnё gjithashtu jashtё ndёrgjegjes sonё. Fizika, fiziologjia, dhe psikologjia duhet tё mёsojnё se pёr perceptimet tona, organizimi ynё ёshtё i nevojshёm; si rrjedhojё ne nuk mund tё njohim asgjё pёr gjёrat e jashtme pёrveç atyre çfarё ndёrtimi ynё trupor transmeton tek ne. Çfarё ne perceptojmё, si perceptimet tona, janё ndryshimet qё ndodhin nё organizmin tonё, jo gjёrat nё ekzistencёn e tyre.
Ёshtё ky zinxhir mendimi tё cilin Eduart von Hartman e ka pёrshkruar si drejtues pashmangshmёrisht tё bindjes se ne mund tё kemi njohuri direkte vetёm pёr fotografimet tona mendore. Nё sajё tё faktit se jashtё organizimit tonё ne gjejmё lёkundje te trupat fizikё dhe nё ajёr tё cilat pёr ne shfaqen si tinguj, merret me mend se ajo çfarё ne quajmё tingull nuk ёshtё gjё tjetёr veçse reagimi subjektiv i organizimit tonё karshi lёvizjesh tё tilla nё botёn e jashtme.
Ngjyra dhe ngrohtёsia gjenden nё tё njёjtёn mёnyrё tё jenё modifikime tё organizmit tonё. Pikёpamja ёshtё se tё dyja tipet e perceptimit prodhohen tek ne pёrmes efektit tё proceseve nё botёn e jashtme tё cilat janё plotёsisht tё ndryshme nga çfarё ne ndёrgjegjёsohemi si ngrohtёsi dhe ngjyrё. Kur procese tё tilla nxisin nervat nё lёkurёn time unё kam perceptimin subjektiv tё tё ngrohtit, kur ato takojnё nervin optik unё perceptoj dritёn dhe ngjyrёn. Drita, ngjyra dhe ngrohtёsia, janё kёshtu nervat e mija ndijore qё i pёrgjigjen nxitёsit tё jashtёm. Nё tё njёjtёn mёnyrё, ndjenja e tё prekurit, nuk paraqet pёr mua ndonjё gjё pёr pamjen e jashtme tё objekteve, por vetёm diçka pёr veten time. Nё sensin e fizikёs moderne, trupat mendohen se pёrbehen nga copёza tё vogla tё pafundme, tё ashtuquajtura molekula midis tё cilave nuk ka lidhje direkte. Pёrmes forcave tё tёrheqjes dhe shtytjes ato veprojnё mbi njёra tjetrёn pёrmes hapёsirёs bosh. Kur unё vendos dorёn mbi njё objekt, molekulat e dorёs time patjetёr prekin ato tё objektit tjetёr, njё distancё e caktuar mbetet midis objektit dhe dorёs. Çfarё unё ndiej si rezistencё s’ёshtё gjё tjetёr veçse efekti i shtytjes qё molekulat e objektit ushtrojnё mbi dorёn time. Unё mbetem plotёsisht i jashtёm pёr objektin : gjithçka qё unё perceptoj ёshtё efekti i tij mbi organizmin tim.
Teoria e energjisё specifike tё nervit e mbrojtur nga Johanes Piter Muller, fiziologjist gjerman (1801-1858) plotёson sa u tha mё sipёr. Sipas kёsaj teorie ndijimet tona kanё veçorinё se secila prej tyre pёrgjigjet vetёm nё njё mёnyrё karshi tё gjithё stimuluesve. Nxitja e nervit optic rezulton nё perceptimin e dritёs pavarёsisht nёse stimulimi vjen nё sajё tё asaj tё cilёn ne e quajmё dritё ose tё presionit mekanik apo tё korentit elektrik. Nё anёn tjetёr i njёjti stimulues i jashtёm i zbatuar nё ndijime tё ndryshme u jep rrugё perceptimeve tё ndryshme: Kjo duket tё tregojё se ndijimet mund tё transmetojnё vetёm çka ndodh tek ato dhe asgjё nga bota e jashtme. Ato pёrcaktojnё perceptimet, secila sipas natyrёs sё vet.
Fiziologjia tregon se nuk mund tё ketё njohuri direkte qoftё edhe tё efekteve qё objektet prodhojnё nё organet tona tё ndijimit. Kur fiziologjisti heton se çfarё ndodh nё trup, ai zbulon se tashmё nё organet e ndijimit efekti i lёkundjeve tё jashtme modifikohet nё mёnyra tё shumta. Kjo mund tё duket fare qartё nё rastin e syrit dhe tё veshit. Ato janё tё dyja organe shumё tё komplikuara dhe ato modifikojnё stimuluesin e jashtёm nё mёnyrё tё konsiderueshme para se ta drejtojnё atё nё nervin korespondues. Nga periferia fundore e nervave, stimuluesi tashmё i modifikuar drejtohet tek truri dhe pёrfundimisht nxitet organi qёndror. Prej kёtej dikush mund tё konkludojё se procesi i jashtёm duhet tё ketё shkuar pёrmes njё numri serish transformimesh para se tё arrijё ndёrgjegjen. Çfarё ndodh pёrfundimisht nё tru ёshtё e lidhur me procesin e jashtёm pёrmes kaq shumё modifikimesh tё ndёrmjetme, saqё s’mund tё bёhet fjalё pёr njё krahasim tjetёr tё ngjashёm. Ajo çfarё truri i transmeton pёrfundimisht shpirtit nuk ёshtё as proces i jashtёm as proces nё organet e ndijimit, por i tillё qё ndodh nё tru. Edhe kёto nuk perceptohen direkt me anёn e shpirtit. Pёrfundimisht çfarё ne kemi nё ndёrgjegje nuk janё aspak procese tё trurit, por ndijime. Ndijimi im i sё kuqes absolutisht nuk ka ngjashmёri me procesin qё ndodh ne tru ndёrkohё qё unё ndijoj tё kuqen. I dyti shfaqet nё shpirt pёrsёri si pasojё e shkaktuar nga procesi i trurit. Kjo ёshtё arsyeja pse Hartman thotё:
"Çfarё perception subjekti, janё gjithmonё vetёm modifikime tё gjёndjes sё tij tё vet psiqike dhe asgjё mё tepёr."
Megjithatё, kur unё kam ndijimet, ato janё ende larg tё qёnurit tё kombinuar nё atё çfarё unё perceptoj si njё objekt. Ndijimet transmetohen individualisht pёrmes trurit. Ndijimet qё unё pёrjetoj tё ashpёrsisё dhe tё butёsisё transmetohen pёrmes sensit tё tё prekurit, ato tё ngjyrёs dhe tё dritёs transmetohen pёrmes tё parit. Megjithatё, ato akoma nuk mund tё gjenden tё bashkuara nё tё njёjtin objekt; bashkimi duhet tё bёhet nga vetё shpirti.
Kjo do tё thotё se shpirti kombinon nё trupat ndijimet individuale tё transmetuara pёrmes trurit. Truri im pёrçon tek unё veçmas- dhe me tё vёrtetё nё rrugё krejt tё ndryshme-ndijimet dёgjimore, pamore dhe tё tё prekurit tё cilat mё tej shpirti i kombinon nё fotografimin psikik mendor tё njё trompe. Kjo hallkё e fundit lidhёse nё proces (fotografimi mendor i trompёs) ёshtё pikёrisht e para qё jepet pёr ndёrgjegjen time. Nё tё nuk mund tё gjendet asgjё prej asaj e cila ekziston jashtё meje dhe qё sё pari la pёrshtypje nё shqisat e mija. Objekti i jashtёm tёrёsisht humbet gjatё rrugёs pёr nё tru dhe pёrmes trurit nё shpirt. Do tё ishte e vёshtirё tё gjeje nё historinё e pёrpjekjeve intelektuale tё njeriut njё ngrehinё tё mendimit ndёrtuar me mendjemprehtёsi tё lartё qё t’i rezistonte plotёsisht shembjes nё qoftё se do tё ekzaminohej nё detaje.
Le tё ndёrmarrim njё vёshtrim mё tё afёrt nё mёnyrёn qё ajo ёshtё ndёrtuar. Ajo fillon nga çfarё jepet nё ndёrgjegjen naive, d.m.th. me objektin si tё perceptuar. Vazhdon mё tej pёr tё treguar se asnjё nga cilёsitё e gjetura nё tё nuk do tё ekzistonte pёr ne, nё qoftё se ne nuk do tё kishim organe ndijimesh. Pa sy s’ka ngjyrё. Kёshtu presupozohet se ngjyra nuk ёshtё prezente nё atё qё prek syrin: por lind vetёm pёrmes interveprimit tё syrit dhe tё objektit. Objekti si i tillё ёshtё i pangjyrё. Ngjyrё nuk ka as tek syri, sepse mund tё gjindet vetёm njё proces fizik ose kimik i cili pёrçohet nga nervi optik nё tru ku ai nis njё proces tjetёr. Procesi nё tru akoma nuk ёshtё ngjyra, por shkakton lindjen e saj nё shpirt. Kёtu unё akoma nuk jam i ndёrgjegjshёm pёr tё. Sё pari ngjyra duhet tё kalohet nga shpirti nё njё trup tё botёs sё jashtme ku unё pёrfundimisht besoj se e perceptoj atё.
Kemi realizuar kёshtu njё cikёl tё plotё; jemi tё ndёrgjegjshёm pёr njё trup me ngjyrё. Ai ёshtё fillimi, d.m.th. aty ku fillon zinxhiri i mendimit. Nёse unё s’do tё kisha sy, trupi i perceptuar, pёr mua s’do tё kishte ngjyrё, kёshtu unё nuk mund t’ia atribuoj ngjyrёn trupit. Unё filloj kёrkimin pёr tё: unё shikoj nё sy, tek nervi, nё tru-gjithçka mё kot. Mё sё fundi e gjej atё nё shpirt, por jo bashkёngjitur me trupin. Unё zbuloj trupin me ngjyrё kur unё mbrij nё pikёn e ndarjes: qarku ёshtё i plotё. Unё besoj se njoh si produkt tё shpirtit tim atё çfarё personi pa tё keq e mendon se ekziston jashtё nё hapёsirё. Pёr aq kohё sa dikush ndalon atje gjithçka duket se shkon mbarё. Megjithatё ne duhet tё shohim nё kompleksitetet nga e para pёrsёri. Deri tani unё jam marrё me njё realitet, pёr perceptimin e jashtёm, tё tё cilit nga pikёpamja naïve, unё kisha njё opinion plotёsisht tё gabuar dhe pikёrisht qё ai kishte njё ekzistencё objektive tamam ashtu siç e perceptova unё atё. Tani, megjithatё, unё vёrej se ai zhduket ndёrkohё qё unё e kёrkoj atё, dhe qё ёshtё njё modifikim i gjёndjes time tё brendshme. A kam unё ndonjё tё drejtё tё filloj shqyrtimet e mija prej tij? A mund tё them unё se ai vepron mbi shpirtin tim? Tavolina, tё cilёn mё parё unё e mendova se kishte efekt mbi mua dhe prodhoi njё fotografim te vetvetes tek mua, une duhet prej tani e tutje ta konsideroj thjesht si fotografim mendor. Pёr mё tepёr, vijon se organet e mija tё ndijimit dhe proceset qё ndodhin nё to janё thjesht shfaqje subjektive. Unё s’kam tё drejtё tё flas pёr njё sy tё vёrtetё, por vetёm pёr njё fotografim mendor tё syrit. E njёjta gjё ёshtё e vertetё pёr indin nervor dhe procesin e trurit dhe pёr çfarё ndodh nё shpirt pёrmes tё cilit gjёrat supozohen tё ndёrtohen nga kaosi i ndijimit tё shumё-fishtё.
Kur unё i rikthehem hapave tё shqetёsimit tim, unё zbuloj se linja e mendimit tё cilin deri atёherё e kisha menduar si tё saktё, ёshtё nё fakt veçse njё pёlhurё e fotografimeve mendore, tё cilat si tё tilla, nuk mund tё veprojnё me njёra tjetrёn. Unё nuk mund tё them se fotografimi im mendor i njё objekti vepron mbi fotografimin tim tё syrit dhe se nga ky ndёrveprim shfaqet fotografimi mendor i ngjyrёs. Edhe kjo nuk ёshtё e domosdoshme sepse sapo unё e kuptoj qё organet e mija shqisore dhe aktiviteti i tyre, dhe nervi im e proceset e shpirtit gjithashtu, mund tё njihen pёrmes perceptimit. Zinxhiri i mendimit tё pёrshkruar paraqet vetveten nё absurditetin e tij tё plotё. Ёshtё e vёrtetё se unё nuk mund tё kem perceptim pa organin ndijor korespondues, por ajo me tё njёjtёn vlerё zbatohet edhe pёr vetё organin ndijor.
Unё nuk mund tё kaloj nga perceptimi i tavolinёs tek syri i cili e sheh atё, ose tek nervi nё lёkurё i cili e prek atё, por çka ndodh tek kёta, unё pёrsёri mund ta mёsoj vetёm pёrmes perceptimit. Unё pastaj shpejt vёrej se nuk ka gjurmё barazie midis procesit qё ndodh nё sy dhe asaj çfarё unё perceptoj si ngjyrё. Unё nuk mund tё mohoj ngjyrёn tё perceptuar pёrmes tregimit tё procesit qё vazhdon nё sy ndёrkohё qё ai percepton ngjyrёn. Por gjithashtu ngjyrёn unё nuk mund ta gjej nё nerv apo nё proceset e trurit. Gjithçka qё unё bёj ёshtё tё lidh perceptime tё reja tё vendosura brenda organizmit me perceptimin e parё tё cilin personi pa tё keq e vendos jashtё organizmit. Unё thjesht kaloj nga njё perceptim nё tjetrin. Pёr mё tepёr ndodhet njё çarje nё pёrfundim. Unё mund tё ndjek proceset nё organizmin tim deri nё procesin qёndror tё trurit tim dhe kёshtu supozimet e mija bёhen mё hipotetike ndёrsa unё i afrohem organit qёndror. Rruga e perceptimit tё jashtёm, pushon me procesin nё tru, mё saktёsisht, me çfarё unё do tё perceptoja nё qoftё se do tё kisha mundёsi tё hetoja trurin me mjetet dhe metodat e fizikёs dhe kimisё. Rruga e perceptimit tё brendshёm fillon me ndijimin dhe vazhdon tё pёrfshijё ndёrtimin e gjёrave nga pёrmbajtja e ndijimeve tё ndryshme. Kur kalimi ndodh nga procesi nё tru, nё ndijim, vazhdimёsia e ndijimeve ndёrpritet.
Shkolla e mendimit e sapo pёrmendur mё sipёr pёrshkruan vetveten si idealizёm kritik, nё kundёrshtim me pikёpamjen e ndёrgjegjes naive e cila e quan atё realizёm naiv. Idealisti kritik gabon nё konsiderimin e disa koncepteve si njё fotografim mendor, ndёrsa pranon tё tjera ekzaktёsisht nё tё njёjtin ndijim, ashtu siç bёn realisti naiv tё cilin ai pretendon ta ketё hedhur poshtё. Ai niset pёr tё provuar se perceptimet tona janё nё fakt fotografime mendore, por pёrmes njё veprimi tё tillё ai pranon nё mёnyrё naive perceptimet e organizmit tё tij sikur ato tё kenё vlefshmёri objektive. Pёr mё tepёr ai nuk arrin tё vёrejё se po ngatёrron dy sfera tё perceptimit midis tё cilave ai s’mund tё gjejё ndёrmjetёsimin.
Idealizmi kritik vetёm mund tё hedhё poshtё realizmin naiv duke pranuar, nё mёnyrё realiste- naive se organizmi i dikujt ka ekzistencё objektive. Moment kur idealisti kritik njeh se perceptimet tё cilat realisti naiv i konsideron sikur kanё vlefshmёri objektive janё ekzaktёsisht si ato tё organizmit tё dikujt, ai nuk mund tё pёrdorё mё tej kёtё tё fundit tё pёrmendur si njё themel tё sigurt. Atij do t’i duhet ta konsiderojё ndёrtimin e tij subjektiv, si njё kompleks tё thjeshtё fotografimesh mendore. Megjithatё, kjo heq mundёsinё e konsiderimit tё botёs qё ne e perceptojmё si njё prodhim tё intelektit njerёzor, sepse kjo do tё thotё tё supozosh se fotografimi mendor "ngjyrё" s’ёshtё asgjё, veçse njё modifikim i fotografimit, mendor "sy".
I ashtuquajturi idealizёm kritik mund tё provohet vetёm duke marrё borxh nga realizmi naiv. Ky i fundit mund tё hidhet poshtё, vetёm duke pranuar, pa provё, supozimet e tij si tё vlefshme nё njё sferё tjetёr.
Mё shumё se gjithçka kjo ёshtё e sigurt; duke imituar mbretёrinё e perceptimeve nuk sjell prova tё idealizmit kritik dhe si pasojё perceptimet nuk janё zhveshur nga vlefshmёria  e tyre objektive. Ёshtё akoma mё pak e justifikuar tё konsiderosh fjalinё: "Bota e perceptuar ёshtё fotografimi im mendor", si njё tё vёrtetё tё qartё e cila nuk kёrkon asnjё provё.
Shopenhauer (filozof gjerman) (1788-1860) e fillon veprёn e tij madhore me kёto fjalё:
"Bota ёshtё pikturimi im mendor- kjo ёshtё njё
e vёrtetё qё vlen pёr tё gjitha krijesat,
ndonёse vetёm njeriu mund ta sjellё atё nё ndёrgjegjen
reflektive dhe abstrakte. Nё qoftё se ai
vёrtetёsisht e bёn kёtё, ai do tё ketё fituar
maturinё filozofike. Do tё jetё e qartё dhe e sigurt
pёr tё se ai nuk njeh as diell as hёnё, por gjithmonё
vetёm njё sy qё shikon njё diell dhe njё dorё qё
ndjen njё tokё; dhe se bota qё e rrethon atё, ёshtё
atje vetёm si pasqyrim mendor, d.m.th. vetёm nё
marrёdhёnie me diçka tjetёr, me atё qё pёrshkruan
pikturon, qё ёshtё vetё personi. Kjo ёshtё e vёrteta e cila
mbi tё gjitha tё tjerat mund tё pohohet a’priori
sepse ёshtё njё deklarim i asaj experience qё ёshtё mё
universal se çdo tjetёr, qё ёshtё e mundshme ose
e imagjinueshme; mё tepёr se sa koha, hapёsira, apo
shkakёsia, sepse ato tё gjitha e presupozojnё atё…"
I gjithё ky pohim shkatёrrohet nga faktet, nёpёr tё cilat ne sapo kemi kaluar; syri dhe dora janё perceptime po aq sa dhe dielli dhe toka. Duke pёrdorur mёnyrёn e vet tё tё shprehurit tё filozofit Shopenhauerit, ne mund tё pёrgjigjeshim se ata sy qё shikojnё diellin dhe ajo dorё qё prek tokёn janё po aq fotografime mendore saç janё edhe dielli edhe toka. Qё ky fakt e fsheh tё gjithё argumentin, kjo ёshtё fare e qartё, sepse fotografimi mendor i diellit dhe tokёs mund tё ishin modifikime vetёm tё njё syri tё vёrtetё dhe jo tё njё dore tё vёrtetё.
Nga pikpamja e idealizmit kritik dikush, megjithatё mund tё flasё vetёm pёr fotografime mendore nё kёtё aspekt.
Idealizmi kritik nuk ёshtё nё gjёndje pёr tё fituar aftёsi depёrtuese nё marrёdhёnien midis perceptimit dhe fotografimit mendor. Ai ёshtё i paaftё pёr tё bёrё dallimin e pёrmendur mё sipёr, midis asaj qё ndodh tek perceptimi ndёrsa ai perceptohet dhe tё asaj qё duhet tё jetё e brendёshme nё tё, para se tё perceptohet. Ne duhet tё gjejmё njё rrugё tjetёr pёr t’iu afruar kёsaj çёshtje.








===============

Kapitulli 5

Pёrfitimi i dijes pёr botёn

Gjykimet e lartpёrmendura tregojnё se ёshtё e pamundur tё provosh me anё tё shqyrtimit pёrmbajtjen e perceptimeve tona qё ato janё figura mendore. Prova supozohet tё vendoset duke treguar se nё qoftё se procesi i perceptimit ndodh sipas supozimeve tё realitetit naiv nё lidhje me ndёrtimin tonё fiziologjik e psikologjik, atёherё ne nuk do tё merremi me vetё sendet, por me figurat tona mendore tё tyre. Megjithatё ne gjejmё se kur realizmi naiv nё mёnyrё konstante mendohet pёrmes tij, çon nё rezultate tё cilat drejtpёrsёdrejti kundёrshtojnё ato supozime; prandaj ato duhet tё hidhen tej si njё themel i papёrshtatёshёm mbi tё cilin mund tё ndёrtohet njё pikёpamje botёrore.
Sigurisht qё ёshtё e papranueshme tё hedhёsh poshtё supozimet e megjithatё tё pranosh si me vlerё çfarё del prej tyre, ashtu siç bёn kritiku, idealist, kur ai pёrdor shqyrtimin e pёrshkruar mё sipёr si provё tё pohimit:
" Bota ёshtё figura ime mendore". (Eduart Von Hartman jep njё vlerёsim tё detajuar tё kёsaj linje tё argumentit).
E vёrteta e idealizmit kritik ёshtё njё gjё, lindja e provёs sё saj ёshtё diçka tjetёr. Se si ajo qёndron me tё parёn do tё bёhet e qartё me zhvillimin e diskutimit tonё, por lindja e provёs sё saj ёshtё zero. Nё qoftё se njё njeri ndёrton njё shtёpi dhe kati i parё rrёzohet mbasi tё jetё ndёrtuar i dyti, atёherё edhe ky i fundit do tё rrёzohet gjithashtu.
Idealizmi kritik lidhet me realizmin naiv ashtu siç lidhen dy katet e pёrshkruara mё sipёr.
Pёr dikё qё mbron pikёpamjen se bota e perceptuar ёshtё njё figurё e sjellё ndёr mend prej gjёrave tё pajohura, problem i njohjes natyrisht qё do tё merret nё konsideratё jo pёrmes figurave, por me gjёrat e panjohura tё cilat presupozohet se ekzistojnё tej kapjes prej ndёrgjegjes sonё. Ai do tё pyesё sa mund tё mёsohet prej tyre nё mёnyrё indirekte pёrderisa ato nuk janё tё dukshme karshi vёshtrimit tё drejtpёrdrejtё. Nga kjo pikёpamje ai ёshtё i interesuar jo me lidhjen e brendёshme tё perceptimeve te tij tё ndёrgjegjshme-qёkurse nё pikpamjen e tij ato zhduken qё nё momentin kur shqisat e tij nuk ju janё kthyer atyre-por me shkaqet e tyre tё cilat kalojnё ndёrgjegjen e tij dhe ekzistojnё pavarёsisht prej tij.
Sipas kёsaj pikёpamje ndёrgjegja jonё vepron si njё pasqyrё prej sё cilёs figurat e gjёrave specifike zhduken nё momentin kur sipёrfaqja e saj reflektuese nuk ёshtё e kthyer drejt tyre.
Nё qoftё se nuk i perceptojmё vetё gjёrat, por vetёm pasqyrimet e tyre, atёherё ne duhet tё mёsojmё rreth tyre nё mёnyrё indirekte duke nxjerrё konkluzione prej sjelljes sё pasqyrimit tё tyre. Ky ёshtё kёndvёshtrimi qё shkenca moderne adapton kur ajo i pёrdor perceptimet vetёm si pёrpjekjen e fundit pёr tё pёrfituar informacion rreth proceseve materialeve mbrapa tyre, tё cilave, vetёm ajo i atribuon ekzistencёn reale.
Nё qoftё se si kritik realist njё filozof s’e pranon fare ekzistencёn reale, atёherё kёrkimi i tij pёr dije pёrmes mjetit tё figurave mendore do tё drejtohet vetёm drejt asaj ekzistence. Interesi i tij kapёrcen botёn subjektive tё figurave mendore dhe pёrqёndrohet mbi atё e cila i prodhon ato.
Idealisti kritik mund tё shkojё aq larg sa tё thotё se ne jemi tё kufizuar brenda botёs sonё tё figurave mendore prej tё cilave s’mund tё dilet.
Nё qoftё se unё mendoj se ekziston diçka tej figurave tё mija mendore, ky mendim pёrsёri s’ёshtё gjё tjetёr veçse njё figurё mendore.
Njё idealist i kёtij lloji gjithsesi ose do mohojё sendin nё vetvete, ose sё paku do tё thotё se ai nuk ka fare rёndёsi pёr qёniet njerёzore dhe meqё ne nuk mund ta njohim atё do tё ishte mirё tё mos ekzistonte.
Pёr kёtё lloj kritiku idealist e gjithё bota duket si njё ёndёrr nё pamje tё sё cilёs e gjithё pёrpjekja pёr tё njohur duket e pakuptimtё. Nё pikpamjen e tij ekzistojnё vetёm dy lloje njerёzish: ata tё cilёt janё viktima tё iluzionit se figurat e ёndёrrёs sё tyre janё realitet dhe tё zgjuarit tё cilёt shikojnё pёrmes asgjёshmёrisё tё botёs sё ёndёrruar dhe gradualisht humbasin tё gjithё dёshirёn pёr t’i sjellё shqetёsime vetvetes rreth saj. Nga kjo pikёpamje qoftё edhe njё personalitet mund tё bёhet njё figurё e thjeshtё ёndёrre. Ashtu sikundёrse gjatё gjumit shfaqen midis figurave tё ёndёrrave tona, njё figurё e vetes sonё, po ashtu edhe nё ndёrgjegjen e zgjuar figura mendore e unit tё dikujt i shtohet figurave mendore tё botёs sё jashtme. Çfarё na takon neve nё ndёrgjegjen tonё nuk ёshtё uni ynё i vёrtetё po vetёm njё figurё mendore e unit tonё. Nё qoftё se ekzistenca e gjёrave mohoet, apo sё paku mundёsia pёr tё njohur ato, atёherё ekzistenca apo sё paku dija e njё personaliteti tё caktuar duhet gjithashtu tё mohoet. Kjo e çon kritikun idealist nё pёrfundimin se: " I gjithё realiteti shpaloset nё njё ёndёrr e cila varet sё bashku me tё nё vetё ёndёrr".
Nёse ai paraqet figurat e tij mendore pёr njё pjesё realiteti, apo presupozon se s’ka asgjё mbas kёsaj ёndёrre, dikush qё beson se tёrёsia e jetёs s’ёshtё gjё tjetёr veçse njё ёndёrr duhet tё humbasё tё gjithё interesin shkencor nё tё. Megjithatё ndёrsa i gjithё mёsimi do tё ishte  i pakuptimtё pёr dikё qё shikon tё gjithё universin e pranueshёm tё lidhur mё ёndёrra, pёr ata qё besojnё se mund tё nxjerrin konkluzione mbi sendet prej figurave tё tyre morale, shkenca do tё konsistojё nё njё shtjellim tё kёtyre " gjёra-nё-vetvete". E para e kёtyre pikёpamjeve mund tё klasifikohet si iluminizёm i plotё, e dyta quhet realizёm kalimtar me pёrfaqёsuesin e shquar Eduart Von Hartman.
Bashkё me realizmin naiv tё dyja pikёpamjet kёrkojnё pёrmes perceptimeve investiguese qё tё vendosin njё pikёmbёshtetje nё botё, por brenda kёsaj mbretёrie nuk mund tё gjindet asnjё pikё e sigurt.
Pёr adhuruesin e realizmit kalimtar pyetja thelbёsore duhet tё jetё: "Si Uni prodhon prej vetvetes figurat mendore?” Njё pёrpjekje e zellshme pёr dije akoma mund tё ndizet, nxitet, ngjallet pёr njё botё tё figurave mendore-edhe nё qoftё se ajo zhduket sapo tё mbyllim ne shqisat tona karshi botёs sё jashtme-pёr aq sa ajo ёshtё mjeti pёr tё kundruar indirekt botёn e Unit nё vetvete.
Nё qoftё se gjёrat qё ne pёrjetojmё do tё ishin vetёm figura mendore, jeta e pёrditshme do tё ishte si njё ёndёrr dhe njohja e situatёs sё vёrtetё si njё zgjim. Kur ne ёndёrrojmё, figurat na interesojnё neve pёr aq kohё sa ne jemi duke ёndёrruar dhe pёr pasojё ne nuk i njohim ato si ёndёrra.
Nё momentin qё ne ngrihemi ne nuk kёrkojmё pёr lidhje tё brendёshme tё figurave tё ёndёrrave tona, por mё tepёr pёr kushtet fizike, fiziologjike ose psikologjike qё i shkaktoi ato. Nё mёnyrё tё ngjashme njё filozof, i cili e konsideron botёn si tё ishte njё figurё nё mёndjen e tij nuk ёshtё i interesuar tё dijё se si janё tё ndёrlidhura detajet. Nё qoftё se ai nuk e lejon fare ekzistencёn e unit, ai nuk do tё pyesё se si figurat e tij mendore janё tё lidhura reciprokisht, por, çfarё ndodh nё shpirtin qё ekziston pavarёsisht prej tij ndёrkohё qё njё seri e figurave mendore kalojnё pёrmes ndёrgjegjes sё tij.
Nё qoftё se unё ёndёrroj se po pi verё e cila mё djeg fytin dhe zgjohem duke kollitur, atёherё nё momentin qё zgjohem unё pushoj sё qёni i interesuar nё vetё ёndёrrёn. Tani mua mё intereson vetёm procesi fiziologjik dhe psikologjik me anё tё tё cilit irritimi qё shkaktoi kollitjen erdhi simbolikisht i shprehur me njё figurё ёndёrre.
Nё tё njёjtёn mёnyrё nёse filozofi ёshtё i bindur pёr karakterin e figurёs tё botёs sё dhёnё ai do tё kthehet prej saj nё shpirtin real qё ekziston mbrapa tij. Gjёrat janё mё serioze nё qoftё se pasuesi i iluzionit mohon gjithёsesi ekzistencёn e njё uni ne vetvete pas figurave mendore, ose sё paku quan atё tё pamundshme pёr t’u njohur. Ёshtё e lehtё tё drejtohesh pёr tek njё pikёpamje e tillё duke parё se ne kemi nё kontrast mё ёndёrrimin gjёndjen e zgjimit nё tё cilёn ёshtё e mundshme tё njohёsh ёndrrёn si tё tillё duke lidhur atё me gjёrat aktuale, por nuk ekziston asnjё gjёndje nё tё cilёn ne tё kemi njё marёdhёnie tё ngjashme me jetёn tonё tё zgjuar tё ndёrgjegjshme.
Kjo pikёpamje nuk arrin tё shohё se ekziston diçka e cila ёshtё nё fakt e mbёshtetur tek perceptimi i thjeshtё, ashtu sikundёrse pёrjetimi i zgjimit ёshtё i mbёshtetur nё ёndёrrimin. Kjo diçka ёshtё mendimi.
Qёnia njerёzore naive nuk mund tё ngarkohet me faj pёr shkak tё mungesёs sё forcёs depёrtuese tё cilёs i referohemi kёtu. Ai e pranon botёn ashtu siç e gjen dhe i konsideron gjёrat si reale nё sensin qё ai i pёrjeton ato. Megjithatё hapi i parё i kёsaj pikёpamje mund tё jetё vetёm pyetja: " Si lidhet mendimi me perceptimin?" Nёse vazhdon ose jo tё ekzistojё perceptimi si i dhёnё nё tё njёjtёn formё mbasi unё e kam pёrshkruar atё nё çdo rast vetёm pёrmes ndihmёs sё mendimit unё mund tё them diçka tё lidhur. Nё qoftё se unё them se bota ёshtё figura ime mendore, unё kam shprehur rezultatin e njё procesi tё menduar dhe nё qoftё se mendimi nuk ёshtё i zbatueshёm pёr botёn atёherё ky rezultat ёshtё i gabuar. Mendimi shket midis perceptimit dhe çdo pohimi rreth tij.
Ne tashmё kemi diskutuar pse ne zakonisht nuk e vemё re mendimin. Kjo vjen prej faktit se vёmёndja jonё ёshtё e drejtuar vetёm drejt objektit rreth tё cilit ne jemi duke menduar dhe jo njёkohёsisht drejt mendimit. Ndёrgjegja naive e trajton mendimin si diçka qё s’ka lidhje me sendet, si diçka qё qёndron mbi sendet dhe i ka ndёrmend ato. Figura qё mendimtari ndёrton mbi fenomenin e botёs nuk konsiderohet se i pёrket atyre, por se ekziston vetёm nё kokёn e njeriut. Bota me gjithё pёrmbajtjen dhe forcat e saj supozohet se mund tё jetё e pёrfunduar dhe e plotёsuar pa kёtё figurё dhe prej kёsaj bote tё gatshme njeriu ndёrton njё imazh pёr vetveten. Ata qё mendojnё kёshtu duhet tё pyeten: Çfarё tё drejte keni ju tё deklaroni botёn tё qenё e plotёsuar pa mendimin? A nuk e prodhon bota mendimin nё kokёn e njerёzve me tё njёjtёn domosdoshmёri ashtu siç prodhon lulёzimin dhe bimёt?
Vendos njё farё nё tokё; rrёnja dhe kёrcelli do rriten, gjethet dhe lulet do tё shpalosen. Vendoseni lulen para vetes dhe ajo do ta lidhi vetvetn me njё koncept tё caktuar nё mёndjen tuaj. Pse duhet ky koncept t’i pёrkasё mё pak bimёs nё tёrёsi sesa gjethes dhe lulёzimit?
Ju thoni se gjethet ekzistojnё atje pa njё subjekt perceptues, ndёrsa koncepti nuk shfaqet derisa njё qёnie njerёzore t’i afrohet bimёs. Tepёr e vёrtetё; por as gjethet as lulёzimi s’do tё vinin tek bima pa qёnё dheu ku u vendos fara dhe drita dhe ajri tek tё cilёt mbёshtetet shpalosja e tyre. Nё tё njёjtёn mёnyrё koncepti vetёm ngrihet kur bima del para njё ndёrgjegje qё mendon.
Ёshtё arbitrare tё konsiderosh sasinё e kёtyre aspekteve tё cilat pёrjetohen pёrmes perceptimit si totalitet, si send i kompletuar dhe tё konsiderosh çfarё paraqitet pёrmes kundrimit tё mendimit si diçka thjesht si shtojcё e cila s’ka lidhje me vetё sendin. Nё qoftё se unё marr sot njё burbuqe trёndafili figura qё ajo i jep perceptimit tim ёshtё e kufizuar. Nё qoftё se unё do ta vendos atё nё ujё, tё nesёrmen ajo do tё mё japё njё figurё krejt tjetёr. Nё qoftё se unё do ta kundroj kёtё burbuqe trёndafili pa ndёrprerje unё do tё shoh gradualisht ndryshimin e gjёndjes sё saj tё sotme nё atё tё nesёrme pёrmes njё numri tё pafund skenash. Çfarё ёshtё nё proces vazhdimёsie nё momente tё dhёna paraqet vetёm njё aspekt tё rastёsishёm tё qёnies sё vet totale.
Nё qoftё se unё nuk do tё vendos trёndafilin nё ujё njё numёr i madh gjёndjesh tё tij nuk do tё zhvillohen, mundёsitё e tё cilave ishin nё tё, trashёgueshme nё tё ose unё do tё ndalohem tё nesёrmen pёr tё parё lulёzimin e mёtejshёm dhe kёshtu do tё kisha njё figurё jo tё plotё.
Ёshtё njё mendim abstrakt dhe keqtrajtues qё deklaron aspektin e diçkaje tё paraqitur nё njё moment tё rastёsishёm pёr tё qenё send.
Njёsoj ёshtё e pranueshme tё deklarosh sasinё e tipareve tё perceptueshme tё njё sendi pёr tё qёnё realiteti i tij i plotё. Mund tё jetё gjithashtu e mundshme pёr njё shpirt tё marrё konceptin sё bashku, dhe nё tё njёjtёn kohё me perceptimin. Kurrё s’do tё ndodhte pёr njё qёnie tё tillё qё koncepti tё mos jetё pjesё e pandashme e objektit. Ai do t’i atribuonte atij njё ekzistencё padukshmёrisht tё lidhur me objektin.
Mё lejoni tё sqarohem mё gjatё pёrmes njё shembulli. Nё qoftё se unё hedh njё gur horizontalisht nё ajёr, unё e vёrej atё nё shumё pozicione tё ndryshme tё lёvizjes dhe arrij t’i lidh tё gjitha kёto pika pёr tё formuar njё vijё. Prej matematikёs unё njoh shumё vija tё ndryshme dhe midis tyre parabolёn. E di se parabola formohet kur njё pikё lёviz nё pёrputhje me njё ligj tё caktuar.
Nё qoftё se unё vёzhgoj kushtin nё tё cilin lёviz guri, unё gjej se rruga e pёrshkruar ёshtё identike me vijёn tё cilёn unё e njoh si njё parabolё.
Qё guri lёviz nё njё parabolё ёshtё rezultat i kushteve tё dhёna dhe i ndjekur prej tyre prej domosdoshmёrisё. Forma parabolike i pёrket fenomenit tё plotё po aq shumё sa çdo tipar tjetёr i tij.
Qёnia e pёrshkruar si mё sipёr e cila s’ka nevojё pёr dredhinё e mendimit do tё gjente jo vetёm njё vazhdimёsi tё aspekteve vizuale nё pika tё ndryshme, por bashkuar me tё gjithё ndodhinё, formёn parabolike tё rrugёs tё cilёn ne ia shtojmё fenomenit pёrmes mendimit.
Nuk ёshtё pёr shkak tё objekteve qё ne i gjejmё ato sё pari pa konceptet e tyre korresponduese, por pёr mёnyrёn se si ёshtё ndёrtuar tёrё qёnia jonё. Intelekti ynё funksionon nё njё formё tё tillё qё elementёt qё pёrbёjnё realitetin vijnё tek ne nga dy anё: prej perceptimit dhe mendimit.
S’ka tё bёjё me sendet fakti se si jam ndёrtuar unё pёr tё fituar dijen mbi to. Ndarja midis perceptimit dhe mendimit bёhet prezent vetёm nё momentin qё, unё, vёshtruesi qё mendoj vihem pёrballё objekteve. Cilёt element ju takojnё dhe cilёt nuk ju takojnё objekteve nuk mund tё varen nё asnjё mёnyrё nga mёnyra sipas sё cilёs unё arrij nё njohjen e kёtyre elementёve.
Njeriu ёshtё njё qёnie e kufizuar; sё pari, ai ёshtё njё qёnie midis qёniesh tё tjera. Ekzistenca e tij i takon hapёsirёs dhe kohёs, prandaj ёshtё gjithmonё njё seksion i kufizuar i universit  tё pёrgjithshёm qё i ёshtё dhёnё atij.
Por ky seksion i kufizuar e lidh vetveten nё tё gjitha drejtimet, si nё hapёsirё dhe nё kohё me tё gjitha seksionet e tjera. Nё qoftё se ishte kaq e lidhur me gjёrat qё sidoqё ndodhin nё univers do tё ndodhin tek ne, s’do tё kishte ndryshim midis nesh dhe gjёrave tё tjera; por atёherё as pёr ne, s’do tё kishte asnjё send individual. Tё gjitha proceset do tё kalonin nga njёri tek tjetri. Kozmosi do tё ishte njё realitet i njёjtё totalisht i mbyllur nё vetvete pa tё çarё nё rrjedhёn e ngjarjeve. Ёshtё pёr shkak tё kufizimeve tona qё gjёrat dalin para nesh sikur tё ekzistonin veçmas, kur nё fakt ekzistenca e tyre s’ёshtё aspak e ndarё. Pёr shembull cilёsia e sё kuqes askund nuk mund tё gjendet e izoluar; nga tё gjitha anёt ajo ёshtё rrethuar prej cilёsish tё tjera tё cilave ajo vetё ju pёrket dhe pa tё cilat nuk do tё mund tё ekzistonte . Megjithatё pёr ne ёshtё e nevojshme tё ndajmё seksionet nga pjesa tjetёr e botёs dhe t’i konsiderojmё ato me vete.
Prej shumёllojshmёrisё sё ngjyrave syri ynё mund tё kapё vetёm ngjyra tё veçanta njёra pas tjetrёs; prej sistemit konceptual koherent kuptimi ynё mund tё kapё vetёm koncepte tё veçanta njёri pas tjetrit. Veçimi ёshtё njё veprim subjektiv pёr shkak tё faktit se njeriu nuk ёshtё identik me procesin botёror, por ёshtё njё qёnie midis qёniesh. Nё kёtё pikё ёshtё tepёr e rёndёsishme tё pёrcaktosh pozicionin qё ne zemё nё raport me qёniet e tjera.
Ky pёrcaktim duhet tё dallohet nga tё qёnurit thjesht tё vetёdijshёm tё vetes sonё. Kjo e fundit bazohet mbi perceptimin tamam ashtu sikundёr vetёdija jonё pёr çdo gjё tjetёr. Vetёperceptimi shpalos para meje njё numёr cilёsish tё cilat unё i kombinoj nё unitetin e personalitetit tim, ashtu siç kombinoj cilёsitё e tё verdhёs metalikes, ashpёrsisё, etj, nё bashkёsinё e "artit". Vetёperceptimi nuk mё shpie mua pёrtej mbretёrisё tё asaj qё mё pёrket mua. Ky vetёperceptim duhet tё dallohet nga vetёpёrcaktimi pёrmes mendimit. Ashtu si unё pёrmes mendimit bashkoj njё perceptim individual tё botёs sё jashtme nё pёrmbajtjen e botёs si njё tёrёsi, po ashtu pёrmes mendimit unё bashkoj perceptimet e vetvetes nё procesin botёror.
Vetёpreceptimi mё kufizon mua brenda kufijsh tё caktuar; mendimi im s’ka tё bёjё fare me kёta kufij. Nё kёtё sens unё jam njё qёnie e dyanshme. Unё i bashkangjitem sferёs tё cilёn e perceptoj si presonalitetin tim, por unё gjithashtu jam bartёs i njё aktiviteti i cili nisur nga njё shkallё mё e lartё pёrcakton ekzistencёn time tё kufizuar. Mendimi ynё nuk ёshtё individual, ashtu siç ёshtё ndijimi ynё dhe ndjenja, ai ёshtё universal. Mendimi ynё merr njё ngjyrim personal tek çdo qёnie pёrmes faktit se ai lidhet me ndjenjat dhe ndijimet e veçanta tё personit. Pёr shkak tё kёtyre ngjyrimeve individuale tё mendimit universal, njerёzit ndryshojnё nga njёri tjetri. Ekziston vetёm njё koncept i vetёm "Trekёndёsh". Ёshtё tepёr e parёndёsishme pёr pёrmbajtjen e kёtij koncepti nёse ai fitohet nё ndёrgjegjen e X-it apo Y-it. Megjithatё, ai do tё merret vesh prej secilit individualisht.
Ky mendim del nё konflikt me njё paragjykim tё rёndomtё i cili ёshtё tepёr i vёshtirё pёr t’u kapёrcyer. Njё paramendim i cili mbyll forcёn depёrtuese tё konceptit tё trekёndёshit tё cilin koka ime e kap ёshtё i njёjti koncept me atё qё kap koka e komshiut tim.
Personi naiv e quan veten si tё jetё krijuesi i kёtij koncepti, prandaj ai beson se çdo person ka konceptet e veta. Ёshtё njё kёrkesё thelbёsore e mendimit kapёrcimi i kёtij paragjykimi. Koncepti i pandashёm "trekёndёsh" nuk bёhet njё mori nё qoftё se ai mendohet njёheresh prej shumё vetёsh sepse mendimi i kёsaj shumice ёshtё vetё njё bashkёsi. Nё mendim ne kemi elementin i cili shkrin sё bashku individualitetin tonё tё veçantё me kozmosin. Atje ne pёrjetojmё dhe ndiejmё (dhe gjithashtu perceptojmё) se ne jemi realitete tё veçantё, pёr aq kohё sa ne mendojmё, ne jemi qёnia e vetme qё parashikon çdo gjё.
Kjo ёshtё arsyeja e thellё pёr natyrёn tonё tё dyfishtё; ne shohim brenda vetvetes njё forcё absolute, njё forcё e cila ёshtё universale, por ne e njohim atё jo sikur ajo tё dilte prej mesit tё botёs, por mё tepёr nga njё pikё nё periferi. Nёse ishte e para, ne do tё dinim zgjidhjen e tё gjithё universit nё momentet qё do tё bёheshim tё vetёdijshёm. Megjithatё ndёrsa ne jemi nё njё pikё nё periferi dhe e gjejmё ekzistencёn tonё tё kufizuar brenda limitesh tё caktuara, ne duhet tё mёsojmё rreth mbretёrisё qё shtrihet tej qёnies sonё pёrmes ndihmёs sё mendimit i cili shtrihet tek ne nga ekzistenca universale.
Shtytja pёr dije lind tek ne sepse mendimi ynё arrin tej ndarjes sonё dhe e lidh veten mё ekzistencёn e botёs universal. Qёniet pa mendim nuk e pёrjetojnё kёtё shtytje.
Ndeshja e tyre me gjёra tё reja nuk i jep rrugё pyetjeve; kёto gjёra tё tjera mbeten tё jashtme pёr qёnie tё tilla, ndёrsa tek njё qёnie qё mendon konceptet lindin kur ajo pёrballet me njё send tё jashtёm. Koncepti ёshtё ajo pjesё e sendit tё cilin ne e marrim jo nga jashtё, por nga brenda .Marrёveshja, bashkimi i dy elementёve, tё brendshmit dhe tё jashtmit plotёsohet pёrmes dijes.
Prandaj perceptimi nuk ёshtё diçka e pёrfunduar dhe e mbyllur nё vetvete, por ёshtё vetёm njёra anё e realitetit total, nga ana tjetёr ёshtё koncepti. Njohja ёshtё sinteza e konceptit dhe e perceptimit; vetёm tё dyja sё bashku pёrbёjnё tё gjithё sendin. Diskutimi paraprirёs paraqet provёn se ёshtё e pamundur tё gjesh njё element tё pёrbashkёt nё realitetet e botёs individuale ndryshe nga pёrmbajtja ideale e paraqitur pёrmes mendimit. Tё gjitha pёrpjekjet pёr tё gjetur njё element universal ndryshe nga pёrmbajtja ideale koherente tё cilёn e pёrftojmё pёrmes kundrimit tё mendimit tё perceptimeve tona dёshtojnё. Asnjё perёndi njerёzor personal, asnjё forcё apo çёshtje, asnjё dёshirё e pakuptimtё (Shopenhauer) nuk do tё ishte e vlefshme pёr ne si element botёror njёsie. Tё gjitha parimet e tjera i pёrkasin njё sfere tё mbyllur tё perceptimit tonё.  Personalitetet njerёzore tё kufizuar ne i perceptojmё vetёm nё veten tonё, forcёn dhe materien nё gjёrat e jashtme. Pёr sa i pёrket dёshirёs ne e pёrceptojmё atё vetёm si njё shprehje tё aktivitetit tё personalitetit tonё tё kufizuar. Shopenhauer dёshiron tё mёnjanojё  bёrjen e mendimit "abstrakt" mbartёsin e elementit tё njёsisё botёrore, dhe e kёrkon atё nё vend tё diçkaje e cila pёr tё paraqitet si njё realitet i drejtpёrdrejtё. Ky filozof beson se ne kurrё nuk do t’i afrohemi botёs pёr aq kohё sa do ta konsiderojmё atё si njё botё tё jashtme.
Nё faktin aktual kuptimi i kёrkuar pёr botёn e cila pёrballet
me mua thjesht si njё figurё mendore, ose e kalimit nga çfarё
ёshtё figurё mendore e njohjes sё subjektit, nё çfarёdolloj
tjetёr qё mund tё jetё pёrveç nuk mund tё gjendet kurrё nё
qoftё se vetё kundruesi s’do tё ishte mё shumё se njё subjekt
i pastёr njohёs ( njё ёngjёll me krahё pa trup). Por ai i ka
rrёnjёt nё atё botё, ai e gjen veten nё tё si njё individ.
Kjo nёnkupton se dija e tij e cila ёshtё mbartёse e tёrё
botёs si figurё mendore, gjithmonё jepet pёrmes mjetit tё trupit,
dhembshuritё e tё cilit janё, siç e kemi treguar; pika e
fillimit nga tё cilat intelekti krijon njё pikёpamje mbi botёn.
Pёr subjektin njohёs pastёrtisht si tё tillё, ky trup ёshtё njё figurё mendore si dhe çdo tjetёr, njё objekt midis objektesh, lёvizjet e tij, veprimet e tij janё tё ditura pёr tё saktёsisht nё tё njёjtёn mёnyrё si edhe ndryshimet tek tё gjithё objektet e tjera tё perceptuara dhe do tё ishte po aq e çuditshme dhe e pakuptimtё pёr tё nё qoftё se kuptimi i tyre nuk i shpalosej atij nё njё mёnyrё tёrёsisht tjetёr…Pёr subjektin njohёs i cili paraqitet si individ pёrmes identitetit tё tij me trupin, i cili pёrcaktohet nё dy mёnyra tёrёsisht tё ndryshme: njёherё si figurё mendore nё kuptimin intelektual d.m.th. si objekt midis objekteve tё tjera, dhe i nёnshtruar karshi ligjeve tё tyre, por nё tё njёjtёn kohё nё njё mёnyrё krejt ndryshe, tё quajtur, si ajo e cila njihet nga çdo njeri dhe thirret me emrin, dёshirё.
Çdo veprim i vёrtetё i dёshirёs ёshtё menjёherё dhe sigurisht njё lёvizje trupit; dikush nuk do tё mund tё dёshirojё vёrtetёsisht diçka pa e perceptuar atё nё tё njёjtёn kohё edhe si lёvizje tё trupit. Akti i dёshirёs dhe veprimi i trupit nuk janё dy gjёra objektivisht tё njohura pёr tё qёnё tё ndryshme dhe tё bashkuara nga detyrimi i shkakёsisё, marrёdhёnia e tyre nuk ёshtё ajo e shkakut dhe e pasojёs; ato janё njё dhe vetёm njё gjё; por tё dhёna nё dy mёnyra tё ndryshme; njёherё krejt direkt dhe njёherё tjetёr nё kuptimin intelektual.
Shopenhaueri i beson vetes tё ketё tё drejtёn pёrmes kёtyre argumenteve pёr tё parё nё trupin njerёzor "objektivitetin e dёshirёs". Nё opinionin e tij çdokush ndien nё aktivitetet e trupit njё realitet tё menjёhershёm, sendin nё vetvete nё realitet.
Kundёr kёtyre argumentave duhet cilёsuar se aktivitetet e trupit tonё vetёm vijnё nё ndёrgjegjen tonё pёrmes vetёperceptimeve dhe perceptimet qё ne fitojmё tё vetvetes nuk janё nё asnjё mёnyrё superiore me perceptimet  e tjera. Ne vetёm mund tё njohim natyrёn e tyre reale pёrmes kundrimit mendues, d.m.th. duke i shkrirё ato nё sistemin ideal tё ideve dhe koncepteve tona. Opinioni se mendimi ёshtё abstrakt ёshtё rrёnjosur tepёr thellё nё ndёrgjegjen naive tё njerёzimit, pa ndonjё pёrmbajtje reale. Nё pёrgjithёsi ai jep njё figurё pasqyre "ideale" tё botёs, por asgjё nga vetё bota. Ky gjykim mund tё vijё vetёm nga njё dikush i cili kurrё nuk i ka bёrё tё qartё vetvetes se çfarё ёshtё njё perceptim pa konceptin. Le ta vёshtrojmё nё mbretёrinё e preceptimeve tё mirёfillta: duket si njё krahasim nё hapёsirё, si njё radhё kohe, si njё rrёmujё detajesh tё palidhura. Asnjё nga gjёrat qё lindin dhe zhduken nё sfondin e perceptimeve s’kanё lidhje tё drejtpёrdrejtё me njёri-tjetrin. Bota ёshtё njё shumё objektesh me vlerё tё barabartё; asnjё nuk luan njё rol mё tё rёndёsishёm se tjetri nё nxitimin dhe rrёmujёn e botёs. Nё qoftё se ne duam tё qartёsohemi nёse ky apo ai fakt ka rёndёsi mё tё madhe sesa njё tjetёr, atёherё ne duhet t’i drejtohemi mendimit. Pa funksionimin e mendimit, njё organ rudimental i njё kafshe, i cili s’ka asnjё rёndёsi pёr jetёn e saj, do tё paraqitej i barabartё nё vlera me gjymtyrёn e saj mё tё rёndёsishme.
Rёndёsia e vёrtetё e fakteve tё veçuara, sё bashku, pёr vetveten dhe botёn, lind vetёm atёherё kur mendimi i thur fijet e veta nga njё realitet nё tjetrin. Ky aktivitet i mendimit ёshtё plot pёrmbajtje, ёshtё vetёm pёrmes njё pёrmbajtje tё caktuar konkrete qё unё mund tё njoh pse njё kёrmill i pёrket botёs sё organizmave tё njё shkalle tё ulёt krahasuar me luanin. Pamja e thjeshtё, perceptimi i thjeshtё, s’mё japin mua asnjё pёrmbajtje qё mund tё tregonte pёr mua shkallёn e perfeksionimit tё organizmit.
Mendimi e sjell kёtё pёrmbajtje tek perceptimi nga idetё dhe konceptet e botёs sё njeriut.
Nё dallim me pёrmbajtjen e perceptimit i cili na jepet neve jashtё, pёrmbajtja e mendimit shkёlqen nga qёnia e brendёshme e njeriut. Formёn nё tё cilёn ai shfaqet fillimisht ne do ta quajmё intuitё. Intuita ёshtё pёr mendimin ashtu siç ёshtё perceptimi pёr objektin e perceptimit. Intuita dhe perceptimi janё burimet e njohjes sonё. Njё objekt i perceptuar ёshtё i pakuptueshёm pёr aq kohё sa ne nuk kemi brenda vetes intuitёn korresponduese, e cila i shtohet realitetit, asaj pjese, qё mungon nё objektin e perceptimit. Realiteti i plotё i gjёrave mbetet i pakapshёm pёr dikё tё cilit i mungon aftёsia pёr tё gjetur intuitat qё iu korrespondojnё atyre.
Ashtu sikundёrse ai qё ёshtё i verbёr para ngjyrave dhe dallon vetёm ndryshimet e ndriçimit, pa cilёsitё e ngjyrave, po ashtu dikush tjetёr qё s’ka intuitё shikon vetёm fragmentet e palidhura tё objekteve tё perceptimit.
Pёr tё shpjeguar diçka dhe pёr ta bёrё atё mё tё kapshme do tё thotё ta vendosёsh atё nё atё pёrmbajtje prej sё cilёs ajo vetё ёshtё copёtuar, sepse ne jemi ndёrtuar ashtu siç ёshtё pёrshkruar mё sipёr. Asgjё nuk ekziston e ndarё nga bota si tёrёsi. Tё gjitha ndarjet janё thjesht vetёm tё njё rёndёsie subjektive; pёr ne bota ndahet nё lart e poshtё, para dhe pas, shkak dhe pasojё, send dhe figurё mendore, materie dhe forcё, objekt dhe subjekt etj. Ajo çfarё vjen pёrmes perceptimesh pёr tё na takuar ne si objekte tё ndara, bёhet gradualisht e kombinuar pёrmes njёsisё koherente botёrore tё intuitive tona. Ne bashkojmё edhe njё herё pёrmes mendimit atё çfarё nё fillim ndamё pёrmes perceptimit. Arsyeja qё gjёrat paraqiten tё panjohura ёshtё sepse ato shkaktohen tё izoluara. Ky ёshtё megjithatё veprimi ynё dhe mund tё anullohet brenda botёs konceptuale.
Asgjё nuk jepet drejtpёrsёdrejti pёrveç se pёrmes perceptimit dhe mendimit. Lind pyetja: "Çfarё rёndёsie ka objekti i perceptimit brenda linjёs sё mendimit tonё"? Ne kemi njohur dhe ёshtё e vёrtetё se ajo çfarё ofron idealizmi kritik si provё, sipas sё cilёs natyra e perceptimeve ёshtё subjektive, nuk qёndron shembet. Por ajo nёnkupton domosdoshmёrisht se çfarё ai pohon ёshtё e gabuar. Prova e sjellё nga idealizmi kritik nuk bazohet nё natyrёn absolute tё mendimit, por nё faktin se kur realizmi naiv ndiqet nё pёrfundimin e vet logjik ai e fshin vetveten. Si qёndron çёshtja kur njihet absolutizmi i mendimit?
Le tё supozojmё se njё objekt i caktuar i perceptimit, e kuqja pёr shembull, shfaqet nё ndёrgjegjen time. Shqyrtimi i mёtejshёm do ta tregojё kёtё perceptim tё lidhur me objekte tё tjera perceptimi tё tilla si ai i prekjes, i formёs sё pacaktuar, i njё temperature tё caktuar etj. Njё kombinim i tillё perceptimesh ёshtё pёr mua njё objekt qё s’i pёrket botёs sё ndijimit. Unё mund tё vazhdoj tё pyes: "çfarё gjё tjetёr ka nё atё seksion tё hapёsirёs nё tё cilin ata shfaqen pёrreth objekteve tё perceptimit tё sapopёrmendura"?
Atje unё gjej procese mekanike, kimike e tё tjera. Unё mund tё shkoj mё tej dhe tё hetoj proceset qё gjenden rrugёs nga objekti deri tek shqisat. Atje gjej lёvizjet nё njё mjet elastik, natyra e tё cilave s’ka asgjё tё pёrbashkёt me objektet e perceptimit origjinal dhe gjej tё njёjtin rezultat nё qoftё se vazhdoj tё hetoj kalimin e mёtejshёm nga shqisa nё tru. Nё tё gjitha kёto sfera unё grumbulloj objekte tё reja perceptimi, por mjeti qё i lidh dhe ndёrthur midis tё gjitha objekteve tё perceptimit e qё qёndron pranё nё hapёsirё dhe nё kohё ёshtё mendimi. Dridhjet e ajrit tё cilat prodhojnё tingujt mё jepen mua si objekte perceptimi ashtu siç ёshtё edhe tingulli vetё. Mendimi vetёm se i lidh tё gjitha kёto objekte perceptimi me njёra-tjetrёn dhe shpalos marrёdhёniet e tyre reciproke.
Ne nuk mund tё flasim pёr ekzistencёn e diçkaje tej asaj qё perceptojmё drejtpёrsёdrejti ndryshe nga lidhja ideale e objekteve tё perceptimit tё cilat ne i njohim pёrmes mendimit. Prandaj marrёdhёnia midis objektit tё perceptueshёm dhe subjektit perceptues, pёr aq sa ai largohet tej asaj çfarё ёshtё perceptuar, ёshtё pastёrtisht ideale dhe mund tё shprehet vetёm pёrmes koncepteve.
Do tё ishte e mundur tё flitej, ashtu siç bёhet nga psikologjia moderne dhe nga idealizmi kritik qё bazohet nё tё, vetёm nё qoftё se dikush do tё mund tё perceptonte se si objektet e perceptueshme influencojnё subjektin perceptues, ose ndryshe nё qoftё se dikush do tё mundte tё perceptonte ndёrtimin e figurёs perceptim brenda subjektit.
Kjo pikёpamje ngatёrron njё marrёdhёnie ideale (midis objektit dhe subjektit) me nje proces pёr tё cilin ne mund tё flasim nё qoftё se do tё ishte e mundur ta perceptonim atё. Parimi " s’ka ngjyrё pa shqisёn e syrit" nuk duhet tё konsiderohet pёr tё nёnkuptuar se syri prodhon ngjyrёn, por si njё marrёdhёnie ideale e cila ёshtё e mundshme pёr t’u njohur pёrmes mendimit qё ekziston midis objektit tё perceptimit, ngjyrё, dhe objektit tё perceptimit sy.
Shkenca empirike duhet tё vendosё se si cilёsitё e syrit dhe ato tё ngjyrёs janё tё lidhura midis tyre, d.m.th. me ç’mjete organet e tё parit transmetojnё perceptimin e ngjyrёs etj. Unё mund tё ndjek se si objektet e perceptimit ndjekin njёri-tjetrin dhe se si ato janё tё lidhura nё hapёsirё.
Tё gjithё kёtё unё mund ta formuloj me terma konceptuale, por unё nuk mund tё shquaj se si njё objekt perceptimi lind prej tё mos-perceptueshmit. Tё gjitha pёrpjekjet pёr tё kёrkuar ndonjё lidhje midis perceptimeve ndryshe nga marrёdhёniet e menduara duhet detyrimisht tё dёshtojnё.
Atёherё ç’ёshtё njё perceptim?
Nё qoftё se pyetja drejtohet nё mёnyrё tё pёrgjithshme atёherё ajo ёshtё e pakuptimtё. Njё perceptim gjithmonё lind si diçka e pёrcaktuar, si njё pёrmbajtje konkrete. Kjo pёrmbajtje jepet drejtpёrsёdrejti dhe pёrmbahet tёrёsisht nё kёtё dhёnie.
E gjithё çka mund tё bёhet ёshtё: Çfarё ka pёrveç perceptimit-me fjalё tё tjera-ç’ёshtё ai pёr mendimin?
Kёshtu pyetja "se çfarё" e njё perceptimi mund t’i interesojё intuitёs konceptuale qё i korrespondon asaj.
E parё nёn kёtё dritё çёshtja e subjektivitetit tё perceptimeve, nё kuptimin e idealizmit kritik, nuk mund tё ngrihet fare. Vetёm çfarё perceptoni si pёrkatёsi pёr subjektin mund tё emёrtohet subjektive. Asnjё proces real nё kuptimin naiv d.m.th. asnjё proces qё mund tё perceptohej, s’mund tё formojё njё lidhje midis asaj çka ёshtё subjektive dhe çfarё ёshtё objektive; ajo ёshtё e mundur vetёm pёr mendimin. Prandaj ajo e cila pёr perceptimin ekziston jashtё subjektit ёshtё objektive. Objekti i perceptimit tim, si subjekt, mbetet i perceptueshёm pёr mua edhe mbasi tavolina e cila qёndron para meje zhduket nga fushё-pamja ime. Perceptimi im i tavolinёs ka shkaktuar tek unё njё ndryshim i cili mbetet.
Unё ruaj njё aftёsi tё zgjatur pёr tё prodhuar mё vonё njё pёrfytёrim tё tavolinёs. Nё psikologji ky imazh quhet figurё e kujtesёs. Ёshtё ajo çfarё mund tё quhet me tё drejtё si njё figurё mendore e tavolinёs. Ёshtё ajo çfarё i korrespondon ndryshimit tё perceptimit tek unё, e shkaktuar nga tavolina kur ajo ishte nё fushёn time tё pamjes. Dhe vёrtet nuk ёshtё njё ndryshim nё unё-nё vetvete qё qёndron prapa objektit tё perceptimit tё subjektit, por njё ndryshim nё vetё subjektin e perceptueshёm.
Njё figurё mendore ёshtё njё perceptim subjektiv nё dallim me perceptimin objektiv i cili ndodh kur ёshtё brenda fushёs sё pamjes. Pёrzierja e perceptimit subjektiv me perceptimin objektiv e çon idealizmin nё konceptin e gabuar "bota ёshtё figura ime mendore".
Hapi tjetёr duhet tё jetё pёrcaktimi mё i saktё i konceptit tё figurёs mendore. Ajo çfarё ёshtё pёrshkruar deri tani nuk ёshtё koncepti, ajo vetёm tregon rrugёn se nё ç’vend tё fushёs konceptuale gjindet figura mendore. Koncepti i saktё i figurёs mendore do tё na mundёsojё neve gjithashtu tё arrijmё njё shpjegim tё kёnaqshёm tё marrёdhёnies midis figurёs mendore dhe objektit.
Kjo do tё na çojё tek kufiri ku marrёdhёnia midis subjektit njerёzor dhe objektit tё jashtёm sillet nga fusha pastёrtisht e pastёr konceptuale e njohjes, nё jetёn individuale konkrete. Sapo tё dimё se si tё mendojmё pёr botёn do tё jetё mё e lehtё pёr ta drejtuar veten sipas saj. Nёse do tё jemi tё aftё tё jemi plotёsisht aktiv duhet sё pari tё kuptojmё gjёrat tё cilave po iu kushtojmё aktivitetin tonё.
Shtojcё pёr botimin e rishikuar tё vitit 1918
Kur dikush fillon tё reflektojё pёr marrёdhёniet e tij me botёn mund tё duket sikur ai shtyhet gati nga njё instikt natyror drejt pikёpamjes qё unё kam shprehur. Ai e gjen veten tё ngatёrruar nё njё formim tё mendimit i cili shpёrbёhet ndёrkohё qё ai e zhvillon atё. Tё hedhёsh atё poshtё teorikisht nuk ёshtё mjaft, ai duhet tё pёrjetohet nga brenda nё qoftё se dikush duhet tё gjejё rrugёdaljen nga konfuzioni nё tё cilin ai çon. Ai duhet tё skicojё nё çdo diskutim lidhur me marrёdhёniet e njeriut me botёn, jo pёr hatёr tё hedhjes poshtё tё tё tjerёve, pikёpamja e tё cilёve rreth kёsaj marrёdhёnie mund tё jetё e gabuar, por me qёllim qё tё njohё konfuzionin drejt tё cilit çon çdo pasqyrim i parё i kёsaj marrёdhёnie. Duhet fituar mprehtёsia pёr tё depёrtuar nё atё se si dikush mund tё hedhё poshtё vetveten lidhur me reflektime tё tilla tё para. Ajo ёshtё pikёpamja nga e cila duhet parё diskutimi i mёsipёrm. Nё pёrpjekjen pёr tё pёrpunuar njё pikёpamje tё marrёdhёnies sё njeriut me botёn çdokush bёhet i vetёdijshёm se, sё paku njё pjesё, vetё njeriu krijon kёtё marrёdhёnie duke krijuar figura mendore tё gjёrave dhe ngjarjeve. Kjo mёnjanon vёmendjen e tij nga çfarё ёshtё jashtё dhe e drejton atё nё jetёn e tij tё brendshme tё figurave mendore. Ai i thotё vetes: Unё nuk mund tё mbёshtetem as te sendet as te ngjarjet nё qoftё se figurat mendore nuk lindin tek mua. Nga kjo njohje s’del gjё tjetёr veçse njё hap mё tej nё mendimin: " Gjithçka qё unё pёrjetoj janё figura mendore, pёr njё botё atje tej, unё njoh veten se ajo ёshtё njё figurё mendore, brenda meje".
Me kёtё mendim njeriu heq dorё nga pikёpamja e realizmit naiv, qё ishte mё parё pjesё e tij. Dhe tani fillon tё reflektojё rreth marrёdhёnies se tij me botёn. Nga pikёpamja naive ai beson se merret me sende reale, por reflektimi i qёnies se vet e shtyn atё nga kjo pikёpamje dhe e ndalon atё tё shohё realitetin i cili sipas ndёrgjegjes naive ёshtё atje.
Shikimi i tij kthehet drejt figurave mendore qё futin veten e tyre midis qёnies sё tij personale dhe botёs pёr tё cilёn pikёpamja naive pretendon pёr realitet. Qёnia njerёzore nuk mundet mё ta shohё me pёrbuzje njё realitet tё tillё pёrmes botёs ndёrhyrёse tё figurave mendore; ai supozon se ёshtё i verbёr lidhur me kёtё lloj realiteti dhe kёshtu mendimi ngrihet prej njё sendi nё vetvete tё cilin ndёrgjegja jonё nuk mund ta arrijё. Askush nuk mund t’i shpёtojё kёtij treni tё mendimit pёr aq kohё sa vёmendja ёshtё pёrqёndruar vetёm nё marrёdhёnien tё cilёn njeriu duket se e ka me botёn pёrmes figurave mendore. Megjithatё ёshtё e pamundur tё mbetesh nё pikёpamjen naive pёrveçse artificialisht tё mbytёsh dёshirёn pёr dije. Fakti se ka njё dёshirё tё fortё pёr tё njohur marrёdhёnien e njeriut me botёn tregon se pikёpamja naive duhet hedhur poshtё; nё qoftё se ajo do tё sillte diçka qё tё njihej si e vёrtetё kjo dёshirё e madhe nuk do tё ndihej.
Megjithatё qё qoftё se dikush thjesht heq dorё nga pikёpamja naive dhe ruan pa e vёnё re llojin e mendimit qё ai imponon, nuk arrihet tek asgjё tjetёr e cila mund tё konsiderohet si e vёrteta. Ky ёshtё gabimi qё bёhet kur thuhet: " Gjithçka qё unё pёrjetoj janё figurat mendore dhe ndёrsa unё besoj se jam duke u marrё me realitetin unё nё fakt jam i vetёdijshёm vetёm pёr realitetin e figurave tё mia mendore". Ky mendim na çon ne nё supozimin se realiteti i vёrtetё, sendi-nё-vetvete, ekziston tej arritjes sё ndёrgjegjes sonё. Prandaj ne nuk mund ta njohim atё direkt, por duhet tё supozojmё se ai nё njё farё mёnyre na afrohet neve dhe pёrmes influencёs sё tij na kujton figurat tona mendore. Ata tё cilёt mendojnё kёshtu thjesht i shtojnё botёs qё kemi pёrpara njё botё tjetёr imagjinare. Ata duhet tё fillojnё tё gjithё linjёn e mendimit nga e para lidhur me kёtё botё imagjinare; atёherё ata do tё mund tё shikonin se i pamundshmi pёr t’u njohur send-nё-vetvete, mendohet lidhur me qёnien njerёzore, ekzaktёsisht nё tё njёjtin sens sikundёrse realizmi naiv mendon pёr botёn e njohur.
Konkluzioni qё lind kur njё pikёpamje ёshtё kritikisht e vlerёsuar, mund tё mёnjanohet kur ёshtё vёnё re se ekziston diçka brenda çdo gjёje qё ne perceptojmё pёrmes perceptimit-qoftё brenda nesh apo jashtё nё botё-e cila nuk mund tё vuajё faktin e njё figure mendore qё ndёrfut vetveten midis vёzhguesit dhe objektit tё vёzhguar. Kjo diçka ёshtё mendimi.
Lidhur me mendimin ne mund tё mbetemi nё pikёpamjen e realizmit naiv. Kur qёnia njerёzore dёshton nё kёtё rrugё kjo ёshtё pёr shkak se ai vё re se kjo pikёpamje duhet larguar lidhur me çdo gjё tjetёr, por ai nuk vё re se kjo nuk ёshtё e vёrtetё pёr mendimin. Nё qoftё se ai bёhet i vetёdijshёm pёr tё hapen dyert pёr depёrtim tё mёtejshёm, qё pёrmes dhe mendim vetё sendi tё mund tё njihet pёr tё cilin ai dukshёm vetё verbohet duke ndёrmjetёsuar figurat e tij mendore midis vetes se tij dhe botёs.
Nga njё drejtim i mbajtur nё shenjё respekti mё tё lartё prej autorit tё kёtij libri, vjen kundёrshtimi se nё kёtё diskutim realizmi naiv pёrkrahet lidhur me mendimin, siç mund tё jetё rasti kur bota reale dhe ajo e figurave mendore mbahen pёr tё qёnё identike.
Megjithatё autori beson se ai e ka provuar pikёrisht nё kёtё diskutim se vlefshmёria e realizmit naiv pёr mendimin ёshtё njё pёrfundim qё vjen nё mёnyrё tё paevitueshme nga njё kundrim i paparagjykuar i mendimit dhe se pёrmes njohjes sё natyrёs sё vёrtetё tё mendimit realizmi naiv kapёrcehet pёr kaq sa ai ёshtё invalid pёr gjёra tё tjera.


Kapitulli i 6

Individualieti njerёzor

Arsyeja, pse filozofёt kanё gjetur vёshtirёsi tё mёdha nё shpjegimin e figurave mendore, ёshtё pёr shkak tё faktit se ndёrsa ne vetё nuk jemi sende tё jashtme, figurat tona mendore duhet tё kenё njё formё qё t’u korespondojё atyre. Pas njё kontrolli tё imёt ne gjejmё se kjo vёshtirёsi nuk ekziston realisht. Ne sigurisht qё s’jemi gjёra tё jashtme sipёrfaqёsore, por sё bashku me to ne i pёrkasim tё njёjtёs botё. Ajo pjesё e botёs nё tё cilёn unё perceptoj vetveten si subjekt pёrshkohet nga rryma e procesit botёror universal. Pёr sa i pёrket perceptimit tim, unё duhet tё filloj brenda pёr brenda kufirit tё lёkurёs sime, por ajo çka pёrmbahet brenda atij kufiri ёshtё pjesё e kozmosit nё tёrёsi.

 Me qёllim qё tё ekzistojё njё marrёdhёnie midis organizmit tim dhe gjёrave tё jashtme nuk ёshtё e domosdoshme qё diçka prej tyre duhet tё rrёshqasё mbi mua apo tё lerё njё pёrshtypje nё mendjen time si rrethi i njё vule personale mbi dyllё. Pyetja si mundem unё tё kuptoj se njё pemё qёndron 3 m larg meje?- ёshtё e shtruar gabim. Ajo buron nga pikёpamja se kufijtё e trupit tim janё caqe absolute pёrmes tё cilave informacioni prej gjёrave depёrton tek unё.

Forcat tё cilat janё aktive brenda lёkurёs sime janё tё njёjta si ato qё ekzistojnё jashtё. Prandaj, unё jam realisht nё sendet: jo ajo pjesa ime qё ёshtё njё perceptim, por ajo pjesё sa unё jam pjesё e procesit botёror universal. Perceptimi i pemёs ekziston brenda tё njёjtёs tёrёsi siç ёshtё edhe uni im: procesi universal botёror shkakton atje, perceptimin e pemёs, pikёrisht ashtu sikurse kёtu shkakton perceptimin tim. Nё qoftё se unё do tё kisha qёnё mё tepёr njё krijues bote sesa njё njohёs i saj, objekti dhe subjekti (perceptimi dhe unё) do tё lindin nё njё akt, sepse i pari nёnkupton tё dytin.

 Si njohёs i botёs, vetёm tё menduarit pёrmes koncepteve bashkon njёrin me tjetrin saqё unё mund tё zbuloj se çfarё ato kanё tё pёrbashkёta si realitete qё i pёrkasin njёri tjetrit. Mё tё vёshtirat qё duhen kapёrcyer janё tё ashtuquajturat provat fiziologjike tё subjektivitetit tё perceptimeve tona. Nё qoftё se ushtrohet  shtypje mbi lёkurёn time, unё e perceptoj atё si ndijim tё shtypjes; nё qoftё se e njёjta shtypje zbatohet mbi syrin, ajo do tё perceptohet si dritё, dhe nё se do tё zbatohet mbi veshё, do tё perceptohet si tingull.

Njё goditje elektrike perceptohet prej syrit si dritё, prej veshit si zhurmё, prej nervave nё lёkurё si fryrje dhe prej hundёs si nuhatje fosforike. Gjithçka qё lind prej kёsaj ёshtё fakti, se nё se s’do tё kishim sy, asnjё ndijim i dritёs nuk do tё shoqёronte perceptimin e procesit mekanik nё ambient: nёse s’do tё kishim veshёt, asnjё perceptim tё zhurmёs nuk do tё pёrjetonim e kёshtu me radhё. Por, ç’tё drejtё kemi ne tё pohojmё se me qёnё se na mungon njё organ, atёherё e gjithё ngjarja nuk do tё ekzistonte. Ka prej tyre qё pёrfundojnё nisur nga fakti, se njё goditje elektrike, shkakton dritёn nё sy, dhe se çfarё ne shohim si dritё ёshtё vetёm njё proces mekanik i lёvizjes jashtё organizmit tonё. Ata harrojnё se ato thjesht kalojnё nga njё perceptim nё njё perceptim tjetёr dhe aspak tek diçka qё shtrihet tej perceptimeve.

Ashtu siç mund tё thuhet se syri percepton njё lёvizje mekanike nё ambientin e vet, si dritё, po ashtu mund tё thuhet se njё ndryshim sistematik nё njё objekt shikohet si njё lёvizje.
Nё qoftё se unё vizatoj 12 plane tё njё kali nё perimetrin e njё disku rrotullues, duke riprodhuar ekzaktёsisht pozicionin qё merr kali duke vrapuar, atёherё duke rrotulluar diskun unё mund tё prodhoj iluzionin e lёvizjes. Gjithçka qё duhet ёshtё vetёm tё shikosh pёrmes njё tё çare ose vrime e cila paraqet nё intervalet e duhura pozicionet e suksesshme tё kalit. Ajo qё sheh dikush nuk jane fotot e ndara tё njё kali, por fotoja e njё kali tё vetёm qё ecёn me tё katra. Prandaj, ky faktor fiziologjik nuk hedh fare dritё nё marrёdhёniet midis perceptimit dhe figurёs mendore: ne duhet ta zbulojmё atё nё ndonjё rrugё tjetёr.

Nё momentin kur njё perceptim shfaqet nё fushёn time tё perceptimit mendimi brenda meje bёhet aktiv. Njё element i sistemit mendor, njё intuitё e caktuar, njё koncept e bashkon vetveten me perceptimin. Çfarё ngelet kur perceptimi zhduket nga fushё pamja ime? Intuita ime, me referencё perceptimin e caktuar tё cilin ai e fitoi nё momentin e perceptimit.
 Shkalla  e qartёsisё me tё cilёn unё mund ta kujtoj mё vonё kёtё referencё do tё varet nga mёnyra se si funksionon organizmi im mendor e fizik.

Njё figurё mendore s’ёshtё gjё tjetёr veçse njё intuitё- e cila i referohet njё perceptimi tё veçantё; ёshtё njё koncept i cili njёherё ishte i  lidhur me njё perceptim tё caktuar dhe e ruan kёtё lidhje. Koncepti im i njё luani nuk ёshtё krijuar nga preceptimet e mija tё luanёve, por figura ime mendore e njё luani, ёshtё formuar saktёsisht sipas njё perceptimi. Unё mund t’i tregoj konceptin e njё luani, dikujt, i cili s’ka parё kurrё tё tillё, por pa perceptimin e vet, unё nuk do tё kem sukses nё paraqitjen e njё figure mendore tё gjallё pёr tё. Prandaj, njё figurё mendore: ёshtё njё koncept i individualizuar: ne nuk mund tё shohim se sa realisht mund tё pёrfaqёsohen gjёrat pёrmes figurave mendore. Realiteti i plotё i diçkaje pёrcaktohet nё momentin e perceptimit, pёrmes shkrirjes tё konceptit dhe perceptimit.

Koncepti fiton pёrmes njё perceptimi njё formё individuale, njё lidhje me kёtё perceptim tё veçantё. Nё kёtё formё tё individualizuar tipar dallues i sё cilёs ёshtё lidhja e tij me perceptimin, koncepti jeton si figurё mendore e sendit nё fjalё. Nёse ne rastisim njё send tё dytё, me tё cilin i njёjti koncept e lidh veten, ne e dallojmё atё t’i pёrkasё tё njёjtit lloj si i pari: nё qoftё se ne rastisim tё njёjtёn gjё pёr herё tё dytё, ne gjejmё nё sistemin tonё konceptual, jo thjesht konceptin korespondues, por konceptin e individualizuar me lidhjen e tij tipike me kёtё objekt tё veçantё, tё cilin si pasojё ne e njohim pёrsёri.

Figura mendore qёndron midis perceptimit dhe konceptit ёshtё koncepti i veçantё qё çon tek perceptimi. Nё llogaritjen e sasisё tё tё gjitha sendeve pёr tё cilat unё mund tё formoj figura mendore, unё mund tё thёrres eksperiencёn time praktike. Qёnia njerёzore me numrin mё tё madh tё koncepteve tё individualizuara do tё jetё ajo me eksperiencёn praktike mё tё madhe, mё tё pasur.
Dikujt qё i mungon forca e intuitёs ka mundёsi tё grumbullojё eksperiencё praktike; sapo objektet tё dalin jashtё fushё-pamjes sё tij ai humbet ato sepse atij i mungon koncepti i cili e lidh atё me to.

Dikush me kapacitet tё zhvilluar mirё pёr tё menduar, por i pa-aftё pёr tё vёshtruar me kujdes pёr shkak tё organeve tё tij tё ndijimit, jo perfekte, ёshtё nё tё njёjtёn mёnyrё i pa-aftё pёr tё grumbulluar eksperiencёn praktike. Ёshtё e vёrtetё se ai mund tё fitojё koncepte me mёnyra tё ndryshme, por intuitat e tij s’kanё lidhjen e qartё me sendet e perceptuara. Udhёtari i shkujdesur, si dhe shkollari qё jeton nё njё botё tё mendimit abstrakt, qё tё dy janё tё paaftё,qё tё grumbullojnё eksperiencё praktike tё pasur. Realiteti del pёrpara nesh si pёrbёrёs i perceptimit dhe konceptit dhe pёrfaqёsimi subjektiv i kёtij realiteti ёshtё figura mendore. Nё qoftё se personaliteti ynё e shprehte vetveten vetёm nё  njohje, sasia e gjithçkaje qё ёshtё objektive do tё gjindej vetёm nё perceptim koncept dhe figurё mendore. 

Megjithatё ne nuk jemi tё kёnaqur nё lidhjen thjesht tё perceptimit  me konceptin pёrmes tё menduarit; ne e lidhim atё gjithashtu me subjektivitetin tonё tё veçantё, me "unё" tonё individuale. Marrёdhёnia individuale e shpreh vetveten si ndjenjё tё kёnaqёsisё ose dhimbjes. Mendimi dhe ndjenja i korespondojnё natyrёs sonё tё dyfishtё me tё cilёn tashmё lidhja ka marrё formё.
Tё menduarit ёshtё elementi pёrmes tё cilit ne marrim pjesё nё procesin universal kozmik; ndjenja ёshtё ajo, pёrmes sё cilёs ne mundёsohemi tё tёrhiqemi nё kufijtё e qёnies tonё.

Tё menduarit na lidh ne me botёn; ndjenjat na çojnё nё vetvete dhe na bёjnё tё veçantё. Nёse ne do tё ishim thjesht qёnie qё mendojmё e perceptojmё e gjithё jeta jonё do tё notonte e rridhte nё njё indiferencё monotone. Nёse ne do tё dallonim vetveten si njё "vete" ne do tё ishim totalisht  indiferentё pёr vetveten. Ёshtё vetёm pёr shkak se ne pёrjetojmё njё ndjesi tё vetes, sё bashku me njohurinё tonё pёr veten, dhe kёnaqёsia dhe dhimbja me perceptimin tonё tё sendeve, qё ne jetojmё si individё, ekzistenca e tё cilave s’ёshtё sosur nё marrёdhёniet konceptuale nё tё cilat ne qёndrojmё nё raport me pjesёn tjetёr tё botёs, por ne gjithashtu jemi pёr njё vlerё tё veçantё pёr vetveten tonё.

Dikush mund tё tundohet pёr tё parё jetёn e ndjenjёs si njё element mё tepёr tё ngopur me realitetin sesa me jetёn tonё tё mendimt. Kёtij duhet pёrgjigjur, se ёshtё vetёm pёr veten time individuale qё jeta ime e ndjenjёs e ka kёtё kuptim tё pasuruar.
Pёr botёn nё pёrgjithёsi, jeta ime e ndjenjёs mund tё ketё rёndёsi vetёm nё qoftё se si perceptim mund tё bashkohet me njё koncept, dhe nё kёtё rrotullim anёtarёsohet nё kozmos. Jeta jonё ёshtё njё luhatje e vazhdueshme midis pjesёmarrjes nё procesin botёror universal dhe tё vetes sonё individuale.

Aq mё tepёr qё ne ngrihemi nё natyrёn universale tё tё menduarit, ku, sё fundi çdo gjё individuale na intereson neve vetёm si shembull, si rast i konceptit-aq mё tepёr ne e humbasim karakterin tonё individual, personalitetin tonё specifik. Aq mё tepёr sa ne do tё zhytemi nё thellёsinё e jetёs sonё personale dhe t’i lejojmё ndjenjat tona tё ngjyrosin çdo gjё qё pёrjetojmё, aq mё shumё ne do ta presim veten tonё prej jetёs universale.
Njё individualitet i vёrtetё ёshtё ai i cili arrin me ndjenjat e veta nё shtrirjen mё tё largёt nё zonёn e idealit.

Ka njerёz, tek tё cilёt, edhe idetё mё tё pёrgjithshme marrin njё ngjyrim subjektiv: ka tё tjerё tё cilёt i shprehin idetё e tyre tё privuar prej karakterit individual saqё duket se ato nuk shfaqen apo nuk prodhohen aspak prej njё qёnie normale. Mёnyra se si ne i formulojmё idetё tona, i jep jetёs sonё konceptuale njё "vulё" individuale. Mbi tё gjitha, gjithkush e shikon botёn nga pozicioni i vet, konceptet e tija i lidhin ato nё perceptimet e tyre tё veçanta. Ky faktor pёrcaktues rrjedh nga vendi qё ne zemё nё jetё, d.m.th. nga zinxhiri i perceptimeve qё i pёrkasin ambjentit tonё. Njё  faktor tjetёr pёrcaktues, ndryshe pёr sa mё sipёr, varet nga mёnyra se si ne jemi ndёrtuar: natyra shpirtёrore e trupit tonё ёshtё me tё vёrtetё njё realitet i mirё-pёrcaktuar. Secili prej nesh lidh ndjenja tё veçanta dhe vёrtet, nё shkallёt mё tё ndryshme tё intensitetit me perceptimet tona: kjo ёshtё çka e ndёrton elementin individual tё personalitetit tonё. Ёshtё ajo çka mbetet mbasi ne kemi lejuar plotёsisht pёr tё gjithё faktorёt pёrcaktues nё ambjentin tonё.
Njё jetё ndjenje qё ёshtё plotёsisht e privuar nga mendimi, gradualisht do tё shkёpusё tё gjithё lidhjen me botёn.
Megjithatё, njeriu ёshtё i destinuar tё fitojё pamjen e tij tё plotё; dhe dija e botёs do tё shkojё dorё mё dorё me zhvillimin dhe edukimin e jetёs sё ndjenjёs.

Ndjenja ёshtё mjeti nёpёrmjet tё cilit, konceptet sё pari fitojnё jetёn reale.




Kapitulli 7

A ekzistojnё kufij pёr njohjen?

Ne kemi vendosur se elementet tё cilёt shpjegojnё realitetin rrjedhin nga sferat e perceptimit dhe mendimi. Siç e kemi parё ёshtё nё sajё tё ndёrtimit tonё, qё realiteti i plotё i gjёrave duke pёrfshirё edhe atё tё subjektit tonё, shfaqen nё fillim si njё dualitet. Dualiteti kapёrcehet pёrmes njohjes e cila shkrin nё njё tё tёrё tё dy komponentёt e realitetit, preceptimin dhe konceptin tё pёrfituar prej mendimit. Nё kontrast me kёtё tёrёsi tё ndёrtuar prej perceptimit dhe konceptit, le ta quajmё botёn ashtu siç vjen ajo pёr tё na takuar ne, para se ajo fiton pёrmes njohjes realitetin e saj tё plotё, botёn e shfaqjes. Atёherё ne mund tё themi se ne e gjejmё botёn e dhёnё si njё dualitet dhe se njohja e transformon atё nё njё unitet.

Njё filozofi, parimi themelor i sё cilёs bazohet nё kёtё unitet mund tё quhet filozofi moniste ose monizёm, nё dallim me teorinё e dy botёve ose dualizmin. Ky i fundit nuk merr si tё vёrtetё se ekzistojnё dy anё tё njё realiteti tё vetёm tё cilat qёndrojnё tё veçuara thjesht pёrmes mёnyrёs se si ne jemi ndёrtuar, por dy botё krejtёsisht tё ndryshme. Nё njёrёn botё ajo kёrkon shpjegimin e tjetrёs.
Dualizmi bazohet mbi njё keqkuptim tё asaj çfarё ne e quajmё njohje, dije. Ajo ndan tёrёsinё e ekzistencёs nё dy mbretёri, secila me ligjet e saj tё veta, qё qёndrojnё jashtё dhe pёrballё njёra tjetrёs. Dallimi midis objektit qё ne perceptuam dhe sendit-nё- vetvete, tё cilin Kanti e solli nё filozofi dhe i cili deri tani nuk ёshtё kapёrcyer, lind prej kёtij lloji dualizmi.
Duke u nisur sipas diskutimit tonё, ёshtё nё sajё tё mёnyrёs se si funksionon intelekti qё njё send i veçantё jepet vetёm si perceptim.

Tё menduarit e mposht kёtё status ndarёs duke orientuar çdo perceptim drejt vendit tё vet tё duhur brenda pёr brenda unitetit tё botёs. Pёr aq gjatё sa ne pёrcaktojmё pjesёt e veçuara si perceptime ne thjesht ndjekim nё kёtё akt ndarje njё ligj tё subjektivitetit tonё. Megjithatё nё qoftё se vazhdojmё ta konsiderojmё sasinё e tё gjitha perceptimeve si njё pjesё, dhe ta vendosim atё kundёr njё tё dyte, sendi-nё –vetvete, atёherё ne filozofojmё nё blu. Ne thjesht luajmё me konceptet duke ndёrtuar njё kontrast artificial pёr tё cilin nuk mund tё gjindet asnjё pёrmbajtje, sepse pёrmbajtja pёr njё send tё veçantё mund tё fitohet vetёm pёrmes perceptimit.

Çdo lloj ekzistence, me perceptimin dhe konceptin e supozuar duhet larguar nё sferёn e hipotezave tё pajustifikuara: sendi-nё- vetvete i pёrket kёsaj kategorie. Qё mendimtari dualist ёshtё i paaftё tё gjejё njё lidhje midis parimit tё tij universal tё supozuar hipotetikisht dhe gjёrave tё njohura pёrmes eksperiencёs, kjo nuk ёshtё pёr t’u çuditur. Njё koncept pёr parimin universal tё supozuar hipotetikisht mund tё fitohet vetёm duke e huazuar atё nga mbretёria e eksperiencёs, ndёrsa mbyllim sytё pёrpara faktit: ndryshe ai mbetet njё koncept bosh, i cili s’ёshtё gjё tjetёr veçse njё guaskё bosh. Mendimtari dualist zakonisht ruan idenё se pёrmbajtja e kёtij koncepti ёshtё e pa arritshme pёr dijen tonё; çka mund tё dimё ne ёshtё pohimi se njё pёrmbajtje e tillё duhet tё ekzistojё, por jo se çfarё mund tё jetё.

Nё tё dyja rastet dualizmi nuk mund tё kapёrcehet. Edhe nё qoftё se njё numёr i pakёt abstrakt elementёsh nga mbretёria e eksperiencёs huazoheshin pёr tё paraqitur njё pёrmbajtje pёr konceptin e sendit-nё-vetvete, pёrsёri do tё ishte e pamundur t’i vishje disa karakteristika, tё nxjerra vetёm prej preceptimeve, jetёs sё pasur konkrete qё lind nga pёrjetimi. Bois Reymond, mendon se atomet e padukshme tё materies, prodhojnё ndijim dhe ndjenjё pёrmes pozicionit tё tyre dhe lёvizjes, dhe pastaj del nё pёrfundimin se ne kurrё nuk mund tё gjejmё njё shpjegim tё kёnaqshёm se si materia dhe lёvizja prodhon ndijimin dhe ndjenjёn sepse:

"Ёshtё absolutisht dhe gjithmonё e pakuptueshme qё ai
duhet tё jetё, jo indiferent pёr njё numёr atomesh tё
karbonit, hidrogjenit, nitrogjenit, etj, se si ato vendosen
dhe lёvizin, si vendoseshin dhe lёviznin, apo se
si do tё vendosen edhe se si do tё lёvizin. Ёshtё e
pamundur tё shikosh se si ndёrgjegja do tё lindte
pёrmes bashkёveprimit tё tyre".

Ai ёshtё njё konkluzion i cili ёshtё dallues i tё gjithё kёsaj rryme mendimi. Idetё e vendosjes dhe lёvizjes janё marrё nga bota e pasur e perceptimeve dhe tё transferuara nё njё botё imagjinare atomesh, prandaj çuditё lindin sepse jeta e vёrtetё nuk mund tё lindё nga ky parim i bёrё vetё i huazuar nga mbretёria e perceptimeve. Qё dualisti s’mund tё gjejё shpjegim pёr gjёrat, duke punuar ashtu siç di ai, me koncepte plotёsisht bosh, "nё vetvete" duket qё nga pёrcaktimi i parimit tё treguar mё sipёr. Dualisti nuk mund tё mёnjanojё ngritjen e barrierave tё pakapёrcyeshme pёr dёshirёn tonё tё njohjes. Ndjekёsi i njё pikpamje botёrore moniste di se pёr çdo gjё pёr tё cilёn ai ka nevojё qё tё shpjegojё, çdo fenomen tё dhёnё, duhet tё gjendet nё vёtё botёn. Çfarё e pengon atё pёr tё arritur mund tё jenё vetёm shkaqe tё rastёsishme nё kohё e hapёsirё, apo mangёsi nё ndёrtimin e tij trupor apo mendor d.m.th. jo nё ndёrtimin njerёzor nё pёrgjithёsi, por vetёm nё tё tijin nё veçanti.

Fillon nga koncepti i njohjes siç edhe kemi pёrcaktuar, qё dikush s’mund tё flasё pёr kufizime tё dijes. Dija nuk ёshtё njё çёshtje e universit si e tillё, ajo ёshtё diçka pёr tё cilёn njeriu duhet tё vendosё vetё. Gjёrat nuk kёrkojnё shpjegim: ato ekzistojnё dhe influencojnё njёra tjetrёn sipas ligjeve tё cilat mendimi mund t’i zbulojё. Ato ekzistojnё nё unitet tё pandashёm me kёto ligje. "Uni" ynё ballafaqohet me to dhe sё pari kap vetёm ato çfarё pёrshkruhen si perceptime; por brenda unit tonё qёndron forca pёr tё zbuluar pjesёn tjetёr tё realitetit. Vetёm atёherё, kur uni ka bashkuar pёr vete tё dy elementёt e realitetit- tё cilёt janё aktualisht tё bashkuar tё pandashёm- nevoja e tij pёr dije ёshtё e kёnaqur. Uni ka arritur realitetin, ka arritur tё vёrtetёn edhe njё herё. Prandaj ёshtё pёrmes, unit, qё lind dija; dija ekziston pёrmes dhe pёr mua. Ёshtё uni vetё qё shtron problemet e dijes, duke i marrё ato prej mendimit i cili ёshtё vetё i pastёr edhe i dallueshёm. Bota nuk na shtron neve asnjё pyetje: jemi ne vetё qё i shtrojmё ato.

Unё mund tё imagjinoj se pa njohur sferёn nga e cila ёshtё marrё, do tё ishte tepёr e pamundur pёr mua t’i pёrgjigjesha njё pyetje tё cilёn unё e gjeta tё shkruar diku. Dija jonё lidhet me çёshtjet tё cilat ngrihen sepse njё sferё e perceptimeve, e kushtёzuar nga vendi, koha dhe subjektiviteti ynё pёrballojnё njё sferё tё koncepteve qё çojnё drejt universit si njё tёrёsi. Detyra jonё qёndron nё pajtimin e kёtyre dy sferave me tё cilat ne jemi tё mirёnjohur. Kёtu askush nuk mund tё flasi pёr limite tё njohjes. Mund tё ndodhё qё nё njё moment tё veçantё kjo ose ajo mbeten tё pashpjeguar sepse vendi ynё nё jetё na ndalon ne nga perceptimi i gjёrave qё pёrfshihen. Megjithatё çka nuk ёshtё gjendur sot mund tё gjendet nesёr. Kёto janё vetёm kufizime tё pakapёrcyeshme dhe mund tё ballafaqohen me pёrparimin nё perceptim dhe mendim.

Dualizmi bёn gabimin e kalimit tё antitezave, tё objektit dhe subjektit i cili ёshtё i rёndёsishёm vetёm brenda mbretёrisё sё perceptimeve pёr realitetet pastёrtisht tё imagjinuara jashtё asaj mbretёrie. Ndёrsa gjёrat e ndara brenda mbretёrisё sё preceptueshme, mbeten tё ndara pёr aq kohё sa nuhatёsi pёrmbahet nga mendimi- i cili fsheh tё gjithё ndarjen duke e paraqitur atё si pastёrtisht prej faktorёsh subjektivё-dualisti i kalon pёrcaktimet tek realitetet mbrapa mbretёrisё sё perceptueshme, e cila edhe brenda mbretёrisё sё perceptueshme nuk ka vlefshmёri absolute, por vetёm relative.  

Pёrmes kёtij veprimi ai i ndan tё dy faktorёt qё na interesojnё neve nё njohje, perceptimin dhe konceptin nё katёrsh:
1.     –objekt-nё-vetvete; 2.  perceptimi qё ka subjekti pёr objektin  3.subjekti;  4. koncepti,  i cili referon perceptimin tek objekti-nё-vetvete.

Marrёdhёnia midis objektit dhe subjektit mendohet si reale, d.m.th. subjekti ёshtё realisht ( nё mёnyrё dinamike) i influencuar prej objektit. Ky proces real thuhet tё mos shfaqet nё ndёrgjegje, por kujton njё pёrgjigje nё subjekt pёr nxitjen nga objekti. Pёrgjigjja thuhet tё jetё perceptimi dhe ky sё fundi hyn nё ndёrgjegjen tonё. Objekti thuhet tё ketё njё realitet objektiv ( tё pavarur prej subjektit), kurse perceptimi njё realitet subjektiv. Ky realitet subjektiv i referohet objektit; ky referim thuhet tё jetё njё referencё konceptuale. Kёshtu dualisti e ndan njohjen nё dy pjesё. Njёra pjesё ajo e influencёs nga sendi-nё-vetvete, duke kujtuar perceptimin thuhet se ndodh jashtё ndёrgjegjes, tjetri kombinim i perceptimit me konceptin dhe duke ju referuar rezultatit tё objektit, thuhet se ndodh brenda ndёrgjegjes sonё.

Me kёto supozime ёshtё e qartё se dualisti beson se konceptet e tija thjesht sigurojnё pёrfaqёsime subjektive tё diçkaje qё ekziston tej ndёrgjegjes sё tij.

Objektivja, procesi real, pёrmes tё cilit perceptimi shfaqet nё subjekt dhe pёr mё tepёr marrёdhёniet objektive midis sendeve-nё-vetvete, mbeten pёr njё dualist tё tillё tё paarritshme pёr dijen direkte. Nё mendimin e vet qёnia njerёzore mund tё prodhojё vetёm pёrfaqёsues konceptualё tё reales objektive. Boshti i unitetit qё lidh sendet me njёri tjetrin, dhe gjithashtu objektivisht me mendjet tona individuale ( si sendi-nё- vetvete) qёndron sipas tij, nё njё ekzistencё-nё-vetvete, tej ndёrgjegjes sonё, prej sё cilёs nё tё njёjtёn mёnyrё, ne mund tё kemi nё ndёrgjegje vetёm njё pёrfaqёsim konceptual. Dualisti beson se e gjithё bota mund tё kthehej nё njё skemё konceptesh abstrakte nё qoftё se ai nuk insistonte nё lidhjet "reale" midis sendeve, pranё atyre konceptuale. Me fjalё tё tjera parimet ideale, tё zbuluara prej mendimit, janё tepёr tё pёrcipta pёr dualistin, kёshtu ai kёrkon parime "reale" me tё cilat tё mbёshtesё ato.

Le t’i shohim mё nga afёr kёto pamje reale.

Naivi (realisti naiv) i konsideron gjёrat qё pёrjeton nё botёn e jashtme si tё vёrteta. Pёr tё prova e ekzistencёs sё tyre qёndron nё faktin se sytё e tij mund t’i shohin ato dhe se duart e tij mund t’i prekin. "Asgjё qё nuk mund tё perceptohet nuk ekziston". Prova e saj mund tё shihet nё besimin e qёnies njerёzore naive nё pavdekshmёrinё dhe fantazmat. Ai imagjinon se shpirti pёrbёhet prej njё substance materiale tepёr fine e cila nёn kushte tё caktuara mund tё bёhet e dukshme edhe pёr njerёz tё zakonshёm (naivi beson tek fantazma).

Nё kontrast me botёn e tij reale çdo gjё tjetёr, veçanёrisht bota e ideve, ёshtё jo reale pёr realistin naiv; ajo ёshtё "thjesht ideale". Çfarё ju shtojmё ne gjёrave pёrmes mendimit, janё thjesht mendimet pёr gjёrat. Njё mendim s’i shton asgjё reale perceptimit. Pёr mё tepёr ёshtё vetёm pёr sa i pёrket ekzistencёs tё gjёrave qё njeriu naiv e konsideron perceptimin si provёn e vetme tё realitetit, por gjithashtu nё pёrputhje me ngjarjet. Nё pikёpamjet e tij, diçka vetёm se mund tё influencojё diçka tjetёr, nё qoftё se njё forcё e perceptueshme aktuale del prej njёrёs dhe futet tek tjetra. Ka qёnё njё kohё, kur fizikantёt mendonin se substanca tepёr tё fisme buronin nga objekte dhe futeshin pёrmes organeve tё ndijimit nё shpirt.

Çfarё e bёn tё mundur perceptimin aktual tё kёtyre substancave ёshtё ashpёrsia e substancave tona tё ndijimit nё lidhje me natyrёn delikate tё substancave. Nё parim ato konsideroheshin si tё vёrteta pёr tё njёjtёn arsye si objektet fizike; forma e tyre e ekzistencёs mendohej e ngjashme me ato tё realitetit tё ndijimit tё perceptueshёm.

Pёr sa i pёrket ndёrgjegjes naive, natyra e vetёpёrmbajtur e asaj qё mund tё pёrjetohet idealisht nuk ёshtё reale nё tё njёjtin sens si edhe ajo qё pёrjetohet fizikisht tё jetё reale. Diçka qё kuptohet "thjesht" nё njё kuptim ideal konsiderohet si njё kёmbanё derisa perceptimi i ndijimit mund tё japё konfirmimin e realitetit tё vet. Shkurtimisht njeriu naiv, kёrkon faktin ideal tё mendimit tё tij.
Ёshtё ajo nevojё e cila ёshtё ngritur nga forma primitive e besimit tek zbulesat. Njё Perёndi i fituar pёrmes mendimit mbetet pёr ndёrgjegjen naive gjithmonё njё Perёndi vetёm i menduar. Treguesit kёrkohen tё jenё ndijime tё perceptueshme. Perёndia duhet tё shfaqet nё trup, pak vlerё i shtohet tё menduarit si fakt: Prova e hyjnisё duhet tё shikohet nё ndrimin e ujit nё verё, e cila mund tё vёrtetohet prej ndijimeve.

Personi naiv gjithashtu sheh njohjen d.m.th., aktivitetin e arritjes sё dijes, si analoge me njё proces fizik. Gjёrat, nё mёnyrё tё supozueshme bёjnё njё pёrshtypje nё shpirt ose lёshojnё imazhe tё cilat futen tek ndijimet e kёshtu me radhё.
Çfarё, personi naiv mund tё fitojё prej ndijimeve tё veta, ai, i konsideron ato si reale, dhe ato qё s’mundet t’i pёrjetojё (Perёndinё, shpirtin, njohjen, etj.) ai i imagjonon si analoge me çfarё mund tё perceptohet. Njё shkencё e ndёrtuar mbi bazёn e realizmit naiv do t’i duhej tё pёrbёhej vetёm prej njё pasazhi pёrshkrimi tё pёrmbajtjes sё perceptimit. Konceptet janё pёr realistin naiv, vetёm njё mjet pёr arritjen e kёtij qёllimi. Ato ekzistojnё pёr tё paraqitur ideale koresponduese me perceptimet, sepse sendet si tё tilla s’kanё asnjё rёndёsi. Realisti naiv konsideron si realё vetёm tulipanёt e veçantё, tё cilёt ai i sheh, ose qё mund tё shihen. Idenё e vetme "tulipan" ai e konsideron si njё "abstraksion" si njё imazh-mendimi tё thjeshtё e jo real tё cilin shpirti e veçon prej karakteristikave mё tё pёrgjithshme tё tё gjithё tulipanёve.

Eksperienca aktuale kundёrshton parimet themelore tё realizmit naiv i cili thotё se gjithçka reale ёshtё e perceptueshme, sepse eksperienca tregon qё pёrmbajtja e perceptimit ёshtё kalimtare. Tulipani qё unё shoh sot ёshtё real, por mbas njё viti ai do tё zhduket plotёsisht. Çfarё ruhet nё speciet "tulipan", por qё pёr realistin naiv kjo specie nuk ёshtё njё realitet, ёshtё vetёm njё ide.
Kёshtu realizmi naiv ёshtё njё pikёpamje botёrore e cila e gjen vetveten nё situatёn e tё parit tё asaj tё cilёn ai e konsideron si reale, qё vjen nё qёnien njerёzore e pastaj veniten pёrsёri: ndёrsa çka konsiderohet si jo reale qёndron gjatё.

Realisti naiv detyrohet tё pohojё se ka diçka tё vёrtetё pёrgjatё preceptimeve. Ai duhet tё pranojё ekzistencёn e realiteteve tё cilat nuk mund tё preceptohen pёrmes ndijimeve. Ai pajtohet me kёtё duke parё formёn e tyre tё ekzistencёs tё jetё e ngjashme me atё tё objekteve fizike.
Realitete tё tilla tё supozuara hipotetikisht, janё forcat e padukshme pёrmes tё cilave sendet e perceptueshme me anёn e ndijimeve influencojnё njёra tjetrёn. E tillё ёshtё gjithashtu trashёgimia, me pasojёn e saj qё shkon tej individit dhe siguron se qёnia e re, qё lind prej individuales ёshtё e ngjashme duke ruajtur kёshtu specien. Akoma, njё tjetёr realitet i tillё ёshtё parimi i jetёs e cila futet nё organizёm; dhe i tillё ёshtё gjithashtu edhe shpirti; pёr tё cilin ndёrgjegja naive gjithmonё krijon koncepte sipas modelit tё realitetit fizik. Dhe kёshtu ёshtё pёrfundimisht hyjnia e njeriut naiv, aktiviteti i tё cilit mendohet si tёrёsisht korespondues me çfarё mund tё shikohet si aktiviteti i njeriut.

Qёnia hyjnore, mendohet antropomorfikisht. Fizikantёt modern gjejnё zanafillёn e pёrshtypjeve tё ndijimit nё proceset qё ndodhin nё pjesёt e imta tё trupit dhe tё njё substance pafundёsisht delikate, eteri, ose diçkaje tё ngjashme. Pёr shembull çfarё ne ndijojmё si ngrohtёsi ёshtё brenda hapёsirёs sё zbatuar prej trupit ngrohtёsi-dhёnёs, lёvizjet e pjesёve tё tij. Diçka e cila ёshtё e padukshme pёrsёri kёtu mendohet pёr analogji tё diçkaje tё perceptueshme. Ekuivalenti fizik i konceptit "trup" ёshtё nё kёtё kuptim diçka si njё hapёsirё e bashkёngjitur brenda sё cilёs topa elastikё lёvizin nё tё gjitha drejtimet, duke shtypur njёri tjetrin, duke kёrcyer lart e poshtё mureve e kёshtu me radhё. Pa supozime tё tilla bota do tё shpёrbёhej pёr realistin naiv nё njё tёrёsi perceptimesh tё palidhura pa asnjё element unifikues. Megjithatё ёshtё qartё se ёshtё vetёm pёr shkak tё tё qёnurit tё paqёndrueshёm qё realisti naiv tё mund tё bёjё kёto supozime. Nёse ai mbetej besnik aksiomёs sё tij se vetёm çka perceptohet ёshtё e vёrtetё ai nuk do tё mund tё supozonte ekzistencёn e diçkaje ku ai nuk perception ndonjё gjё. Forcat e padukshme janё nё fakt hipoteza tё pajustifikuara edhe nga vetё pikёpamja e realizmit naiv.

Megjithatё, ndёrsa ai vetёm pohon çfarё ёshtё fizikisht e perceptueshme ai siguron forcat e tij hipotetike me pёrmbajtjen e perceptueshme, kёshtu ai zbulon njё formё tё ekzistencёs ( atё tё perceptimit) nё njё mbretёri ku perceptimi fizik e zhgёnjen atё pёr shkak se ai mund ta informojё atё vetёm pёr ekzistencёn e ndijimit tё prekshёm. Kjo pikёpamje-vetё kontradiktore e botёs tё çon nё realizmin metafizik i cili ndёrton njёheresh bashkё me botёn reale qё ne perceptojmё njё tjetёr, botёn e padukshme; kjo e dyta mendohet e ndёrtuar sipas modelit tё sё parёs. Realizmi metafizik ёshtё pёr domosdoshmёri dualistike.
Kudo qё realisti metafizik vёren njё marrёdhёnie midis gjёrave tё perceptueshme (pёrparim pёrmes lёvizjes duke u bёrё i vetёdijshёm pёr njё objekt tё jashtёm, e kёshtu me radhё) ai pёrfytёron njё realitet fizik.

Megjithatё kjo lloj marrёdhёnie mund tё shprehet vetёm pёrmes mendimit; ajo nuk mund tё perceptohet pёrmes ndijimeve. Ajo çka ёshtё njё marrёdhёnie ideale ёshtё arbitrarisht e kthyer nё diçka tё ngjashme me realitetin e perceptueshёm. Sipas kёtij botkuptimi, bota pёrbёhet prej objekteve tё perceptueshme tё cilat pa pushim bien mbi qёnien dhe zhduken nga forca tё padukshme qё i prodhojnё ato dhe tё cilat qёndrojnё.

Realizmi metafizik ёshtё njё pёrzierje kontradiktore e realizmit naiv dhe idealizmit. Forcat e tij hipotetike janё realitete tё padukshme mё cilёsi tё perceptueshme. Realiteti metafizik ka vendosur tё njohё-pёrgjatё mbretёrisё tё sё cilёs ai fiton dije pёrmes perceptimit- njё mbretёri pёr tё cilёn ky mjet i dijes e zhgёnjen atё, sikur ajo arrihet vetёm pёrmes tё menduarit. Por ai nuk mund tё vendosё tё njohё formёn e ekzistencёs tё vёrtetuar pёrmes mendimit, koncepti, (idea) si njё faktor tё barabartё me perceptimin. Nё qoftё se ne duhet tё evitojmё kontraditёn e perceptimeve tё padukshme atёherё duhet pranuar se marrёdhёniet tё cilat mendimi i vendos midis perceptimeve nuk mund tё kenё pёr ne formё tjetёr tё ekzistencёs, ndryshe nga ajo e konceptit. Kur pjesa e pabazuar e realizmit metafizik hidhet poshtё, bota shihet si njё shumё perceptimesh dhe marrёdhёniesh konceptuale (ideale). Realizmi metafizik atёherё shrihet me njё pikёpamje botёrore e cila kёrkon pёr perceptimet parimin e dukshmёrisё dhe pёr marrёdhёniet midis tyre atё tё pёrfytyrueshmёrisё. Kjo pikёpamje botёrore nuk mund tё pohojё pranё botёs sё perceptimeve dhe tё botёs sё koncepteve, njё mbretёri pёr tё cilёn tё dyja parimet-njё parim i ashtuquajtur i vёrtetё dhe njё parim ideal-janё tё vlefshёm.

Kur realisti metafizik pohon se ashtu si marrёdhёnia ideale midis objektit tё perceptuar dhe subjektit perceptues, duhet tё ketё njё marrёdhёnie qё ёshtё "reale" midis sendit-nё-vetvete tё asaj çfarё ёshtё perceptuar dhe tё vetё sendit-nё-vetvete tё sendit tё perceptueshёm ( tё ashtuquajturёs mendja individuale), atёherё ky pohim bazohet nё supozimin falls se njё proces ekziston i cili ёshtё i ngjashёm me njё proces tё perceptueshёm ndonёse ai ёshtё i padukshёm. Gabimi shtohet kur pohoet se ne kemi njё marrёdhёnie ndёrgjegje ideale me preceptimet tona, ndёrkohё qё ne kemi vetёm njё (forcё) marrёdhёnie dinamike me botёn qё ёshtё reale. Askund nuk mund tё flitet pёr njё marrёdhёnie force pёrveç se nё mbretёrinё e perceptimeve ( nё mbretёrinё e prekjes).
Pikёpamjen e botёs tё pёrshkruar si mё sipёr, nё tё cilёn realizmi metafizik bashkohet kur ai hedh poshtё elementёt e tij kontradiktor do tё quhet monizёm, ai kombinon nё njё unitet mё tё lartё idealizmin dhe realizmin e njёanshёm.
Pёr realizmin naiv bota reale pёrbёhet nga njё shumё objektesh reale tё perceptueshme; realisti metafizik konsideron si tё vёrteta jo vetёm objektet e dukshme, por edhe forcat e padukshme.
Monizmi i zёvendёson forcat me lidhjet ideale tё cilat njihen pёrmes mendimit. Ligjet e natyrёs janё tё tilla lidhje.

Njё ligj natyror s’ёshtё asgjё mё tepёr se sa shprehja konceptuale pёr lidhjen midis perceptimesh tё sigurta. Monisti kurrё s’ka patur nevojё tё kёrkojё parime, mё tepёr, sesa perceptim dhe koncept, me qёllim qё tё shpjegojё realitetin. Ai e di se askund nё mbretёrinё e realitetit s’ёshtё e nevojshme tё veprosh kёshtu. Ai njeh nё botёn e perceptueshme tё pranuar nё kundrim tё drejtpёrdrejtё, njё gjysёm realiteti, duke e bashkuar atё me botёn e koncepteve, ai gjen realitetin e plotё. Realisti metafizik, mund tё thotё nё kundёrshtim me pasuesin e monizmit:
"Nё sajё tё mёnyrёs se si jemi ndёrtuar, ju mund tё gjeni
njohuritё tuaja tё plota pa ju munguar asnjё aspekt; por
ju nuk e dini se si bota pasqyrohet nё shkallё tё ndryshme
inteligjence".

Monisti do tё pёrgjigjej: "Nё qoftё se do tё ekzistonin qёnie inteligjente pёrveç atyre humane pёr tё cilat perceptimet kishin njё formё ndryshe nga e jona, e gjithё ajo qё do tё ishte me interes pёr mua, do tё ishte çka mbrin tek unё prej tyre pёrmes preceptimit tim dhe koncepteve tё mija: pёrmes perceptimit tim, vёrtet pёrmes kёsaj mёnyre tё veçantё njerёzore perceptimi, unё jam si subjekt i vendosur mbi objekt. Kjo shkakton qё lidhja e gjёrave tё paraqitet e thyer. Subjekti rivendos lidhjen pёrmes mendimit: kur vepron kёshtu, gjёrat rivendosen nё tёrёsinё e tyre. Pёrderisa ёshtё vetёm pёrmes subjektit qё tёrёsia shfaqet e thyer nё vendin midis perceptimit tonё dhe konceptit, bashkimi i tё dyve gjithashtu na jep dije tё vёrtetё. Pёr ato qёnie pёr tё cilat bota e perceptimeve kishte njё paraqitje tjetёr (nё qoftё se ato p.sh. kishin dy herё mё shumё organe ndijimi) lidhja e gjёrave do tё paraqitej e copёtuar nё njё vend tjetёr dhe restaurimi i saj do tё merrte njё formё tё veçantё pёr kёtё qёnie. Pyetja qё lidhet me kufizimet e njohjes ekziston vetёm pёr naivin dhe pёr realistin metafizik; ata tё dy shikojnё nё pёrmbajtjen e shpirtit thjesht njё pёrfaqёsim ideal tё botёs. Çfarё ekziston jashtё kёtij subjekti ёshtё pёr ta diçka absolute, diçka e pavarur, dhe çfarё ekziston brenda subjektit ёshtё njё figurё, plotёsisht e jashtme pёr kёtё absolut. Kёtu, dija duket sikur ёshtё e plotё vetёm pёr shkallёn qё figura bёhet e njёjtё me objektin e pavarur. Njё qёnie me organe ndijimi mё tё pakta se sa njё qёnie njerёzore do tё perceptonte mё pak prej botёs, njё tjetёr me mё tepёr ndijime do tё pёrjetonte mё tepёr. Si pasojё, e para do tё kishte njohuri mё tё pakta se e dyta.


Situata ёshtё ndryshe pёr monizmin. Ndёrtimi i qёnies qё percepton, pёrcakton ku copёtohet vazhdimёsia e gjёrave nё subjekt dhe objekt. Njё objekt nuk ёshtё diçka absolute; ai ёshtё i pёrkohshёm me subjektin e veçantё qё e percepton atё. Rivendosja e vazhdimёsisё duhet tё ndodhё nё njё mёnyrё krejt tё veçantё tek subjekti njerёzor. Sapo, uni- i cili, nё aktin e perceptimit veçohet nga bota-rifiton pozitёn e mёparshme nё vazhdimёsinё e gjёrave pёrmes aktivitetit tё tij tё tё menduarit, forca pyetёse pushon sё vepruari sepse ajo u ngrit vetёm si rezultat i ndarjes.  Njё tjetёr lloj qёnie nga ne do tё kishte njё mёnyrё tjetёr tё fitimit tё dijes: dija jonё mjafton t’ju pёrgjigjet pyetjeve tё ngritura nga natyra jonё. Realisti metafizik duhet tё pyesё: "Me ç’mjet jepet ajo çfarё ne gjejmё si perceptim tё dhёnё? Ç’ёshtё ajo e cila influencon subjektin?

Pёr monizmin, mёnyra se si shikohet njё koncept varet nga subjekti, por ky i fundit ka nё mendimin e tij mjetet pёr ta fshirё kёtё varёsi tё shkaktuar nga natyra e vet. Realisti metafizik pёrballon njё vёshtirёsi tё mёtejshme kur vjen fjala pёr tё shpjeguar ngjashmёrinё midis figurave mendore qё kanё njerёz tё ndryshёm pёr botёn. Pёr tё pyetja ёshtё:"Pse figura e botёs qё ndёrtoj unё prej perceptimeve dhe koncepteve tё mija subjektive ёshtё e ngjashme me atё qё njё individ tjetёr ngre prej faktorёve tё tij subjektivё tё barabartё. Si mundem unё nisur prej figurёs sime subjektive mbi botёn, tё nxjerr konkluzione pёr figurёn subjektive tё njё personi tjetёr?
Realisti metafizik beson se ai mund tё konkludojё se shkaku qё figurat subjektive tё njerёzve pёr botёn, janё tё ngjashme, buron nga fakti, se ato merren vesh me njёri tjetrin nё jetёn praktike. Prej, kёsaj ai mё tej konkludon se shpirti individual, ose uni-nё-vetvete-prapa subjektive individuale njerёzore qё perceptojnё, duhet tё jetё gjithashtu i ngjashёm:
Ky duhet tё jetё njё pёrfundim i nёnvizimit tё shkaqeve tё njohura si rezultat i studimit tё pasojave tё tyre. Besohet se dikush mund tё mёsojё nga njё numёr i madh i mjaftueshёm shembujsh se si shkaqet e nxjerra si logjikё do tё veprojnё nё kushte tё tjera. Njё pёrfundim i tillё quhet pёrfundim induktiv. Nё qoftё se vёzhgimi i mёtejshёm jep disa elementё tё papritur ne do tё detyrohemi tё modifikojmё konkluzionet tona, meqё ato bazohen vetёm nё rezultatet e vёzhgimeve tё mёparshme.

Megjithatё pavarёsisht nga kёto kufizime tё mёparshme realisti metafizik deklaron se njё njohje e tillё e shkaqeve ёshtё tepёr e mjaftueshme nё jetёn praktike. Pёrfundimi induktiv ёshtё themeli i realizmit metafizik modern.
Njёherё e njё kohё besohej se dikush mund tё shtjellonte prej koncepteve diçka qё s’ishte mё koncept. Besohej se pёrmes koncepteve dikush do tё ishte i aftё tё njihte realitetet e vёrteta metafizike pёr tё cilat realizmi metafizik domosdoshmёrisht ka nevojё. Ky lloj filozofimi tani ёshtё zёvendёsuar. Nё vend tё tij besohet se dikush mund tё nxjerrё nga njё numёr i madh i mjaftueshёm faktorёsh tё perceptueshёm, natyrёn e sendit-nё-vetvete qё ndodhet nёn to. Ashtu sikundёrse nё fillim ishte prej koncepteve, po ashtu tani ёshtё prej perceptimeve, qё dikush kёrkon tё zhvillojё metafizikёn. Qёkurse konceptet janё tё qartёsisё tё dukshme, besohej se dikush mund tё nxirrte realitetet metafizike prej tyre me njё besim tё palёkundur. Perceptimet nuk janё aq tё dukshme; çdo perceptim pauses ёshtё gjithmonё pak mё ndryshe me atё paraprirёs. Si pasojё çdo pёrfundim i nxjerrё prej perceptimeve tё mёparshme ёshtё pak a shumё i modifikuar prej çdo perceptimi  qё do tё vijojё; dhe qёkurse ёshtё subjekt pёr korigjim prej shembujve tё mёvonshёm, elementi metafizik i fituar pёrmes kёsaj mёnyre mund tё jetё i saktё vetёm relativisht. Karakteri i metafizikёs sё Eduart von Hartmanit pёrcaktohet nga ky parim metodologjik bazё, siç shprehet nё moton e faqes sё titullit tё veprёs sё tij tё parё madhore: "Rezultatet spekulative sipas metodёs natyralo-shkencore induktive".
Forma qё realisti metafizik modern i jep sendit-nё-vetvete fitohet pёrmes pёrfundimit induktiv. Qёllimet e tij pёr sa i pёrket procesit tё njohjes e kanё bindur atё pёr ekzistencёn e njё vazhdimёsie reale objektive tё botёs, pranё e pranё nё vazhdimёsinё "subjektive" tё njohur pёrmes perceptimit dhe konceptit. Ai beson se mund tё pёrcaktojё me pёrfundimin induktiv prej perceptimeve tё tij natyrёn e kёtij realiteti objektiv.

 Shtojcё pёr botimin e rishikuar tё vitit 1918

Faqet paraprirёse pёrpiqen tё pёrshkruajnё marrёdhёnien tonё mё perceptimin dhe konceptin. Zbulime natyralo-shkencore tё caktuara synojnё tё ndёrhyjnё me njё kundrim tё pa paramenduar tё kёsaj marrёdhёnie. Kёrkimi shkencor tregon se nё aspektin e dritёs, syri thith ngjyrat nga e kuqja tek manushaqja. Megjithatё brenda spektrit tё dritёs, por tej manushaqes, ka forca pёr tё cilat, jo njё perceptim ngjyre, por njё efekt kimik pёrgjigjet. Nё tё njёjtёn mёnyrё, tej kufirit tё sё kuqes ka rrezatime qё kanё vetёm efektin e nxehtёsisё. Shqyrtime mbi kёto tё dhёna dhe mbi fenomene tё ngjashme kanё çuar nё pikёpamjen se zinxhiri i perceptimeve tona pёrcaktohet nga zinxhiri i shqisave tona dhe se bota qё ne shohim do tё dukej shumё mё ndryshe nё qoftё se ne do tё kishim shumё shqisa, apo gjithsesi shqisa tё ndryshme nga kёto qё kemi. Zbulimet e shkёlqyera tё kёrkimeve tё fundit shkencore ofrojnё mundёsi tunduese pёr fluturime tё tilla tё fantazisё. Ata qё janё tё prirur nё kёtё rrugё mund tё dalin nё pёrfundimin se asgjё nuk futet nё fushёn e vёzhgimit tё njeriut pёrveç asaj çka prekin shqisat tё krijuara prej organizmit tё tij. Prandaj ai nuk ka asnjё tё drejtё tё konsiderojё çka ai percepton si tё kufizuar prej natyrёs sё tij trupore, si njё provё pёrfundimtare tё realitetit, pёr tё cilin çdo shqisё e re do t’i jepte atij njё figurё tё ndryshme.

Brenda kufijve tё saj tё duhur, ky mendim ёshtё plotёsisht i justifikuar, por çdokush qё e lejon atё pёr tё parandaluar kundrimin pa paragjykim, marrёdhёnia jonё me perceptimin dhe konceptin ashtu siç u pёrkufizua kёtu, sjell pengesa nё rrugёn e njohjes tё botёs dhe tё njeriut i cili ёshtё pjesё e realitetit. Pёr tё pёrjetuar natyrёn e tё menduarit, d.m.th. pёr tё pёrjetuar pёrpunimin aktiv tё koncepteve, ёshtё diçka gjithsesi ndryshe nga pёrjetimi fizik i objekteve tё dukshme pёrmes shqisave.

Çfarёdolloj shqisash qё mund tё ketё njё qёnie njerёzore, asnjё nuk do tё mund t’i jepte atij realitetin nё qoftё se tё menduarit e tij nuk pёrshkohej me koncepte dhe perceptime qё ato tё mbartin. Vёrtet çdo shqisё e çdo lloji, nёse pёrshkohet kёshtu, i jep njeriut mundёsinё pёr tё jetuar brenda realitetit. Spekullimi pёr figura tё ndryshme perceptime tё mbartura prej shqisave tё tjera, s’ka asgjё tё bёjё me marrёdhёnien e njeriut me realitetin.

Duhet tё njihet se forma e çdo figure perceptimi pёrcaktohet nga ndёrtimi i qёnies qё percepton, por barazisht njё figurё perceptimi e cila pёrmes tё menduarit pёrshkohet vetёdijshёm prej koncepteve e çon njeriun nё realitet. Çfarё mund tё motivojё njё hetim nё marrёdhёnien e njeriut me botёn nuk ёshtё pёrshkrimi imagjinar se sa ndryshe do tё dukej bota e parё prej shqisash tё tjera, por aftёsia depёrtuese, sepse çdo perceptim paraqet vetёm pjesё tё realitetit qё pёrmban, si aktualisht e largon nga qёnia e tij e vёrtetё. Njё kompliment pёr kёtё aftёsi depёrtuese ёshtё njohja qё mendimi çon nё realitetin tё cilin perceptmi i fsheh. Eksperimente tё caktuara mundet gjithashtu tё shkaktojnё vёshtirёsi kur ёshtё fjala pёr kundrim tё kthjellёt tё marrёdhёnieve tё pёrshkruara midis perceptimit dhe konceptit tё pёrpunuara pёrmes tё menduarit. Nё fizikёn e aplikuar ёshtё e domosdoshme tё flasёsh pёr elementё tё cilёt nuk janё direkt tё perceptueshёm, tё tilla si vijat e forcave manjetike apo elektrike. 

Mund te duket sikur elementёt aktualё pёr tё cilёt fizika flet, s’kishin asnjё lidhje as me çfarё ёshtё e perceptueshme as me konceptet aktivisht tё pёrpunuara prej mendimit. Kjo pikёpamje bazohet nё vetё mashtrim. Pikё e rёndёsishme ёshtё se, tё gjitha rezultatet e fituara pёrmes kёrkimeve  fizike-nuk janё hipoteza tё pajustifikueshme qё duhet tё pёrjashtohen-pёrfitohen pёrmes mjeteve tё perceptimit dhe konceptimit. Nё dukje elementёt e padukshёm do tё vendosin nga instikti i tingullit tё fizikantit pёr dijen nё fushёn e perceptimeve dhe ai do tё zbatojё nё to konceptet qё i pёrkasin kёsaj fushe. Ёshtё nё vetё natyrёn e sendeve qё forcat nё fushat manjetike dhe elektrike dhe nё fenomene tё ngjashme, nuk njihen pёrmes njё procesi tjetёr tё dijes nga ai qё ndodh midis perceptimit dhe konceptit. Njё rritje ose njё ndryshim i shqisave tё njeriut do tё na jepte njё figurё perceptimi tё ndryshme, njё pasurim ose njё modifikim tё eksperiencёs njerёzore. Thellimi nё njohje varet nga fuqitё e intuitёs tё cilat ekzistojnё nё mendim. Pёrmes eksperiencёs sё gjallё tё asaj çfarё ndodh brenda tё menduarit, intuita jonё mund tё gёrmojё nё thellёsi mё tё mёdha tё realitetit. Njё zgjerim i figurёs-perceptim mund tё japё shtysё nё mёnyrё indirekte, kёsaj zhytje tё intuitёs, duke siguruar mё tepёr nxitje. 

Por, pёrballimi i njё figure perceptimi mё i gjerё apo mё i ngushtё, e cila nuk mund tё paraqesё mё shumё se sa njё gjysёm realitet, tё kushtёzuar nga ndёrtimi i subjektit njohёs, nuk duhet ngatёrruar kurrё me kёtё zhytje nё thellёsi, pёr tё arritur realitetin, tё vёrtetёn. Ato tё cilat nuk humbasin nё abstragime do tё njohin se ka tё bёjё me çёshtjen-gjithashtu pёr njohjen e qёnies sё njeriut-fakti qё fizika duhet tё pёrfshijё elementё nё fushёn e perceptimit pёr tё cilёt asnjё nga shqisat tona nuk janё tё pёrshtatura ashtu siç ato janё pёr ngjyrёn dhe tingullin. Natyra e njeriut e marrё konkretisht influencohet jo vetёm nga çfarё vjen pёr ta takuar atё nё perceptim tё drejtpёrdrejtё pёrmes natyrёs sё tij trupore, por gjithashtu edhe nga fakti se ka elementё tё cilёt janё tё pёrjashtuar nga perceptimi i tij i drejtpёrdrejtё. Ashtu siç ёshtё e nevojshme pёr jetёn, qё pёrveç gjёndjes sё ngritjes sё vetёdijshme prej gjumit duhet tё ekzistojё edhe njё gjёndje e pavetёdijshme gjumi, ashtu ёshtё edhe pёrjetimi i nevojave personale, pёrveç zinxhirit tё perceptimeve shqisore, njё zinxhir mё i madh elementёsh qё nuk janё ndijime tё perceptueshme pavarёsisht se burojnё nё tё njёjtёn mbretёri si perceptime ndijimesh. E gjithё kjo nёnkuptohet indirekt nё tekstin origjinal tё kёtij libri. 

Kёto plotёsime i shtohen kёtu sepse autori ka kuptuar se shumё lexues nuk lexojnё me kujdesin e duhur. Njё gjё tjetёr qё duhet mbajtur mend ёshtё fakti se ideja e perceptimit ashtu siç ёshtё zhvilluar nё kёtё libёr nuk duhet marrё pёr tё nёnkuptuar vetёm perceptimin e jashtёm fizik i cili s’ёshtё veçse njё shembull i veçantё i tij. Lexuesi do tё mbledhё nga çfarё tashmё u tha dhe pёr mё tepёr nga ato qё do tё vijojnё, se kёtu perceptimi pёrfshin çdo gjё qё vjen pёr tё takuar njeriun fizikisht dhe shpirtёrisht para se ai ta ketё pёrfituar atё aktualisht nё koncepte tё pёrpunuara. Me qёllim qё tё jemi tё ndёrgjegjshёm pёr perceptimet e njё shpirti apo tё natyrёs shpirtёrore ne s’kemi nevojё pёr çfarё zakonisht nёnkuptohet nga shqisat. Thuhet se tё zgjerosh pёrdorimin e gjuhёs sё pёrditshme nё kёtё mёnyrё ёshtё e papranueshme.

 Megjithatё tё veprosh nё kёtё mёnyrё ёshtё absolutisht e domosdoshme nё qoftё se pёrdorimi linguistik thjesht nuk na pengon nё zgjerimin e dijeve tona nё fusha tё caktuara. Ata qё flasin pёr perceptimet vetёm duke nёnkuptuar perceptimet fizike nuk do tё arrijnё nё koncept tё vlefshёm pёr sa i pёrket dijes bile as tё dijes sё perceptimeve fizike. Njё koncept duhet tё zmadhohet me qёllim qё tё ruajё njё kuptim tё pёrafёrt nё njё kontekst tё ngushtuar, ashtu sikundёrse ka edhe raste kur diçka duhet t’i shtohet kuptimit origjinal qё nё kёtё mёnyrё ajo tё jetё e justifikuar ose e pёrshtatur. Kёshtu kёtu thuhet " Njё figurё mendore ёshtё njё koncept individual".

Ёshtё kundёrshtuar se kjo ёshtё njё pёrdorim i pazakontё fjalёsh: megjithatё nё se ne duam tё kuptojmё se çfarё ёshtё vёrtet njё figurё mendore, ky pёrdorim ёshtё i domosdoshёm.
Si do tё kishte progres tё dijes nё qoftё se hera herёs nuk do tё dilej domosdoshmёrisht pёrpara njё koncepti qё duhej riformuluar sikundёrse ky mё sipёr kur tё dёgjojё kundёrshtimin: "Ky ёshtё njё pёrdorim i pazakontё fjalёsh".



Kapitulli i 8 

Faktorёt e jetёs 

Le tё pёrmbledhim ato çfarё kemi pёrfituar nga kapitujt e mёparshёm. Bota qёndron para njeriut si njё mori, si njё sasi realitetesh tё veçanta. Vetё njeriu ёshtё njёri prej kёtyre realiteteve, njё qёnie midis qёniesh. Ne e quajmё kёtё aspekt tё botёs thjesht tё dhёnё dhe duke i dalё pёrballё asaj dhe pa e shpjeguar atё pёrmes aktivitetit tonё tё ndёrgjegjshёm ne e quajmё atё objekt perceptimi. Brenda botёs sё objekteve tё perceptimit ne perceptojmё vetveten. Perceptimi i vetvetes do tё mbetej thjesht njё perceptim midis tё tjerash nё qoftё se nё mes tё tij nuk do tё lindte diçka e veçantё e cila shpaloset e mundёshme pёr tё lidhur tё gjitha perceptimet me njёri tjetrin dhe shumёn e tyre me ato tё vetes sonё. Kjo diçka qё lind jo mё si perceptim i thjeshtё, nuk ёshtё si perceptimet e dhёna : ai prodhohet prej aktivitetit tonё. Nё hapin e parё ai duket sikur ёshtё i lidhur me atё çfarё ne pёrjetojmё si vetё vetja jonё, megjithatё sipas natyrёs sё vet thelbёsore ai shikon tej vetvetes. Perceptimeve tё veçanta ai ju shton faktorёt idealё, por kёta faktorё idealё janё tё lidhur me njёri tjetrin dhe i kanё rrёnjёt e tyre nё njё totalitet. Ai ju jep faktorё idealё pёrcaktues tё gjitha perceptimeve duke pёrfshirё edhe atё tё vetes sonё tё cilin ai e vendos si subjekt ose Unё mbi dhe kundrejt objekteve. Kjo diçka ёshtё mendimi, dhe faktorёt idealё pёrcaktues janё idetё. Prandaj fillimisht mendimi e paraqet vetveten nё perceptimin e vetes. Megjithatё mendimi nuk ёshtё subjektiv sepse vetёm pёrmes ndihmёs sё tij, vetja mund tё pёrcaktojё vetveten si subjekt. Marrёdhёnia jonё me vetveten pёrmes mendimit ёshtё njё faktor qё pёrcakton personalitetin tonё nё jetё. Pёrmes kёtij faktori ne çojmё njё jetё nё mendim dhe ide; ne e pёrjetojmё vetveten si qёnie qё mendojnё. Ky pёrcaktim i personalitetit tonё do tё mbetej pastёrtisht konceptual (logjik) nё qoftё se nuk do tё shtohej mё asnjё faktor tjetёr pёrcaktues i vetes sonё. 

Atёherё ne do tё ishim qёnie, jeta e tё cilёve do tё kalonte nё vendosjen e rekomandimeve idealisht tё 
pastra midis vetё perceptimeve dhe midis tyre e vetes sonё. Nё qoftё se aktivitetin e vendosjes sё marrёdhёnieve tё tilla me anё tё mendimit do ta quanim njohje dhe ndryshimin qё ndodh tek ne si rezultat i saj, dije, atёherё, supozimi i mёsipёrm ёshtё i vёrtetё, ne duhet ta konsiderojmё vetveten si qёnie tё cilat thjesht njohin ose dinё. Megjithatё supozimi nuk pёrputhet me faktet; siç e kemi parё, ne i lidhim perceptimet me vetveten jo thjesht idealisht pёrmes koncepteve por gjithashtu, pёrmes ndjenjave tona. Prandaj, jeta jonё e brendёshme ka mё shumё se sa njё pёrmbajtje konceptuale; nё fakt realisti naiv shikon tek ndjenja mё tepёr njё jetё tё vёrtetё tё personalitetit sesa nё elementin pastёrtisht ideal tё dijes. Prej pikёpamjes sё tij ai ka tё drejtёn nё interpretimin e çёshtjes nё kёtё mёnyrё. Ndjenja, ashtu siç shfaqet fillimisht ndodhet nё anёn subjektive, kurse perceptimi nё anёn objektive. Prandaj, sipas realistit naiv aksioma se çfarё mund tё perceptohet ёshtё reale, ndjek atё qё njё ndjenjё ёshtё garanci e realitetit tё personalitetit tё dikujt. 

Ndёrsa monizmi siç u kuptua kёtu njeh se, qё tё jesh i pranishёm nё realitetin e vet tё plotё, njё ndjenjё kёrkon tё njёjtёn shtesё si edhe tё gjitha perceptimet. Njё ndjenjё ashtu siç e perceptojmё ne atё fillimisht ka mungesёn e faktorit tё dytё, tё konceptit ose idesё. Ja pse nё jetёn praktike ndjenjat, si tё gjitha perceptimet gjithmonё paraprijnё dijen. Nё fillim tё jetёs, ne thjesht kemi njё ndjenjё tё ekzistencёs; vetёm nё rrjedhёn e zhvillimit ne gradualisht arrijmё nё pikёn kur koncepti i vetes lind nga paqartёsia e kёsaj ndjenje. Megjithatё, çfarё pёr ne lind mё vonё prej tё parёs ёshtё e bashkuar pandashmёrisht me ndjenjёn. 

Kjo ёshtё arsyeja pse njeriu naiv arrin tё besojё se tek ndjenja ai gjen drejtpёrsёdrejti ekzistencё, kurse tek njohja e gjen atё indirekt. Ai e sheh zhvillimin e ndjenjёs si mё tё rёndёsishme se çdo gjё tjetёr. Ai duhet ta ndiejё lidhjen e gjёrave para se ai ta besojё se e ka kapur atё; ai kёrkon aftёsi depёrtuese mё tepёr pёrmes ndjenjёs sesa pёrmes njohjes. Meqё ndjenja ёshtё diçka pastёrtisht ideale, diçka e krahasueshme me perceptimin, filozofi i ndjenjёs nxjerr njё parim tё pёrgjithshёm prej diçkaje tё rёndёsishme vetёm kur ajo lidhet me personalitetin e vet. Ai kёrkon tё futet tek çdo gjё me veten e vet. Atё çka monizmi kёrkon tё fitojё nё konceptet, ashtu siç pёrshkruhet edhe kёtu, filozofi i ndjenjёs e kёrkon ta kapi tek ndjenja; ai e konsideron kёtё marrёdhёnie me objektet si tё drejtpёrdrejtё. 

Çfarё pёrshkruhet kёtu si njё filozofi e ndjenjёs shpesh quhet misticizёm. Gabimi nё njё pikёpamje mistike i cili bazohet vetёm nё njё ndjenjё, ёshtё se ai dёshiron tё pёrjetojё direkt çfarё mund tё arrihet pёrmes njohjes; ai do tё zhvillojё ndjenjёn e cila ёshtё individuale, nё njё element tё pёrgjithshёm. Ndjenja ёshtё totalisht individuale; ajo ёshtё marrёdhёnie e botёs sё jashtme me ne, si subjekt, pёr aq sa kjo marrёdhёnie gjen shprehjen nё njё pёrjetim pastёrtisht subjektiv: megjithatё ekziston njё shprehje tjetёr e personalitetit njerёzor pёrmes mendimit tё vet, Uni, merr pjesё nё jetёn e botёs nё pёrgjithёsi, pёrmes tё menduarit, lidh idealisht perceptimet me vetveten dhe vetveten me perceptimet. 

Tek ndjenja, Uni, pёrjeton marrёdhёnjen e objektit me veten si subjekt. Tek vullneti ndodh e kundёrta; tek vullneti ne pёrsёri merremi me njё objekt perceptimi me atё tё vetvetes, tё marrёdhёnies sonё me atё çfarё ёshtё objektive. Çfarё ekziston tek vullneti qё nuk ёshtё njё faktor i pastёr ideal, ёshtё po aq njё objekt i perceptimit sa janё edhe sendet nё botёn e jashtme. Megjithatё realisti naiv beson se kёtu pёrsёri ai ka para tij diçka, e cila ekziston nё njё kuptim mё real se sa çfarё mund tё fitohet pёrmes mendimit. Ai shikon tek vullneti njё proces, njё shkak pёr tё cilin ai ёshtё direkt i vetёdijshёm, jo si tek mendimi pёrmes tё cilit njё proces mund tё pёrfitohet nё koncepte. 

Vullneti pёrmes tё cilit, Uni, plotёson sendet, shihet si njё proces qё pёrjetohet drejtpёrsёdrejti. Ndjekёsi i kёsaj filozofie beson se ai e ka kuptuar njё cep tё procesit tё botёs tek vullneti. Ai beson se ndёrsa ai mund tё ndjekё procese tё tjera vetёm pёrmes perceptimesh tё jashtme ai pёrjeton tek vullneti njё proces real tё drejtpёrsёdrejti. Pёr tё, vullneti, nё formёn nё tё cilin ai vjen nё jetё brenda vetes, ёshtё parimi i vёrtetё i realitetit. Ai e konsideron vullnetin tё tillё si njё proces universal dhe vullnetin e vet si njё shembull tё veçantё tё atij procesi.

 Kёtu vullneti bёhet parim i gjithёsisё, ashtu sikundёrse tek misticizmi ndjenja bёhet parim i njohjes. Kjo pikёpamje d.m.th. filozofia e vullnetit (vullnetarizmi) bёn diçka qё mund tё pёrjetohet vetёm individualisht nё faktorёt thelbёsorё tё universit. 

As filozofia e vullnetit as misticizmi i bazuar nё ndjenjёn s’mund tё thuhet se ёshtё shkencor, sepse tё dy pёrmbajnё faktin se futja tek sendet me koncepte ёshtё i pamjaftueshёm. Ato kёrkojnё me njё justifikim tё sigurtё njё parim real, plus parimit ideal: megjithatё meqёnёse, perceptimi ёshtё mjeti ynё i vetёm i kapjes tё kёtyre tё ashtuquajtura parime reale, ai nёnkupton se ato çfarё thonё filozofi i vullnetit dhe ndjenja e misticizmit pёrputhen me pikёpamjen se ne kemi dy burime njohjeje: mendimin dhe perceptimin, ky i fundit ёshtё individual, pёrjetim i drejtpёrdrejtё i ndjenjёs sё vullnetit. Sipas kёtyre pikёpamjeve, çfarё rrjedh nga njё burim, ajo e eksperiencёs sё menjёhershme nuk mund tё merret drejtpёrsёdrejti nga çfarё rrjedh nga njё tjetёr, ai i mendimit, mbetet nё ekzistencё pranё e pranё pa njё ndёrmjetёsim mё tё lartё. Ashtu si edhe pajtimi ideal i cili arrihet pёrmes njohjes, supozohet tё ekzistojё njё parim real, i cili s’mund tё kapet nё mendim por pёrjetohet drejtpёrsёdrejti. Me fjalё tё tjera misticizmi i ndjenjave dhe filozofia e vullnetit janё forma tё realizmit naiv, qёkurse ato pajtohen me tezёn se çfarё perceptohet drejtpёrsёdrejti, ёshtё reale. 

Krahasuar me realizmin naiv nё formёn e tij origjinale ata janё fajtorё tё njё papajtueshmёrie tё mёtejshme: ato formojnё njё shembull perceptimi tё veçantё (ndjenjё ose vullnet, pёrkatёsisht) nё mjetet e vetme tё fillimit tё dijeve. Pёrderisa ata mund ta bёjnё kёtё vetёm nё qoftё se ata zakonisht pajtohen me aksiomёn se çfarё perceptohet ёshtё reale ata duhet tё pajtojnё njё vlerё tё ngjashme pёr perceptimin e jashtёm si mjet tё arritjes sё dijes. 

Njё filozofi vullneti, bёhet realizёm metafizik kur ai kalon vullnetin nё sfera ku ai s’mund tё pёrjetohet drejtpёrsёdrejti ashtu si brenda vetё subjektit. Njё parim presupozohet hipotetikisht jashtё subjektit pёr tё cilin eksperienca subjektive ёshtё i vetmi kriter i realitetit. Si njё formё e realizmit metafizik, filozofia e vullnetit ёshtё e hapur karshi kritikёs, e treguar nё kapitullin paraprirёs, tё quajtur domosdoshmёria pёr tё kapёrcyer aspektin kontradiktor tё trashёgueshёm nё çdo formё tё realizmit metafizik dhe tё pohimit se vullneti ёshtё njё proces botёror universal vetёm nё atё gjerёsi, qё ai idealisht lidhet me pjesёn tjetёr tё botёs. 
Shtojcё pёr botimin e rishikuar tё vitit 1918 

Arsyeja qё ёshtё kaq e vёshtirё pёr tё kapur dhe kundruar mendimin nё natyrёn e tij tё vёrtetё, qёndron nё faktin se kjo natyrё i dredhon shumё lehtё shpirtit soditёs kur ai pёrpiqet tё pёrqёndrojё vёmendjen mbi tё. Ajo çka mbetet pastaj ёshtё diçka abstrakte, pa jetё, kufoma e mendimit tё gjallё. Nё qoftё se dikush vetёm e kthen vёmendjen mbi kёtё aspekt abstrakt, ёshtё e lehtё tё ndjehesh i zhytur nё misticizmin e ndjenjёs apo nё metafizikёn e vullnetit tё cilat nё kontrast shfaqen "plotё jetё" dhe gjejnё tё çuditshme qё dikush do tё shpresonte tё kapte realitetin nё "mendimin e thjeshtё". 
Megjithatё dikush i cili ёshtё futur rastёsisht nё jetё brenda mendimit do tё njohё se tё pёrjetosh thjesht pёrmes ndjenjёs ose soditjes sё vullnetit nuk mund tё krahasohet me pёrjetimin e pasurisё sё brendёshme, qetёsinё e aq mё tepёr ta vendosёsh mbi tё. 

Ёshtё pikёrisht nё sajё tё kёsaj pasurie, tё kёtij plotёsimi tё eksperiencёs jetёsore qё reflektimi i saj nё jetёn e zakonshme tё shpirtit duket pa jetё dhe abstrakt. Asnjё aktivitet tjetёr i shpirtit njerёzor s’mund tё keqkuptohet kaq thjeshtё sa mendimi. 
Vullneti dhe ndjenja e ngrohin shpirtin njerёzor qoftё edhe nё kujtesё mendimi shumё lehtё na fut tё ftohtё, sikur tё ishte e tharё jeta shpirtёrore. Megjithatё kjo ёshtё vetёm pasojё e hijes sё fuqishme e hedhur nga tё ngrohtit tё vet, nga realiteti i ndritshёm, i cili zhytet thellё nё fenomenin e botёs. Kjo zhytje bёhet nga njё fuqi qё rrjedh pёrmes vetё aktivitetit tё mendimit-fuqisё sё dashurisё shpirtёrore. 

Kundёrshtimi nuk duhet bёrё se tё shohёsh dashurinё nё mendimin aktiv duhet tё transformosh njё ndjenjё nё mendim, tё quajtur, dashuri. 

Ky kundёrshtim ёshtё nё tё vёrtetё, njё konfirmim i asaj qё kёtu u tregua si e vlefshme. Ai i cili kthehet nё thelbin e jetёs sё mendimit, gjen branda saj tё dyja; ndjenjёn dhe vullnetin-dhe kёto nё thellёsitё e realitetit; ndёrsa tё kthesh nga mendimi drejt ndjenjёs dhe vullnetit " tё thjeshtё" do tё thotё tё humbasёsh realitetin e tyre tё vёrtetё. Ai i cili pёrjeton njё mendim intuitivisht, ёshtё gjithashtu i aftё tё vlerёsojё drejt pёrjetimin e njё ndjenjё ose natyrёn e njё vullneti: ndёrsa misticizmi i ndjenjёs ose metafizika e vullnetit nuk mund tё japin drejtёsi penetrimit tё ekzistencёs pёrmes mendimit intuitiv. Ata shumё shpejt vijnё nё pёrfundimin se ata kanё kapur tё vёrtetёn dhe se mendimtari intuitiv ёshtё larguar nga realiteti dhe duke i munguar ndjenjat, formulon nё "mendimin abstrakt" njё figurё hije tё ftohtё tё botёs.




Kapitulli I 9

Ideja e lirisё


Nё veprimin e njohjes koncepti i njё peme pёrcaktohet nga objekti i perceptimit. Kur kemi pёrballё njё objekt tё caktuar perceptimi unё mund tё ngrej vetёm njё koncept tё caktuar nga sistemi i pёrgjithshёm i koncepteve. Lidhja midis konceptit dhe objektit tё perceptimit ёshtё indirekt dhe objektivisht i pёrcaktuar pёrmes mendimit sipas objektit tё perceptimit. Lidhja e perceptimit me objektin e vet njihet pas aktit tё perceptimit, por pёrkatёsia e tyre ёshtё njё faktor qё ekziston nё natyrёn e tyre karakteristike. Ky proces ёshtё i ndryshёm kur ne shohim dijen d.m.th. marrёdhёnien e cila lind midis njeriut dhe botёs pёrmes dijes. Nё kapitujt qё vijojnё pёrpjekja bёhet pёr tё treguar se qartёsia lidhur me kёtё marrёdhёnie mund tё arrihet nё qoftё se ajo kundrohet pa paragjykim. Njё observim i tillё tregon se mendimi ёshtё njё realitet i mbyllur i cili mund tё pёrjetohet drejtpёrsёdrejti. Kur gjendet e nevojshme pёr tё kuptuar gjёra tё tjera me qёllim qё tё shpjegosh mendimin nё vetvete-tё tilla si p.sh. proceset fizike tё trurit ose proceset shpirtёrore tё pavetёdijshme tё cilat supozohet tё nёnvizojnё mendimin e ndёrgjegjshёm qё ёshtё kundruar- ai tregon njё dёshtim pёr tё njohur se çfarё jep kundrimi i paparagjykuar i mendimit. Tё kundrosh mendimin do tё thotё tё jetosh gjatё kundrimit tё drejtpёrdrejtё brenda thurjes sё njё realiteti shpirtёror tё pavarur. Vёrtet mund tё thuhet se nё qoftё se dikush dёshiron tё kapё thelbin e e shpirtёrores nё formёn nё tё cilёn ёshtё drejtpёrsёdrejti nё dispozicion tё njeriut, çdokush mund tё veprojё kёshtu nё mendimin e tij tё vetin ekzistues.

Çfarё- nё shembujt e tjerё duhet tё shfaqet gjithmonё e ndarё-koncept dhe objekt perceptimi, pёrputhet kur ai ёshtё duke menduar se kundrohet. Nё qoftё se kjo nuk njihet atёherё konceptet e formuluara sipas perceptimeve do tё duket sikur tё ishin kopje tё errёta tё kёtyre perceptimeve dhe i fundit do tё merret pёr tё pёrfaqёsuar realitetin e plotё. Pastaj mbi modelin e fjalёs sё perceptuar, njё botё metafizike do tё ndёrtohet e cila duke u varur nё pikёpamjen e veçantё, duket si njё botё atomesh tё vullnetit, tё shpirtit tё pavetёdijshёm, e kёshtu me radhё. Nuk vihet re se dikush gjithё kohёn ndёrton hipotetikisht njё botё metafizike mbi modelin e botёs sё veçantё tё perceptimeve tё dikujt.

Sapo ne njohim se çfarё pёrmbahet nё mendim, ne gjithashtu njohim se nё objektin e perceptuar kemi vetёm njё pjesё tё realitetit, dhe se pjesa tjetёr qё i pёrket atij dhe qё e siguron atё nё realitetin e plotё, njihet kur ne pёrshkruajmё objektin e perceptuar me mendim. Atёherё ne nuk do ta konsiderojmё atё element i cili lind nё ndёrgjegje si mendim, si njё kopje tё errёt tё diçkaje reale, por si njё esencё shpirtёrore tё pavarur pёr tё cilёn ne mund tё themi  se ajo futet nё ndёrgjegjen tonё pёrmes intuitёs. Intuita ёshtё pёrjetimi i vetёdijshёm i njё pёrmbajtje tё pastёr shpirtёrore nё sferёn e shpirtit tё pastёr. Vetёm pёrmes intuitёs mund tё kapet natyra e mendimit. Vetёm kur dikush ka luftuar drejt njё njohje tё natyrёs sё tij intuitive duke kundruar mendimin pa paragjykim bёhet e mundshme tё fitojmё njё kuptim tё saktё tё ndёrtimit trupor-shpirtёror tё njeriut. Atёherё dikush njeh se ky ndёrtim s’ka influencё mbi natyrёn e mendimit. Nё pamje tё parё kjo deklaratё duket se kundёrshton faktin tepёr tё dukshёm.

Pёr njё eksperiencё tё rёndomtё, mendimi njerёzor gjithmonё ndodh i lidhur dhe me anё tё kёtij mjeti, tё kёtij ndёrtimi. Ky aspekt i mendimit vjen shumё i fortё pёrpara saqё rёndёsia e tij e vёrtetё nuk mund tё kapet nё qoftё se nuk njihet se ndёrtimi nuk luan asgjё nё vetё mendimin. Atёherё dikush ёshtё i detyruar tё vёrejё marrёdhёnien e jashtёzakonshme qё ekziston midis konstituimit njerёzor dhe mendimit. Pёr shkak se ky konstatim-larg nga patja e njё influence mbi thelbin e mendimit-tёrhiqet kur ndodh mendimi, ai e ndёrpret aktivitetin e tij, krijon vend, dhe nё hapёsirёn qё lirohet, shfaqet mendimi. Ç’ёshtё efektive nё mendim, ka njё detyrё tё dyanshme; sё pari ai ndrydh funksionin e ndёrtimit njerёzor dhe pastaj ai zё hapёsirёn tashmё vakum. Pёr tё parёn shtypja e ndёrtimit tё trupit ёshtё gjithashtu njё pasojё e aktivitetit tё mendimit, mё veçanёrisht e atij aspekti tё kёtij aktiviteti i cili pёrgatit shfaqjen e mendimit. Prej kёsaj mund tё shihet ndjenja nё tё cilёn mendimi gjen pasqyrimin e vet nё ndёrtimin trupor; dhe sapo kjo njihet nuk do tё ngatёrrohet me vetё mendimin. Ai qё ecёn mbi tokё tё butё do tё lёrё patjetёr gjurmё nё tё nga mbrapa. Por askush nuk do t’ia atribuonte kёto gjurmё atyre forcave tё cilat veprojnё nga poshtё tokёs. Asnjё lloj pjesёmarrje e kёtyre forcave nga poshtё nuk do tё pёrshkruhej si krijuese e kёtyre gjurmёve nё fjalё. Nё mёnyrё tё ngjashme, nё qoftё se mendimi kundrohet pa paragjykim, njeriu nuk do t’i atribuonte asnjё aspekt tё natyrёs sё vet gjurmёve tё gjetura nё ndёrtimin trupor tё cilat lindin pёrmes faktit se mendimi e pёrgatit shfaqjen e vet nёpёrmjet trupit. Kjo i jep rrugё njё shfaqjeje tё rёndёsishme. Nё qoftё se konstitucioni njerёzor s’luan asnjё rol nё natyrёn e mendimit, ç’rёndёsi ka ai pёr njeriun nё tёrёsi?
Ndonёse ajo qё ndodh nё natyrёn trupore pёrmes mendimit, s’ka tё bёjё fare me natyrёn e mendimit, ajo ka tё bёjё shumё me Unin-vetё dije, qё lind brenda mendimit. Uni i vёrtetё i njeriut ekziston brenda natyrёs esenciale tё mendimit, por jo vetёdija e Unit.

Kjo mund tё njihet sapo mendimi tё kundrohet pa paragjykim. Uni gjendet brenda mendimit; Uni-vetё-dije lind pёrmes faktit se gjurmёt e shkaktuara prej mendimit-nё kuptimin e dhёnё mё sipёr-lёnё shenja nё ndёrgjegjen tonё tё pёrgjithshme ( Kёshtu Uni ndёrgjegje lind pёrmes konstituimit trupor. Megjithatё kjo duhet tё nёnkuptojё se Uni-ndёrgjegje mbetet i varur nga ndёrtimi trupor; mbasi lind ai kalon nё mendim dhe mandej ndahet nё natyrёn shpirtёrore tё mendimit).

Ndёrtimi fizik i njeriut ёshtё themeli i Unit-ndёrgjegje, ai gjithashtu ёshtё burim i aktivitetit tё vullnetit tё tij. Ai rrjedh nga çfarё ka shkuar mё para tij, nё qoftё se ne duhet tё fitojmё mprehtёsinё pёr tё depёrtuar nё atё se si mendimi, i vetёdijshmi unё dhe vullneti aktiv janё tё lidhur midis tyre, ne duhet tё hetojmё sё pari se si njё akt vullneti lind pёrmes konstituimit trupor. Faktorёt qё duhen marrё nё konsideratё nё njё akt tё veçantё tё vullnetit janё motivi dhe forca lёvizёse. Motivi ёshtё faktori konceptual ose faktori i pёrshkruar mendor; forca lёvizёse ёshtё faktori i vullnetit i kushtёzuar drejtpёrsёdrejti nga ndёrtimi njerёzor. Faktori konceptual ose motivi ёshtё pikёrisht çfarё momentalisht pёrcakton vullnetin; forca lёvizёse ёshtё njё faktor durues pёrcaktues tek individi. Njё motiv qё influencon vullnetin mund tё jetё njё koncept i pastёr ose njё koncept me njё referim specifik pёr diçka qё perceptohet-d.m.th. pёr njё figurё mendore. Konceptet e pёrgjithshme dhe individuale (figurat mendore) bёhen motive tё vullnetit duke influencuar individin, duke pёrcaktuar aktivitetin e tij nё njё drejtim tё veçantё. Megjithatё, njё dhe i njёjti koncept ose figurё mendore do tё influencojnё individё tё ndryshёm nё mёnyra tё ndryshme. Ai do tё motivojё njerёz tё ndryshёm nё veprime tё ndryshme. Prandaj njё veprim i vullnetit nuk ёshtё rezultat i njё koncepti ose vetёm i njё figure mendore, por gjithashtu influencohet nga prirja individuale e qёnies njerёzore.

Meqё shprehja e pёrdorur nga Eduart von Hartman ёshtё e pёrshtatshme le ta quajmё prirjen individuale: prirje karakteriologjike. Mёnyra se si konceptet dhe figurat mendore influencojnё prirjen karakteriologjike i jep jetёs sё tij njё vulё tё pёrcaktuar morale e etike. Prirja jonё karakteriologjike i jep jetёs sё tij njё vulё tё pёrcaktuar morale e etike. Prirja jonё karakteriologjike formohet nga pjesa subjektive e jetёs sonё, e cila ёshtё pak a shumё e pandryshueshme d.m.th. me anё tё figurave mendore dhe ndjenjave tё veçanta qё ne kemi grumbulluar. Nёse njё figurё mendore qё hyn nё mendjen time mё stimulon mua drejt veprimit, kjo do tё varet nga si ajo ёshtё e lidhur me pjesёn tjetёr tё figurave tё mija mendore dhe me ndjenjat e mija tё veçanta. Nё kthim ruajtja e figurave qё unё kam do tё varet nga sasia e koncepteve tё cilat gjatё jetёs sime janё lidhur me perceptimet, d.m.th. janё bёrё figura mendore. Kjo pёrsёri do tё varet nga kapaciteti im i madh ose i vogёl pёr intuitёn dhe nё zinxhirin e gjёrave qё unё kam kundruar. Me fjalё tё tjera ai do tё varet nga pёrjetimet e mija objektive e subjektive, nga prirja ime e brendёshme dhe nga vendi im nё jetё. Ёshtё veçanёrisht jeta e ndjenjёs e cila pёrcakton prirjen time karakteriologjike: nёse unё krijoj njё koncept tё veçantё ose njё figurё mendore tё tillё: motivi pёr veprim do tё varet nёse ai pёrcjell tek unё kёnaqёsi ose dhimbje. Kёto janё elementёt qё duhen patur parasysh nё aktin e vullnetit. Konceptet e menjёhershme motivuese ose pikturat mendore vendosin pikёsynimin dhe qёllimin e vullnetit tim; prirja ime karakteriologjike vendos nёse aktivitetin tim ta drejtoj karshi kёtij pikёsynimi. Figura mendore e kalimit tё njё ore tё mёvonshme nё shёtitje vendos pikёsynimin e veprimit tim. Megjithatё, kjo figurё mendore ngrihet nё nivelin e motivit vetёm nё qoftё se ajo gjen njё prirje karakteriologjike tё pёrshtatshme, d.m.th. nё qoftё se gjatё jetёs sime, unё kam formuar figura mendore tё njё shёtitje me njё ndjenjё tё kёnaqёsisё.

 Prandaj ne duhet tё dallojmё (1) prirjet e mundshme subjektive tё cilat do tё kthejnё koncepte dhe figura mendore tё caktuara nё motive dhe (2) koncepte dhe figura mendore tё mundshme pёr tё influencuar prirjen karakteriologjike drejt veprimit. Tё parat janё forcat lёvizёse tё dytat janё qёllimet e jetёs morale. Ne mund tё zbulojmё forcat lёvizёse nё jetёn morale pёrmes ekzaminimit tё elementёve qё ndёrtojnё jetёn e individit.

Niveli i parё nё tё cilin jeta e individit gjen shprehjen e vet, ёshtё ai i perceptimit, nё tё vёrtetё ai i shqisёs sё perceptimit. Nё kёtё nivel, njё perceptim menjёherё kalon nё vullnet pa ndёrhyrjen as tё konceptit e as tё ndjenjёs. Kёtu forca lёvizёse mund tё quhet thjesht instikt. Nevojat tona tё ulta thjesht shtazore (uria, nxitja seksuale etj) gjejnё kёnaqёsinё nё kёtё nivel. Tipari karakteristik i jetёs instiktive ёshtё menjёhershmёria me tё cilin perceptimi çliron vullnetin. Kjo menjёhershmёri, e cila nё origjinё i pёrket jetёs sё ulёt epshore, mund tё shtrihet drejt perceptimesh shqisore mё tё larta. Ne veprojmё menjёherё nё pёrgjigje tё ngjarjeve tё caktuara nё botёn e jashtme pa pasqyrim tё mёtejshёm dhe pa ndonjё ndjenjё tё veçantё. Kjo duket p.sh. nё sjelljen komerciale shoqёrore. Kjo forcё lёvizёse mund tё pёrshkruhet kёtu si takt ose si shije e mirё shoqёrore. Sa mё shpesh tё ndodhin reagime tё tilla tё menjёhershme te objektet e perceptimit aq mё tepёr personi do tё veprojё spontanisht e me takt; takti bёhet pjesё e prirjes sё tij karakteriologjike.

Niveli i dytё ёshtё ai i ndjenjёs: ne lidhim ndjenja tё caktuara me çfarё ne pёrjetojmё nё botёn e jashtme. Kёto ndjenja mund tё bёhen forcё lёvizёse pёr veprim. Nё qoftё se unё shikoj dikё qё vuan, dhembshuria ime mund tё bёhet forcё shtytёse e veprimit tim. Ndjenja tё tilla janё turpi, krenaria nderi, pёrulja nёnshtrimi, brerja e ndёrgjegjes, hakmarrja, mirёnjohja, keqardhja, dashuria dhe detyra.
Niveli i tretё i jetёs ёshtё ai i mendimit dhe i formimit tё figurave mendore. Pasqyrimi i mirёfilltё mund tё kthejё njё koncept ose njё figurё mendore nё njё motiv pёr tё vepruar: Figurat mendore bёhen motive pёrmes faktit se nё kursin e jetёs ne rregullisht drejtojmё vullnetin tonё drejt perceptimesh tё cilat rikthehen pёrsёri e pёrsёri nё forma pak a shumё tё modifikuara. Prandaj, kur ato pёrballen me koncepte tё caktuara, njerёzit tё cilёt kanё njё farё experience gjithmonё do tё jenё tё vetёdijshёm pёr figurat mendore tё veprimeve tё cilat ata i kanё pёrcjellё nё raste tё ngjashme apo kanё parё tё tjerё duke i pёrcjellё. Kёto figura mendore qёndrojnё pezull para tyre si modele pёrcaktuese pёr tё gjitha vendimet qё do tё pasojnё; ato bёhen pjesё e prirjes sё tyre karakteriologjike: Kjo forcё shtytёse e vullnetit mund tё quhet eksperiencё praktike. Eksperienca praktike bashkohet gradualisht nё njё sjellje taktike tё pastёrt. Kjo ndodh kur figura tipike tё veprimeve janё lidhur tepёr fort nё mёndjet tona me figurat mendore tё situatave tё caktuara nё jetё tё cilat, nё raste tё caktuara, ne qёllimisht u rrёshqasim bazuar nё eksperiencёn tonё dhe kalojmё drejtpёrsёdrejti nga perceptimet nё veprim.

Niveli mё i lartё i jetёs individuale ёshtё ai i mendimit konceptual pa ju referuar asnjё pёrmbajtje perceptuale tё pёrcaktuar. Pёrmbajtja e konceptit rrjedh nga sfera ideale pёrmes intuitёs sё pastёr. Koncepte tё tilla s’pёrmbajnё fillimisht asnjё referim pёr perceptime tё pёrcaktuara: kur ne veprojmё nёn influencёn e njё koncepti i cili i referohet njё perceptimi d.m.th. nёn nxitjen e njё figure mendore, atёherё ёshtё ky objekt perceptimi i cili pёrcakton veprimin tonё pёrmes mendimit konceptual. Por kur ne veprojmё nёn influencёn e intuitёs, atёherё forca lёvizёse e vullnetit tonё ёshtё mendimi i pastёr.

Ashtu siç ёshtё e zakonshme nё filozofi tё thёrrasёsh aftёsinё e mendimit tё pastёr, bindemi se jemi tё justifikuar tё quajmё forcёn morale lёvizёse qё ёshtё karakteristikё e kёtij niveli, arsye praktike.
Llogaritja mё e qartё e kёsaj force shtytёse tё vullnetit ёshtё dhёnё nga Kreinbyl. Unё e llogaris artikullin e tij mbi kёtё temё si njё nga kontributet mё tё rёndёsishme tё filozofisё sё sotme, veçanёrisht pёr etikёn: Kreinbyl e quan kёtё forcё lёvizёse a-priori praktike, d.m.th. njё impuls pёr tё vepruar duke u nisur drejtpёrsёdrejti nga intuita. Qё njё impuls i tillё nuk i pёrket prirjes karakteriologjike ёshtё e qartё krejt. Çfarё vepron kёtu si forcё lёvizёse nuk ёshtё mё diçka individuale por pёrmbajtja ideale dhe universale e intuitёs sime. Sapo unё tё shoh justifikimin pёr ta bёrё kёtё pёrmbajtje bazёn dhe pikёn e fillimit pёr veprim unё futem nё vullnetarizёm pavarёsisht se unё kisha tashmё konceptin ose nёse ai u fut nё ndёrgjegjen time menjёherё para veprimit-d.m.th. nёse ёshtё tek unё si prirje apo jo. Dikush mund tё flasё pёr njё veprim real tё vullnetit vetёm kur njё impuls i momentit nё formёn e njё koncepti apo tё njё figure mendore influencon prirjen karakteriologjike: Njё impuls i tillё bёhet atёherё njё motiv i vullnetit. Motivet e moralit janё koncepte dhe figura mendore. Ka filozofё tё etikёs tё cilёt gjithashtu e konsiderojnё ndjenjёn si njё motiv tё moralshёm: p.sh. ata pohojnё se qёllimi i sjelljes etike ёshtё tё paraqesё mundёsinё mё tё madhe tё sasisё sё kёnaqёsisё pёr individin qё vepron: Megjithatё vetё kёnaqёsia nuk mund tё bёhet motiv, por vetёm njё kёnaqёsi mendore e pёrshkruar. Njё figurё mendore e njё ndjenje, e njё ndjenje qё do tё vijё, jo vetё ndjenja, mund tё veprojё mbi prirjen time karakteriologjike: Nё momentin e veprimit ndjenja akoma s’ёshtё atje; sё pari ajo duhet tё prodhohet prej veprimit.
Figura mendore e pasurisё sё njёrit apo tjetrit shihet drejt si njё motiv i vullnetit. Parimi i prodhimit tё sasisё mё tё madhe tё kёnaqёsisё pёr dikё pёrmes veprimit tё tij-d.m.th. pёr arritjen e lumturisё individuale-quhet egoizёm. Ai luftohet pёr t’u arritur, ose pёrmes marrjes nё konsideratё vetёm tё pasurisё personale nё mёnyrё tё pamёshirshme qoftё edhe nё kurriz tё lumturisё tё tё tjerёve (qё ёshtё egoizёm i pastёr) ose pёrmes forcimit tё pasurisё sё tё tjerёve, sepse shpreson qё tё marrёsh prej saj indirekt; ose prej frikёs sё vёnies nё rrezik tё interesave tё dikujt, nё qoftё se kёto interesa tё tё tjerёve dёmtohen (moraliteti i kursimit).

Pёrmbajtja e veçantё e parimit vetjak egoist tё njё personi do tё varet nga figurat e tij mendore pёr çka pёrbёn lumturinё e tij apo tё tё tjerёve. Ai do tё pёrcaktojё pёrpjekjen e tij egoiste sipas asaj qё ai e quan tё jetё gjё e mirё nё jetё (luksi, shpresa e lumturisё, çlirimi nga disa tё kёqija e kёshtu me radhё).
Pёrmbajtja e pastёrt konceptuale e njё veprimi duhet tё konsiderohet si njё motiv mё shumё. Ndryshe nga figura mendore e kёnaqёsisё sё vet njeriut kjo pёrmbajtje nuk i referohet vetёm veprimeve individuale, por mё tepёr veprimit qё bazohet nё njё sistem parimesh etike.
Kёto parime nё formёn e koncepteve abstrakte mund tё drejtojnё jetёn morale pa mundёsuar qё individi tё shqetёsojё vetveten pёr origjinёn e tyre. Nёnshtrimi karshi konceptit etik i cili si komandё errёson veprimin e tij ndjehet thjesht si njё domosdoshmёri morale. Vendosja e kёsaj domosdoshmёrie morale u lihet atyre tё kёrkojnё nёnshtrimin tonё moral, d.m.th. atyre tё cilёt ne i pohojmё si autoritetet morale (kryefamiljarit, shtetit, zakonit, shoqёror, autoritetit tё kishёs, ringjalljes hyjnore etj).
Njё shembull i veçantё i kёtyre parimeve etike mund tё shihet kur urdhёri nuk vjen nga njё autoritet i jashtёm, por nga vetё brenda qёnies sonё (autonomia etike). Ne ndijojmё brenda vetvetes zёrin tё cilit ne duhet t’i nёnshtrohemi; ai e shpreh vetveten si ndёrgjegje. Ai sinjalizon pёrparim moral kur njё qёnie njerёzore jo vetёm thjesht e pranon urdhёrin e njё autoriteti tё jashtёm ose tё brendshёm si njё motiv pёr veprim, por lufton tё kuptojё pse njё parim i veçantё i sjelljes duhet ta motivojё atё. Ky ёshtё pёrparimi nga morali i bazuar mbi autoritetin, nё sjelljen e bazuar nё mprehtёsinё e depёrtimit moral: Nё kёtё nivel njё person do tё marrё parasysh nevojat e jetёs morale dhe do ta lejojё kёtё dije tё pёrcaktojё veprimet e tij. Nevoja tё tilla janё: 1) mirёqёnia mё e madhe e mundёshme e njerёzimit pastёrtisht vetёm pёr hatёr tё tij; (2) Pёrparimi kulturor ose zhvillimi moral njerёzor drejt njё perfeksionimi mё tё madh; (3) realizimi i qёllimeve morale individuale tё kapura pastёrtisht intuitivisht.
Mirёqёnia mё e madhe e mundёshme e njerёzimit natyrisht qё do tё kuptohet ndryshe nga njerёz tё ndryshёm. Sentenca nuk i referohet njё pikёpamje tё veçantё, por fakti se individi i cili e pohon kёtё parim do tё pёrpiqet qё tё bёjё çfarёdo qё sipas tij i shёrben mё sё miri mirёqёnies sё njerёzimit. Progresi kulturor tregon tё jetё njё shembull i veçantё i pёrparimit tё mёsipёrm etik, mbajtur prej kёtyre tё cilёt gjejnё kёnaqёsi nga pёrfitimet e jetёs kulturore. Ata duhet tё pranojnё nё kёtё ujdi shumё, e cila nё formёn e rёnies dhe shkatёrrimit gjithashtu kontribuon nё mirёqёnien e njerёzimit. Megjithatё ёshtё gjithashtu e mundёshme pёr dikё qё tё shikojё nё progresin kulturor njё domosdoshmёri morale, tepёr tё veçuar nga pёrfitimet qё ai sjell; kjo do tё thotё se pёr tё progresi kulturor, ёshtё njё parim moral i veçantё i ndryshёm nga i pari.
Parimet e mirёqёnies sё pёrgjithёshme dhe tё pёrparimit kulturor, tё dyja bazohen, mbi figurat mendore, d.m.th. bazohen nё atё se si njeriu lidh pёrmbajtjen e ideve morale me situata tё pёrcaktuara (perceptimet).

Megjithatё parimi mё i lartё moral i mundshёm ёshtё ai i cili nuk fillon nga referenca tё tilla por, lind nga burimi i intuitёs sё pastёr dhe vetёm mё pas gjen lidhjen e vet me objektet e perceptimit (jetёn). Kёtu, diskutimi se çfarё dёshirohet paraprihet nga njё fushё qё ёshtё gjithsesi ndryshe nga ajo e shembujve tё mёsipёrm. Dikush qё mbёshtet parimin e mirёqёnies sё pёrgjithshme do tё pyesё sё pari se çfarё kontributi mund tё japin idetё e tija, pёr tё, tek i cili ai shikon progresin kulturor si njё parim moral: Megjithatё ekziston njё pikёpamje mё e lartё e cila nё njё situatё tё veçantё nuk fillon nga njё parim moral specifik por atribuon njё vlerё tё caktuar pёr tё gjitha aksiomat morale dhe nё njё shembull tё dhёnё gjithmonё pyet nёse njёri ose tjetri parim moral ёshtё mё i rёndёsishёm.

Nё kushte tё caktuara do tё jetё progresi i kulturёs; nё tё tjera mirёqёnia e pёrgjithshme ose mirёqёnia e dikujt do tё shihet si parim i drejtё. Por kur tё gjitha kёto konsiderata marrin njё vend tё dytё atёherё faktori pёrcaktues ёshtё intuita konceptuale. Nё intuitёn konceptuale tё gjitha motivet e tjera tёrhiqen nga pozicionet udhёheqёse dhe aspekti ideal i vetёm motivon veprimin.
Prej niveleve tё prirjes karakteriologjike ne kemi treguar tё jetё ai qё ёshtё efektivisht mendim i pastёr, apo arsyeja praktike. Nga motivet kemi treguar se mё i larti ёshtё intuita konceptuale. Me njё vёshtrim mё tё afёrt mund tё shihet se nё kёtё nivel tё jetёs morale tё njeriut forca shtytёse dhe motivi pёrputhen, gjё qё nёnkupton se as prirja karakteriologjike ekzistuese as parimi i jashtёm moral i pranuar mbi autoritetin s’kanё influencё mbi ato çfarё bёn dikush. Prandaj, veprimi as nuk ёshtё steriotip, as i realizuar sipas njё grupi rregullash tё dhёna, e as i kryer automatikisht nё njё pёrgjigje tё njё impulsi tё jashtёm: veprimi pёrcaktohet vetёm pёrmes pёrmbajtjes sё vet ideale.


Njё veprim i tillё presupozon kapacitetin pёr intuitёn morale. Kushdo qё s’ka aftёsinё pёr tё pёrjetuar pёr veten parimin moral qё zbatohet nё njё rast tё veçantё gjithashtu s’do tё mund tё arrijё njё vullnet qё ёshtё vёrtetёsisht i tij. Njё antitezё e plotё e kёtij parimi moral shihet tek aksioma morale e Kantit e cila thotё: "Veproni nё mёnyrё tё tillё qё rregulli mbi tё cilin ju mbёshtesni veprimin tuaj, tё jetё i vlefshёm pёr tё gjithё". Kjo sentencё mban erё vdekje pёr tё gjitha impulse vetiake pёr tё vepruar. Standarti im s’mund tё jetё se si do tё vepronte gjithkush tjetёr, por çfarё ёshtё e drejtё pёr mua nё rast tё veçantё. Njё gjykim sipёrfaqёsor mund ta bёjё kёtё kundёrshtim: se si mundet njё veprim tё jetё edhe individualisht i pёrshtatur pёr njё rast tё veçantё dhe rrethanё dhe pёrsёri tё pёrcaktohet pastёrtisht idealisht prej intuitёs? Ky kundёrshtim ngatёrron motivin moral me pёrmbajtjen e perceptueshme tё njё veprimi. Pёrmbajtja e perceptueshme mund tё jetё motivi, dhe ёshtё e tillё nё rastin e pёrparimit tё kulturёs, ose kur veprohet prej egoizmit, etj. Nuk ёshtё motivi kur arsyeja pёr veprim buron nga intuita e pastёr morale. Natyrisht, individualiteti, uni i dikujt qё vepron, vёren pёrmbajtjen e perceptueshme por nuk pёrcaktohet prej saj. Kjo pёrmbajtje pёrdoret vetёm pёr tё formuar njё koncept njohёs: konceptin moral, qё i pёrket asaj, uni nuk e nxjerr nga aspekti i perceptueshёm. Vetёm nё qoftё se pikёpamja ime bazohet mbi njё parim moral tё veçantё koncepti njohёs i njё situate tё dhёnё ёshtё gjithashtu njё koncept moral. Nё qoftё se unё dёshiroj tё mbёshtes tё gjitha veprimet e mija ekskluzivisht mbi sentencёn morale tё pёrparimit tё pёrgjithshёm kulturor atёherё unё ec pёrmes jetёs pёrgjatё njё rruge tё fiksuar. Nga çdo ngjarje qё mё intereson mua lind njё detyrё morale qё tё bёj pjesёn time pёr tё siguruar se ngjarja pёrkrah kulturёn.

Veçmas konceptit qё paraqet ligjet natyrale tё zbatueshme nё njё ngjarje ose objekt, bashkangjitet gjithashtu, etiketё etike e cila pёr mua si njё qёnie morale, pёrmban drejtime etike se si unё duhet tё sillem. Kjo etiketё etike ka justifikimin e saj nё sferёn e vet: e parё nga njё pikёpamje mё e lartё ajo pёrputhet me idenё qё lind tek unё kur pёrballet me shembullin konkret.
Qёniet njerёzore ndryshojnё nё kapacitetin e tyre pёr intuitёn; tek disa idetё fluskojnё lehtёsisht, ndёrsa tё tjerё i fitojnё ato me shumё vёshtirёsi. Situatat nё tё cilat njerёzit jetojnё dhe qё japin skenёn pёr aktivitetin e tyre nuk janё mё pak tё ndryshme: se si vepron njё individ do tё varet nga mёnyra se si funksionon intuita e tij kur ai pёrballet me njё situatё tё dhёnё. Sasia e ideve efektive brenda nesh, d.m.th. pёrmbajtja aktuale e intuitave tona, pёrmban atё e cila ёshtё individuale nё çdo qёnie njerёzore pavarёsisht nga karakteri i pёrgjithshёm i ideve. Pёr aq sa kjo pёrmbajtje intuitive rrjedh nё veprimet e tij, ajo pёrfaqёson pёrmbajtjen morale tё individit. Lejimi pёr tё gjetur shprehjen nё jetё dhe forca lёvizёse mё e lartё dhe gjithashtu motivi mё i lartё pёr ata tё cilёt njohin se tё gjitha parimet morale bashkohen nё fund tё fundit nё kёtё pёrmbajtje intuitive. Kjo pikёpamje mund tё quhet individualizёm etik.

Nё njё shembull konkret faktori vendimtar nё njё veprim tё pёrcaktuar intuitivisht ёshtё zbulimi i intuitёs koresponduese tёrёsisht individuale. Nё kёtё nivel tё sё moralshmes njeriu mund tё flasё pёr koncepte morale tё pёrgjithёshme (standarte, ligje) vetёm nёse ato lindin nga njё pёrgjithёsim i impulsive tё individёve. Ligjet e pёrgjithёshme gjithmonё presupozojnё fakte konkrete prej tё cilave ato rridhnin. Pёr kёto fakte origjinalisht kanё qenё prodhuar prej qёniesh njerёzore. Nё qoftё se do tё kёrkojmё tё zbulojmё ligjet (pёrmbajtjen konceptuale) nё veprimet e individёve, tё njerёzve dhe epokave ne pёrfitojmё njё etikё, megjithatё jo nё kuptimin e ligjeve por mё tepёr, nё kuptimin e njё filozofie tё moralitetit.

Megjithatё ligjet e zbuluara lidhen me veprimet njerёzore nё atё mёnyrё si ligjet e natyrёs lidhen me fenomene tё veçanta. Megjithatё ato nuk janё identike me impulse me tё cilat individёt mbёshtesin veprimet e tyre. Nё qoftё se ne duhet tё kuptojmё njё veprim njerёzor qё lind nga vullneti moral i individit, atёherё ne duhet tё hetojmё se si ky vullnet lidhet me veprimin. Ne duhet t’i shikojmё veprimet nё tё cilat kjo marrёdhёnie ёshtё faktori qё vendos. Nё qoftё se, Unё apo dikush tjetёr mё vonё reflekton mbi njё veprim tё tillё ёshtё e mundёshme tё zbulojё se me çfarё parimi moral jemi duke u marrё. Ndёrsa unё zbatoj veprimin, unё influencohem nga parimi moral pёr aq sa ai jeton tek unё intuitivisht. Ai ёshtё i lidhur me dashurinё time pёr atё çka unё dua tё sjell pёrmes veprimit tim. Unё nuk konsultohem as me rregullin dhe as me kёnd tjetёr pёrsa unё duhet tё realizoj veprimin; unё e realizoj atё nё momentin qё unё kap idenё pёrkatёse. Vetёm ajo e bёn atё, veprimin tim. Veprimet e dikujt, i cili vepron, vetёm pёr shkak se ai pranon rregulla morale tё caktuara, janё rezultat i atyre parimeve tё cilat ndodhen nё kodin e tij moral. Ai ёshtё njё super automat qё pёrçon urdhёra. Nё qoftё se nё mendjen e tij injektohet njё stimulues, kurdisja e parimeve tё tij morale do ta vёrё veten nё lёvizje dhe do tё ndjekё kursin e parashikuar pёr tё sjellё veprime tё menduara kristiane ose njerёzore, ose jo egoiste, ose tё tilla qё bёhen nismёtare tё pёrparimit kulturor. Megjithatё vetёm kur ndjek dashurinё pёr objektin tim, jam vetёm Unё qё veproj. Nё kёtё shkallё tё sё moralshmes unё nuk veproj se unё njoh njё zot mbi vete apo njё autoritet tё jashtёm, apo tё ashtuquajturin zё i brendshёm. Unё s’njoh asnjё shkak tё jashtёm pёr veprimin tim, unё e kam gjetur arsyen brenda vetvetes nё dashurinё time pёr tё vepruar. Unё nuk e kontrolloj nga ana intelektuale nёse veprimi im ёshtё i mirё ose i keq: unё e zbatoj atё sepse unё e dua atё. Do tё jetё "mirё ", nё qoftё se intuita ime e zhytur nё dashuri ekziston nё rrugёn e duhur brenda lidhjes universale e cila mund tё pёrjetohet intuitivisht; "keq", nё qoftё se ai nuk ёshtё rasti. Dhe gjithashtu as pyes se si do tё vepronte dikush tjetёr nё vendin tim. Unё veproj sikur, Unё, ky individualitet i veçantё, e gjej veten tё moivuar pёr tё vepruar. Asnjё zakon i pёrgjithshёm, asnjё kod i pranuar i zakonshёm apo aksiomё, asnjё rregull moral, s’ka influencё tё drejtpёrdrejtё nё veprimin tim, por thjesht dashurinё time pёr tё. Unё nuk ndjej detyrim as atё tё natyrёs, qё tё mё shtrёngojё mua pёrmes intuitёs, as atё tё urdhёrimeve tё moralshme. Unё thjesht dёshiroj tё zbatoj çfarё shtrihet brenda meje.

Mbrojtёsit e standarteve tё pёrgjithshme morale ndoshta do tё kundёrshtojnё thёnien: "Nё qoftё se secili lufton t’i plotёsojё vetes dhe tё bёjё atё qё dёshiron nuk ka dallim midis veprimeve tё mija dhe atyre kriminale; çdo impuls pёr tё dёmtuar do tё kishte pretendim tё barabartё pёr shprehje si dhe piksynimi pёr t’i shёrbyer tё mirёs sё pёrgjithshme. Fakti i pёrfytёrimit tё idesё tё njё veprimi nuk mund tё jetё pёr mua-si njё individ i moralshёm-kriter pёr realizimin e tij; unё duhet tё gjykoj nёse ёshtё veprim i mirё apo i keq dhe e realizoj atё vetёm nё rastin e parё. Pёrgjigjja ime pёr kёtё kundёrshtim tё dukshёm i cili ёshtё plotёsisht pёr shkak tё njё tё keqkuptuari tё asaj çfarё nёnkuptohet ёshtё kjo: Nё qoftё se njeriu dёshiron tё kuptojё natyrёn e vullnetit njerёzor ai duhet tё dallojё midis rrugёs qё sjell vullnetin nё njё nivel tё pёrcaktuar tё zhvillimit dhe karakterin unik qё, ai pёrfiton ndёrsa i afrohet qёllimit.

Ligjet kanё njё pjesё tё justifikuar pёr tё luajtur mbi mёnyrёn drejt atij qёllimi i cili konsiston nё realizimin e qёllimeve qё kapen pёrmes intuitёs tё pastёr. Njё qёnie njerёzore pёrfiton tё tilla qёllime sa ajo ka mundёsinё tё ngrejё vetveten nё botёn intuitive tё ideve. Nё shembuj tё veçantё, qёllime tё tilla zakonisht gёrshetohen me element tё tjerё, ose si forcё lёvizёse ose si motiv.  Megjithatё njё element i fituar intuitivisht mund tё jetё faktor vendimtar ose pjesёrisht vendimtar. Ç’duhet tё bёhet, njeriu e bёn; ai jep skenёn mbi tё cilёn detyrimi bёhet vepёr; ai paraqet njё veprim qё ёshtё tёrёsisht i tij. Kёtu impulsi s’mund tё jetё gjё, por tёrёsisht personal. Nё tё vёrtetё, vetёm njё veprim i vullnetit qё lind nga intuita ёshtё plotёsisht personal. E keqja, d.m.th. aktiviteti minimal nuk mund tё llogaritet si njё shprehje e individualitetit njerёzor nё tё njёjtёn mёnyrё si edhe mishёrimi i intuitёs sё pastёr: tё veprosh kёshtu do tё thotё tё llogaritёsh instiktin e verbёr sikur ai t’i pёrkiste individualitetit njerёzor. 

Por dёshirat e mёdha tё verbёra tё cilat tё çojnё nё krim nuk origjinojnё prej intuitёs dhe nuk i pёrkasin asaj çfarё ёshtё individuale tek njeriu. Ato i pёrkasin asaj çfarё ёshtё mё e rёndomtё tek ai, asaj çfarё llogaritet e barabartё tek gjithkush dhe prej sё cilёs qёnia njerёzore pёrpunon rrugёn e vet pёrmes aspektit individual tё natyrёs sё vet. Ç’ёshtё qёnie, nuk ёshtё organizmi me dёshirat dhe ndjenjat, por bota e unifikuar e ideve e cila ndriçon brenda kёtij organizmi me dёshirat dhe ndjenjat. Dёshirat e mija, instiktet dhe pasionet vetёm sa vendosin faktin se unё i pёrkas species sё pёrgjithёshme, njeri. Çfarё pёrcakton individualitetin tim ёshtё fakti se brenda kёtyre dёshirave instiktet dhe ndjenjat, diçka ideale e shpreh veten nё njё mёnyrё tё veçantё. Pёrmes instikteve tё mija dhe dёshirave unё jam njё qёnie njerёzore si shumё tё tjerё; ç’mё bёn mua njё individual ёshtё forma e veçantё e ideve pёrmes tё cilave unё e shpёrbёj veten time si njё Unё brenda njё duzine. Vetёm njё qёnie jashtё natyrёs sime shtazore mund tё mё dallojё mua nga tё tjerёt: pёrmes mendimit tim d.m.th. duke kapur aktivisht atё qё jeton brenda organizmit tim si njё element ideal, unё dalloj veten time nga tё tjerёt. Prandaj nuk mund tё thuhet pёr veprimin e kriminelit se ai del nga mbretёria e idealit. Nё tё vёrtetё ёshtё karakteristike e njё veprimi kriminal qё ai tё lindi nga njё element jo ideal tek njeriu. Njё veprim ndihet si i lirё deri nё atё shkallё qё arsyeja e tij del prej aspektit ideal tё qёnies sime individuale: çdo tipar tjetёr i njё veprimi, nёse i detyruar nga instikte natyrore ose prej shtrёngimesh standartesh morale, ndjehet si jo i lirё.

Njeriu ёshtё i lirё vetёm nё atё masё sa qё ai ёshtё i aftё, nё çdo moment tё jetёs sё tij, tё jetё drejtuesi i saj; njё punё e moralshme ёshtё puna ime nё qoftё se mund tё quhet e lirё nё kёtё kuptim. Kёtu sё pari ne merremi me kёrkesat e domosdoshme nёn tё cilat njё veprim i vullnetit ndjehet i lirё. Se si e realizon vetveten kjo ide etike e pastёr e lirisё nё natyrёn njerёzore do tё shihet nё ato qё do tё vijojnё.


Tё veprosh nisur nga liria duke pёrjashtuar ligjet morale do tё thotё tё jesh nё njё nivel mё tё lartё sesa ata qё imponohen nga rregulla tё tilla. Pse veprimet e mija duhet tё jenё mё pak nё shёrbim tё sё mirёs sё tё gjithёve nё qoftё se tё realizuara prej dashurisё, mё tepёr sesa prej ndjenjёs sё detyrёs, i shёrbejnё tё mirёs sё pёrgjithshme? Koncepti i detyrёs e pёrjashton lirinё; ajo nuk njeh se çfarё ёshtё individuale por insiston se ajo duhet tё pёrshtatet pёr standartet e pranuara. Individualizmi etik ёshtё e vetmja pikёpamje nga e cila liria bёhet e pёrfytyrueshme. Po si munden qёniet nejrёzore tё jetojnё sё bashku nё qoftё se secila pёrpiqet vetёm pёr tё pohuar individualitetin e vet? Tё thuash qё kjo ёshtё karakteristike kur morali keqkuptohet, tregon njё besim se bashkёsia ёshtё e mundёshme vetёm nё qoftё se tё gjithё janё tё bashkuar brenda njё rendi moral tё pranuar. Njё pikёpamje e tillё e moralit nuk e kupton unitetin e idesё-botё, ajo s’mund tё shohё se bota e ideve qё gjen shprehje tek unё s’ёshtё gjё tjetёr veçse ajo qё shpreh veten nё bashkёkohёsin tim. Ёshtё e vёrtetё se ky unitet ёshtё rezultat i eksperiencёs sonё praktike tё botёs: se vёrtet ai duhet tё jetё, sepse nё qoftё se ai do tё njihej pёrmes ndonjё mjeti tjetёr e jo pёrmes kundrimit personal, atёherё norma tё pёrgjithshme mё tepёr sesa eksperienca personale do tё ishin tё vlefshme nё sferёn e tij. Individualiteti ёshtё i mundshёm vetёm nё qoftё se çdo qёnie njerёzore i njeh tё tjerёt vetёm pёrmes kundrimit tё tyre. Unё ndryshoj nga njё bashkёkohёs, jo pse ne jetojmё nё dy botё tёrёsisht tё ndryshme shpirtёrore, por sepse nga bota jonё e pёrbashkёt e ideve ne marrim intuita tё ndryshme. Ai dёshiron tё jetojё me intuitat e veta dhe unё me tё mijat; nё qoftё se burimi ynё ёshtё vёrtet bota e ideve dhe ne nuk ndjekim impulse tё jashtme (fizike apo shpirtёrore) atёherё ne do tё mund tё takohemi nё pёrpjekjet dhe pikёsynimet tona. Njё keqkuptim moral, njё pёrplasje, as qё mund tё mendohet midis njerёzve qё janё moralisht tё lirё. Vetёm ai qё ёshtё moralisht jo i lirё, qё ndjek natyrёn instiktive ose kёrkesat konvencionale tё detyrёs vihet kundёr bashkёkohёsit tё vet nё qoftё se ky i fundit nuk i bindet tё njёjtit instikt dhe numёr kёrkesash si i pari. Tё jetosh me dashurinё e veprimit dhe ta lejosh tё jetojё nё mirёkuptim vullnetin e tjetrit ёshtё sentencё themelore e qёnieve tё lira njerёzore. Ato nuk njohin asnjё lloj tjetёr "duhet" pёrveç asaj me tё cilёn kanё bashkuar dёshirёn e tyre nё harmoninё intuitive. Fuqia e tyre e ideimit ju tregon atyre se çfarё duhet ata tё dёshirojnё nё njё rast tё veçantё. Tё mos ishte afrueshmёria njё aspekt themelor i natyrёs njerёzore asnjё lloj i jashtёm nuk mund tё na e shtinte atё ndёrmend. Vetёm sepse ata janё njё nё aspektin shpirtёtor tё natyrёs sё tyre mundet qё qёniet njerёzore tё bёjnё jetёn e tyre pranё njёri tjetrit. Individi i lirё jeton nё mirёbesim se ai dhe tё gjitha qёniet e tjera tё lira i pёrkasin njё bote shpirtёrore dhe se qёllimet e tyre harmonizohen. Njё individ i lirё nuk kёrkon marrёveshje me bashkёkohёsin e vet, po e shpreson atё sepse ajo ёshtё e trashёgueshme nё natyrёn njerёzore.  Kjo nuk i referohet domosdoshmёrisё pёr kёtё apo pёr atё lloj marrёveshje, por mё tepёr prirjes sё brendёshme, qёndrimit tё shpirtit, pёrmes tё cilit njё person i vetёdijshёm pёr veten midis qёnieve njerёzore tё cilat ai i vlerёson, realizon pjesёn mё tё madhe tё drejtёsisё pёr dinjitetin njerёzor.

Shumё do tё thonё se çfarё koncepti, Uni ka skicuar prej njё qёnie njerёzore tё lirё, ёshtё njё krijim imagjinar qё s’mund tё gjindet kund i realizuar. Ne duhet tё merremi me njerёz realё tё jetёs sё pёrditёshme, prej tё cilёve sjellja morale mund tё shpresohet vetёm kur ata u binden ligjeve morale, kur ata e quajnё misionin e tyre moral si njё detyrё dhe nuk ndjekin lirisht preferencat dhe animet e tyre. Unё nuk e vё nё dyshim se pёr njё moment njeriut do t’i duhet tё verbohet pёr tё vepruar kёshtu. Por, pastaj, larg gjithё hipokrizisё pёr moralin, nё qoftё se ai ёshtё konkluzion final.  Le tё themi atёherё thjesht se natyra njerёzore ёshtё e tillё sa qё njeriu duhet tё detyrohet pёr veprimin e drejtё pёr aq kohё sa ai nuk ёshtё i lirё. Nёse kjo mos qёnie e lirё detyrohet me mjete fizike apo pёrmes kodesh moralё, nёse ai ёshtё jo i lirё sepse ai ju nёnshtrohet dёshirave tё tij tё pangopura seksuale, ose sepse ai ёshtё nёn pranga prej moralit tradicional, atёherё kjo ёshtё njё pikёpamje e caktuar, tepёr jo materiale.

Por le tё mos themi se njё person i tillё mund t’i quajё veprimet e tija tё vetat, duke e parё atё tё hedhur drejt tyre nga forca jashtё vetes sё vet. Megjithatё ka qёnie njerёzore qё e ngrejnё vetveten mbi rregullat dhe ligjet e detyruara, shpirtёra tё lirё qё e kanё gjetur veten e tyre midis pёshtjellimit tё ligjeve shtrёnguese, praktikave fetare dhe kёshtu me radhё. Cili prej nesh mund tё thotё se ai ёshtё plotёsisht i lirё nё gjithçka qё ai bёn? Megjithatё nё secilin prej nesh banon njё aspekt i thellё i qёnies sonё nё tё cilin individualiteti i lirё gjen shprehjen e vet.

Jeta jonё ёshtё ndёrtuar me veprime tё lira e jo tё lira. Por, koncepti njeri nuk ёshtё i plotё nё qoftё se ai nuk pёrfshin shpirtin e tij tё lirё si shprehjen mё tё pastёr tё natyrёs njerёzore. Mbi tё gjitha ne jemi qёnie njerёzore nё sensin e vёrtetё vetёm pёr aq sa ne jemi tё lirё. Shumё do tё thonё: "Kjo ёshtё ideale". Pa dyshim; por ёshtё njё ideale qё ka realitet dhe qё e farkёton rrugёn e vet drejt sipёrfaqes nga brenda natyrёs sonё. Duke qёnё larg tё ekzistuarit thjesht si qёnie ideale e menduar a e ёndёrruar ajo ka jetё dhe e deklaron veten qartё edhe nё format mё pak perfekte tё ekzistencёs sё saj. Nё qoftё se njeriu do tё ishte thjesht njё krijesё e natyrёs, nuk do tё kishte vend pёr tё kёrkuar ideale d.m.th. ide tё cilat kёrkojnё tё realizohen qoftё edhe nёse ato janё pёr momentin tё padobishёm. Pёr aq sa gjёrat e jashtme merren nё konsideratё idea pёrcaktohet prej perceptimit: ne e kemi bёrё pjesёn tonё kur ne njohim lidhjen midis idesё dhe perceptimit. Kjo nuk ёshtё e vёrtetё nё rastin e njeriut. Shuma totale e ekzistencёs sё tij nuk pёrcaktohet pa tё: koncepti i tij i vёrtetё, si njё qёnie e moralshme (shpirt i lirё) nuk bashkohet objektivisht parakohe, me objektin e perceptimit "njeri" pёr t’u konfirmuar thjesht prej njohjes.

Njё qёnie njerёzore duhet tё bashkohet pёrmes aktivitetit tё saj, koncepti i saj me perceptimin e njeriut. Kёtu koncepti dhe perceptimi pёrputhen nё qoftё se qёnia njerёzore pёrmes pёrpjekjes sё vet i bёn ato tё pёrputhen. Ajo mund ta bёjё kёtё vetёm nё qoftё se ka gjetur konceptin e shpirtit tё lirё, d.m.th. konceptin e vetes sё vet tё vёrtetё. Pёr ne pёr shkak tё mёnyrёs se si ne jemi ndёrtuar, ekziston njё vijё ndarёse nё botёn objektive midis perceptimit dhe konceptit; ne e konceptojmё kёtё ndarje nё njohje. Ndarja ёshtё po aq prezente edhe nё natyrёn tonё subjektive kёtu njeriu, e mposht atё nё kursin e zhvillimit tё tij duke e sjellё gjithmonё e mё tepёr nё dukje konceptin e vetes sё tij tё vёrtetё nё qёnien e tij tё jashtme. Kёshtu, tё dyja, jeta intelektuale dhe morale çojnё nё natyrёn e dyfishtё tё funksionimit tё qёnies njerёzore: drejt perceptimit (eksperiencёs direkte) dhe mendimit. Jeta intelektuale e kapёrcen ndarjen nё njohje, d.m.th. pёrmes dijes; jeta morale e kapёrcen atё pёrmes realizimit tё shpirtit tё lirё.

Çdo qёnie ka konceptin e saj tё lindur (ligjin e ekzistencёs) dhe tё sjelljes sё vet); nё gjёrat e jashtme ajo ёshtё padukshmёrisht e bashkuar me perceptimin dhe shfaqet e ndarё prej tij vetёm brenda organizmit tonё shpirtёror. Tek njeriu megjithatё, koncepti dhe perceptimi duhet tё fillojnё aktualisht tё ndarё pёr tё qёnё aq aktualisht tё bashkuar prej tij. Kundёrshtimi mund tё bёhet se si me çdo gjё tjetёr, perceptimi ynё i njё personi pёrputhet nё çdo moment tё jetёs sё tij me njё koncept tё pёrcaktuar. Unё mund tё formoj konceptin e njё personi mesatar edhe ndoshta tё kem para vetes njё person tё tillё si perceptim: nё qoftё se kёtij unё i shtoj konceptin e shpirtit tё lirё atёherё unё kam dy koncepte pёr tё njёjtin objekt. Kjo ёshtё njё pikёpamje e njёanёshme. Si objekt i perceptueshёm unё jam subjekti pёr ndryshim tё vazhdueshёm si fёmijё unё isha njё gjё; si i ri, njё gjё tjetёr, dhe tjetёr tani si i rritur. Nё tё vёrtetё si objekt perceptimi, unё jam ndryshe nga njё moment nё tjetrin. Kёto ndryshime mund tё ndodhin nё kuptimin se gjithmonё ёshtё i njёjti person mesatar qё e shpreh vetveten pёrmes tyre, ose ato mund tё pёrfaqёsojnё shprehjen e shpirtit tё lirё: si objekte tё perceptueshme veprimet e mija janё tё nёnshtruara pёr kёto ndryshime. Shtrihet brenda njeriut, si njё objekt i perceptueshёm mundёsia e transformimit tё vetvetes, ashtu siç ekziston brenda farёs, mundёsia pёr t’u bёrё bimё. Tek bima ndryshimi ndodh pёr shkak tё ligjeve objektive tё trashёgueshme qёnia njerёzore mbetet nё njё gjёndje tё papёrfunduar nё qoftё se nuk kap substancёn e brendёshme pёr t’u transformuar dhe tё sjellё ndryshimin pёrmes pёrpjekjes sё vet. Natyra e bё njeriun thjesht njё qёnie natyrale: shoqёria e bёn atё njё qёnie-tё-lidhur-me-ligj: vetёm ai mund tё kthejё veten nё njё qёnie tё lirё.

Natyra e çliron njeriun nga vargonjtё e saj nё njё stad tё caktuar tё zhvillimit tё tij; shoqёria e çon kёtё zhvillim nё njё stad mё tutje: dhe ёshtё vetёm ai qё mund t’i japi llustrin e fundit. Prandaj, nuk ruhet nga pikёpamja e individualizmit etik qё qёnia njerёzore tё mund tё ekzistojё si shpirt i lirё mё tepёr ajo e sheh shpirtin e lirё si fazёn e fundit tё evolucionit tё njeriut. Kjo do tё thotё tё mohosh se sjellja sipas rregullave dhe ligjeve ka justifikimin e vet si faza e kёtij evolucioni, vetёm sepse s’mund tё pohoet si pikёpamje absolute e tё moralshmes. Megjithatё shpirti i lirё mposht rregullat nё kuptimin se ai nuk i pranon si motive vetёm çka urdhёrohet, por vepron sipas impulsive tё tija (intuitive).

Kur Kanti thotё pёr detyrёn:

"Detyrё, Ti emёr i madh ekzaltonjёs
qё nuk rrethon asnjё kёnaqёsi sjellёse
e nuk pёrpiqesh tё fitosh simpatinё
apo favorin e dikujt,
Ti qё kёrkon nёnshtrim,
ti qё shtron njё ligj…
para tё cilit tё gjitha prirjet bien nё heshtje
qoftё edhe nёse ato fshehurazi
punojnё kundёr saj…
atёherё ndёrgjegja e shpirtit tё lirё tё qёnies njerёzore pёrgjigjet:
"Liri!
Ti emёr njerёzor miqёsor
qё rrethon çdo gjё tё dashur
tё moralshme
gjithçka
qё njerёzimi im vlen, dhe,
qё mё bёn mua,
zotin e vetes…
Ti, qё s’vendos ligje dhe rregulla
por, qё dashurinё time pret si ligj,
sepse e di qё tё pёrballosh me ligje
qё tё imponohen,
do tё thotё tё ndjehesh i fashuar…"


Ky ёshtё dallimi midis tё moralshmes sipas ligjeve tё saj lindur prej lirisё sё brendёshme. Njeriu me horizont tё ngushtё, i cili e shikon moralin tё veshur me rregulla tё caktuara, mund tё quajё edhe shpirtin e lirё, njё person tё rrezikshёm, por kjo vjen se pikёpamja e tij, ёshtё e kufizuar nё njё hark kohor tё caktuar. Nё qoftё se ai mund tё shihte tej saj ai shpejt do tё kuptonte se pikёpamja e shpirtit tё lirё nuk ёshtё aspak njё konflikt real me ligjet e shtetit tё tij, dhe se ai s’ka nevojё tё shkelё ligjet, ashtu siç bёn vetё filistini. E mbi tё gjitha ligjet e shtetit si tё gjitha ligjet e tjera etike objektive, e kanё origjinёn e tyre nё intuitat e shpirtit tё lirё. Ligjet e ushtruara nga autoriteti familjar, ishin njё kohё tё gjitha intuitivisht tё kapura e tё shtruara nga njё stёrgjysh, e nё kёtё mёnyrё, ligjet tradicionale morale, njёherё e njё kohё ishin institucionalizuar nga individё tё caktuar dhe ligjet e shtetit gjithmonё origjinojnё nё kokat e shtetarёve. Individё tё tillё vendosin ligje mbi tё tjerat. Ato i bёjnё ata tё lirё nё qoftё se ai harron origjinёn e tyre dhe i kthen ato nё urdhёrime mbinjerёzore d.m.th. nё koncepte objektive tё detyrёs qё ekziston pavarёsisht nga njeriu, ose tё njё zёri tё menduar nё njё formё mistike falls si shtrёnguese pёr tё prej vetё brenda qёnies sё tij. Nё qoftё se ai beson se ka ligje mё tё mira ai do tё pёrpiqet t’i zbatojё ato nё praktikё nё vend tё atyre qё ekzistojnё: nё qoftё se ai gjen tё parat tё justifikuara ai do tё merret me to sikur ato tё ishin tё tijat. Kurrё nuk duhet thёnё se njeriu ekziston me qёllim qё tё bёjё realitet njё rend moral ekzistues tё pavarur botёror.

Tё ruash kёtё do tё thotё tё kesh mbetur pёr aq sa merret nё konsideratё, dija e njeriut, nё pikёpamjen e shkencёs natyrore, ku besohet se buajtё, kanё brirё me qёllim qё tё godasin me to. Fatmirёsisht shkencёtari natyral, ka hedhur konceptin e qёllimit si njё teroi tё vdekur: nё sferёn e etikёs kjo ёshtё mё e vёshtirё pёr t’u kapёrcyer. Megjithatё, ashtu si brirёt nuk janё tё lirё, pёr hatёr tё goditjes, por, godasin sepse janё brirё, po ashtu edhe qёniet njerёzore, nuk ekzistojnё pёr hatёr tё tё moralshmes, por kjo e fundit ekziston sepse ka qёnie njerёzore. Njё qёnie e lirё njerёzore vepron moralisht sepse ajo ka njё ide morale: ajo nuk vepron pёr tё sjellё tё moralshmen. Individёt njerёzorё me idetё morale qё ju pёrkasin natyrёs sё tyre, janё kёrkesё e domosdoshme pёr njё rend botёror tё moralshёm. Individi njerёzor, ёshtё burimi i tё gjithё tё moralshmes dhe qёndra e jetёs nё tokё. Shteti dhe shoqёria lindin vetёm sepse ato rezultojnё domosdoshmёrisht nga jeta e individёve. Ai shtet dhe ajo shoqёri duhet tё reagojё mbi jetёn e individit dhe nuk ёshtё mё e vёshtirё pёr tё kuptuar se ajo goditja e cila si rezultat i ekzistencёs sё brirёve, reagon mbi zhvillimin e mёtejshёm tё brirёve tё buallit, tё cilat do tё atrofizoheshin pa u pёrdorur prej njё kohe tё gjatё.
Nё mёnyrё tё ngjashme individi do tё brengosej, hidhёrohej, ligёshtohej, nё qoftё se ai do tё kishte njё ekzistencё tё stёrgjatur tё ndarё prej shoqёrisё njerёzore. Njё rend social lind qё tё mund tё reagojё nё favor tё individit.





Kapitulli i 10

Filozofia e lirisё dhe monizmi


Individi naiv i cili konsideron si reale vetёm atё qё atij i shohin sytё apo i prekin duart, kёrkon ndijime tё kapёshme apo tё dukёshme pёr jetёn e vet morale. Ai ka nevojё pёr dikё t’ia komunikojё ato, atij nё rrugё e mёnyra qё janё tё kuptueshme pёrmes shqisave.

Ai do t’i pranojё ato si urdhёra nga njё person tё cilin ai e konsideron mё tё zgjuar ose mё tё fuqishёm se sa vetё-veten, apo pёr arsye tё ndryshme ky person njihet e pranohet si fuqi mbi kёtё individ.
Parimet morale tё sipёrpёrmendura tё pranuara nё autoritetin e familjes, shtetit dhe shoqёrisё, kishёs apo zotit origjinojnё pёrmes kёsaj rruge. Vullneti i paeksperiencё do tё besojё nё autoritetin e njё individi tё veçantё; mё i avancuari e lejon sjelljen e tij morale tё diktohet nga shumica (shteti apo shoqёria) por ai gjithmonё mbёshtetet mbi njё fuqi qё mund tё perceptohet.

Kur, mё sё fundi edhe tek individi naiv agon bindja se tё gjitha kёto fuqi, janё mbi tё gjitha, si edhe vetё ai, qёnie tё dobёta njerёzore, ai do tё kёrkojё drejtim dhe udhёheqje nga njё fuqi mё e lartё, nga njё qёnie hyjnore, tё cilёn si kompensim ai e pajis me cilёsitё e ndijimeve tё perceptuara. Ai e lejon kёtё qёnie t’i diktojё pёrmbajtjen konceptuale jetёs sё tij morale nё njё mёnyrё qё ёshtё pёrsёri e perceptueshme pёr shqisat, pёr tё qёnё kёshtu, Perёndia i cili u shfaq nё bushin qё digjej, apo i cili jetoi nё formёn njerёzore, duke ju treguar atyre drejtpёrsёdrejti çfarё duhej dhe çfarё s’duhej tё bёnin.
Shkalla mё e lartё e zhvillimit nё sferёn morale tё realizmit naiv arrihet atёherё kur komandimi moral (idea morale) ndahet veçmas nga çdo realitet i jashtёm dhe mendohet hipotetikisht si njё fuqi absolute brenda dikujt.

Ç’ndihet sё pari si zё i brendshёm i Perёndisё, tani pёrjetohet si njё fuqi e pavarur brenda vetё qёnies sё individit dhe paraqitet nё tё tilla mёnyra sikur tё jetё identik me zёrin e ndёrgjegjes.
Nё kёtё stad ndёrgjegja naive i ka kaluar kufijtё; ne kemi hyrё nё njё zonё ku ligjet morale, si standarte etike kanё bёrё realitete tё pavarura. Ato nuk janё bashkёngjitur me bartёsit, por janё kthyer nё vetё-ekzistente, realitete metafizike.

 Ato janё tё krahasueshme me forcat e dukёshme dhe tё padukёshme tё realizmit metafizik i cili nuk kёrkon realitetin nё pjesёmarrjen e njeriut nё tё, pёrmes tё menduarit, por hipotetikisht e mendon atё nё çfarё pёrjetohet. Normat morale mbinjerёzore gjithmonё shoqёrojnё realizmin metafizik, sepse nuk mund tё bёjnё mё tepёr sesa tё kёrkojnё gjithashtu origjinёn e moralit nё njё sferё tё perceptimit njerёzor.
Ka mundёsi tё ndryshme:-nё qoftё se pёrfytyrohet realiteti pёrfundimtar i supozuar si njё realitet i pamenduar, i cili funksionon nё bazё ligjesh tё pastra mekanike-qё ёshtё pikёpamja e materializmit-atёherё ai duhet tё prodhojё gjithashtu pёrmes domosdoshmёrisё sё thjeshtё mekanike individin njerёzor me gjithё cilёsitё e tij karakteristike.
Ndёrgjegja e lirisё nё kёtё rast, s’do tё jetё asgjё, veçse njё iluzion sepse, ndёrsa unё besoj se jam krijuesi i veprave tё mija, ёshtё materia dhe proceset e saj prej tё cilave pёrbёhem unё e qё punojnё brenda meje.

E besoj veten tё lirё, por çdo gjё qё unё bёj ёshtё thjesht rezultat i proceseve materiale qё fshihen nё ndёrtimin tim mendor dhe fizik. Sipas kёsaj pikёpamje ne kemi njё ndjenjё lirie vetёm pёr arsye se ne nuk i kuptojmё dot motivet qё na detyrojnё neve. Ne pёrsёri duhet tё theksojmё se ndjenja e lirisё vjen si rezultat i mungesёs sё motiveve tё jashtme shtrёnguese…tё veprimeve tona, qё ashtu si tё menduarit bёhet i nevojshёm.

Njё mundёsi tjetёr ёshtё se absolutja mbi njerёzore mbrapa fenomenit mendohet si shpirtёrore. Nё atё rast impulse pёr tё vepruar gjithashtu do tё kёrkohet nё njё fuqi tё tillё shpirtёrore.
Parimi moral i gjetur nё arsyetimin e ndokujt shihet si rrjedhje nga vetё kjo qёnie, e cila ka pikёsynimet e veta tё veçanta pёrsa i pёrket njeriut.
Pёr kёtё lloj dualisti , ligjet morale shfaqen tё diktuara nga i Pakundёrshtueshmi-e njeriu thjesht duhet tё zbulojё pёrmes arsyes sё tij vendimet e Absolutit dhe t’i zbatojё ato nё jetё. Rendi moral botёror del para dualistit si reflektim i perceptueshёm i njё rendi tё lartё qё shtrihet mbrapa tij, morali tokёsor shihet si shfaqje e kёtij rendi botёror mbinjerёzor. Nuk ёshtё njeriu ai qё vlen nё kёtё rend moral por vetё qёnia nё vetvete, qёnia supernjerёzore.

Njeriu duhet tё bёjё realitet dёshirёn e kёsaj qёnie; Eduart Von Hartman, i cili e njehson qёnien nё vetvete si Hyjni, vetё ekzistenca e tё cilit ёshtё dhimbje, - beson se kjo qёnie e krijon botёn me qёllim qё tё çlirohej nga dhimbja e vet gjigande. Prandaj, ky filozof e shikon evolucionin moral tё botёs si njё proces qё ekziston pёr qёllimin e shpёrblimit tё Hyjnisё:

"Vetёm pёrmes ndёrtimit tё njё rendi moral botёror
nga individё tё ndjeshёm dhe tё pёrgjegjshёm
mundet qё procesi botёror tё shkojё drejt qёllimit tё
tij. Esenca reale e ekzistencёs ёshtё mishёrimi
i hyjnisё; procesi botёror ёshtё Pasioni i Perёndisё
i kthyer nё mish dhe njёherёsh rruga e shpёrblimit
pёr tё vetёm- kryqёzuarin; megjithatё morali ёshtё
bashkёpunimi i njeriut nё shkurtimin e kёsaj rruge
tё vuajtjes dhe shpёrblimit".

Kёtu njeriu me dёshirёn e vet, ai detyrohet tё veprojё sepse Perёndia dёshiron tё shpёrblehet: Njё dualist materialist e bёn njeriun automat veprimi i tё cilit ёshtё thjesht rezultat i ligjeve tё pastra mekanike; njё dualist spiritualist-qё sheh Absolutin, qёnien-nё- vetvete e sheh si njё realitet shpirtёror prej tё cilit njeriu nuk ka pёrjetim tё ndёrgjegjshёm- e kthen veten si skllav tё Sovranit.
Pёr lirinё as qё bёhet fjalё nё materializёm po ashtu edhe nё spiritualizmin e njёanshёm, dhe vёrtet nё realizmin metafizik nxirret nё pah se realiteti i vёrtetё ёshtё diçka qё shtrihet tutje arritjes sё eksperiencёs njerёzore.

Nё qoftё se ata janё konsulentё, si naivi dhe realizmi metafizik, duhet tё dёnojnё ekzistencёn e lirisё pёr tё njёjtёn arsye. Ata e shohin njeriun thjesht si njё qёnie qё ekzekuton parimet e detyruara mbi tё nga domosdoshmёria. Realizmi naiv e shuan lirinё duke ja nёnshtruar njeriun autoritetit tё njё qёnie tё perceptueshme ose asaj tё njё realiteti tё menduar nё analogji me diçka tё perceptuar, ose ndryshe pёrmes nёnshtrimit tё tij karshi njё zёri tё brendshёm abstrakt i cili konsiderohet si "ndёrgjegje". Realisti metafizik i cili thjesht nxjerr njё realitet mbi njerёzor nuk mund tё njohё lirinё sepse ai e sheh njeriun si tё pёrcaktuar, moralisht ose mekanikisht nga njё "qёnie- nё- vetvete".

Meqё monizmi njeh vlefshmёrinё e mbretёrisё sё perceptimeve ai duhet tё pranojё se realizmi naiv ёshtё pjesёrisht i justifikuar. Ata tё cilёt janё tё pa aftё tё lindin ide morale pёrmes intuitёs duhet t’i marrin ato prej tё tjerёve. Pёr aq kohё sa dikush merr parimet e tij morale nga jashtё, ai nuk mund tё jetё i lirё, ndёrsa monizmi njeh se rёndёsia e ideve qё vijnё tё gatshme tek qёnia njerёzore eshte e barabartё me atё tё perceptimit. Pёr aq kohё sa njё qёnie njerёzore ndjek impulse qё i vijnё nga kjo anё ai e ndjen veten e vet tё jetё i lirё.

Monizmi s’e pranon metafizikun i cili thjesht nxjerr pёrfundime; si pasojё, ai gjithashtu nuk pranon impulset e veprimit tё ardhura nga tё ashtuquajturat "realitete-nё-vetvete". Sipas pikёpamjes moniste njё person nuk ёshtё i lirё kur ai i bindet njё detyrimi tё jashtёm tё perceptueshёm; ai ёshtё i lirё kur i bindet vetes sё vet. Monizmi nuk mund tё pranojё se ka njё detyrim tё pandёrgjegjshёm tё fshehur pas perceptimit dhe  konceptit. Nё qoftё se pohohet se veprimi i dikujt ёshtё bёrё nёn detyrim, duhet tё jetё e mundur tё identifikohet, brenda botёs sё perceptuar, sendi ose personi apo institucioni qё bёri tё veprojё personin mё sipёr. Nё qoftё se mbrohet idea se motivi erdhi nga fusha e sfera qё shtrihen tej botёs reale e cila ёshtё e mundur tek njeriu pёrmes shqisave dhe intelektit, atёherё monizmi duhet tё hedhё poshtё njё pohim tё tillё.

Sipas pikёpamjes moniste veprimet njerёzore janё pjesёrisht tё lira, pjesёrisht jo. Njeriu e gjen vetveten jo tё lirё nё mbretёrinё e perceptimeve, por brenda vetvetes ai lind shpirtin e lirё. Urdhёrat morale tё cilat ndjekёsi i metafizikёs i nxjerr si pёrfundime dhe tё cilat ai i pranon si tё vёrteta dalin nga njё fuqi mё e lartё dhe pёr monistin ato janё mendime tё qёnieve njerёzore. Ai nuk e shikon rendin moral botёror as si njё kopje thjesht tё njё rendi fizik natyral, as si njё kopje tё njё rendi botёror mbinjerёzor, por si njё krijim tёrёsisht tё lirё tё vetё njeriut. Qёnia njerёzore plotёson impulset e dёshirёs sё vet; ai nuk ёshtё i detyruar t’ia plotёsojё ato njё qёnie tjetёr qё ekziston diku nё botё jashtё tij; ajo zbaton vendimet dhe pikёsynimet e veta jo ato tё njё qёnie tё huaj pёr tё. Monizmi nuk njeh tej veprimeve njerёzore qёllime dhe influenca pёrcaktuese tё njё sunduesi bote tё panjohur; pёr aq kohё sa qёniet njerёzore realizojnё idetё e tyre intuitive ata ndjekin qёllimet e tyre tё veta njerёzore. Nё tё vёrtetё, çdo individ ndjek qёllimet e tij tё veta tё veçanta, sepse bota e ideve vjen nё jetё, jo nё njё grup, por vetёm nё qёniet e veçanta njerёzore. Ajo çfarё shfaqet si njё qёllim i veçantё ёshtё nё realitet rezultat i impulseve tё dёshirёs sё individёve, zakonisht tё atyre pak qё janё tё shquar dhe autoritetin e tё cilёve ndjek pjesa tjetёr. Çdo njёri prej nesh ёshtё parashikuar pёr t’u bёrё i lirё ashtu siç ёshtё parashikuar edhe fara e trёndafilit pёr t’u bёrё trёndafil.

Prandaj, nё mbretёrinё e sjelljes sё vёrtetё morale monizmi ёshtё njё filozofi e lirisё. E ndёrsa ajo ёshtё gjithashtu njё filozofi e realitetit ajo hedh poshtё tё gjitha kufizimet ireale e metafizike tё shpirtit tё lirё tё njeriut, aq plotёsisht sa pranon (realisht nё mёnyrё naive) kufizimet fizike dhe historike tё individit naiv. Meqё monisti nuk e konsideron njeriun si njё produkt tё pёrfunduar, duke shprehur nё çdo moment natyrёn e tij tё plotё argumenti nёse njeriu ёshtё i lirё ose jo, duket i pavlerё. Ai e shikon njeriun si njё qёnie i cili ёshtё lidhur nё zhvillimin e tij dhe pyet nёse, nё ecurinё e kёtij zhvillimi, mund tё arrihet stadi i shpirtit tё lirё.

Monizmi e di se natyra e dёrgon njeriun tё pёrfunduar dhe tё plotёsuar si njё shpirt i lirё, por e çon atё deri nё njё stad tё caktuar nga i cili, ende jo i lirё, ai zhvillon vetveten deri sa arrin nё pikёn ku ai gjen veten e tij.
Monisti njeh se dikush qё vepron nёn detyrime morale dhe fizike nuk mund tё thuhet se ёshtё tёrёsisht i moralshёm. Ai i konsideron stadet pёrmes pёrgjigjeve refleksive (pёr detyrimet natyrale dhe instiktet) dhe pёrgjigjeve qё rrjedhojnё nga bindja (pёr standartet morale) si stade tё pёrgatitjes sё domosdoshme tё moralit; por ai gjithashtu njeh mundёsinё e kapёrcimit tё dy stadeve pёrgatitore pёrmes frymёs sё lirё. Monizmi çliron zakonisht njё pikёpamje tё vёrtetё morale botёrore nga prangat e brendёshme tё sentencave morale tё realizmit naiv si dhe nga prangat e jashtme tё sentencave morale spekulative tё metafizikёve.

Morali njerёzor, si edhe dija njerёzore, pёrcaktohen nga natyra njerёzore. Ashtu si qёnie tё ndryshme do tё mund tё kenё kuptime tё ndryshme mbi dijen, po ashtu do tё kenё kuptime tё ndryshme mbi moralin. Monisti e shikon moralin si njё cilёsi specifike njerёzore dhe lirinё si formёn nё tё cilёn morali njerёzor gjen shprehjen e vet.

Shtojca pёr botimin e rishikuar tё vitit 1918

Ajo çka paraqitet nё dy kapitujt pararendёs mund tё shkaktojё  njё farё vёshtirёsie nё sajё tё njё kontradikte nё dukje. Nё njёrёn anё pёrjetimi i tё menduarit flitet sikur tё jetё i njёjtё pёr tё gjithё, sikur tё kishte tё njёjtёn rёndёsi nё tё gjithё qёniet njerёzore; nё anёn tjetёr vihet nё dukje se idetё qё realizohen nё jetёn morale- dhe tё cilat janё tё tё njёjtit lloj si edhe ato ide tё pёrpunuara nga mendimi-vijnё nё jetё nё çdo ndёrgjegje njerёzore pёrmes njё rruge individuale. Ata tё cilёt nuk mund tё shohin mё tutje se sa deri tek "kontradikta" kur gjenden pёrballё kёtij kontrasti dhe nuk mund tё dallojnё qё pikёrisht nё pёrjetimin e brendshёm tё kёsaj antiteze aktuale nxirret nё shesh njё aspekt esencial i natyrёs sё njeriut, as qё mund tё kuptojnё idenё e dijes apo idenё nё dritёn e saj tё vёrtetё.

Ajo qё paraqitet kёtu si realitet domosdoshmёrisht do tё shikohet si kontradiktё e thjeshtё prej atyre tё cilёt mendojnё pёr konceptet si thjesht tё nxjerra apo (abstraguara) nga bota e shqisave, dhe tё atyre tё cilёt nuk i japin njohje tё plotё intuitёs. Pёr ata tё cilёt njohin se idetё janё intuitivisht tё pёrjetuara si qёnie reale vetё-ekzistuese, ёshtё evidente se nё njohje njeriu futet nё njё botё idesh tё cilёn tё gjitha qёniet njerёzore e pёrjetojnё nё tё njёjtёn mёnyrё. Ndёrsa kur njeriu pёrfiton nga e njёjta botё intuitat pёr veprimet e dёshirёs sё tij, ai individualizon njё anёtar tё saj pёrmes tё njёjtit aktivitet i cili, ёshtё njё aktivitet i zakonshёm njerёzor dhe pёrfiton nё procesin shpirtёror-ideal tё njohjes. Kur natyra universale e ideve njohёse dhe natyra individuale e ideve morale njihet dhe kuptohet, ajo çka ndryshe shfaqet si njё kontradiktё logjike bёhet njё koncept i gjallё. Ёshtё tipar dallues i natyrёs njerёzore se ajo çka kapet me intuitivitet lёkundet brenda tij si njё lavjerrёs i gjallё, midis dijes qё ёshtё me vlerё universale dhe pёrjetimit individual tё asaj dije. Pёr ata tё cilёt nuk mund tё njohin njё lёkundje tё lavjerrёsit, tё menduarit do tё mbetet thjesht njё aktivitet subjektiv njerёzor; pёr ata tё cilёt nuk mund tё kuptojnё tjetrin, e gjithё jeta individuale duket e humbur nё mendim. Pёr tipin e parё tё mendimtarit, dija d.m.th. njohja ёshtё e pakuptueshme, pёr tё dytin jeta morale ёshtё e pakuptueshme. Tё dy tipat do tё mund tё sjellin e mbrojnё lloj lloj teorish karshi njёri-tjetrit, por tё gjitha ato do tё jenё tё gabuara, sepse asnjёra nuk e kupton se tё menduarit mund tё pёrjetohet, ose ato e konsiderojnё atё si njё aktivitet i cili thjesht abstragon.


Shtojca e dytё pёr botimin e rishikuar tё vitit 1918

Nё faqet e para tё kёtij kapitulli unё i referohem materializmit, unё jam i ndёrgjegjshёm se mendimtarё si Teodor Ziehen, tё cilin unё edhe e pёrmend, nuk e japin veten e tyre si materialistё. Megjithatё, pёr nga pikёpamja pёr tё cilin duket se ky libёr ёshtё i vlefshёm, ata duhet tё pёrshkruhen si tё tillё. Ajo qё ka vlerё nuk ёshtё se dikush thotё se ai nuk ёshtё materialist nisur kjo nga pikёpamje e tij se pёr tё bota nuk konsiston vetёm nё materie. Vlerё pёrbёn fakti nёse konceptet e tij janё tё tilla qё ato tё aplikohen vetёm nё materie. Dikush qё deklaron: "Veprimi ynё dhe mendimi ynё bёhet i nevojshёm, i domosdoshёm", shpreh njё koncept i cili nuk zbatohet as nё veprim as nё qёnie, por vetёm nё procese materiale; nё qoftё se ai mendonte konceptet e tija plotёsisht, ai nuk mund tё evitonte tё menduarit materialistik. Nёse nuk i mendonte kjo vjen pёr shkak tё paqёndrueshmёrisё e cila shpesh rezulton nga njё mendim i cili nuk ёshtё menduar plotёsisht. Ne ditёt e sotme shumё shpesh mund tё dёgjosh se materializmi i shekullit tё 19-tё nuk luan mё rol nё shkencё. Thjesht, kjo s’ёshtё e vёrtetё; kjo rrjedh thjesht se njerёzit nuk arrijnё tё kuptojnё se idetё e pёrparuara janё nё njёfarё mёnyre tё zbatueshme vetёm pёr materialen.

Materializmi i sotёm ёshtё i veshur me vello, ndёrsa nё pjesёn e dytё tё shekullit tё 19-tё ai manifestohej hapur; megjithatё materializmi i maskuar i tё sotmes ёshtё mё tolerant pёr njё pikёpamje shpirtёrore tё botёs, krahasuar me materializmin e shekullit tё 19-tё.
Por, sot tё shumtё janё ata qё janё tё mashtruar nё besimin se ata mund tё bёjnё pa njё botё tё orientuar shpirtёrore sepse ata mendojnё se shkenca nё fund tё fundit "ka kohё tё gjatё qёkur braktisi materializmin".



Kapitulli i 11

Qёllimi i botёs dhe qёllimi i jetёs
(Fati i njerёzimit)

Midis shumё rrymave tё jetёs kulturore tё njerёzimit ndokush mund tё ketё synuar nё atё qё mund tё pёrshkruhej si kapёrcim i konceptit tё qёllimit nё mbretёrinё e sё cilave ai nuk ju pёrket.
Qёllimi nё kuptimin e vёrtetё gjendet vetёm nё ngjarjet tё cilat ndjekin njёra tjetrёn nё njё vazhdimёsi tё caktuar, d.m.th. kur nё kontrast me vazhdimёsinё e shkakut dhe pasojёs, nё tё cilёn, njё ngjarje e mёparshme pёrcakton njё tё mёvonshme, e kundёrta ёshtё rasti, dhe se ngjarja e fundit pёrcakton paraprirёsen. Kjo vazhdimёsi gjendet nё veprimet njerёzore. Njeriu kryen vepra, tё cilat ai sё pari ja pёrshkruan vetvetes duke lejuar figurat mendore qё tё pёrcaktojnё veprimin.
Ai qё vjen mё vonё, d.m.th. veprimi influencon pёrmes figurёs mendore, tё parin, dhe pikёrisht individin veprues. Kjo dredhi e pёrshkrimit tё parё tё veprimit ёshtё e nevojshme pёr lidhjen, qё tё ruajё qёllimin.

Nё analizёn e procesit tё shkakut dhe pasojёs ne duhet tё dallojmё perceptimin nga koncepti. Perceptimi i shkakut paraprin atё tё pasojёs: shkaku dhe pasoja mund tё mbeteshin pranё e pranё nё ndёrgjegjen tonё, nё qoftё se ne nuk do tё ishim tё aftё t’i lidhnim ato pёrmes koncepteve tё tyre korespondues.  Perceptimi i pasojёs gjithmonё vjen, pas,  perceptimit tё shkakut. Pasoja mund tё kishte njё influencё reale mbi shkakun vetёm pёrmes faktorit konceptual, sepse faktori i perceptimit tё pasojёs ёshtё thjesht jashtё ekzistencёs tё faktorit perceptual tё shkakut. Dikush qё thotё se lulёzimi ёshtё qёllimi i rrёnjёs; d.m.th. qё lulёzimi influencon mbi rrёnjёn, mund tё bёjё kёshtu vetёm nё lidhje me atё faktor nё lulёzim, tё cilin e pohon tё menduarit e tij. Faktori perceptual i lulёzimit akoma nuk ka lindur kur rrёnja ka filluar rrugёn e saj. Qё njё lidhje tё ketё njё pikёsynim ёshtё e nevojshme tё ketё jo vetёm lidhjen ideale (Ligjin e trashёgimisё) tё ngjarjes sё fundit me tё parёn, por, koncepti (ligji) i pasojёs, pёrmes njё procesi tё perceptueshёm duhet patjetёr tё influencojё mbi shkakun. Njё influencё e perceptueshme e nje koncepti mbi njё tjetёr shihet vetёm tek veprimet njerёzore. Prandaj kjo ёshtё e vetmja sferё, nё tё cilёn koncepti i qёllimit ёshtё i zbatueshёm. Ndёrgjegja naive e cila pranon si rivale vetёm atё qё ёshtё e perceptueshme-siç e kemi pёrmendur mё parё-pёrpiqet tё sjellё elementё tё perceptueshёm atje ku vetёm faktorёt idealё mund tё njihen. Midis ngjarjeve tё perceptueshme, ai kёrkon lidhje tё perceptueshme dhe duke mos i gjetur ato supozon se ato janё atje. Koncepti i qёllimit i vlefshёm pёr veprime  subjektive ёshtё njё element, qё lehtёsisht huazon vetveten pёr tё tilla lidhje tё supozuara. Naivi e di si tё sjellё diçka, dhe konkludon se natyra duhet tё veprojё nё tё njёjtёn mёnyrё. Nё lidhjet idealisht tё pastra brenda natyrёs ai merr si tё vёrtetё jo vetёm forcat e padukshme, por gjithashtu qёllimet reale tё padukshme. 

Njeriu pёrdor mjetet sipas qёllimeve tё veta: realisti naiv, presupozon se krijuesi ndёrton organizma mbi tё njёjtёn formulё. Ky koncept i gabuar i qёllimit gradualisht po zhduket nga rruga shkencore. Edhe sot ai sjell shumё djallёzi nё filozofi; sipas tij dikush akoma kёrkon njё qёllim super njerёzor tё botёs, pёr njё pёrcaktim mbinjerёzor tё fatit tё njeriut ( dhe si pasojё gjithashtu edhe rreth qёllimit tё tij) e kёshtu me radhё.

Monizmi hedh poshtё konceptin e qёllimit nё çdo sferё me pёrjashtimin e vetёm tё veprimit njerёzor. Nё natyrё ai kёrkon ligje natyrale, por jo qёllime. Qёllimet nё natyrё janё supozime arbitrare tamam si forcat e padukshme. Pёr mё tepёr nga pikёpamja moniste, qёllimet e jetёs tё cilat nuk vendosen nga vetё qёnia njerёzore janё supozime tё pajustifikuara. Qё diçka tё jetё e qёllimshme, njё qёnie njerёzore sё pari, duhet ta pajisi atё me qёllim.

Diçka e qёllimshme mund tё ngrihet vetёm pёrmes njё ideje tё bёrё realitet: dhe idetё janё efektive nё njё sens realist, vetёm tek njeriu. Prandaj jeta njerёzore ka vetёm  qёllimin dhe fatin qё i jep asaj njeriu vetё. Pёrsa i pёrket pyetjes: Cila ёshtё detyra e njeriut nё jetё?, monizmi mund tё pёrgjigjet duke thёnё" ajo tё cilёn ai ia ngarkon vetes".

Misioni im nё botё nuk ёshtё i paracaktuar, por nё çdo moment ёshtё ai qё unё vetё kam zgjedhur. Unё s’mundem tё fiksoj aksin e rrugёs tё udhёtimit tё jetёs sime.
Idetё bёhen realitet sipas njё qёllimi tё arritur pёrmes qёnieve njerёzore. Prandaj ёshtё e papranueshme tё flasёsh pёr historinё si mishёrim i ideve. Fraza tё tilla si: "Historia ёshtё evoluim i njeriut drejt lirisё; ose realizimi i rendit moral botёror, etj, janё tё pa mbrojtura nga pikёpamja moniste".

Ata tё cilёt mbrojnё konceptin e qёllimit, besojnё se ta braktisёsh atё, do tё thotё tё braktisje tё gjithё rendin dhe vazhdimёsinё nё botё. Robert Hamerling, deklaron:

"Pёr aq kohё sa ka instikte nё natyrё, ёshtё budallallёk
tё mohosh qёllimin nё tё…Ashtu si struktura
e njё gjymtyre tё trupit njerёzor nuk ёshtё e
pёrcaktuar dhe e kushtёzuar nga idea qё fluturon nё
ajёr, por nga lidhja e saj me njё tёrёsi mё tё madhe,
trupit tё cilit i pёrket, po ashtu edhe struktura e
çdo qёnie nё natyrё, qoftё bimё, kafshё ose njeri, nuk
pёrcaktohet dhe kushtёzohet nga ideja qё fluturon nё ajёr
por nga parimi formues nё natyrё, tёrёsia mё e madhe qё
formon, krijon dhe organizon sipas qёllimit. Teoria e qёllimit
vetёm sa pohon se pavarёsisht nga qindra mijёra
shqetёsime e mizerje nё jetёn e krijesave, gjindet njё
shkallё mё e lartё sistemi dhe
qёllimi pagabueshmёrisht i gjendur nё atё çka sjell natyra.

Njё qёllim dhe njё sistem ёshtё i vёrtetё e realizohet
vetёm brenda kufirit tё ligjit natyror, i cili nuk
mund tё synojё pёr ndonjё utopi, ku jeta s’ka vdekje, apo
rritja s’njeh kalbёzim, mё shumё ose mё pak faza tё kёndёshme
por tepёr tё paevitueshme ndёrmjet…
E shoh si tepёr absurde kur kundёrshtarёt e konceptit tё
qёllimit japin njё pirg shembujsh tё grumbulluar imagjinarё
ose realё, tё pjesshёm ose tёrёsorё, tё parёndёsishёm
ose tejet tё tillё, qё duket se s’kanё asnjё qёllim kundёr
njё bote tё çuditshme, plot qёllime, ashtu siç mund tё vihet
re, nё natyrё nё çdo moment…"

Çfarё quhet qёllim kёtu? Harmonia midis pjesёve tё njё tёrёsie tё perceptueshme. Megjithatё pёrderisa ka ligje (ide) tё cilat nёnvizojnё tё gjitha perceptimet, qё ne i zbatojmё pёrmes tё menduarit, harmonia e gjetur midis pjesёve tё njё tёrёsie tё perceptueshme ёshtё nё fakt harmonia ideale e ideve, qё nёnvizon kёtё tёrёsi tё perceptueshme.

Tё thuash se njё kafshё a njeri nuk pёrcaktohet pёrmes njё ideje fluturimi nё ajёr, do tё thotё tё shprehёsh pohimin nё njё mёnyrё ç’orientuese. Kur formulohet drejt pikёpamja, qё shpallet e pavlefshme pёrfundon sё qёnuri absurde. Sigurisht njё kafshё nuk pёrcaktohet nga njё ide qё fluturon nё ajёr: megjithatё pёrcaktohet nga njё ide e lindur prej natyre, qё pёrcakton ligjin e natyrёs sё saj. Ёshtё pikёrisht pse ideja nuk qёndron jashtё qёnies tё cilёs i pёrket, por aktive brenda pёr brenda saj, si natyrё e vetё asaj, pёr tё cilёn s’mund tё flasёsh pёr kёtё qёllim. Pikёrisht ata tё cilёt mohojnё se qёniet natyrore pёrcaktohen nga jashtё (nёse pёrmes njё ideje qё fluturon nё ajёr, apo prej njё tjetre qё ekziston jashtё krijesёs, brenda mendjes sё njё krijuesi botёror, ёshtё nё kёtё kontekst, jo materiale) duhet tё pranojё se kёto qёnie nuk pёrcaktohen nga qёllimi dhe plani nga jashtё, por nga shkaku dhe ligji i brendshёm.

Njeriu ndёrton njё makineri sipas njё pikёsynimi, kur ai i koncepton pjesёt e saj, jo ashtu se si mund t’i ketё dhёnё natyra vetё. Qёllimi i kёtij ndёrtimi qёndron nё faktin se ai bashkon, pёrfshin nё kёtё makineri idenё se si ajo do tё mund tё lёvizte. Kjo e bёn makinёn njё perceptim me njё ide pёrkatёse.
Krijesat natyrore janё gjithashtu realitete tё kёtij lloji. Ata tё cilёt thonё se nё qoftё se njё gjё vishet sipas njё ligji, atёherё ai ruan njё qёllim, mund ta zbatojё atё pёrshkrim gjithashtu edhe pёr qёnie natyrale, por kjo ligjshmёri nuk duhet tё ngatёrrohet me veprimet subjektive tё njerёzve.
Qё tё ekzistojё njё qёllim ёshtё absolutisht e domosdoshme qё shkaku aktual tё jetё njё koncept, dhe nё tё vёrtetё koncepti i pasojёs.

Nё natyrё konceptet nuk gjinden askund si shkaqe: ato shfaqen kёtu gjithmonё si koncept i cili lidh shkakun me pasojёn. Nё natyrё shkaqet janё gjithmonё diçka e dukshme.
Njё dualist mund tё flasё pёr qёllimet e botёs dhe tё natyrёs. Kur ne shohim njё shembull tё ligjit tё shkakut dhe pasojёs, njё dualist mund tё supozojё se gjithçka qё ne shohim ёshtё kopje e njё lidhjeje pёrmes sё cilёs qёnia-botёrore-absolute realizon qёllimin e vet. Pёr monistin, çdo arsyetim pёr tё supozuar pёr qёllime botёrore apo pёr qёllime tё natyrёs, rrёzohet me hedhjen poshtё tё faktit se qёnia botёrore mund ta pёrjetojё atё.


Shtojcё pёr botimin e rishikuar tё vitit 1918

Ata tё cilёt mendojnё, pa paragjykime pёr ato qё sapo u thanё do tё njohin se kur autori hedh poshtё konceptin e qёllimit pёr gjithçka qё ndodh jashtё mbretёrisё sё veprimit njerёzor, kjo nuk vjen sepse ai anon me ata qё mendojnё se koncepti i qёllimit vjen vetёm nga jashtё aktivitetit njerёzor dhe s’ёshtё gjё tjetёr veçse proces natyral. Fakti, qё tё menduarit, kёtu, paraqitet si proces i pastёr shpirtёror duhet tё parandalojё keqkuptime tё tilla.
Kur koncepti i qёllimit hidhet poshtё gjithashtu pёr botёn shpirtёrore qё shtrihet jashtё mbretёrisё sё aktivitetit njerёzor, kjo ёshtё pёr shkak se nё botё diçka paraqitet mё lart se sa qёllimet e realizuara nga qёniet njerёzore.

Kur thuhet se ёshtё gabim tё mendohet pёr fatin e njё race njerёzore si njё objektiv i qёllimshёm synuar sipas modelit tё qёllimit njerёzor, do tё nёnkuptohet se qёniet njerёzore individuale i vendosin qёllime vetes tё cilat sё bashku rezultojnё nё aktivitetin total tё njerёzimit.

Kjo rezulton ne diçka mё tё lartё sesa pjesёt e saj: qёllimet njerёzore individuale.





Kapitulli 12 

Imagjinata morale 

(Darvinizmi dhe shkalla morale) 


Shpirti i lirë vepron në përputhje me impulset e veta d.m.th. sipas intuitës së zgjedhur përmes të menduarit të lindur nga idetë e tija. Arsyet që shpirti jo i lirë, zgjedh nga bota e tij e ideve një intuitë të veçantë si bazë për veprim, mbështetet në botën e tij të dhënë të perceptimeve, në përjetimet e tij të kaluara. Para se të marrë një vendim ai sjell ndërmend, çfarë ka bërë dikush tjetër në një situatë të ngjashme, apo tjetër çfarë ka deklaruar Perëndia se duhet bërë në një rast të tillë dhe pastaj vepron në ato përputhje. Për shpirtin e lirë kushte të tilla paraprake nuk janë të vetmet impulse për të veçuar. Ai ndërmerr një vendim tërësisht origjinal: ai nuk shqetësohet se çfarë kanë bërë të tjerët; apo si janë rekomanduar ata për të vepruar. Ai influencohet pastërtisht nga arsye ideale për të zgjedhur nga sasia e koncepteve të tij, një të veçantë dhe e shndron atë në veprim. Veprimi i vullnetit të tij, megjithatë i përket realitetit të perceptueshëm; çfarë ai realizon do të ketë një përmbajtje specifike tepër të perceptueshme. Koncepti do të realizohet në një formë individuale: ai është i lidhur me të vetëm në mënyrën se si konceptet zakonisht lidhen me perceptimet, p.sh. ashtu sikundërse koncepti "luan" lidhet me një luan të veçantë. Lidhja midis konceptit dhe perceptimit përbën figurën mendore. 
Shpirtit jo të lirë, kjo lidhje e ndërmjetme i jepet qysh në fillim. Motivet e tija në formën e figurave mendore janë prezente në ndërgjegjen e tij qysh prej fillimit. Kur ai dëshiron të sjellë diçka, ai e bën atë ashtu siç e ka parë atë më përpara, apo ashtu siç ka qënë urdhëruar për ta bërë atë më përpara në një shembull të veçantë. Ja sepse autoriteti është tepër efikas përmes shembujve, duke bartur veprime tepër specifike tek shpirti jo i lirë. 

Veprimi i një kristiani bazohet më pak tek mësimi sesa tek shembulli i shpëtimtarit. Rregullat janë më pak efikase për të kryer veprimet sesa për të ndaluar veprime specifike. 
Ligjet janë formuluar si koncepte të përgjithshme, vetëm atëherë kur ato ndalojnë diçka, jo kur ato urdhërojnë bërjen e gjërave. Ligjet se çfarë duhet të bëjë shpirti jo i lirë duhet të jenë shumë specifike: " Pastro rrugën përballë shtëpisë: Paguaj këtë sasi taksash në këtë zyrën këtu e kështu me radhë". Ligjet që kanë të bëjnë me parandalimin e veprimeve u jepet një formë konceptuale :" Nuk duhet të vidhni"! "Nuk duhet të kryesh tradhëti bashkëshortore". Këto ligje gjithashtu vetëm sa influencojnë në shpirtin e paçliruar përmes figurave mendore konkrete: p.sh. përmes asaj të dënimit shekullor të merituar, ose të mallkimit të përjetshëm, ose përmes brerjes së ndërgjegjes, e kështu me radhë. 

Kurdoherë, që shtytësi për veprim është në formën e një koncepti ( i tillë si " Duhet të ndihmosh tjetrin; Duhet të jetosh në mënyrë të tillë me qëllim që të sigurosh një shëndet të mirë".) atëherë në çdo rast të veçantë figura konkrete mendore e veprimit (marrëdhënia e konceptit me një përmbajtje të perceptueshme) duhet gjetur e para. Në rastin e shpirtit të lirë, i cili nuk influencohet as nga shembulli as nga frika e dënimit të tij, ky kalim i konceptit në figurë mendore është gjithmonë i domosdoshëm. 
Qënia njerëzore përmes imagjinatës së vet, gjithmonë prodhon figura mendore konkrete nga sasia e ideve të tija. Prandaj ajo për çfarë ka nevojë shpirti i lirë, me qëllim që të realizojë me efikasitet të plotë idetë e tija (intuitat) është imagjinata morale. Imagjinata morale është burimi i veprimeve të shpirtit të lirë; në fakt vetëm njerëzit me imagjinatë morale janë prodhues të moralshëm. Ata të cilët thjesht predikojnë të moralshmen, ata të cilët thjesht trillojnë ligje morale, pa aftësinë për t’i përmbledhur ato në figura mendore konkrete, janë joprodhues të moralshëm. Ata janë si ai kritiku i cili mund të japë shpjegim racional se si është ndërtuar një vepër arti, por vetë është i paaftë qoftë edhe për krijimin artistik më të thjeshtë. Kur dikush arrin të kuptojë figurat mendore të prodhuara nga imagjinata morale, ai duhet të ulet të punojë në një fushë të caktuar të perceptimeve. Njeriu nuk prodhon perceptime përmes veprimeve të tija, por i transformon ekzistueset duke ju dhënë atyre një formë të re. Me qëllim që të transformojmë një perceptim ose një numër perceptimesh sipas një figure mendore të moralshme, është e nevojshme të kuptojmë ligjet e tyre të theksuara, mënyrën se si ato kanë funksionuar deri tani, dhe cili dëshiron të ndërrojë apo të japë një drejtim të ri. Për më tepër dikush duhet të zbulojë, se me ç’mjet ligjet ekzistuese mund të transformohen në të reja. Kjo pjesë e aktivitetit moral varet në njohjen e fenomenit me të cilin ky dikush po merret: me fjalë të tjera me njohjen e një dege të shkencës në përgjithësi. Prandaj, veprimi moral gjithashtu presupozon përveç aftësisë së ideimit moral dhe imagjinatës morale, aftësinë për të transformuar botën e perceptueshme pa dhunuar lidhjen natyrale të sendeve. Kjo aftësi është teknika morale: ajo fitohet ashtu siç mund të fitohet çdo lloj shkence përgjithësisht. Njerëzit janë zakonisht më tepër të aftë të gjejnë koncepte që mund të zbatohen në botën tashmë të krijuar sesa të krijojnë prej imagjinatës të tjera, përmes të cilave të përcaktojnë veprimet e së ardhmes. Prandaj është tepër e mundshme për dikë pa imagjinatë morale të marrë figura mendore morale prej të tjerëve dhe t’i trupozojë ato shkathtësisht në botën aktuale; ose e kundërta mund të jetë rasti kur dikush me imagjinatë morale, por pa aftësi teknike, duhet të mbështetet tek të tjerët për të krijuar figurat e tij mendore. 

Për aq kohë sa njohja e objekteve me të cilat ne duhet të merremi është e domosdoshme për veprimin moral, ky veprim do të varet mbi atë njohje. Ç’mund të merret në konsideratë këtu janë ligjet natyrore: ne merremi me shkencën natyrore jo me etikën. 
Imagjinata morale dhe ideimi moral mund të bëhen subjekt i njohjes vetëm pasi ato të jenë krijuar prej individit. Atëherë, ato nuk e rregullojnë jetën më tej, por e kanë rregulluar për sa kaq. Ato duhet të kuptohen në të njëjtën sens, ashtu si të gjitha shkaqet e tjera efikase (ato janë qëllime vetëm për subjektin). Ne merremi me to si me një shkencë natyrale të figurave mendore morale. Ndryshe për sa më sipër, nuk mund të ketë asnjë shkencë standarte mbi etikën. 

endenca është për të ruajtur karakterin normativ të ligjeve morale, së paku për aq sa etika kuptohet si dietologji, e cila nxjerr ligje të përgjithëshme nga kërkesat thelbësore të organizimit, si një bazë për të ndikuar mbi trupin në mënyra të ndryshme. Ky është një krahasim falls, sepse jeta jonë morale, nuk është e krahasueshme me jetën e organizmit. Organizmi funksionon pa veprimin tonë ndërgjegjësor: ne i gjejmë gati ligjet e tij, të cilat ne mund t’i hetojmë dhe t’i zbatojmë. Ndërsa ligjet morale, së pari duhet të krijohen prej nesh, ato nuk mund të zbatohen pa u krijuar së pari. Gabimi lind se përmbajtja e ligjeve morale nuk krijohet rishtaz në çdo moment, por kalon brez pas brezi. Ligjet morale të përdorura nga paraardhësit duken si të dhëna, ashtu sikundër dhe ligjet natyrale të organizimit. Por brezat e fundit nuk justifikohen në zbatimin e tyre sikur ato të ishin rregulla dietike, sepse, ndryshe nga ligjet natyrale, ato nuk janë të zbatueshme në shembujt e një specie, por të individit. Përsa i përket organizimit të tij, një qënie njerëzore është shembull i llojit të tij dhe do të jetojë në harmoni me natyrën, në qoftë se ai zbaton në organizmin e tij trupor ligjet e llojit të tij. Si një qënie morale ai është një individ me ligje të krijuara prej vetë tij. 

Kjo pikëpamje duket se kundërshton doktrinën themelore të shkencës moderne natyrore të njohur si teoria e evolucionit: kontradikta është megjithatë, tepër e dukshme. Me evolucion kuptohet zhvillimi aktual i fundit i lindur mbi bazën e të mëparshmit, në përputhje me ligjet e natyrës. Evolucioni në mbretërinë organike do të thotë se format organike të fundit (më perfektet) janë pas-ardhës të formave të mëparshme (më pak perfekte) të zhvilluara prej tyre sipas ligjit natyral. 
Një pauses i teorisë së evolucionit organik duhet aktualisht të imagjinojë një kohë në tokë, kur do të kishte qënë e mundur për të, të ndiqte me sytë e vet, zvarranikët të lindur prej protozoarëve, i pajisur me sigurinë e jetëgjatësisë të nevojshme. Në këtë mënyrë ai duhet të imagjinojë se mund të kishte vështruar lindjen e sistemit diellor duke patur mundësinë për të qëndruar në një vend të përshtatshëm të botës së pafund qiellore, gjatë asaj kohe të pafund. 

Fakti se të dyja, protozoarët dhe krijimi i sistemit diellor, do të shikoheshin ndryshëm nga pikëpamja materialiste, është i pa-vend. Por me asnjë evolucionist nuk do të ndodhte të ruajë atë që ai mund të nxirrte nga koncepti i tij i protozoarëve-konceptin e zvarranikëve, me të gjitha karakteristikat e veta, në qoftë se ai nuk do të kishte parë kurrë një zvarranik. Po aq e pakët është mundësia për të nxjerrë sistemin diellor, nga koncepti i një reje të gastë, në qoftë se 
koncepti i kësaj reje gazi e pluhuri mendohet si i përcaktuar vetëm përmes perceptimit të resë masive prej gazi e pluhurikozmik origjinal. 
Me fjalë të tjera, në qoftë se evolucionisti është konseguent, gjithçka që ai mund të ruajë është se ndërsa frazat e vonta të evolucionit, lindin prej të parave, ne në fakt mund të shohim lidhjet, vetëm në qoftë se na jepen të dyja konceptet, ajo e të qënit i pa-zhvilluar dhe atij të zhvilluar. Megjithatë ai nuk mund të pohojë se koncepti i parë (i të qënurit i pazhvilluar) përmbush mundësitë, që të lindë prej tij koncepti i dytë ( ai i të qënurit më i zhvilluar). 
Vijon se, ndërsa në sferën e etikës, dikush mund të njohë lidhjen e koncepteve morale të mëvonshme me të shkuarat, ai s’mund të nxjerrë asnjë ide morale të re, qoftë edhe të vetme nisur nga të parat. Individi prodhon përmbajtjen e tij të brendëshme të vetën si një qënie morale, dhe kështu prodhon atë çfarë, për etikën, është diçka e dhënë, ashtu sikundërse edhe zvarranikët janë diçka e dhënë për kërkuesit shkencorë. Zvarraniku evoluar nga protozoarët, për shkencëtarët nuk mund të përcaktojë konceptin e reptilit prej konceptit të protozoarit. 

Idetë e fundit morale kanë evoluar prej të parave, por etika nuk mund të përcaktojë konceptet morale të së ardhmes nisur nga ato koncepte morale të një epoke kulturore të mëparshme. 
Paqartësia lind, sepse kur ne vrojtojmë natyrën, ne së pari kemi përpara vetes faktet, dhe pastaj fitojmë njohuritë e tyre: ndërsa në sferën morale, ne vet, së pari duhet të prodhojmë faktet të cilat më vonë duhet t’i hetojmë. Në procesin e zhvillimit të rendit të një bote morale, që ne bëjmë-krahasuar me atë çka bën natyra në një nivel më të ulët-ne ndryshojmë diçka të perceptueshme. Në këtë mënyrë, jo si ligjet e natyrës, parimet e etikës nuk mund të njihen menjëherë, së pari ato duhet të jenë atje para se të bëhen subjekt i njohjes. 
Por a mundet e vjetra të jetë masë e së resë? A nuk janë të gjithë të detyruar të pohojnë çfarë ne prodhojmë përmes imagjinatës sonë morale duke e krahasuar atë me parimet ekzistuese morale? Të veprosh kështu, lidhur me çfarë duhet ta paraqesë vetveten si moralisht produktive, do të ishte po aq absurde sa do të ishte edhe të vlerësoje një formë të re në natyrë, duke e krahasuar atë me një të vjetër, e duke e bërë këtë vlerësim sepse reptilëve nuk ju përputhet forma me protozoarët, e si e tillë, ajo është e pajustifikuar. 
Individualizmi etik nuk kundërshton një teori të evolucionit të kuptuar mirë, por është vazhdimësia e tij. Pema njohëse e biologut gjerman Haeckel prej kafshës primitive deri tek njeriu, si një qënie organike, duhet të jetë e mundëshme të vazhdojë pa ndërprerje vijueshmërie natyrale dhe pothuajse në uniformën e zhvillimit deri lart tek individi, si një qënie morale në një sens të përcaktuar. 
Por natyra e një specie kurrë nuk duhet të nxirret nga natyra e një paraardhëse. Aq sa e vërtetë është se idetë morale të individit janë zhvilluar perceptueshëm prej atyre të stërgjyshërve, po 
aq e vërtetë është se ai do të mbetet i zbrazur në qoftë se nuk i përmbush idetë morale me të tijat. 
Individualizmi etik të cilin unë e kam zhvilluar në themel të konsideratave paraprirëse, mund të kishte lindur nga teoria e evolucionit: konkluzioni përfundimtar do të ishte i njëjtë, por i arritur përmes një rruge tjetër. 

Për një teori evolucioniste të kuptuar drejt, shfaqja e ideve morale, tërësisht të reja, të lindura prej imagjinatës morale, nuk është më tepër mahnitëse sesa lindja e një specie shtazore prej një tjetre të mëparshme. Megjithatë si koncept botëror i vetëm, një teori e tillë evolucioni nuk mund të përshtatet në jetën morale, po ashtu si edhe në natyrë. Ky është i njëjti parim që vijon kur në kërkim të origjinës së formave të reja organike, ai nuk kërkon ndërhyrjen e një qënie jashtë tokësore e cila përmes fuqisë së mbinatyrshme vë në veprim çdo specie të re sipas një mendimi të ri krijues. Ashtu sikundër edhe monisti nuk ka nevojë për mendime krijuese mbinatyrale, po ashtu as ka nevojë për të gjetur zanafillën e fillimit të rendit botëror të moralshëm nga shkaqe të tjera nga këto të cilat gjenden brenda botës që përjetojmë. Ai nuk mund ta shikojë natyrën e një vullneti të moralshëm duke u matur përmes një influence të vazhdueshme mbinatyrale mbi jetën morale të njeriut (sundimit hyjnor jashtëtokësor) apo të një zbulese të veçantë (dhënien, premtimin e 10 urdhërave) apo ardhjen e Perëndisë në tokë (Krishti). 

Çfarëdo lloj influence që kjo e gjitha ka mbi një qënie njerëzore, ajo bëhet një influencë e moralshme, vetëm në qoftë se, përmes eksperiencës së vet, ai e bën atë të tijën. 
Për monizmin, moralshmëria-si çdo gjë tjetër që ekziston-është prodhim i botës, dhe shkaqet e tija duhet të kërkohen brenda botës, d.m.th. në qëniet njerëzore, sepse njeriu është bartës i të moralshmes. 
Individualizmi etik mund të shikohet kështu si kurorëzim i ndërtesës të cilën Darvini dhe Hegeli u përpoqën të ndërtojnë në mbretërinë e shkencës natyrale: ajo është një teori shpirtërore e evolucionit për jetën morale. 
Ata, të cilët me mendje-ngushtësinë e tyre, kufizojnë konceptin e asaj çfarë është natyrore në një sferë arbitrarisht të kufizuar mund të dështojnë shumë lehtë, për të gjetur vend për veprime të cilat janë individuale dhe të çliruara nga detyrimi. 
Evolucionisti këmbëngulës nuk mund të bjerë viktimë e një pikëpamje kaq të ngushtë; ai nuk mund ta lejojë evolucionin natyral të përfundojë me majmunin dhe t’i japë njeriut një origjinë "jashtëtokësore", "jashtënatyre". Në kërkimet e veta për stërgjyshërit natyralë të njeriut ai gjurmon për shpirtin në natyrë: ai nuk mund të qëndrojë në funksionet organike të njeriut dhe 
t’i konsiderojë vetëm ato si "natyrale": ai shikon jetën e tij të lirë morale si vazhdim shpirtëror i jetës organike. 

Në përputhje me doktrinën e tij bazë, gjithçka që mund të pohojë një evolucionist është se një veprim moral i menjëhershëm lind në mënyra që janë të ndryshme nga të gjitha proceset e tjera në botë, tiparin karakteristik sipas të cilit veprimi mund të përcaktohet si i lirë, ai mund ta zbulojë duke ndjekur veprimin me kujdes direkt. Në të njëjtën mënyrë ai vetëm mund të pohojë se qëniet njerëzore janë zhvilluar nga stërgjyshër jo-njerëzorë; se çfarë lloj qëniesh mund të jenë ato, ai mund t’i zbulojë vetëm duke i kqyrur direkt. Rezultatet e këtij vëzhgimi nuk mund të binin ndesh me një histori zhvillimi të kuptuar drejt. Vetëm pohimi se, rezultatet ndaluan një vazhdimësi natyrale do të ishte në mospërputhje me synimet e fundit të shkencës natyrore. 
Individualizmi etik është në përputhje të plotë me një shkencë natyrore të interpretuar drejt; vëzhgimi e paraqet lirinë si tiparin karakteristik të formës më të zhvilluar të veprimit njerëzor. Kjo liri duhet t’i atribuohet vullnetit njerëzor për aq kohë sa ai realizon intuitat ideale të pastra. Intuita të tilla lindin nga një domosdoshmëri e brendëshme dhe jo e jashtme. Një veprim i cili është pasqyrim i një intuite të tillë ideale, njihet të jetë i lirë; në këtë tipar karakteristik qëndron liria e tij. 
Nisur nga kjo pikëpamje, si qëndrojnë çështjet përsa i përket dallimit të përmendur më parë, midis dy deklaratave: të jesh i lirë do të thotë të jesh i aftë të bësh çfarë dëshiron; dhe të jesh në liri, të dëshirosh ose të mos dëshirosh është qëllimi i vërtetë i përfshirë në dogmën e vullnetit të lirë? 
Hamerlingu e bazon pikëpamjen e tij të vullnetit të lirë, pikërisht mbi këtë dallim, duke deklaruar se pohimi i parë i mësipërm është konkret, dhe se i dyti është tautologji absurde. Ai thotë: Unë mund të bëj çfarë të dua, por të thuash se unë mund të përcaktoj çfarë dëshiroj është një tautologji boshe. Megjithatë nëse unë mund të bëj diçka d.m.th. të bëj realitet çfarë dëshiroj të bëj, ajo që unë kam vendosur para vetes si ide, e do të dua ta bëj realitet, do të varet nga kushtet e jashtme dhe nga aftësitë e mija teknike. Të jesh i lirë, do të thotë, të jesh i aftë të përcaktosh prej vetes përmes imagjinatës morale figurën mendore (motivin) mbi të cilin do të bazohet veprimi. S’bëhet fjalë për liri në qoftë se diçka jashtë meje (proceset fizike ose thjesht jashtëtokësore, Perëndia) përcakton figurat e mija morale mendore. 

Me fjalë të tjera unë jam i lirë, vetëm, kur unë i prodhoj vetë këto figura, jo kur, gjithçka që unë mund të bëj, është të realizoj motivet që dikush tjetër i ka ngulitur në mendjen time. Një qënie e lirë është ajo e cila gjithashtu dëshiron çfarë ajo vet e njeh si të drejtë. Ai, i cili bën diçka tjetër nga ajo çka ai dëshiron duhet të jetë i detyruar ta bëjë atë përmes motiveve të cilat nuk lindin tek ai vetë; veprimi i tij nuk është i lirë. 
Të jesh në liri, të dëshirosh atë që vetë e konsideron të drejtë, apo të dëshirosh atë të cilën dikush e konsideron të ndaluar, të gabuar, do të nënkuptonte të jesh në liri për të qënë ose jo i lirë. Ajo është dukshëm aq absurde saç është të shikosh lirinë në aftësinë për të bërë çfarë detyrohet dikush të dëshirojë. E fundit, megjithatë është tamam çka Hamerlingu pohon kur thotë: 

"Është më se e vërtetë se vullneti gjithmonë 
përcaktohet nga motivet, por është absurde të 
thuash se prandaj nuk quhet liri: mbi të 
gjitha, asnjë liri më e madhe s’mund të imagjinohet 
apo dëshirohet krahasuar me realizimin e vullnetit 
të dikujt në raport me forcën dhe vendosmërinë 
e tij". 

Një liri më e madhe vërtet mund të dëshirohet, një liri që është reale e prekshme, të vendosësh për vetveten, motivet e vullnetit. Fuqitë e jashtme mund të më ndalojnë mua në mosbërjen e asaj që dëshiroj në atë rast ato thjesht më detyrojnë mua të bëhem inaktiv ose të nënshtrohem. Vetëm atëherë kur ato më skllavërojnë shpirtin tim, më nxjerrin jashtë motivet, për t’i zëvendësuar me të tjerat, atëherë ato qëllimisht synojnë të më skllavërojnë. 
Ja pse kisha është kundër veprimeve e jo vetëm kundër tyre, por më tepër veçanërisht kundër motiveve për veprim, mendimeve të papastra. Një bashkësi i bën ndjekësit e vet jo të lirë kur ajo deklaron të gjitha motivet të jenë të papastra, kur ai s’i ka shprehur ato. 
Një kishë ose një komunitet tjetër cënon lirinë kur priftërinjtë e saj ose mësuesit e konsiderojnë vetveten si ruajtës të ndërgjegjes dhe besimtari duhet të vijë tëk ata (të pohojë) për të marrë motivet se çfarë duhet të bëjë. 

Shtojcë për botimin e rishikuar të vitit 1918 

Në këto përshkrime të vullnetit njerëzor tregohet se njeriu, duke u ndërgjegjësuar se çfarë ndodh kur ai vepron, mund të përjetojë ndërgjegjshmërisht se vullneti i tij është i lirë. 

Është me rëndësi të veçantë se çfarë justifikon thirrjen e vullnetit të lirë, është të qënurit i vetëdijshëm se një intuitë ideale, realizohet tek dëshira. Kjo vetëdije mund të vijë vetëm si rezultat i vëzhgimit: vëzhgimi në sensin se dëshira shihet në procesin e zhvillimit drejt një qëllimi që konsiston në një dëshirë të mbartur pastërtisht prej intuitave ideale. 

Ky qëllim është i arritshëm sepse në një intuitë ideale asgjë nuk është aktive përveç realitetit të saj shpirtëror. Kur një intuitë e tillë bëhet prezente në ndërgjegjen njerëzore, ajo nuk ka evoluar prej proceseve organike-në të kundërtën aktiviteti organik është tërhequr për të lëshuar vend për aktivitetin ideal. Në qoftë se unë vëzhgoj dëshirën kur ajo reflekton intuitë, unë do të gjej se i gjithë aktiviteti organik është tërhequr prej tij; dëshira është e lirë. Kjo liri e dëshirës nuk mund të njihet në qoftë se dikush nuk është i lirë të shikojë se liria konsiston së pari në atë që elementi intuitiv shkakton domosdoshmërinë e aktivitetit të organizmit njerëzor për t’u ndrydhur, për t’u tërhequr dhe së dyti që vendi i tij merret nga aktiviteti shpirtëror i vullnetit të mbushur me ide. Vetëm ata të cilët nuk janë në gjëndje të vëzhgojnë këtë aspekt të dyanshëm të vullnetit që është i lirë besojnë se i gjithë vullneti është jo i lirë. 


Ata të cilët kanë mundësi ta njohin atë gjithashtu ndeshen me mprehtësinë se njeriu është i lirë, për aq sa ai nuk është i aftë të çojë deri në fund shtypjen e aktivitetit organik: megjithatë ai do të njohë se kjo varësi çon drejt lirisë: një liri e cila patjetër që s’është një ideal abstrakt, por një forcë që është e trashëgueshme në natyrën njerëzore. Një qënie njerëzore është e lirë deri në atë shkallë saqë ai është i mundur të sjellë në jetë në dëshirën e tij të njëjtin disponim të brendshëm, që ai përjeton kur ai me ndërgjegje shtjellon një intuitë ideale (shpirtërore) të pastër.






Kapitulli 13

Vlera e jetёs

(Pesimizmi dhe optimizmi)

Ekuivalent i pyetjes qё lidhet me qёllimin ose me destinacionin e jetёs ёshtё ajo e vlerёs sё saj. Dy janё pikёpamjet kontradiktore qё ne ndeshim kёtu dhe midis kёtyre dy pikёpamjeve gjejnё kompromis tё gjitha pёrpjekjet e tjera.
Njёra anё deklaron se kjo ёshtё bota mё e mirё e mundёshme e krijuar dhe se tё jetosh e punosh nё tё, ёshtё me vlerё tё pallogaritshme.
Çdo gjё shfaqet nё njё ndёrveprim tё qёllimshёm dhe tё harmonizuar dhe ja vlen ta admirosh. Qoftё edhe ajo qё shfaqet si e ligё apo e keqe, pranohet tё ketё vlerё pozitive e paraqitur nga njё kёndvёshtrim mё i lartё, nga njё kontrast i dobishёm nё raport me tё mirёn. Ne e vlerёsojmё tё mirёn gjithnjё e mё tepёr sidomos kur e vemё atё pёrballё tё keqes; kjo e fundit jo nё çdo rast ёshtё vёrtetёsisht reale; ne pёrjetojmё si tё keqe çka ёshtё mё pak e mirё. E keqe do tё thotё mungesё e sё mirёs nё vetvete.
Pikёpamja e kundёrt e paraqet jetёn tё mbushur me dhimbje tё forta dhe mjerim dhe se kudo dhimbja peshon mё shumё se kёnaqёsia, e, trishtimi mbulon gёzimin; ekzistenca ёshtё pёrgjegjёsi e rёndё dhe tё mos-qёnurit do tё ishte mё i preferuar nё tё gjitha rrethanat.
Si eksponentё kryesorё tё pikёpamjes sё parё, tё asaj qё e quajtёm optimizёm, ne kemi filozofin anglez Shaftesbury (1671-1713) dhe filozofin gjerman Leibniz (1646-1716) ndёrsa pёr pikёpamjen e dytё, d.m.th. atё tё pesimizmit eksponentёt kryesorё janё filozofёt gjermanё Artur Schopenhour (1788-1860) dhe Eduart von Hartman (1842-1906).
Leibniz ka mendimin se kjo botё ёshtё mё e mira e mundёsuar, sepse Perёndia ёshtё i mirё e i mençur. Njё Perёndi i mirё dёshiron tё krijojё botёn mё tё mirё qё mundet; njё Perёndi i mençur njeh mё tё mirёn duke bёrё dallimin e saj nga ato botё qё janё mё pak tё pёrsosura. Vetёm njё Zot i keq e i trashё do tё mund tё krijonte njё botё ku tё mungonte pёrsosmёria.
Kushdo qё do tё fillonte nga kjo pikёpamje do ta kishte tё lehtё tё pёrshkruante drejtimin qё duhet tё marrё aktiviteti njerёzor me qёllim qё tё kontribuojё me pjesёn e vet nё favorin e sё mirёs sё botёs. Gjithçka qё ёshtё e nevojshme pёr njeriun ёshtё tё marrё vesh çfarё urdhёron Perёndia dhe tё veprojё nё pёrputhje me to. Ndёrkohё qё ai mёson se ç’pikёsynim ka Perёndia pёr botёn dhe pёr racёn njerёzore, ai do tё aftёsohet tё bёjё atё çfarё ёshtё e drejtё dhe do tё lumturohet nё dijen se ai nё pjesёn e vet, me autoritetin e vet i shton diçka tё mirё botёs. Kёshtu, nga pikёpamja optimiste jeta ka vlera pёr t’u jetuar dhe ne duhet tё nxitemi tё bashkёveprojmё.
Schopauner, ka njё pikёpamje tjetёr; ai mendon se themeli i botёs nuk ёshtё ndёrtuar sipas njё mendimi tё mençur dhe bamirёs, por si njё dёshirё e madhe e verbёr. Ai sheh vetёm vuajtje pa fund, dёshira tё pafundme pёr kёnaqёsi, tё cilat janё gjithmonё larg realizimit.  Sapo realizohet njё pikёsynim i caktuar, lind njё nevojё e re, dhe kur mbrin kёnaqёsia ajo s’vazhdon veçse pak kohё; e gjithё pjesa e jetёs mbetet e mbushur me dёshira, me dёshira qё s’realizohen asnjёherё, me pakёnaqёsi dhe vuajtje. Mё nё fund kur dёshira e madhe topitet, jeta humbet tё gjithё kuptimin, mёrzitja pёrfshin gjithё ekzistencёn tonё; mё e mira qё dikush mund tё bёjё ёshtё qё tё mbysё tё gjithё dёshirat e nevojat dhe tё zhdukё vullnetin. Pesimizmi i Schopenhauerit çon nё inaktivitet tё plotё; qёllimi i tij i plotё ёshtё plogёshtia e pёrgjithёshme.
Pikёpamja e dhёnё nga Eduart von Hartman pёr tё vendosur pesimizmin dhe pёr ta bёrё atё bazё tё etikёs ёshtё shumё e ndryshme. Ai ndjek njё tendencё moderne tё preferuar dhe kёrkon tё bazojё pikёpamjen e tij tё botёs mbi pёrvojёn. Pёrmes vёzhgimeve tё jetёs ai pёrpiqet tё zbulojё çka ёshtё mё e frutёshme mё e pasur, kёnaqёsia apo dhimbja. Ai pёrmbledh para gjyqit tё arsyes gjёrat tё cilat qёniet njerёzore synojnё t’i konsiderojnё si bekim dhe fat tё mirё, me qёllim qё tё tregojё mbi njё inspektim mё tё mirё, mё tё afёrt, tё gjitha tё ashtuquajtura kёnaqёsira kthehen nё iluzion.
Ёshtё iluzion kur ne mendojmё se kemi burimet e lumturisё tek shёndeti, rinia, liria, tё ardhurat e mjaftueshme, dashuria (kёnaqёsia seksuale) dhembshuria, mёshira, miqёsia dhe jeta familjare; tek vetё-vlerёsimi, nderi e fama, fuqia, ndjekjet shkencore dhe artistike, shpresa pёr jetёn e amёshuar, pjesёmarrja nё pёrparimin kulturor etj.
 E konsideruar me kthjelltёsi, çdo gёzim sjell shumё mё tepёr tё kёqija dhe mjerim nё botё, nё raport me kёnaqёsinё. Dhimbja e kokёs e shkaktuar nga pija ёshtё gjithmonё mё e madhe sesa kёnaqёsia e dehjes. Dhimbja ёshtё faktori mё i dukshёm nё botё. Askush, qoftё edhe ai qё do tё ndjehej relativisht i lumtur, nёse do tё pyetet se do tё donte ta jetonte jetёn pёrmes mizerjes pёr herё tё dytё, nuk do tё pranonte. Qёkurse Hartman nuk e mohon ekzistencёn e njё faktori ideal (mençurisё), dhe bile i jep atij rёndёsi tё barabartё me dёshirёn e madhe tё verbёr (vullnetin) ai mund t’ia atribuojё krijimin e botёs qёnies sё tij primitive vetёm pёrmes lejimit tё dhimbjes nё shёrbim tё njё qёllimi tё mençur botёror. Ndёrsa ai e shikon jetёn e botёs si njё tёrёsi identike me jetёn e Perёndisё, e gjithё dhimbja s’ёshtё gjё tjetёr veçse dhimbje e Perёndisё, njё gjёndje e saj. Njё qёnie qё ёshtё tёrёsisht e zgjuar duhet ta shohё qёllimin si çlirimin nga vuajtja dhe pёrderisa e gjithё ekzistenca ёshtё vuajtje, atёherё le ta shohё si çlirim nga ekzistenca. Bota ishte krijuar me qёllimin e transformimit tё ekzistencёs nё njё mos-ekzistencё mё tё largёt tepёr mё tё mirё.
Procesi i botёs ёshtё njё betejё e vazhdueshme kundёr dhimbjes sё Perёndisё, e cila do tё pёrfundojё me asgjesimin e tё gjithё ekzistencёs. Perёndia ka krijuar botёn pёr tё fituar shkarkimin pёrmes krijimit, nga dhimbja e tij e pafund. Bota ёshtё: "Pёr t’u konsideruar pёrmes njё ndjenje si njё shpёrthim i pashuar mbi Absolutin", pёrmes forcёs shёruese tё pandёrgjegjshme tё tё cilit Absoluti heq qafe njё sёmundje tё brendёshme; ose si njё gazёr e butё e lyer me melhelm tё cilёn Absoluti i’a vendos vetvetes me qёllim qё tё nxjerrё jashtё dhimbjen e brendёshme, e mandej tё shpёtojё pёrgjithmonё prej saj.
Qёniet njerёzore janё pjesё e botёs, Perёndia vuan ndёr ta ai i ka krijuar ata tё shpёrndajё dhimbjen e tij tё pafund. Dhimbja tё cilёn e kalon secili prej nesh s’ёshtё veçse njё pikё uji nё oqeanin e dhimbjes sё pafund tё Perёndisё.
Njeriu duhet ta zhytё vetveten nё dijen se tё ndjekёsh kёnaqёsinё personale (egoizmin) ёshtё budallallёk, dhe se ai duhet t’ia dedikojё vetveten tёrёsisht detyrёs sё pjesёmarrjes vetmohuese nё procesin e shpengimit tё Perёndisё.
Kёshtu nё kundёrshtim me pesimizmin e Schopenhauerit, ai i Hartmanit na çon ne drejt njё aktiviteti tё devotshёm pёr njё detyrё tё lartё. Por a mund tё thuhet se kjo pikёpamje ёshtё bazuar nё praktikё?
Njё qёnie qё lufton pёr kёnaqёsi arrin tej pёrmbajtjes aktuale tё jetёs sё tij. Njё krijesё do tё pёrpiqet tё kёnaqё urinё e vet kur, organet e veta, me qёllim qё tё vazhdojnё funksionimin e tyre kanё nevojё pёr furnizim tё freskёt prej substancave jetёdhёnёse.
Kur njё person pёrpiqet tё fitojё nder, kjo nёnkupton se si konsideron veprimet dhe marrёdhёniet e tija si tё vlefshme pёr veten nё qoftё se ato gjejnё aprovim tё jashtёm.
Pёrpjekja pёr dije ngrihet kur njё person zbulon, se pёr aq kohё sa ai nuk kupton, diçka i mungon botёs tё cilёn ai e shikon dhe dёgjon. Plotёsimi i pёrpjekjes sjell kёnaqёsi tek individi, kurse dёshtimi sjell dhimbjen. Kёtu ёshtё e nevojshme tё vihet re se kёnaqёsia dhe dhimbja varen vetёm nё realizimin e pёrpjekjes. Pёrpjekja nё asnjё mёnyrё nuk mund tё numёrohet si dhimbje. Prandaj ndonёse njё pёrpjekje e re mund tё tё lindё nё momentin qё ёshtё realizuar e para, kjo nuk ёshtё arsye pёr tё thёnё se kёnaqёsia lind dhimbjen sepse nё fakt ajo gjithmonё do tё prodhojё njё dёshirё pёr vet pёrsёritjen e saj, apo pёr njё kёnaqёsi tё re. Mund tё flasёsh pёr dhimbje vetёm atёherё kur dёshira bie ndesh me pamundёsinё e realizimit. Edhe atёherё kur njё kёnaqёsi lind njё dёshirё pёr njё kёnaqёsi mё tё madhe, a mё tё hollё, mund tё flasim pёr tё si pёr njё dhimbje tё shkaktuar nga kёnaqёsia e parё, kur mundёsia pёr tё pёrjetuar kёnaqёsi mё tё madhe apo mё tё hollё nuk realizohet.
Kur dhimbja lind si pasojё e natyrshme e kёnaqёsisё, si p.sh. kur kёnaqёsia seksuale e gruas sjell dhimbjet e lindjes, vetёm atёherё mund tё flitet pёr kёnaqёsi qё shkakton direkt dhimbje. Nё qoftё se pёrpjekja si e tillё shkaktoi dhimbje, atёherё refreni nga pёrpjekja duhet tё shoqёrohet me kёnaqёsi; por e kundёrta ёshtё e vёrtetё: mungesa e pёrpjekjeve lind dalldisjen, mёrzitjen, dhe kjo ndihet si dhimbje. Pёrpjekja mund tё zgjasё shumё deri sa tё realizohet, e ndёrkohё njeriu ёshtё i kёnaqur duke jetuar me shpresёn e plotёsimit tё saj. Duhet pranuar se dhimbja s’ka tё bёjё fare me pёrpjekjen, si e tillё, por vetёm me, mosrealizimin.  Prandaj Schopenhauer ёshtё tёrёsisht i gabuar kur ai deklaron se dёshira ose pёrpjekja (vullneti) ёshtё burim i dhimbjes.
Nё realitet e kundёrta ёshtё e vёrtetё, pёrpjekja (dёshira) ёshtё nё vetvete bartёse e kёnaqёsisё. Kush nuk e njeh kёnaqёsinё e tё jetuarit me shpresёn e njё qёllimi tё dёshiruar pёr tё ardhmen? Kjo kёnaqёsi ёshtё bashkёudhёtari ynё nё tё gjithё punёn tonё, fruti i tё cilit do tё bёhet i yni vetёm nё tё ardhmen; ai ёshtё tёrёsisht i pavarur prej arritjes sё qёllimit. Kur arrihet qёllimi, shtohet kёnaqёsia e plotёsimit si diçka e re nё kёnaqёsinё e pёrpjekjes.
Ndoshta dikush pёr analogji do tё thoshte se dhimbja e mosplotёsimit tё dёshirёs bashkohet me ato tё shpresёs sё zhgёnjyer dhe se kjo e bёn dhimbjen e mos realizimit mё tё madhe se sa kёnaqёsia e mundёshme e realizimit. Pёrgjigja pёr kёtё ёshtё se e kundёrta mund tё jetё rasti-nё kohёn e dёshirёs sё pa plotёsuar, kujtimi i kёnaqёsisё sё shkuar, mund tё lehtёsojё dhimbjen e mosrealizimit.
Ai i cili çirret pёrballё shpresave tё shuara duke thёnё:" Bёra ç’munda"! ёshtё njё provё e kёtij pohimi. Ndjenja e bekuar e pёrpjekjes mё tё madhe tё dukshme tё dikujt nuk vihet re nga ata tё cilёt thonё pёr çdo dёshirё tё parealizuar se veçmas nga dhimbja e mosrealizimit shkaktohet edhe kёnaqёsia e dёshirimit.
Plotёsimi i dёshirёs lind kёnaqёsinё, mos-realizimi lind dhimbjen. Megjithatё konkluzioni nuk duhet nxjerrё se kёnaqёsia gjithmonё nёnkupton plotёsimin e njё dёshire dhe dhimbja tё kundёrtёn. Tё dyja, si kёnaqёsia ashtu edhe dhimbja mund tё vijnё tё padёshiruara. Sёmundja nuk vjen si rezultat i dёshirёs nё qoftё se dikush mbron idenё se sёmundja ёshtё mos realizim i dёshirёs pёr shёndet, ai gabon, duke konsideruar, pa vetёdije, dёshirёn natyrale pёr tё mos qёnё i sёmurё, si njё dёshirim pozitiv. E mё tej dikush qё merr njё trashёgimi nga njё kushёri i pasur, pёr tё cilin nuk kishte asnjё ide nёse ekzistonte, pёrjetohet nga kёnaqёsia e cila nuk ёshtё e paraprirё nga dёshira.
Nё qoftё se duhet ta hetojmё se kush predominon nё botё, dhimbja, apo kёnaqёsia, duhet tё marrim parasysh kёnaqёsinё e dёshirimit, kёnaqёsinё e dёshirёs sё realizuar si dhe kёnaqёsinё qё vjen pa u paraprirё nga dёshira.
Nё anёn debitore tё librit tonё tё llogarive, ne duhet tё fusim dhimbjen e mёrzitjes, atё tё dёshirёs sё parealizuar si edhe atё tё dhimbjes sё padёshiruar. Nёn titullin e fundit vёshtrohet edhe dhimbja shkaktuar nga puna, qё nuk zgjidhet prej nesh, por imponohet mbi ne.
Lind pyetja: Çfarё metoda duhet tё aplikojmё mё qёllim qё tё arrijmё balancёn e duhur midis kolonave tё debitit dhe tё kreditit?
Sipas Eduart von Hartman, arsyeja duhet tё jetё gjyqtari, ndonёse ai gjithashtu thotё: dhimbja dhe kёnaqёsia ekzistojnё vetёm pёr aq kohё sa ato ndihen-" gjё e cila tregon aktualisht se nuk mund tё ketё standarte krahasimi pёr kёnaqёsinё pёrveç asaj tё ndjenjave tona subjektive.
Unё duhet tё ndiej nёse shuma e ndjenjave tё mija tё pakёndёshme, tё krahasuar me shumёn e ndjenjave tё kёndshme, mё le, me njё balancё tё kёnaqёsisё ose dhimbjes. Megjithatё, Hartman pohon se:" edhe sikur…vlera e jetёs tё çdo individi mund tё vlerёsohet vetёm sipas pёrmasave tё tij subjektive tё krahasimit…kjo do tё thotё se gjithёsecili ёshtё i aftё pёr tё bёrё veprime tё rregullta algjebrike, nga shuma totale e tё gjithё emocioneve tё tija: me fjalё tё tjera, nuk ka garanci se rezultati qё ai arrin pёrsa i pёrket pёrjetimeve tё tij subjektive ёshtё korrekt".
Megjithatё, duke thёnё kёtё, von Hartman, rivendos gjykimin racional si vlerёsues tё ndjenjёs.
Njё person me pikёpamje tё ngjashme me ato tё njё mendimtari tё tillё si Eduart von Hartman mund tё vijё nё konkluzionin se, nё qoftё se ai duhet tё arrijё nё njё vlerёsim korrekt tё jetёs, ai duhet tё lejё mёnjanё tё gjithё faktorёt qё mund tё fallsifikojnё vlerёsimin e tij tё balancёs midis kёnaqёsisё dhe dhimbjes.
Ai mund tё pёrpiqet pёr tё nё dy rrugё: ose duke treguar se dёshirat tona (instikti, vullneti) ndёrhyjnё me njё vlerёsim tё kthjellёt tё ndjenjave tona-p.sh. ne mund tё themi se kёnaqёsia seksuale ёshtё burimi i vuajtjes, por pёr arsye se instikti seksual ёshtё i fortё ne jemi tёrhequr t’i paraprijmё njё kёnaqёsie mё tё madhe sesa ajo qё ndodh aktualisht, dhe pёr shkak se ne dёshirojmё kёnaqёsinё, ne refuzojmё tё pranojmё se ajo shkakton dhimbje- ose ai mund t’i nёnshtrojё ndjenjat njё ekzaminimi kritik nё njё pёrpjekje pёr tё treguar se para arsyes sё gjykimit gjёrat tё cilave ju bashkangjiten ndjenjat tona s’janё gjё tjetёr veçse iluzione, tё cilat nё fakt janё shkatёrruar nё momentin qё inteligjenca jonё i shikon pёrmes iluzionit.
Ai mund ta parafytyrojё çёshtjen si mё poshtё: nё qoftё se njё njeri ambicioz dёshiron tё sqarojё vetveten nёse jeta e tij deri mё sot ka patur mё tepёr kёnaqёsi sesa dhimbje, ai duhet ta çlirojё vetveten nga dy burime gabimi qё janё gati tё influencojnё nё gjykimin e tij.
Tipari ambicioz nё karakterin e tij i shkakton atij:
-Zmadhimin e kёnaqёsisё qё ai fitoi nga shpallja e arritjeve tё tij, dhe minimizimin e poshtёrimit tё kundёrshtimeve. Megjithatё vetёm pёr shkak tё natyrёs sё tij ambicioze, ai ndjeu thellё kundёrshtimet nё kohёn qё ato ndodhёn, por nё retrospektivё ato shfaqen nёn njё dritё mё tё butё dhe njё pёrshtypje mё e thellё lihet nga kёnaqёsia e shpalljes karshi tё cilёs ai ёshtё mё i ndjeshёm. Qё kjo ёshtё e tillё ёshtё sigurisht nё favorin e njё personi ambicioz sepse mashtrimi minimizon dhimbjen nё kohёn e vet-analizёs. Megjithatё ai futet nё rrugё tё gabuar nё gjykimin e tij, sepse ndonёse ai aktualisht ndjeu forcёn e plotё tё dhimbjes kur ajo ndodhi, koha i vuri asaj vello, me rezultatin qё ai futet nё tё, me njё vlerёsim tё gabuar nё librin e llogarive tё jetёs sё vet.
Pёr tё arritur nё njё vlerёsim korrekt, ai duhet tё lerё mёnjanё ambicjen e tij, gjatё kohёs qё ai bёn llogaritё dhe ta rishikojё jetёn pa lente zmadhuese nё mendjen e tij.
Pёrndryshe ai i ngjan njё tregёtari, i cili fut nё biznes zellin e vet bashkё me tё tjera sende, ose nё anёn kreditore tё llogarisё sё tij. Ndokush mund tё shkojё edhe mё larg dhe tё thotё se njeriu ambicioz duhet gjithashtu t’i qartёsojё vetvetes se shpallja tё cilёn ai e ndjek me aq pasion ёshtё pa vlerё. Ai edhe mund ta shohё e kuptojё vetё apo me ndihmёn e tё tjerёve, se pёr njё person tё ndjeshёm, pёrkrahja e jashtme nuk ka shumё rёndёsi, pёr aq sa ai mund tё jetё i sigurtё se:
"Nё tё gjitha çёshtjet, duke pёrjashtuar çёshtjet
 vitale qё i pёrkasin evolucionit ose atyre shkencore
qё i kanё zgjidhur problemet e tyre, pjesa dёrrmuese
ёshtё e gabuar dhe pakica ёshtё e drejtё…ai i
cili e rrethon ambicien e vet me yll polar, vendos
lumturinё e vet nё mёshirёn e njё gjykimi tё tillё".
Nё qoftё se personi ambicioz e pranon kёtё pёr veten e vet, ai do tё njohё si iluzion jo vetёm atё çfarё ambicja e vet i shkaktoi atij, pёr ta konsideruar si tё vёrtetё, por gjithashtu edhe ndjenjat e tija bashkёngjitur atij.
Ndjenja tё thella duhet tё zbulohen gjithashtu nga llogaria e vlerёs sё jetёs. Ajo çka mbetet pёrfaqёson shumёn e kёnaqёsisё aktualisht tё pёrjetuar mbas zhveshjes tё tё gjithё iluzionit dhe kjo do tё jetё tepёr e vogёl krahasuar me shumёn e dhimbjes sё duruar saqё jeta ёshtё pa gёzim dhe mosekzistenca ёshtё mё e preferuar se ekzistenca.
Ndёrsa ёshtё e dukshme se ndёrhyrja e ambicies duhet tё çojё nё njё rezultat falls kur llogaritet drejtpeshimi i kёnaqёsisё, megjithatё çfarё thuhet pёr njohjen e karakterit iluzor tё gjёrave qё gjenden nё krahun e kёnaqёsisё, duhet sfiduar.
Tё eleminosh nga balanca e kёnaqёsisё sё jetёs tё gjitha ndjenjat kёnaqёsi-sjellёse lidhur me iluzionet aktuale apo tё supozuara do tё fallsifikonte nё mёnyrё pozitive llogarinё.
Personi ambicioz vёrtetёsisht ka ndjerё kёnaqёsinё e brohoritjes sё shumicёs, pavarёsisht nёse ai ose dikush tjetёr mё vonё e njeh kёtё brohoritje si njё iluzion. Kёnaqёsia tashmё e pёrjetuar nuk ёshtё aspak e zvogёluar pёrmes kёsaj njohje.
Eleminimi i ndjenjave tё tilla "iluzore" nga fleta e drejtpeshimit tё jetёs, larg nga formimi i gjykimit tonё mё tё saktё mbi ndjenjat, fshin nga jeta ndjenjat aktuale tё cilat u pёrjetuan.
Dhe pse duhet tё shuhen kёto ndjenja?
Ata tё cilёt i pёrjetojnё ato, nxjerrin kёnaqёsi prej tyre: ata tё cilёt i kanё pushtuar ato, fitojnё, jo pёrmes venes, emocion; Ç’djalё i shkёlqyer jam!", por pёrmes burimit tё kёnaqёsisё, tё gjetur nё kёtё vetё-pushtim, njё kёnaqёsi e cila ёshtё fisnikёruar vёrtet, por jo mё pak e shquar pёr tё.
Nё qoftё se ndjenjat goditen nga drejtpeshimi i kёnaqёsisё pёr shkak se ato rrodhёn nga gjёra tё cilat u provuan si iluzione, vlera e jetёs bёhet e pavarur jo mbi sasinё e kёnaqёsisё, por mbi cilёsinё e saj dhe kjo me radhё pёr vlerёn e gjёrave tё cilat shkaktojnё kёnaqёsinё. Sidoqoftё nё qoftё se unё vendos tё vlerёsoj vlerёn e jetёs duke krahasuar sasinё e kёnaqёsisё me atё tё dhimbjes, unё s’kam asnjё tё drejtё tё presupozoj, faktorё tё tjerё pёrmes tё cilёve unё sё pari pёrcaktoj, vlerёn cilёsore tё kёnaqёsisё.
Nё qoftё se unё duhet tё zbuloj se cila mbretёron, unё duhet tё shoh me kujdes si kёnaqёsinё ashtu edhe dhimbjen, nё intensitetin e tyre aktual;  pavarёsisht se ato bazohen mbi njё iluzion ose jo. Nё qoftё se unё lejoj njё vlerё mё tё pakёt, pёr njё kёnaqёsi qё bazohet mbi njё iluzion sesa pёr atё kёnaqёsi qё mund tё justifikohet para gjykimit tё arsyes, vlera e jetёs bёhet e varur mbi faktorё tё tjerё sesa mbi kёnaqёsinё.
Tё vlerёsosh njё kёnaqёsi nё njё vlerё tё ulёt pёr shkak se ajo rrjedh nga diçka pa rёndёsi ёshtё e krahasueshme me njё tregtar qё fut nё llogarinё e tij, fitimin e konsiderueshёm nga njё fabrikё lodrash, nё masёn ¼ tё vlerёs aktuale dhe kjo pёr shkak se fabrika prodhon vetёm lodra pёr fёmijё.
Kur çёshtja mbetet thjesht si peshim i sasisё tё kёnaqёsisё karshi sasisё sё dhimbjes, aspekti iluzor i gjёrave tё caktuara qё sjellin kёnaqёsi, duhet lёnё jashtё fushёpamjes, gjithёsesi konsiderimi racional i sasive tё kёnaqёsisё dhe dhimbjes qё ndeshen nё jetё ashtu siç rekomandohen nga von Hartman, na kanё çuar ne, nё pikёn ku ne mundёsohemi tё ngrejmё llogarinё d.m.th. tё dimё ç’tё vendosim nё çdo anё tё peshёs. Por si duhet bёrё kalkulimi aktual? A ka mundёsi arsyeja gjithashtu tё pёrcaktojё peshёn?
Tregtari ka bёrё njё gabim nё llogaritjen e tij, nё qoftё se pёrfitimi i kalkuluar nuk pёrputhet me atё qё ka fituar tregueshёm biznesi i tij dhe qё akoma mund tё shpresohet tё fitojё.
Nё tё njёjtёn mёnyrё njё filozof do tё ketё bёrё njё gabim nё vlerёsimin e tij nё qoftё se ai nuk provon se teprica e vlerёsuar e kёnaqёsisё-ose, siç mund tё jetё rasti-e dhimbjes, - ёshtё ndjerё aktualisht. Pёr njё moment unё do t’i marr nё konsideratё kёto premisa, kalkulimet e tё cilave bazohen mbi arsyen; megjithatё ndokujt qё i duhet tё vendosi tё vazhdojё ose jo biznesin e jetёs do tё kёrkojё tё tregohet ekzistenca e tepricёs tё vlerёsuar tё dhimbjes. Kёtu ne prekim pikёn ku vetё arsyetimi nuk ёshtё nё atё pozicion pёr tё pёrcaktuar tepricёn e kёnaqёsisё ose dhimbjes, por kur teprica duhet tё tregohet si perceptim. Sepse realiteti ( e vёrteta) nuk mund tё arrihet prej njeriut vetёm pёrmes koncepteve, por pёrmes ndёrhyrjes sё brendёshme ndёrmjetёsuar pёrmes mendimit, konceptit dhe perceptimit (dhe ndjenjat janё perceptime).
Nё tё njёjtёn mёnyrё, njё tregtar do tё heqё dorё nga biznesi i vet, vetёm atёherё kur humbjet e kalkuluara nga llogaritari i tij janё konfirmuar pёrmes fakteve; nёse rasti nuk ёshtё i tillё ai do tё kёrkojё tё rishikohen shifrat edhe njё herё. Dhe kjo ёshtё ekzaktёsisht se çfarё duhet tё bёjё njё person nё biznesin e jetёs.
Nё rast se njё filozof pёrpiqet ta bindё atё, se jeta pёrmban mё tepёr dhimbje se sa kёnaqёsi, por ai nuk e ndjen kёtё si tё vёrtetё, ai do tё thotё: "Ju kini bёrё njё gabim nё filozofimin tuaj; mendoje edhe njё herё kёtё çёshtje".
Por nё qoftё se vjen njё kohё, kur njё biznes pёrjeton humbje tё mёdha dhe s’mundet mё tё sigurojё kredi tё tjera-tregёtari duke mos patur mundёsi pёr tё qёnё i mirёinformuar pёr punёt e tija, pёrmes mirёmbajtjes sё llogarive-atёherё, ai do t’i hapi rrugёn falimentimit. Nё mёnyrё tё ngjashme do tё çonte nё falimentimin e biznesit tё jetёs, nёse dhimbja e dikujt nё disa pika do tё bёhej aq e madhe saqё asnjё shpresё (kredi pёr kёnaqёsi tё sё ardhmes nuk do tё mund tё mbulonte dhimbjen e tij).
Tani numri i vetёvrasjeve ёshtё relativisht i vogёl krahasuar me ata tё cilёt vazhdojnё tё luftojnё pёr tё jetuar.
Tё paktё janё ata njerёz qё e dorёzojnё jetёn e tyre pёr shkak tё dhimbjeve tё pёrjetuara, çfarё tregon kjo? Ose nuk ёshtё e vёrtetё qё ana e dhimbjes nuk ёshtё mё e madhe se sa ajo e kёnaqёsisё ose ne nuk e varim jetёn tonё mbi sasinё e dhimbjes apo tё kёnaqёsisё qё trashёgojmё.
Pesimizmi i Eduart von Hartman, çuditёrisht deklaron se nё njёrёn anё, jeta ёshtё pa vlera, pёr shkak se akoma dhimbja e predominon atё, dhe nё krahun tjetёr ai thotё ёshtё e nevojshme tё kalosh pёrmes dhimbjes sepse qёllimi i botёs i pёrmendur mё sipёr mund tё arrihet vetёm pёrmes punёs sё devotshme tё qёnieve njerёzore.
Pёr aq kohё sa njerёzit ndjekin dёshirat e tyre egoiste ata nuk janё tё pёrshtatshёm pёr kёtё punё vetёmohuese. Ata nuk janё nё gjёndje pёr kёtё lloj pune deri atёherё kur tё binden pёrmes praktikёs dhe logjikёs se kёnaqёsia e kёrkuar pёrmes egoizmit ёshtё e pa arritshme. E kur kjo tё jetё kuptuar atёherё ata ja kushtojnё vetveten detyrёs sё tyre tё vёrtetё. Kjo bindje pesimiste supozohet tё jetё njё ndёr burimet e vetёmohimit: njё edukim i mbёshtetur mbi pesimizёm nёnkupton tё ç’rrёnjosё egoizmin duke e paraqitur pashpresmёrinё e tij.
Kёshtu, sipas kёsaj pikёpamje, njё dёshirё pёr kёnaqёsi ёshtё e trashёgueshme nё natyrёn njerёzore dhe vetёm njohja-ditja se ajo ёshtё e pa arritshme do tё shkaktojё qё kjo dёshirё e madhe tё shuhet nё favor tё detyrave mё tё mёdha tё njerёzimit.
Nuk mund tё thuhet se egoizmi kapёrcehet nё sensin e vёrtetё pёrmes njё pikёpamje etike tё botёs, e cila shpreson tё arrijё devocionin pёr qёllime vetёmohuese nё jetё pёrmes pranimit tё pesimizmit.
Idealet morale janё thёnё pёr t’u bёrё mё tё forta, pёr tё sunduar dёshirёn vetёm kur njё person ka njohur se dёshira e tij egoiste nuk mund tё arrijё lumturinё.
Njeriu, pёrmes egoizmit tё vet, kёrkon frutin e kёnaqёsisё, e kur nuk arrin dot tё thotё se ai ёshtё i thartё, e kёshtu ai heq dorё prej tyre, dhe i’a pёrkushton jetёn e vet njё qёllimi vetmohues. Sipas pesimistit idealet morale nuk kanё forcё tё kapёrcejnё egoizmin, por vendosin sundimin e tyre nё hapёsirёn e pastruar nga njohja e egoizmit tё pashpresё.
Nё qoftё se vetё natyra e njeriut e bёn atё, tё pёrpiqet pёr tё kapur kёnaqёsinё qё ёshtё e pa arritshme, asgjesimi i ekzistencёs dhe shpёtimi pёrmes mos-ekzistencёs, do tё ishte qёllim i vetёm i ndjeshёm. Dhe nё qoftё se ndokush mbron pikёpamjen se Perёndia ёshtё bartёsi i vёrtetё i dhimbjes botёrore njeriu duhet ta konsiderojё atё si detyrёn e vet, pёr tё shkaktuar shpёtimin e Perёndisё. Ky qёllim para se tё pёrkrahet, pengohet pёrmes vetvrasjes; sepse Perёndia nё urtёsinё e vet duhet tё ketё krijuar qёnie njerёzore me qёllim qё shpёtimi i tij tё mund tё fitohej pёrmes punёs sё tyre. Pёrndryshe krijimi nuk do tё kishte asnjё qёllim, dhe kjo ёshtё njё pikёpamje qё shqyrton qёllimet mbinjerёzore.
Nё punёn e pёrgjithshme tё shpёtimit çdo qёnie njerёzore duhet tё plotёsojё detyrёn e vet tё ngarkuar. Nё qoftё se ai heq dorё duke u vetёvrarё puna e tij duhet tё realizohet nga dikush tjetёr; dikush tjetёr duhet tё durojё dhimbjen e ekzistencёs nё vend tё tij.
E ashtu siç ёshtё Perёndia nё çdo qёnie njerёzore-bartёs i vёrtetё i dhimbjes, vetёvrasja nuk ka zvogёluar dhimbjen e Perёndisё, por mё tepёr ka imponuar mbi Perёndinё barrёn e mёtejshme tё krijimit tё njё zёvendёsuesi.
E gjithё kjo, presupozon se kёnaqёsia ёshtё matёsi i vlerёs sё jetёs. Jeta e manifeston vetveten pёrmes njё numri instiktesh (nevojash). Nё qoftё se vlera e jetёs varet, nёse njё instikt i sjell bartёsit tё vet mё tepёr kёnaqёsi se dhimbje, atёherё njё instikt i cili i sjell atij tepricё dhimbjesh duhet quajtur i pavlerё.
Le tё provojmё sё bashku instiktin dhe kёnaqёsinё dhe do tё shohim nёse vlera e tё parit mund tё matet prej vlerёs sё tё dytit.
Dhe qё tё mos i japim rrugё dyshimit se jeta fillon me "intelektin aristokratik", le ta fillojmё me njё nevojё thjesht "shtazore"-me atё tё urisё.
Uria lind atёherё kur organet tona nuk mund tё vazhdojnё funksionin e tyre pa njё furnizim tё freskёt me ushqim.
Ajo çfarё kёrkon qёnia e uritur sё pari, ёshtё ushqimi, zhdukja e urisё sё vet, sapo arrihet pika e fikjes sё urisё sё vet, çdo gjё e kёrkuar prej instiktit pёr ushqim e ka realizuar detyrёn e vet. Gёzimi i lidhur me ngopjen konsiston sё pari nё çlirimin nga dhimbjet e forta tё urisё.
Instiktit tё thjeshtё pёr ushqim njё nevojё tjetёr i shtohet. Pёrmes tё ngrёnit qёnia njerёzore jo vetёm dёshiron tё rivendosё funksionimin normal tё organeve tё tij dhe tё kёnaqё dhimbjen e urisё, ai e dёshiron atё tё shoqёruar me shijen e ndijimeve tё kёnaqёshme.
Me qёllim qё tё mos prishё kёnaqёsinё e vet, ai do tё preferojё ushqim edhe mё pak tёrheqёs, por qё do ta shuante urinё e tij mё shpejt, krahasuar me pritjen gjysёm ore mё tepёr, pёr tё ngrёnё ushqim mё tё mirё.
Ai ka nevojё qё uria t’i shkёpusё kёnaqёsinё e plotё tё ushqimit tё tij; pёr tё uria ёshtё gjithashtu njё burim i kёnaqёsisё.
Nё qoftё se nё mbarё botёn do tё plotёsohej e gjithё uria, ne do tё kishim sasinё totale tё kёnaqёsisё nё ngarkim tё nevojёs pёr ushqim. Kёsaj duhej t’i shtohej kёnaqёsia e veçantё tё cilёn qejfi pёr tё ngrёnё e arrin duke kultivuar shijen e tij tё masёs normale.
Kjo kёnaqёsi do tё kishte vlerёn mё tё lartё tё mundshme nё qoftё se kategoria nё fjalё mbetej e plotёsuar dhe nё qoftё se njё sasi e caktuar e dhimbjes nuk do tё pranohej nё kёtё ujdi.
Shkenca moderne mbron pikёpamjen se natyra prodhon mё tepёr jetё se sa ajo mund tё mbajё, d.m.th. ajo prodhon mё tepёr uri se sa ajo mund tё plotёsojё. Mbisasia e jetёs qё prodhohet duhet tё pёrfundojё nё dhimbje, nё luftёn pёr mbijetesё.
Nevojat e jetёs nё njё moment tё dhёnё, janё mё tё mёdha sesa mjetet dhe dёshira pёr t’i mbuluar ato, dhe kёshtu kёnaqёsia e jetёs dёmtohet; por kёnaqёsia qё ndodh nuk zvogёlohet aspak. Kurdoherё qё realizohet njё dёshirё, ka njё kёnaqёsi koresponduese qoftё edhe kur nё vetё qёnien apo nё krijesat e ngjashme mbeten pa u realizuar njё numёr instiktesh tё tjera.
Ajo çka ёshtё zvogёluar ёshtё vlera e kёnaqёsisё tё jetёs. Kur vetёm njё pjesё e nevojёs totale tё njё qёnie, gjen kёnaqёsinё ajo do tё pёrjetojё njё kёnaqёsi koresponduese; vlera e kёsaj kёnaqёsie do tё jetё mё e vogёl pёr sa mё pak ajo ёshtё nё raport me kёrkesёn totale tё bёrё mbi jetёn, nga instikti nё fjalё. Vlera mund tё pёrfytyrohet si njё thyesё, numёruesi i tё cilёs pёrfaqёson kёnaqёsinё aktuale tё pёrjetuar, dhe pjestuesi, shumёn totale tё nevojave.
Thyesa ka vlerёn e "njё" atёherё kur emёruesi dhe numёruesi kanё vlerё tё barabartё d.m.th. kur tё gjitha nevojat janё realizuar plotёsisht.
Vlera do tё jetё mё e madhe se njёshi, atёherё kur krijesa pёrjeton mё tepёr kёnaqёsi, sesa dёshirat e tij tё mёdha, dhe mё e vogёl se sa "njёshi" atёherё kur kёnaqёsia bie mё poshtё se sa dёshirohet. Megjithatё, thyesa kurrё nuk mund tё bёhet zero, pёr aq kohё sa numёruesi tё ketё vlerёn mё tё vogёl tё mundshme.
Nё qoftё se dikush para vdekjes, do tё bёnte njё llogari finale duke shpёrndarё mbi gjithё jetёn e vet sasinё e kёnaqёsisё, qё ai kish marrё nga njё instikt i caktuar, -le tё pёrmendim atё tё urisё-bashkё me tё gjithё kёrkesat e veta, -atёherё kёnaqёsia qё ai ka pёrjetuar, ndoshta mund tё ketё qёnё shumё e vogёl, por kurrё nuk mund tё ketё qёnё pavlerё. Nё atё rast kur sasia e kёnaqёsisё mbetet e pandryshuar, kёnaqёsia e jetёs do tё ulet nё qoftё se nevoja e qёnies rritet.  E njёjta gjё ёshtё e vёrtetё edhe pёr shumёn totale tё jetёs nё natyrё. Sa mё i vogёl numri i qёnieve organike qё ekzistojnё nё raport me ato qё kanё mundёsi tё gjejnё kёnaqёsi tё plotё pёr tё gjitha dёshirat e tyre instiktive, aq mё e vogёl ёshtё vlera mesatare e kёnaqёsisё sё jetёs. Pjesёt qё na takojnё neve nё kёnaqёsitё e jetёs nё formёn e instikteve bien nё vlerё kur nuk ka shpresё pёr t’i thyer ato me sasinё e tyre tё plotё.
Nё qoftё se unё kam se çfarё tё ha pёr tre ditё, dhe pastaj tё shtyj tre ditё tё tjera pa ngrёnё, kёnaqёsia nё tre ditёt e para nuk zvogёlohet, por tek sa mё duhet tё mendoj pёr ta shpёrndarё nё 6 ditё, atёherё vlera e saj pёr nevojёn time tё ushqimit pёrgjysmohet.
E njёjta zbatohet nё sasinё e kёnaqёsisё nё raport me shkallёn e nevojёs sime. Nё qoftё se uria ime ka nevojё pёr dy sanduiçe pёr t’u shuar, dhe unё mund tё gjej vetёm njё, kёnaqёsia e fituar pёrmes tё ngrёnit tё vetёm tё kёsaj qё munda tё gjej, ka vetёm gjysmёn e vlerёs qё duhet tё kishte patur. Kjo tregon se si pёrcaktohet nё jetё vlera e kёnaqёsisё. Ajo matet me anё tё nevojave nё jetё. Dёshirat tona janё njёsitё e matjes dhe kёnaqёsia ёshtё objekti qё matet. Kёnaqёsia e ngopjes ka vlerё vetёm atёherё kur ekziston uria dhe ajo arrin njё vlerё specifike nё raport me shkallёn e urisё ekzistuese. Kёrkesat e paplotёsuara hedhin hije qoftё edhe mbi dёshirat e kёnaqura dhe zbresin diçka nga vlera e kohёve tё kёnaqёshme. Dikush mund tё flasё edhe pёr vlerёn e njё ndjenje tё momentit tё kёnaqёsisё; vlera e saj ёshtё mё e ulёt, sa mё e vogёl tё jetё kёnaqёsia nё raport me kohёzgjatjen dhe intensitetin e dёshirёs.
Njё sasi e kёnaqёsisё ka vlerёn e saj mё tё lartё pёr ne kur ajo saktёsisht pёrputhet nё kohё dhe intensitet me dёshirat tona.
Vlera e njё kёnaqёsie zvogёlohet nё qoftё se ёshtё mё e vogёl sesa kёrkohet nga dёshirat tona; nё qoftё se ёshtё mё e madhe, mbivlera do tё ndjehet si kёnaqёsi vetёm pёr aq gjatё sa ne kemi mundёsi tё intensifikojmё dёshirёn tonё gjatё kёnaqёsisё. Nё qoftё se ne kemi mundёsi tё rrisim kёrkesёn tonё, mbivlera e kёnaqёsisё kthehet nё pakёnaqёsi. Objekti, qё ndryshe, do tё na kёnaqte neve, na mbulon atёherё kur s’duhet, dhe na bёn tё vuajmё. Kjo tregon se kёnaqёsia ka vlerё pёr ne pёr aq kohё sa ne mund tё masim atё kundёr dёshirёs sonё: njё mbivlerё e kёnaqёsisё kthehet nё dhimbje. Kjo duket veçanёrisht tek njerёz kёrkesa e tё cilёve pёr njё lloj tё veçantё kёnaqёsie ёshtё shumё e vogёl. Ata njerёz, tek tё cilёt instikti pёr ushqim topitet lehtё, ndjejnё neveri prej ushqimit. Kjo gjithashtu tregon se dёshira ёshtё njёsia matёse, pёrmes sё cilёs vlerёsohet kёnaqёsia.
Pesimisti mund tё thotё se njё instikt pёr ushqim, qё mbetet i pakёnaqur, ёshtё shkaku jo vetёm i humbjes sё kёnaqёsisё, por edhe i dhimbjes, mundimit, mizerjes.
Ai mund tё tregojё pёr mjerimin e pa-fjalё tё njerёzve qё vuajnё, tё shkaktuar direkt ose indireckt nga mungesa e ushqimit. Dhe nё qoftё se ai dёshiron tё zgjerojё argumentin e vet nё natyrё, veçmas njeriut, ai mund tё tregojё pёr vuajtjet e kafshёve, qё vdesin nё kohё tё ndryshme tё vitit nga vuajtja dhe mundimi. Pesimisti mbron idenё se kёto tё kёqija mbisundojnё, sasinё e kёnaqёsisё, tё cilёn e lind instikti pёr ushqim. Nuk ka dyshim se kёnaqёsia dhe dhimbja mund tё krahasohen dhe pikёrisht ashtu si nё rastin e fitimit dhe tё humbjes dikush mund tё pёrcaktojё nёse ka mbivlerё tё njёrёs apo tjetrёs. Por ne qoftё se pesimisti, beson se jeta duhet konsideruar si pa vlerё, pёr shkak se mbizotёron mbivlera e dhimbjes, ai ёshtё i gabuar pёr arsyen e thjeshtё se ai bёn njё kalkulim, qё kurrё nuk ёshtё bёrё nё jetёn e vёrtetё.
Dёshira jonё, nё çdo rast, i drejtohet njё objektivi specifik. Ashtu siç e kemi parё, kёnaqёsia qё ne fitojmё, nga plotёsimi i njё dёshire, ka njё vlerё mё tё lartё, sa mё i lartё tё jetё raporti i tij me intensitetin e dёshirёs. Dhe dhimbja qё ne e pranojmё me dёshirё, me qёllim qё tё arrijmё kёnaqёsinё, varet gjithashtu nga intensiteti i dёshirёs. Ne nuk e krahasojmё sasinё e dhimbjes me atё tё kёnaqёsisё, por me fuqinё e dёshirёs sonё.
Pёr shkak tё kёnaqёsisё sё tij nё kohё mё tё mira, dikush qё kёnaqet duke ngrёnё do ta ketё mё tё lehtё pёr tё duruar njё periudhё urie nё raport me atё i cili ka pak kёnaqёsi nё plotёsimin e instiktit tё tij pёr ushqim. Njё grua qё kёrkon njё fёmijё nuk e krahason gёzimin e patjes sё tij me sasinё e dhimbjes pёr gjatё shtatzanisё dhe lindjes, por me dёshirёn e saj pёr ta patur fёmijёn.
Ne kurrё nuk pёrpiqemi pёr njё sasi kёnaqёsie abstrakte, por pёr njё kёnaqёsi konkrete tё njё dёshire specifike. Nё qoftё se kёnaqёsia qё ne dёshirojmё mund tё rrjedhё vetёm nga njё gjё e veçantё ose ndijim, asnjё send ose ndijim tjetёr nuk mund tё vlente, qoftё edhe sikur sasia e kёnaqёsisё prej tij do tё ishte e njёjtё.
Dikush qё kёrkon tё pёrmbushё urinё e vet nuk mund ta zёvendёsojё kёnaqёsinё qё i sjell kjo pёrmbushje ngopjeje, me tё njёjtёn sasi kёnaqёsie qё mund t’i sjellё p.sh. njё shёtitje.
Dёshirat tona mund tё veniten vetёm nё qoftё se, pёrgjithёsisht ato pёrpiqen pёr njё sasi tё caktuar kёnaqёsie dhe arritja e saj pёrfshin njё sasi mё tё madhe dhimbjeje. Ёshtё pikёrisht pёrpjekja qё ne bёjmё pёr njё lloj kёnaqёsie tё veçantё, qё mundёson pёrjetimin e kёnaqёsisё pas realizimit, qoftё edhe kur duhet pranuar njё sasi mё e madhe pёrpjekjeje. Arsyeja e vёrtetё qё ne nuk mund tё zbresim nga llogaritja tonё dhimbjen e duruar nё arritjen e qёllimit, si faktor i barabartё nё vlerё me kёnaqёsinё, ёshtё sepse, jeta instiktive pёrpiqet drejt qёllimeve specifike.
Me qёllim qё dёshira tё jetё mjaft e fortё pёr t’u pёrfaqёsuar deri nё njё farё shkalle, mbas kapёrcimit tё dhimbjes, sadoqoftё e madhe, kёnaqёsia e gёzimit akoma mund tё plotёsohet tёrёsisht. Kёshtu qё dёshira nuk e tregon dhimbjen direkt nё kёnaqёsinё e fituar, por vetёm indirekt duke rrёfyer intensitetin e vet proporcionalisht me ato tё dhimbjes. Kjo çёshtje nuk shtrohet nёse kёnaqёsia apo dhimbja ёshtё mё e madhe, por nёse dёshira pёr qёllim ёshtё mё e madhe se dёshira, e dyta i hap rrugё tё pashmangshmes, ajo dobёson dhe pёrpjekja bie. Pёrmes faktit se kёrkohet kёnaqёsia e njё lloji tё veçantё, gёzimi i arritur fiton njё rёndёsi qё e bёn kёnaqёsinё tё mundshme- me tё lindur kёnaqёsia-pёr tё llogaritur dhimbjen e paevitueshme vetёm nё masёn qё ёshtё zvogёluar dёshira. Njё admirues i apasionuar i pamjeve tё bukura, kurrё nuk e krahason direkt kёnaqёsinё qё ai fiton nga maja e njё mali, me sasinё e dhimbjes shkaktuar atij nga mundimi pёr t’u ngjitur atje.
Çfarё ai konsideron ёshtё fakti nёse ai akoma ka dёshirёn pёr t’u kёnaqur me pamjen, kur tё gjitha vёshtirёsitё tё jenё kapёrcyer.
Kёnaqёsia dhe dhimbja mund tё krahasohen vetёm indirekt pёrmes fuqisё sё dёshirёs. Pyetja nuk shtrohet nёse ka mё tepёr kёnaqёsi apo dhimbje, por nёse dёshira pёr kёnaqёsi ёshtё mjaft e fortё pёr tё kapёrcyer dhimbjen. Njё provё e vёrtetёsisё tё kёsaj pikёpamje mund tё shihet nga fakti se, njё kёnaqёsi vlerёsohet mё tepёr, kur arrihet nё sajё tё njё stёrmundimi, sesa kur bie nё duart tona si njё dhuratё nga qielli. Kur dёshira jonё ёshtё kalitur pёrmes dhimbjes dhe vuajtjes dhe si rezultat i tyre, ajo ёshtё realizuar, atёherё kёnaqёsia nё raport me dёshirёn e mbetur ёshtё gjithmonё mё e madhe.
Ashtu siç kam treguar edhe mё sipёr ky raport, pёrfaqёson vlerёn e kёnaqёsisё. Njё provё e mёtejshme ёshtё se qёniet e gjalla, duke pёrfshirё edhe njeriun, do tё kёrkojnё tё kёnaqin instiktet e tyre pёr aq kohё sa ato do tё munden tё pёrballojnё dhimbjen nё tё cilёn ato janё pёrfshirё. Lufta pёr ekzistencё s’ёshtё gjё tjetёr veçse pasojё e kёtij fakti. Tё gjitha gjallesat pёrpiqen pёr tё pёrmbushur diçka pёr veten e tyre; tёrhiqen vetёm ato, dёshira e tё cilave ёshtё shuar nga vёshtirёsitё e panumёrta.
Çdo krijesё e gjallё do tё kёrkojё ushqim deri atёherё sa mungesa e kёtij ushqimi tё shkatёrrojё jetёn e vet. Njeriu gjithashtu nuk e kthen dorёn kundёr vetes sё vet deri atёherё kur ai beson (me tё drejtё ose pa tё drejtё) se ai nuk mundet tё arrijё qёllimin pёr tё cilin ai ka menduar se i’a vlente tё pёrpiqej. Ai do tё luftojё kundёr tё gjitha vuajtjeve dhe dhimbjeve pёr aq kohё sa ai do tё besojё se ka njё mundёsi pёr arritjen e gjёrave tё cilat ai i ka konsideruar tё vlefshme.
Filozofia, sё pari, duhet tё bindё njeriun se tё dёshirosh ёshtё e ndjeshme vetёm atёherё kur kёnaqёsia peshon mё shumё se dhimbja, sepse prej natyrёs ai do kёrkojё tё arrijё çfarё dёshiron pёr aq kohё sa ai mund tё durojё dhimbjet e paevitueshme sadoqoftё tё mёdhaja. Njё filozofi e tillё do tё gabohej, sepse ajo e bёn dёshirёn humane tё varur mbi diçka (mbivlera e kёnaqёsisё mbi dhimbjen) e cila fillimisht ёshtё e huaj pёr natyrёn njerёzore.
Njёsia matёse themelore e vullnetit ёshtё dёshira dhe dёshira e pohon vetveten, pёr aq kohё sa mundet. Llogaritja e bёrё nё jetёn reale, jo nё filozofinё abstrakte, pёr sa i pёrket kёnaqёsisё dhe dhimbjes nё realizimin e njё dёshire mund tё krahasohet si mё poshtё: nё qoftё se kur blej njё sasi tё caktuar mollёsh, unё jam i detyruar tё marr aq tё mira sa edhe tё kёqia-ndoshta shitёsi do t’i pastrojё edhe largojё mbetjet e tija-unё nuk do tё hezitoj tё pranoj mollёt e kёqia, nёse tё mirat mё duhen patjetёr, pёrveç çmimit tё shitjes, unё jam i predispozuar tё pranoj pёrpjekjen e disponimit edhe tё tё kёqiave.
Ky shembull ilustron marrёdhёnien midis sasisё sё kёnaqёsisё dhe asaj tё dhimbjes qё rrjedh nga njё instikt.
Unё pёrcaktoj vlerёn e mollёve tё mija, jo duke zbritur prej tyre numrin e mollёve tё kёqia, por duke vlerёsuar nёse tё mirat ruajnё njё vlerё pёr mua pavarёsisht nga prezenca e tё kёqiave.
Dhe ashtu siç unё nuk i marr nё konsideratё mollёt e kёqia, nё kёnaqёsinё e tё mirave, po ashtu pёrjetoj qetёsimin e njё dёshire pёr tё cilёn njёherё kalova dhimbje tё mёdha.
Edhe nё qoftё se pesimizmi kishte tё drejtё nё pohimin se jeta pёrmban mё tepёr dhimbje se sa kёnaqёsi, nuk do tё kishte asnjё influencё mbi elementin e vullnetit, sepse gjallesat do tё pёrpiqeshin tё arrinin kёnaqёsinё qё mbetej. Prova empirike (nё qoftё se do tё jepej) se dhimbja e kalon nё peshё kёnaqёsinё me tё vёrtetё do tё tregonte kotёsinё e shkollёs sё mendimit e cila e shikon vlerёn e jetёs nё njё mbivlerё tё kёnaqёsisё nё raport me dhimbjen, por jo qё dёshira nё pёrgjithёsi ёshtё irracionale sepse ajo nuk kёrkon njё mbivlerё tё kёnaqёsisё, por atё kёnaqёsi qё ka mbetur mbas zbritjes sё dhimbjes.
Ky gjithmonё paraqitet si njё qёllim pёr tё cilin ia vlen tё pёrpiqesh. Ka prej atyre tё cilёt pёrpiqen ta hedhin poshtё pesimizmin nё faktet se nuk ёshtё e mundur tё llogaritёsh nёse ka njё mbivlerё tё kёnaqёsisё apo tё dhimbjes nё botё. Llogaritjet janё tё mundshme vetёm nё qoftё se gjёrat qё duhen llogaritur janё tё krahasueshme pavarёsisht nga madhёsia e tyre. Çdo dhimbje dhe kёnaqёsi ka njё madhёsi tё caktuar ( intensitet dhe vazhdimёsi). Edhe madhёsitё e tipeve tё ndryshme tё ndijimit janё tё krahasueshme, sё paku afёrsisht.
Ne e dimё se njё cigare e mirё apo njё shaka e tillё, na kёnaq neve sё tepёrmi; nuk mund tё ketё kundёrshtim tё krahasimit tё tipave tё ndryshme tё kёnaqёsisё apo pakёnaqёsisё, pёrsa i pёrket madhёsisё sё tyre. Njё hetues duke nisur pёr tё zbuluar nёse ka njё mbivlerё tё kёnaqёsisё apo tё dhimbjes nё botё, ai fillon nga njё supozim i ligjshёm. Gabimi i mbartur nё rezultatin e arritur nga pesimisti mund tё tregohet, por nuk mund tё debatohet se ёshtё e pamundur tё vlerёsosh shkencёrisht sasitё e kёnaqёsisё dhe tё dhimbjes dhe prej kёtej tё pёrcaktosh balancёn e kёnaqёsisё. Çfarё ёshtё gabim, ёshtё tё ruash se rezultati i llogaritjes ka influencё mbi vullnetin njerёzor. Ne thjesht, i bёjmё veprimet tona tё varen mbi njё mbivlerё tё kёnaqёsisё, kur ne ndjehemi pёr gjёnё drejt tё cilёs drejtohet aktiviteti ynё. Nё qoftё se ёshtё vetёm njё çёshtje pёr tё vendosur, nёse kёrkojmё qetёsi pas punёs, a njё lopё, apo njё bisedё tё thjeshtё, dhe se unё jam indiferent pёr çka bёj, vetёm nё tё tilla raste unё pyes: Cila do tё mё japё mua mё tepёr kёnaqёsi? Dhe unё do t’i pёrmbahem pёrfundimisht atij aktiviteti shkallёt e tё cilit çojnё drejt pakёnaqёsisё. Nё tё njёjtёn mёnyrё kur blihet njё lodёr pёr fёmijё vendimi mbetet mbi mendimin se cila prej lodrave tё zgjedhura do t’i jepte fёmijёs kёnaqёsinё mё tё madhe. Nё tё gjitha kushtet e tjera, vendimi ynё nuk do tё varet ekskluzivisht mbi balancёn e kёnaqёsisё.
Pёrpjekja njerёzore drejtohet nga matja e lumturisё qё ёshtё akoma e mundshme mbas kalimit tё tё gjitha vёshtirёsive.
Shpresa pёr tё arritur kёtё lumturi ёshtё baza e çdo aktiviteti njerёzor. Puna e individit dhe e gjithё puna kulturore e njerёzimit buron nga kjo shpresё.
Moralisti pesimist beson se ёshtё detyra e tij tё paraqesё linjёn e lumturisё sё iluzive, me qёllim qё tё nxisё njeriun pёr t’ia dedikuar vetveten, detyrave tё tij tё paracaktuara.
Kёto detyra morale janё megjithatё, saktёsisht ato çka dёshirojnё instiktet e tija natyrale dhe shpirtёrore, dhe ai do tё pёrpiqet t’i realizojё ato pavarёsisht nga çdo lloj dhimbje tё rastёsishme. Nё fakt ndjenja e lumturisё qё pesimisti kёrkon ta zhdukё nuk ekziston.
Qёnia njerёzore me tё kuptuar detyrimet e veta tё vёrteta, ai i realizon ato sepse nё sajё tё natyrёs sё tij ai dёshiron t’i plotёsojё ato.
Sipas etikёs tё bazuar mbi pesimizmin, njeriu do t’ia kushtojё vetveten detyrёs sё tij, tё paracaktuar nё jetё, vetёm atёherё, kur ai ka hequr dorё nga ndjekja e kёnaqёsisё. Por asnjё etikё nuk mund tё sajojё detyra jetёsore pёr njeriun pёrveç asaj tё realizimit tё gjёrave qё ai dёshiron dhe tё plotёsimit tё idealeve tё tij morale. Asnjё etikё nuk mund tё marri prej tij kёnaqёsinё, qё ai ka nё realizimin e asaj qё dёshiron. Kur pesimisti thotё: "Mos rend pas kёnaqёsisё, se kurrё nuk do tё arrish atё, por pёrpiqu mё tepёr pas asaj tё cilёn ju e njihni si detyrёn tuaj." Pёrgjigja ёshtё se ёshtё e trashёgueshme nё natyrёn njerёzore tё bёsh pikёrisht atё.
Nocioni se njeriu pёrpiqet vetёm pas lumturisё, ёshtё shpikje e njё filozofie tё gabuar. Qёllimi i njeriut ёshtё tё kёnaqё dёshirat e natyrёs sё tij dhe ai nё mendje nuk ka njё lumturi abstrakte por objektiva konkrete, realizimi i tё cilave i jep atij kёnaqёsi. Kur etikёt pesimistё paralajmёrojnё njeriun tё mos kёrkojё kёnaqёsi, por tё pёrpiqet tё realizojё atё tё cilёn ai e njeh si detyrёn e jetёs sё tij, tregohet vetiu, se tё dёshiruarit buron nga vetё natyra e njeriut.
Nuk ka nevojё pёr filozofinё, pёr tё kthyer njeriun mbrapsht, po ashtu edhe njeriu s’ka pse tё mohojё natyrёn e vet, me qёllim qё tё jetё i moralshёm. Moralshmёria nёnkupton pёrpjekjet pёr njё qёllim tё cilin njeriu e ka njohur si tё justifikuar; nё pёrputhje me natyrёn e vet, njeriu do ta ndjekё atё pёr aq kohё sa edhe dhimbja durohet.
Kjo ёshtё natyra e çdo dёshire tё vertetё. Sjellja etike nuk varet mbi çrrёnjosjen e tё gjithё pёrpjekjes pёr kёnaqёsi me qёllim qё tё bёjё vend pёr ide abstrakte anemike tё pakundёrshtueshme nga njё dёshirё e madhe pёr kёnaqёsitё e jetёs; ajo varet mё tepёr mbi njё dёshirёfortё tё mbartur pёrmes intuitёs ideale e cila realizon qёllimin e vet pёrmes rrugёs plot me gjemba.
Idealet morale lindin nga imagjinata morale e njeriut, realizimi i tyre varet nёse ai i dёshiron ato tepёr tё forta, pёr tё kapёrcyer dhimbjen dhe vuajtjen. Idealet morale janё intuitat e njeriut, forcat lёvizёse tё mprehura nga shpirti i tij; ai i dёshiron ato sepse tek realizimi i tyre qёndron kёnaqёsia e tij e madhe. Ai s’ka nevojё pёr asnjё etikё, sё pari tё ndalojё atё tё kёrkojё kёnaqёsinё dhe pastaj t’i tregojё atij se pёr çfarё ai duhet tё pёrpiqet.
Ai do tё luftojё pёr idealet morale, nё qoftё se imagjinata e tij morale ёshtё mjaft aktive pёr t’i dhёnё atij intuitat morale qё i dhurojnё vullnetit tё tij forcёn pёr tё çuar pёrpara ato kundёr rezistencёs sё natyrёs tё tij njerёzore, duke pёrfshirё kёtu edhe ato tё ndonjё dhimbjeje tё paevit-ueshme.
Dikush qё pёrpiqet pёr ideale tё mёdha sublime vepron kёshtu, sepse ato janё pjesё e natyrёs sё tij dhe se realizimi i tyre i sjell atij njё kёnaqёsi e krahasuar kjo me kёnaqёsitё e dёshirave tё rёndomta, tё parёndёsishme. Idealistёt ngazёllehen shpirtёrisht nё bёrjen e ideve tё tyre realitet.
Para se tё zhduket kёnaqёsia qё pёrjeton njeriu si rezultat i plotёsimit tё dёshirave tё tij, ai duhet tё kthehet nё njё skllav i cili vepron jo se dёshiron, por vetёm sepse duhet pёr tё arritur çfarё dikush tjetёr pёrcakton si dhёnёs kёnaqёsie. Ajo e cila ёshtё e mirё nuk ёshtё se çfarё duhet tё bёjё dikush, por çfarё ai dёshiron tё bёjё, ndёrkohё qё ai plotёsisht ka tё zhvilluar natyrёn e tij njerёzore. Ata tё cilёt nuk e pranojnё kёtё fakt janё tё detyruar tё nxjerrin me forcё jashtё natyrёs sё njeriut dёshirat e tij dhe pastaj nga jashtё tё pёrshkruajnё se çfarё duhet tё pёrmbajё vullneti i tij.
Njeriu i jep rёndёsi plotёsimit tё dёshirave tё tij sepse ato lindin nga vetё natyra e tij, ajo qё ai arrin ka vlerё, sepse ai e dёshiron atё. Dikush do tё pёlqente tё nxirrte qёllime tё vlefshme prej gjёrave tё cilat njeriu nuk i dёshiron, e nё qoftё se dёshira njerёzore do tё pёrpiqej pёr ta realizuar atё, do tё ishte diçka pa vlerё.
Njё qёnie njerёzore tё cilёs i mungon imagjinata, nuk mund tё krijojё ide morale; ai duhet t’i fitojё ato prej tё tjerёve. Natyra fizike siguron se ai kёrkon kёnaqёsi pёr dёshirat e tij tё ulta ( tё vogla). Por dёshirat e mёdha qё burojnё nga shpirti, i pёrkasin zhvillimit tёrёsor tё njeriut. Vetёm nё qoftё se dikush mbron pikёpamjen se natyra njerёzore ёshtё pa dёshira tё tilla tё mёdha, atёherё bёhet mё i mundshёm pohimi, pёr t’i pranuar ato nga jashtё. Kjo gjithashtu do tё justifikonte dikё nё thёnien se ёshtё detyra e njeriut pёr tё realizuar detyra tё cilat ai nuk i dёshiron.
Njё filozofi morale e cila kёrkon prej njeriut qё ai tё ndrydhё dёshirat e tij personale, me qёllim qё ai tё plotёsojё detyra tё cilat ai nuk i dёshiron, nuk llogarit, njeriun tokёsor, por vetёm ata tek tё cilёt mungon aftёsia e dёshirёs shpirtёrore. Nё njё qёnie njerёzore me zhvillim harmonik, tё ashtuquajturat ideale tё virtytit nuk qёndrojnё jashtё, por brenda sferёs sё qёnies sё tij.
Sjellja morale nuk varet nё zhdukjen e njёanshme tё dёshirёs personale, por nё natyrёn e qёnies njerёzore plotёsisht tё zhvilluar.
Ata tё cilёt besojnё se idealet morale janё tё arritshme vetёm nё qoftё se njeriu eleminon dёshirёn e tij personale, janё tё pandёrgjegjshёm se kёto ideale kёrkohen prej njeriut po aq shumё sa edhe kёnaqёsia e tё ashtuquajturave instikte shtazore tё tij.
Qё pikёpamja e pёrshkruar mё sipёr mund tё keqkuptohet me lehtёsi, kjo nuk mund tё mohohet. Njerёzve tё papjekur tё cilёve ju mungon imagjinata, pёlqejnё tё konsiderojnё jetёn instiktive tё natyrave gjysёm tё zhvilluara si shprehje tё plota tё qёnies njerёzore dhe hedhin poshtё idetё morale, tё cilat nuk i kanё prodhuar vetё me qёllim qё ato tё mund "tё plotёsojnё vetveten tё pashqetёsuar".
Nuk ka diskutim, se çfarё ka kuptim pёr njё qёnie tё zhvilluar humane, nuk mund tё ketё pёr njё qёnie tjetёr gjysmё tё zhvilluar. Nuk mund tё shpresosh nga njё njeri akoma i papjekur, i cili ka nevojё tё rritet pёrmes edukimit, tё njёjtat gjёra qё duhen shpresuar prej atyre tё cilёt janё plotёsisht tё zhvilluar. Kёtu pikёsynimi nuk ёshtё pёr tё pёrshkruar çfarё duhet bёrё pёr tё papjekurin, por çfarё shtrihet brenda qёnies njerёzore, kur ёshtё plotёsisht e zhvilluar.
Qёllimi ishte pёr tё treguar se liria ёshtё e mundur, se ajo ёshtё rruga e veprimeve qё lindin nga intuitat njerёzore, por jo prej atyre tё kryera nёn detyrime fizike ose emocionale.
Personi i pjekur i’a jep vetё vlerёn vetvetes. Ai nuk synon pёr kёnaqёsi qё i jepen atij si dhurata mёshire prej natyre, ose prej krijuesit: bile ai nuk plotёson detyra abstrakte, tё cilat supozohet se i njeh si dёshira tё zjarrta pёr kёnaqёsi qё tashmё janё mohuar.
Ai zbaton ato gjёra qё dёshiron, ai realizon intuitat e tij morale dhe pёrmes kёtyre kёtyre veprimeve ai pёrjeton kёnaqёsinё e vёrtetё tё jetёs, ai e sheh jetёn si tё vlefshme nё marrёdhёnien midis tё arriturёs dhe qёllimit pёr tё cilin luftoi.
Etika e shikon vlerёn e njeriut nё marrёdhёnien midis asaj çfarё kёrkon detyra dhe çfarё ai realizon kur ai zёvendёson dёshirёn me fjalёn thjesht "duhet"-prirje drejt detyrёs.
Si pasojё njeriu matet me njё njёsi matёse qё s’ka tё bёjё aspak me natyrёn e tij tё vёrtetё.
Pikёpamja e njeriut tё zhvilluar nё kёtё libёr e shikon atё nё raport me vetveten: ai njeh si vlerё tё vёrtetё tё jetёs vetёm çfarё çdo individ e konsideron si tё tillё nё raport me masёn e dёshirёs sё tij. Ky libёr nuk pranon vlerёn e jetёs e cila nuk njihet nga individi e pёr mё tepёr kur ajo pёrmban njё qёllim tё vendosur nga jashtё. Ai e sheh individin nё zhvillim tё gjithanshёm si zotin e vetvetes dhe si pohuesin e vlerёs sё vet.
Shtesё pёr botimin e rishikuar tё vitit 1918

Çfarё paraqitet nё kёtё kapitull, do tё keqkuptohet nga ata tё cilёt kapen pas kundёrshtimit tё mundshёm qё dёshira njerёzore si e tillё ёshtё irracionale dhe se njeriu duhet tё ndёrgjegjёsohet pёr kёtё, sepse atёherё ai do tё kuptojё se emancipimi final nga dёshirё duhet tё jetё qёllimi i pёrpjekjes morale. Njё kundёrshtim i dukshёm i kёtij lloji ёshtё paraqitur kundёr meje nga njё kritik kompetent i cili deklaron se ёshtё punё e filozofёve pёr tё vendosur drejt se çfarё mungese mendimi i çon kafshёt dhe shumicёn e njerёzve tё lenё pas dore pёrpjekjen pёr njё balancё mё tё mirё nё llogarinё e jetёs. Ky kundёrshtim nuk arrin tё njohё çёshtjen kryesore. Nё qoftё se liria bёhet realitet, dёshirat e njerёzve duhet tё çohen pёrpara tё menduarit intuitiv. Pёr mё qartё faktori pёrcaktues i vullnetit- dhe si pasojё i veprimeve tona, - nuk ёshtё gjithmonё intuita. Megjithatё duhet tё njihet se vetёm ato veprime njerёzore tё cilat lindin nga intuita kanё vlera morale. Individualizmi etik ёshtё i mirё kualifikuar pёr tё paraqitur tё moralshmen nё dinjitetin e saj tё plotё: ai njeh se nuk ёshtё morali i vёrtetё kur- kur nё njё sens thjesht tё jashtёm-dёshirat njerёzore bёhen pёr t’u pёrputhur me kodet morale. Morali i vёrtetё ёshtё mё tepёr çfarё rezulton kur qёnia njerёzore ka zhvilluar dёshirёn e saj morale deri nё atё pikё ku ajo bёhet pjesё e natyrёs sё saj esenciale, kёshtu qё pёr tё kryer veprime qё janё imorale, duket pёr tё njё hile, njё marifet dhe gjymtim i qёnies sё tij.




Kapitulli 14

Individualiteti dhe tipi

Pikёpamja qё ёshtё e trashёgueshme tek njeriu pёr t’u bёrё tёrёsisht njё individualitet i pavarur, i lirё, duket se kundёrshtohet nga fakti se ai shfaqet si njё anёtar i njё tёrёsie natyrale, (racё, populli, kombi, familje, i gjinisё femёrore ose mashkullore) dhe gjithashtu ёshtё aktiv brenda njё tёrёsie tё tillё si (shteti, bashkёsia e kёshtu me radhё. Ai tregon karakteristikat e pёrgjithshme tё grupit tё cilit i takon dhe çka ai bёn pёrcaktohet nga vendi qё ai zё nё njё komunitet.
Nё kёtё pikёpamje shtrohet pyetja, a ёshtё i mundshёm individualiteti? A mundemi ne ta konsiderojmё qёnien njerёzore individuale si njё tёrёsi tё pavarur, duke parё se ai lind nga njё tёrёsi, dhe bёhet anёtar i njё tjetre?
Karakteristikat dhe funksionet e antarёve tё njё tёrёsie, pёrcaktohen prej asaj tёrёsie. Njё grup racional ёshtё njё totalitet dhe njerёzit qё i pёrkasin atij do tё kenё tiparet qё janё tё trashёgueshme nё atё racё tё caktuar. Ashtu siç janё ndёrtuar antarёt e veçantё, po ashtu sjellja e tyre e pёrgjithshme do tё jetё karakteristikё e racёs tё cilёs ata i pёrkasin. Kёshtu fizionomia dhe sjellja e individit kanё diçka gjinore rreth tyre. Pyetja pse tipari i veçantё i njё personi, ёshtё ashtu siç ёshtё, çon larg individit tё racёs. Raca spjegon pse diçka pёr individin shfaqet ashtu siç shfaqet. Megjithatё, njeriu e çliron veten nga gjinia; çfarё ёshtё gjinore nё racёn njerёzore, nё qoftё se kuptohet drejt, nuk cёnon lirinё e individit, dhe nuk duhet qё aktualisht tё bёjё kёshtu. Njeriu zhvillon cilёsi dhe aktivitete, arsyet pёr tё mund tё gjenden vetёm nё veten e tij.
Ajo çfarё ёshtё gjinore pёr tё, shёrben vetёm si njё mjet pёrmes tё cilit ai shpreh qёnien e vet individuale. Karakteristikat qё i dhurohen atij prej natyre, ai i pёrdor si themel dhe i transformon ato pёr t’iu pёrgjigjur qёnies sё vet.
Mё kot do tё kёrkojmё tek raca, pёr njё shpjegim tё kёtij aspekti tё qёnies njerёzore, sepse ne po merremi kёtu me diçka qё ёshtё tёrёsisht individuale e s’mund tё shpjegohet pёrmes diçkaje tjetёr. Nё qoftё se njё person ka arritur kёtё emancipim nga grupimi dhe ne do tё pёrpiqemi akoma tё shpjegojmё çdo gjё pёr tё me terma gjinore, atёherё, ne nuk e kemi fare tё qartё se çfarё ёshtё individuale, personale.
Kurrё s’mund tё kuptosh njё qёnie njerёzore nё qoftё se gjykimi yt do tё bazohet nё koncepte tё pёrgjithshme gjinore. Tendenca pёr tё vepruar kёshtu ёshtё mё ngulmuese kur merret nё konsideratё seksi. Burri shikon tek gruaja dhe gruaja tek burri, gati tё gjitha karakteristikat e pёrgjithshme tё seksit tjetёr dhe pak ose aspak ato individuale. Nё jetёn praktike ky veprim dёmton mё pak burrat se sa gratё. Pozicioni social i grave ёshtё shpesh i pa-vlefshёm sepse nuk pёrcaktohet, ashtu siç duket, nga cilёsitё individuale, tё vetё gruas tё veçantё, por, prej asaj çka zakonisht konsiderohet si detyrё dhe nevojё e gruas. Aktiviteti i njё burri nё jetё mё tepёr e çon drejt aftёsive dhe prirjeve tё veçanta, ndёrsa ai i gruas mё tepёr pёrcaktohet nga fakti se ajo ёshtё grua. Ajo presupozohet tё bёhet skllav i gjinisё sё vet, I tё qёnurit femёr. Pёr aq kohё sa burrat debatojnё nёse gruaja- nё pёrputhje me prirjen e saj natyrale- i pёrshtatet kёtij apo atij profesioni, asnjё pёrparim nuk do tё bёhet nё tё ashtuquajturёn çёshtje tё gruas. Cila grua sipas natyrёs tё saj, ёshtё e aftё, duhet t’i lihet gruas pёr tё vendosur. Nё qoftё se ёshtё e vёrtetё se gratё janё tё pёrshtatshme vetёm pёr profesionet e tyre, qё kanё aktualisht, atёherё ato zor se do tё fitojnё tjetёr.
Po gratё duhet tё lejohen tё vendosin pёr vetveten, pёr çfarё s’munden nё pёrputhje me natyrёn e tyre. Pёr ata tё cilёt kanё frikёn e njё pёrmbysje tё menjёhershme sociale, gratё duhet tё pranohen mё tepёr si individualitete se sa si anёtarё tё seksit tё tyre, duhet thёne, se njё strukturё sociale nё tё cilёn statusi i gjysmёs sё njerёzimit ёshtё nёn dinjitetin e burrit-ёshtё nё vetvete nёn nevojёn e madhe tё pёrmirёsimit. Ata tё cilёt i gjykojnё njerёzit sipas karakteristikave gjinore ndalen tej pikёs kufitare, ku fillon tё qёnurit qёnie njerёzore, aktiviteti i tё cilave bazohet nё pёrcaktimin e tyre tё lirё. Çfarё shtrihet nёn kёtё vijё kufitare natyrisht mund tё bёhet subjekt i studimit shkencor. Tiparet racionale, fisnore, kombёtare, seksuale, janё objekte tё shkencave tё veçanta. Vetёm njerёz, qё dёshironin tё jetonin vetёm si shembuj tё racёs sё tyre, ndoshta mund t’i pёrshtateshin pamjes sё pёrgjithёshme qё lind nga kёto studime shkencore. Asnjёra prej kёtyre shkencave nuk i afrohet asaj e cila ёshtё unike tek individualja. Ligjet e pёrgjithёshme pushojnё sё qёni tё zbatueshme tek individualja, sapo ne merremi me atё aspekt tё qёnies ku fillon liria (nё mendim dhe veprim).
Pёrmbajtja konceptuale (tё cilёn) qёnia njerёzore pёrmes tё menduarit duhet ta lidhё me perceptimet me qёllim qё tё kapё realitetin e plotё tё gjёrave; askush nuk mund tё vendos njёherё e pёr tё gjithё, e tё lёrё, tё gatëshme, pёr njerёzimin. Çdo individ duhet t’i arrijё konceptet e tija pёrmes intuitёs sё vet: se si individi duhet tё mendojё nuk mund tё nxirret njё pёrfundim logjik prej koncepteve tё zbatueshme pёr racёn ose speciet; ajo ёshtё njё çёshtje pёr vetё individin. As veçoritё e pёrgjithshme njerёzore nuk mund tё tregojnё se çfarё qёllime konkrete mund tё vendosё njё individ vetё.
Nё qoftё se dikush dёshiron tё kuptojё njё qёnie tjetёr njerёzore, si njё individ, person, ai duhet tё penetrojё nё natyrёn e tij esenciale nё vend qё tё ngelet tek karakteristikat e pёrgjithshme tipike. Nё kёtё kuptim çdo qёnie njerёzore na shtron njё problem. E gjithё dija qё ka tё bёjё me konceptet teorike tё pёrgjithshme njerёzore ёshtё thjesht njё pёrgatitje pёr aftёsinё depёrtuese qё ne fitojmё kur njё individualitet njerёzor ndan me ne mёnyrёn e tij tё vёshtrimit tё botёs, dhe na jep mprehtёsinё pёr tё depёrtuar nё pikёsynimet dhe dёshirat. Kurdoherё qё ne ndiejmё se po merremi me njё element tek njё person i cili ёshtё i lirё nga mёnyra e tё menduarit shabllon dhe dёshirat instiktive, ne duhet tё pёrmbahemi duke mos thirrur nё ndihmё konceptet tona, nё qoftё se duhet ta kuptojmё atё.
Nё pёrgjithёsi dituria konsiston nё kombinimin e koncepteve me perceptimet. Nё rastin e çdo gjёje tjetёr, vёzhguesi duhet tё fitojё konceptet pёrmes intuitёs sё vet, por kur ёshtё njё çёshtje tё kuptuari njё individualitet tё lirё, ne duhet tё thithim nё shpirtin tonё konceptet sipas tё cilave ai pёrcakton vetveten, nё pastёrtinё e tyre, pa i pёrzier ato me asnjё koncept tjetёr personal.
Njerёzit tё cilёt menjёherё pёrziejnё konceptet e tyre personale nё çdo gjykim tё tё tjerёve kurrё nuk arrijnё tё kuptojnё njё individualitet. Ashtu si individualiteti i lirё, çliron vetveten nga karakteristikat gjinore, po ashtu duhet qё edhe dija, pёrmes sё cilёs ne duhet tё kuptojmё atё, tё jetё e çliruar nga mёnyra se si ne e kuptojmё tё pёrgjithёshmen-gjininё. Vetёm nё gjerёsinё qё njё qёnie njerёzore ka çliruar vetveten nga veçoritё e gjinisё, siç u pёrshkrua mё sipёr, mund tё thuhet se ai mund tё jetё njё shpirt i lirё brenda komunitetit njerёzor. Asnjё qёnie njerёzore nuk ёshtё i tё gjitha llojeve; askush nuk ёshtё individualitet i kulluar, por çdo qёnie njerёzore gradualisht emancipon njё pjesё mё tё madhe ose mё tё vogёl tё natyrёs sё vet, nga tipare gjinore tё jetёs shtazore dhe nga autoriteti njerёzor i pakundёrshtueshёm.
Duke marrё nё konsideratё atё pjesё tё natyrёs sё vet pёr tё cilёn qёnia njerёzore ёshtё e paaftё pёr tё fituar kёtё liri, ai pёrbёn njё anёtar tё organizmit natyral e shpirtёror tё botёs. Nё kёtё aspekt ai jeton ashtu siç shikon tё tjerёt tё jetojnё, apo ashtu siç kёrkojnё tё tjerёt. Vetёm ajo pjesё e aktivitetit tё tij e cila buron nga instiktet e veta ka vlerё morale nё kuptimin e tyre tё vёrtetё. Instiktet morale qё ai posedon pёrmes trashёgimisё sё instikteve shoqёrore fitojnё vlera morale duke u pёrkrahur nё intuitat e tij tё veta. Aktiviteti moral i njerёzimit lind nga intuitat etike individuale dhe nga pёrvetёsimi i tyre prej komuniteteve njerёzore. Ndokush mund tё thoshte gjithashtu se jeta morale e njerёzimit ёshtё shuma totale e çka kanё prodhuar individualitetet e lira pёrmes imagjinatёs sё tyre morale. Ky ёshtё konkluzioni i monizm




Kapitulli 15

Pasojat e monizmit


Bota e shpjeguar si unitet, ose ajo qё ёshtё nёnkuptuar kёtu si monizёm, e merr parimin pёr tё cilin ajo ka nevojё prej eksperiencёs njerёzore. Nё tё njёjtёn mёnyrё ajo kёrkon tё gjejё dhe origjinёn e aktivitetit njerёzor nё botёn e perceptueshme, d.m.th. brenda natyrёs sonё tё arritshme pёr vetёdijen, e veçanёrisht nё imagjinatёn morale. Monizmi nuk pranon t’i kёrkojё shkaqet pёrfundimtare jashtё botёs tё pranueshme tё arritёshme pёr perceptimin dhe mendimin tonё duke nxjerrё konkluzione abstrakte. Ai njeh se uniteti i sjellё nё morinё e shumё anshme tё perceptimit pёrmes perceptimit mendues (njё aktivitet i cili mund tё pёrjetohet), nuk ёshtё vetёm çfarё kёrkon nevoja e njeriut pёr dije, por ёshtё ajo pёrmes sё cilёs monizmi kёrkon tё hyjё nё aspektet fizike dhe shpirtёrore tё botёs. Ata tё cilёt kёrkojnё njё unitet tjetёr mbrapa tij thjesht tregojnё se ata nuk njohin marrёveshjen qё ekziston midis asaj çfarё gjendet pёrmes tё menduarit dhe asaj se çfarё kёrkon dёshira jonё pёr dije. Individi njerёzor nuk ёshtё i veçuar nga pjesa tjetёr e botёs: ai ёshtё pjesё e saj dhe aktualisht ёshtё i lidhur me tё gjithё kozmosin. Vetёm pёr perceptimin tonё lidhja duket tё jetё e kёputur. Ajo pjesё e cila ёshtё vetja jonё shfaqet nё fillim tё jetё njё realitet qё ekziston nё vetvete sepse ne nuk shohim fijet dhe litarёt pёrmes tё cilave forcat themelore tё kozmosit mbajnё rrotёn e rrotullimit tё jetёs sonё. Tё mbetesh nё kёtё pikёpamje do tё thotё tё shikosh se çfarё ёshtё aktualisht pjesё e njё uniteti sikur ajo tё ishte njё realitet me njё ekzistencё tё veçantё, njё person, njё zot, i cili nё njё farё mёnyre fiton dije tё pjesёs tjetёr tё botёs nga jashtё. Por ajo qё nёnkuptohet kёtu me monizёm tregon se kjo ndarje mund tё besohet vetёm pёr aq gjatё sa qё mendimi nuk ka thurur atё çka ёshtё perceptuar nё rrjetin e botёs konceptuale. Njёherё qё ndodh ekzistenca e ndarё paraqet vetveten tё jetё njё iluzion i perceptimit. Ekzistenca e vetёpёrmbajtjes sё tij nё totalitetin e vet brenda pёr brenda gjithёsisё mund tё gjendet vetёm nga njeriu pёrmes pёrjetimit tё mendimit intuitiv. Mendimi shkatёrron iluzionin e krijuar pёrmes perceptimit dhe e dhe e fut ekzistencёn tonё personale nё jetёn e gjithёsisё. Uniteti i botёs konceptuale qё pёrmban perceptimet objektive, pёrfshin gjithashtu personalitetin tonё subjektiv. Tё menduarit na jep ne realitetin si tё ishte aktualisht uniteti i vetpёrmbajtjes, ndёrsa veçimi i perceptimeve ёshtё njё iluzion i kushtёzuar nga vetё ndёrtimi ynё. Ka qёnё gjithmonё qёllimi i mendimit njerёzor pёr tё fituar dijen e botёs reale, nё kundёrshtim me iluzionin e perceptimit. Shkenca pёrpiqet tё njohё realitetin nё perceptimet duke zbuluar ligjet qё i lidhin ato. Pёr ata tё cilёt mbronin pikёpamjen se çdo lidhje e tillё e vёrtetuar pёrmes mendimit s’mund tё ketё veçse vlerё subjektive kёrkonin arsyen kryesore pёr unitetin e sendeve nё njё ekzistencё tej botёs tё cilёn ne mund tё perceptojmё e pёrjetojmё (njё Perёndi tё njohur, vullnet, shpirt absolut  kёshtu me radhё). Mbi kёtё bazё u bёnё pёrpjekje pёr tё fituar pёrveç dijeve tё lidhjeve tё pёrfituara prej eksperiencёs, njё dije e cila do tё mundte- tё tё paraqiste lidhjen midis botёs sonё tё pёrjetuar dhe realiteteve tё cilat ishin supozuar se ekzistonin tej saj (metafizike tek tё cilat ёshtё arritur jo pёrmes eksperiencёs, por pёrmes konkluzioneve). Mendohej qё arsyeja pse mendimi sistematik na aftёson ne, pёr tё kuptuar lidhjen e sendeve, ёshtё sepse njё qёnie para botёrore e krijoi botёn sipas ligjeve logjike dhe kёshtu nё tё njёjtёn mёnyrё arsyeja mbrapa veprimeve tona ishte parё si vullnet i kesaj qёnie. Nuk njihej nёse mendimi pёrfshinte edhe subjektiven dhe objektiven dhe se uniteti i perceptimit dhe konceptit transmeton realitetin e plotё. Vetёm pёr aq kohё sa ligjet e trashёguara nё perceptimet konsiderohen tё jenё thjesht koncepte abstrakte, ne do tё merremi me diçka pastёrtisht subjektive.
Megjithatё, pёrmbajtja e konceptit tё cilin ne e fitojmё pёr perceptimin pёrmes tё menduarit nuk ёshtё subjektive, por rrjedh prej realitetit, dhe jo prej subjektit.
Ёshtё ajo pjesё e realitetit e cila nuk mund tё arrihet pёrmes perceptimit; ёshtё njё pёrjetim por jo i transmetuar pёrmes perceptimit. Ata tё cilёt nuk mund tё shohin se njё koncept ёshtё njё diçka reale, e mendojnё atё vetёm nё formёn abstrakte nё tё cilёn ai shfaqet nё mendjen tonё. Nё fakt ashtu si perceptimi, ai shfaqet ashtu i izoluar pёr shkak tё vetё formёs se si jemi vetё tё ndёrtuar. Asgjё nuk ekziston nё izolim; pema tё cilёn ne e perceptojmё nuk mund tё ekzistojё nё mёvetёsi, por vetёm si njё pjesё e njё organizimi mё tё madh tё natyrёs. Njё koncept abstrakt nё mёvetёsinё e tij nuk ka realitet mё tepёr sesa njё perceptim nё mёvetёsinё e tij. Njё perceptim ёshtё ajo pjesё e realitetit e cila na jepet objektivisht, njё koncept ёshtё ajo pjesё qё na jepet subjektivisht (pёrmes intuitёs). Ёshtё nё sajё tё faktit se si funksionon intelekti ynё qё ne e copёtojmё realitetin nё pjesё nё kёta dy faktorё. Njё faktor e paraqet vetveten tek perceptimi, tjetri tek intuita. Realitetin e plotё ne e kemi tek uniteti i tё dyve d.m.th. kur perceptimi futet drejtёsisht nё totalitetin e universit. Vetё perceptimet nuk na japin realitet, veçse njё kaos tё palidhur dhe ligjet qё i lidhin ato, kur konsiderohen nё vetvete, janё thjesht koncepte abstrakte. Konceptet abstrakte nuk pёrmbajnё realitet; ajo çka pёrmbajnё ёshtё perceptimi i mendimit, i cili nuk merr nё konsideratё as konceptin as perceptimin si tё njёanshёm, por tё dy sё bashku.
Qё ne jetojmё nё njё botё reale (saqё ekzistenca jonё ёshtё rrёnjosur nё tё) nuk mund ta mohonte as edhe idealisti mё subjektiv i njohur. Çka ai vё nё diskutim ёshtё fakti nёse dija jonё d.m.th. konceptet edhe idetё tona, arrijnё nё thelbin e atyre çka pёrjetojmё.
Megjiathatё monizmi tregon se mendimi nuk ёshtё as objektiv, por ёshtё njё parim qё qarkon tё dyja anёt e realitetit. Kur ne perceptojmё pёrmes mendimit ne mbartim njё proces real; ne mposhtim pёrmes mendimit, brenda mbretёrisё sё vetё pёrjetimit njёanshmёrinё e perceptimit tё thjeshtё. Ne nuk mund tё pёrpunojmё pёrmes hipotezave konceptuale abstrakte (pёrmes thjesht reflektimeve konceptuale) se çfarё ёshtё realiteti. Monizmi nuk kёrkon qё tё shtojё diçka qё e cila nuk mund tё pёrjetohet (tej) asaj qё mundet, sepse ai e shikon realitetin nё perceptimin dhe konceptin. Monizmi nuk e tjerr metafizikёn prej koncepteve abstrakte, sepse ai e njeh qё konceptet nё vetvete janё ajo pjesё e realitetit e cila duke mbetur e fshehur pёr perceptimin merr kuptimin vetёm nё lidhje me perceptimet. Monizmi i kujton njeriut bindjen se ai jeton nё njё botё tё realitetit dhe se ai nuk duhet tё kёrkojё jashtё kёtij realiteti, njё realitet tjetёr mё tё lartё tё cilin ai ёshtё i paaftё ta pёrjetojё. Monizmi njeh vetёm atё realitet tё cilin pёrmban pёrjetimi. Ky realitet e kёnaq monistin sepse ai e di se mendimi ka fuqi ta garantojё atё. Monizmi gjen nё vetё botёn atё qё dualizmi e kёrkon tej botёs qё ne perceptojmё. Ai tregon se pёrmes njohjes ne kapim realitetin e vёrtetё dhe jo njё figurё subjektive qё e fut veten midis nesh dhe realitetit. Monisti njeh se pёrmbajtja e botёs sё koncepteve ёshtё e njёjtё pёr tё gjithё individёt njerёzorё. Sipas parimeve moniste njё individ njerёzor e konsideron njё tjetёr si tё afёrt me vetveten sepse e njёjta pёrmbajtje bote jeton nё tё. Nё njёsinё e njёsive tё botёs sё koncepteve nuk ekzistojnё aq koncepte luanёsh sa janё qёniet njerёzore, qё mendojnё pёr njё luan, por nё tё gjitha rastet kemi vetёm njё koncept.
Koncepti qё lind tek A-ja pёr luanin ёshtё i ngjashёm me konceptin qё lind tek B-ja, vetёm se ёshtё kapur nga njё subjekt perceptues i ndryshёm. Mendimi i çon tё gjitha subjektet perceptuese nё unitetin e pёrbashkёt ideal tё tё gjithё morisё. Njёsia e njёsive tё ideve tё botёs gjen shprehjen pёrmes tyre si pёrmes njё pluraliteti individёsh. Pёr aq kohё sa njeriu e kap veten thjesht pёrmes vet-perceptimit, ai e konsideron veten si ky individ i veçantё; sapo fillon tё njohё botёn e ideve dhe pёrfaqёson tё gjitha tё veçantat, ai e shikon realitetin e gjallё si ndriçues.
Dualizmi pёrcakton si qёnie hyjnore parabotёrore atё çfarё pёrshkohet dhe jeton tek tё gjithё njerёzit. Monizmi e gjen kёtё jetё hyjnore nё atё tё cilёn e bashkёjetojmё nё vetё realitetin. Pёrmbajtja ideale brenda njё qёnie njerёzore tjetёr ёshtё gjithashtu pёrmbajtja ime; unё e shoh atё si tё ndryshme vetёm pёr aq gjatё sa unё perceptoj, por mbaron kur unё mendoj. Çdo njeri qarkon nё mendimin e tij vetёm njё pjesё tё idesё totale-botё, dhe nё atё gjerёsi individёt ndryshojnё nё pёrmbajtjen aktuale tё mendimit tё tyre.
Megjithatё tё gjithё kёto pёrmbajtje ekzistojnё brenda njё uniteti tё vet pёrmbajtur i cili pёrfaqёson mendimin e tё gjitha qёnieve njerёzore. Prandaj njeriu kapet nё mendimin e tij pёr Qёnien para botёrore, qё pёrshkon tё gjitha qёniet njerёzore. Jeta brenda realitetit e mbushur nё mendim ёshtё njёkohёsisht njё jetё nё Perёndi. Njё jetё e referuar tej asaj qё mund tё pёrjetohet bazohet nё njё keqkuptim tё atyre tё cilёt besojnё se kjo botё nuk e pёrmban nё vetvete arsyen pёr ekzistencёn e saj.
Ata nuk arrijnё tё kuptojnё se ajo çfarё ata zbulojnё pёrmes mendimit ёshtё tamam çfarё kёrkohet pёr tё shpjeguar perceptimet. Dhe ja sepse asnjё spekullim s’ka hedhur dritё pёr diçka qё burimin s’e ka patur nga realiteti qё njohim.
Perёndia e ndёrtuar pёrmes arsyetimit abstrakt ёshtё thjesht njeriu i transformuar prej vetes. Parimi i Shopenhauerit pёr vullnetin ёshtё vullneti njerёzor i kthyer nё absolut. Qёnia parabotёrore e pandёrgjegjshme e Hartmanit e ndёrtuar nga ideja dhe dёshira ёshtё njё ndёrtim i dy parimeve, tё abstraguara nga eksperienca. E njёjta gjё gjen kuptim pёr tё gjitha parimet qё i kapёrcejnё kufijtё e bazuar nё njё mendim i cili nuk ёshtё i pёrjetuar.
Shpirti njerёzor kurrё nuk e kapёrcen realitetin nё tё cilin ne jetojmё dhe s’ka nevojё pse, pёr arsye se bota ruan nё vetvete çdo gjё qё duhet pёr ta shpjeguar atё. Nё qoftё se filozofёt nё kohёn e duhur e deklarojnё veten tё kёnaqur me konkluzionet e arritura pёrmes parimeve tё cilat ata i huazojnё nga mbretёria e eksperiencёs dhe pastaj i kalojnё ato nё njё tej-hipotetike, atёherё do tё ishte po aq e mundёshme pёr t’u kёnaqur nё qoftё se pёrmbajtja e huazuar lihet nё kёtё botё ku ajo ёshtё e rrokёshme pёr mendimin tonё. E gjithё pёrpjekja pёr tё kaluar kufijtё e botёs ёshtё iluzionare dhe nё çdo rast parimet e kaluara nё njё "tej" nuk e bёjnё mё tё mirё shpjegimin e botёs se sa kёto brenda saj.
Kur mendimi kuptohet drejt nuk ka nevojё pёr asnjё lloj kapёrcimi tё tillё qёkurse pёrmbajtja e perceptuar e nevoitur qё mendimet tё bёhen realitet nuk mund tё gjendet jashtё botёs, por brenda saj. Pёrmbajtja e imagjinatёs sonё gjithashtu fiton vlefshmёri kur ajo bёhet njё figurё mendore qё i referohet njё pёrmbajtjeje tё perceptueshme permes tё cilёs ajo shndrohet nё pjesё tё realitetit. Njё koncept pёrmbajtja e tё cilit supozohet tё ekzistojё jashtё botёs sonё tё dhёnё, ёshtё njё abstragim tё cilit asnjё realitet nuk i korespondon. Ne vetёm mund tё formulojmё koncepte qё i pёrkasin realitetit, por pёr tё kapur vetё realitetin ne duhet gjithashtu tё kemi perceptim.
Njё qёnie para botёrore pёr tё cilin duhet tё sajohet njё pёrmbajtje ёshtё njё supozim i pamundur pёr aq kohё sa mendimi kuptohet drejt. Larg prej mohimit tё elementёve idealё monizmi nuk e konsideron njё pёrmbajtje tё perceptueshme, tё cilёs i mungon ekuivalenti i vet ideal si njё realitet i plotё, por askund ai nuk e gjen tё nevojshme qё duke njohur realitetin shpirtёror objektiv, tё shkosh tej mbretёrisё qё mund tё pёrjetohet dhe kuptohet pёrmes mendimit.
Atё shkencё, e cila e kufizon vetveten thjesht nё pёrshkrimin e perceptimeve pa u futur nё plotёsuesit e tyre idealё, monizmi e konsideron si tё pa-plotё; por gjithashtu ai gjen barazisht tё paplotё tё gjitha konceptet abstrakte tё cilat nuk gjejnё plotёsuesit e tyre nё perceptimet dhe pёr pasojё nuk i pёrshtaten rrjetit tё koncepteve qё qarkojnё botёn e perceptueshme.
Prandaj monisti nuk njeh asnjё ide qё çon nё objektiva tё cilat ekzistojnё si tё supozuara tej arritjes tё pёrjetimit tonё dhe qё formojnё pёrmbajtjen e njё metafizike tё thjeshtё hipotetike. Tё gjitha idetё e kёsaj natyre tё prodhuara njerёzimi njihen nga monisti si abstraksione tё huazuara nga pёrjetimi-dhe fakti i huazimit lihet nё hije. Sipas parimeve moniste po kaq tё vogla janё edhe qёllimet e veprimeve tona, kur ato konsiderohёn si tё rrjedhura prej qёniesh tej-njerёzore.
Pёr aq sa ato mendohen, ato duhet tё burojnё nga intuitat njerёzore. Njeriu nuk i ruan qёllimet e njerёzve parahistorikё, si qёllimet e jetёs sё tij personale, ai ndjek ato tё cilat i pёrjeton prej imagjinatёs sё tij morale. Idenё qё qёnia njerёzore realizon pёrmes njё veprimi, ai e shkёput nga uniformiteti i botёs sё ideve dhe e bёn atё bazёn e vullnetit tё tij. Pёr pasojё ajo qё shpreh vetveten nё veprimet e tij nuk janё urdhёrimet e pёrjetuara nё kёtё botё nga njё tjetёr tej-bote, por janё intuitat njerёzore qё i pёrkasin kёsaj bote.
Monizmi nuk njeh asnjё sundues nё kёtё botё i cili pёrcakton qёllimet e njeriut dhe drejton aktivitetin e tij nisur jashtё qёnies sё tij. Njeriu nuk do tё mund tё gjejё njё krijues tё tillё parabotёror vendimet e tё cilit mund tё mundёsojnё njeriun se pёr çfarё qёllimi ky i fundit duhet tё pёrpiqet. Ai ёshtё hedhur mbi vetveten: ai vetё duhet t’u japё kuptim veprimeve tё tij. Nё qoftё se ai kёrkon objektivat e jetёs sё tij nga njё botё jashtё asaj qё jetojmё, atёherё ai do tё kёrkojё mё kot. Nё momentin qё qёnia njerёzore shkon tej kёnaqjes sё instikteve tё tija natyrale tё dhёna prej natyrёs, ai duhet t’i gjejё kёto drejtime nё imagjinatёn e tij morale: nё qoftё se ai nuk mundet ai e gjen mё tё udhёs tё udhёhiqet nga imagjinata morale e tё tjerёve. Me fjalё tё tjera ai duhet ose tё tёrhiqet nga veprimi gjithsesi ose duhet tё vazhdojё tё veprojё pёr arsye qё ai i jep vetvetes nga bota e tij e ideve ose qё tё tjerёt i japin atij nga ajo botё e njёjtё.
Kur ai pёrparon tej, thjesht duke ndekur jetёn e tij instiktive dhe duke i’u bindur urdhёrave tё tё tjerёve, asgjё nuk e pёrcakton atё, veçse vetja e tij.
Ai duhet t’i japё vetvetes stimulimin pёr tё vepruar. Sigurisht ky stimul pёrcaktohet idealisht nё uniformitetin e botёs sё ideve, por nё jetёn aktuale, ёshtё vetёm pёrmes njeriut qё stimuli mund tё dalё prej asaj bote dhe tё futet nё realitet.

Shkakun pёr futjen e ideve nё realitet monizmi e gjen askund tjetёr veçse te njeriu. Para se njё ide tё bёhet veprim, sё pari njeriu duhet ta dёshirojё atё; se kjo dёshirё buron vetёm tek brendёsia e tij. Prandaj ёshtё vetё njeriu ai qё pёrfundimisht pёrcakton atё qё bёn. Ai ёshtё i lirё.






Kapitulli 15
Shtojcё pёr botimin e rishikuar tё vitit 1918(1)
Nё pjesёn e dytё tё kёtij libri pёrpjekja bёhet pёr tё sjellё prova se liria (aktiviteti shpirtёror) gjendet realisht vetёm nё aktivitetin njerёzor. Pёr kёtё qёllim ishte e nevojshme tё ndaheshin nga sfera e pёrgjithshme e aktivitetit njerёzor ato veprime tё cilat pёr vetё vёzhgimin e pa paragjykuar, provojnё tё jenё, veprime nё tё cilat realizohen qёllime ideale. Asnjё veprim tjetёr nё qoftё se konsiderohet i pa paragjykuar s’mund tё quhet i lirё. Pёrmes vetё vёzhgimeve tё pa anshme qёnia njerёzore kupton se ёshtё nё natyrёn e saj pёr tё ecur pёrpara drejt rrugёs sё kuptimit tё qёllimeve etike. Megjithatё, vrojtimi i pa anshёm i aspektit etik tё natyrёs njerёzore nё vetvete nuk ёshtё i mjaftueshёm pёr tё mbritur nё njё konkluzion tё ngurtё lidhur me fjalёn liri. Nё qoftё se mendimi intuitiv lind nga njё burim tjetёr dhe jo nga realiteti vetё ekzistues ndёrgjegja e lirisё qё lind nga jeta morale do tё provonte se ishte iluzionare.
Por pjesa e dytё e librit ka njё mbёshtetje natyrale nё pjesёn e tij tё parё, nё tё cilin tregohet se mendimi intuitiv ёshtё njё aktivitet shpirtёror tё cilin qёnia njerёzore mund ta pёrjetojё brendёsisht. Pёr tё kapur kёtё aspekt tё mendimit nё njё eksperiencё tё brendshme tё vёrtetё, ёshtё e barabartё me vlerёn e njohjes sё lirisё dhe pavarёsisё sё mendimit intuitiv, dhe tё dish qё ky mendim ёshtё i lirё, do tё thotё tё njohёsh kufijtё brenda tё cilёve dёshira njerёzore mund tё thuhet se ёshtё e lirё.
Qёnia njerёzore aktive e cila, mbёshtetur mbi eksperiencёn e brendshme, mund tё pёrshkruajё njё natyrё vetё ekzistence pёr mendimin e pёrjetuar intuitivisht, konsiderohet si e lirё. Kush mund ta bёjё kёtё nuk do tё zbulojё njё argument tё plotё tё pakontestueshёm pёr pranimin e lirisё. Pёrmes pёrjetimit tё brendshёm tё dukshёm tё referuar si mё sipёr, mendimi intuitiv i cili ka gjithashtu realitetin veçmas ndёrgjegjes, gjendet brenda ndёrgjegjes dhe bashkё me tё zbulimi se liria ёshtё vula e veprimeve qё buron nga intuitat e ndёrgjegjёshme.



Shtojcё pёr botimin e rishikuar tё vitit 1918 (2)


Pёrmbajtja e kёtij libri ёshtё ndёrtuar mbi pёrjetimin shpirtёror tё mendimit intuitiv pёrmes tё cilit, çdo perceptim futet atje ku i pёrket realitetit. Qёllimi ёshtё pёr tё paraqitur jo mё tepёr se mundёson eksperienca e mendimit intuitiv pёr tё kundruar, por gjithashtu pёr tё theksuar llojin e proceseve tё mendimit qё kёrkon mendimi i pёrjetuar. Ai kёrkon qё ne ta njohim atё nё aktin e njohjes si njё realitet vetёekzistues; ai kёrkon qё ne tё mos mohojmё se, bashkё me perceptimet ai na lejon neve tё pёrjetojmё realitetin ai kёrkon qё ne tё mos kёrkojmё atё realitet nё njё mbretёri tё sajuar tej kapjes sё tij, dhe kjo e bёn mendimin njerёzor thjesht njё aktivitet subjektiv. Kjo karakterizon atё element nё mendim pёrmes tё cilit njeriu hyn shpirtёrisht nё realitet. (Askush nuk duhet ta ngatёrrojё kёtё pikёpamje tё botёs mbi mendimin e pёrjetuar me thjesht racionalizmin).
Atёherё pёrsёri duhet tё jetё e qartё nga i gjithё shpirti i kёtij libri, se pёr dijen njerёzore, njё element i perceptueshёm fiton realitet vetёm atёherё kur kapet nё mendim. Çfarё e karakterizon diçka si tё qёnё reale nuk duhet tё gjendet jashtё mendimit. Prandaj nuk duhet menduar se perceptimi fizik ёshtё i vetmi lloj qё garanton realitetin. Perceptimet qё e takojnё njeriun nё udhёtimet e jetёs sё tij, ai vetёm se sa i pret ato. Gjithçka qё mund tё tё pyetet ёshtё nёse nga pikёpamja e mendimit tё pёrjetuar intuitiv, a mundet dikush tё shpresojё se njeriu ka mundёsi tё pёrjetojё jo vetёm fizikisht, por edhe shpirtёrisht gjithashtu? Kjo shpresё ёshtё e justifikuar, sepse ndёrsa nё njёrin krah mendimi i pёrjetuar intuitivisht ёshtё njё aktivitet qё ndodh nё shpirtin njerёzor, ёshtё nё krahun tjetёr gjithashtu njё perceptim shpirtёror i kapur pa ndonjё organ fizik. Ёshtё njё perceptim tё cilin marrёsi e prodhon vetё, dhe njё vetё aktivitet qё ai gjithashtu vetё percepton. Nё mendimin e pёrjetuar intuitivisht njeriu e gjen veten nё njё botё shpirtёrore gjithashtu si marrёs. Ajo çka vjen pёr ta takuar atё si perceptim brenda kёsaj bote, nё tё njёjtёn mёnyrё si dhe bota shpirtёrore e mendimit tё tij tё vet, njeriu e njeh si njё botё tё perceptimeve shpirtёrore. Kjo botё e perceptimeve shpirtёrore ka tё njёjtёn marrёdhёnie me mendimin si edhe bota e perceptimeve fizike ka nё anёn e vet fizike. Kur qёnia njerёzore fillon tё pёrjetojё, bota e perceptimeve shpirtёrore nuk ёshtё mё e huaj pёr tё sepse ai ka nё mendimin intuitiv njё eksperiencё e cila ёshtё pastёrtisht shpirtёrore nё karakter. Njё numёr shkrimesh tё mijat botuar qysh kur ky libёr u botua pёr herё tё parё, merren me njё botё tё tillё tё perceptimeve shpirtёrore.

Kjo Filozofi e Lirisё, tё aktivitetit shpirtёror, shtron themelet filozofike pёr kёto shkrime tё mёvonshme. Pёrpjekja kёtu ёshtё bazё pёr tё treguar se pёrjetimi i mendimit, kur kuptohet drejt ёshtё tashmё njё eksperiencё e shpirtit. Prandaj, autorit i duket se ata tё cilёt mund tё adaptojnё seriozisht pikёpamjen e zhvilluar nё kёtё libёr do tё kenё tё hapur rrugёn e hyrjes nё botёn e perceptimeve shpirtёrore. Ёshtё e vёrtetё se, pёrmes konkluzioneve logjike, askush nuk mund tё nxjerrё nga ky libёr ato çfarё paraqiten nё veprat e mija tё mёvonshme. Por njё kapje e gjallё e asaj çfarё nёnkuptohet nё kёtё libёr pёrmes mendimit intuitiv do tё çojё natyrisht nё njё hap mё tej drejt futjes nё botёn e perceptimeve shpirtёrore.



Shtojca e parё


Mbas botimit tё kёtij libri lindёn kundёrshtime tё ndryshme, tё cilat mё nxitёn mua pёr tё shtuar nё kёtё botim tё ri disa komente tё shkurtra.
Unё mundem tё imagjinoj drejt se ka lexues pёr tё cilёt pjesa shtesё e librit mund tё jetё me interes, por do ta konsiderojnё atё tё veçuar dhe tё tepёrt, njё çёshtje thjesht tё koncepteve abstrakte. Ata edhe mundet ta lenё kёtё deklarim tё shkurtёr pa e lexuar. Megjithatё probleme lindin nё filozofi tё cilat vijnё mё tepёr nё sajё tё paramendimeve tё caktuara tё vetё mendimtarёve sesa nga drejtimi i mendimit njerёzor nё pёrgjithёsi. Temat tё cilat janё trajtuar nё kёtё libёr mё duket mua se i interesojnё gjithkujt qё interesohet tё qartёsohet pёr njeriun dhe marrёdhёniet e tij me botёn. Ajo çka vijon ka tё bёjё mё tepёr me njё problem tё cilin filozofё tё caktuar kёrkojnё se duhet marrё nё konsideratё, kur çёshtje tё llojit tё mёsipёrm, tё trajtuara nё kёtё libёr, krijojnё diskutime. Pёrmes gjithё afrimit tё tyre kёta mendimtarё krijojnё vёshtirёsi tё cilat nuk ekzistojnё. Kёto vёshtirёsi nuk duhen injoruar me njё fjalё sepse ka prej tyre tё cilёt menjёherё do tё drejtonin akuza pёr diletantizёm duke krijuar pёrshtypjen se autori nuk arrin dot tё qartёsojё pozicionin e tij pёrsa i pёrket çёshtjeve qё nuk diskutohen nё librin e tij.
Problemi tё cilit unё i referohem ёshtё ky qё vijon: Ka mendimtarё tё cilёt mendojnё se lind njё vёshtirёsi e veçantё kur dikush pёrpiqet pёr tё kuptuar se si ёshtё e mundur pёr jetёn shpirtёrore tё njё individi tjetёr, tё ndikojё njё tjetёr. Ata thonё: Çfarё pёrmban ndёrgjegja ime ёshtё e mbyllur brenda meje dhe se pёrmbajtja e ndёrgjegjes sё dikujt tjetёr ёshtё e mbyllur nё tё njёjtёn mёnyrё brenda tij. Unё nuk mund tё shoh nё ndёrgjegjen e atij tjetrit, atёherё si ёshtё e mundur qё ne ndajmё tё njёjtёn botё. Ata mendimtarё tё cilёt mbrojnё pikёpamjen se ёshtё e mundur, ёshtё e mundёshme prej botёs nё tё cilёn jemi tё ndёrgjegjshёm, nё njё botё qё shtrihet tej kapjes sё ndёrgjegjes sonё, pёrpiqen ta zgjidhin problemin duke thёnё: Bota pёr tё cilёn unё jam i ndёrgjegjshёm pёrfaqёson njё botё reale e cila shtrihet tej arritjes sё ndёrgjegjes sime. Ajo botё pёrmban shkakun e panjohur tё botёs sime tё ndёrgjegjёshme, ajo gjithashtu mban qёnien time tё vёrtetё prej sё cilёs unё kam vetёm njё pёrfaqёsim nё ndёrgjegjen time. Nё atё botё shtrihet gjithashtu qёnia e vёrtetё e bashkёudhёtarit tim, dhe te ajo çfarё ai pёrjeton nё ndёrgjegjen e tij ka realitetin e saj korrespondues nё qёnien e tij tё vёrtetё, ekzistenca e tё cilit ёshtё e pavarur prej ndёrgjegjes sё tij.
Brenda mbretёrisё qё s’mund tё bёhet e ndёrgjegjёshme ky realitet vepron mbi qёnien time reale tё pandёrgjegjёshme dhe prodhon nё ndёrgjegjen time njё pёrfaqёsim tё asaj çfarё ёshtё prezente nё njё ndёrgjegje tjetёr, ekzistenca e tё cilёs ёshtё tepёr e pavarur prej pёrjetimit tim tё ndёrgjegjshёm.
Ёshtё e qartё nga kёto deklarata se njё botё hipotetike jashtё arritjes sё ndёrgjegjes sonё, i shtohet botёs pёr tё cilёn ne jemi tё vetёdijshёm. Kjo botё hipotetike i shtohet asaj sepse besohet se ndryshe konkluzioni do tё ishte qё e gjithё bota e jashtme qё shtrihet para nesh ekziston vetёm nё ndёrgjegjen tonё, dhe pёr absurditetin tjetёr se vetёm vetja ёshtё gjithçka qё ekziston ose mund tё njihet dhe se tё tjerёt gjithashtu ekzistojnё vetёm nё ndёrgjegjen tonё. Ky problem i cili ka lindur pёrmes tendencave tё kohёve tё fundit nё Epistemiologji ( Teori e njohjes) mund tё qartёsohet duke aplikuar mbi tё, vrojtimin e orientuar shpirtёror tё adaptuar nё kёtё libёr. Ne duhet tё pyesim çfarё kam unё pёrpara vetes nё momentin e parё kur unё takoj njё individ tjetёr? Unё kam pёrpara meje nё hapin e parё perceptimet e paraqitjes sё tij fizike, dhe pastaj gjithashtu ndoshta perceptime tё dёgjueshme tё asaj çfarё ai thotё e kёshtu me radhё. Unё nuk mbetem thjesht duke i kundruar kёto tё gjitha: ai aktivizon mendimin tim edhe nё njё sens tё caktuar mendimi im i bёn perceptimet e personit tjetёr transparente. Unё jam i detyruar tё njoh se kur njё perceptim thithet nё mendim ai paraqet vetveten tё jetё tepёr ndryshe nga çfarё ai u paraqit nё ndijimet e mija tё jashtme.
Mendimi paraqet atё çfarё perceptimi ёshtё nё mёnyrё indirekte, nё tё kundёrtёn me atё çfarё ai paraqet direkt nё shqisat e mija. Kur ata mbrijnё para meje, perceptimet e dikujt tjetёr dallohen si thjesht, fenomene shqisash. Se çfarё sjell kjo shuarje nё dukje mё detyron mua-pёr aq kohё sa unё jam njё qёnie qё mendon dhe e influencuar nga ajo-tё shuaj mendimin tim vetjak dhe ta zёvendёsoj atё me mendimin e tjetrit. Ky mendim tё cilin unё e vendos nё vend tё atij timit personal, unё e pёrjetoj si tё vetes time. Unё vёrtetёsisht pёrjetoj mendimin e tjetrit. Mendimi im mbahet me perceptimet e drejtpёrdrejta, tё cilat e zhdukin veten si fenomene shqisash nё njё proces qё ndodh tёrёsisht brenda ndёrgjegjes sime. Procesi qёndron nё faktin se mendimi im zёvendёsohet nga ai i tjetrit. Ndarja midis tё dy sferave tё ndёrgjegjes ёshtё aktualisht e anulluar pёrmes fenomenit shqisor tё fikur. Kjo e tregon veten nё faktin se ndёrsa unё pёrjetoj pёrmbajtjen e ndёrgjegjes sё dikujt tjetёr, unё jam aq i vetёdijshёm pёr ndёrgjegjen time, sa ç’mund tё jem nё njё gjumё pa ёndёrra. Ashtu si ndёrgjegja ime e zgjimit eleminohet nё njё gjumё pa ёndёrra, po ashtu edhe pёrmbajtja e ndёrgjegjes sime eleminohet ne perceptimin e pёrmbajtjes tё njё ndёrgjegje tё huaj.
Ka dy arsye pse dikush synon tё mashtrohet pёr kёto fakte. Njёra ёshtё sepse, nё perceptimin e asaj tё njё personi tjetёr, ndёrgjegja e fikur personale e tij nuk ёshtё si te gjumi, e zёvendёsuar nga pavetёdija, por nga pёrmbajtja e ndёrgjegjes sё dikujt tjetёr. Arsyeja e dytё ёshtё se ndryshimi midis zhdukjes dhe rishfaqjes tё vetё-ndёrgjegjes ёshtё shumё e shpejtё pёr t’u vёnё re nё jetёn e zakondshme. Problem nuk zgjidhet duke nxjerrё konkluzione pёrmes koncepteve tё ndёrthurura artificialisht nga, bota pёr tё cilёn ne jemi tё vetёdijshёm, pёr diçka tё supozuar se ekziston tej arritjes sё ndёrgjegjes sonё. Ajo qё ne duhet tё bёjmё ёshtё tё pёrjetojmё vёrtetёsisht se çfarё ndodh kur mendimi bashkohet me njё perceptim. Kjo vlen pёr njё numёr tё madh problemesh tё gjendura nё letёrsinё filozofike. Mendimtarёt ngrejnё pengesa konceptuale artificiale midis vetvetes sё tyre dhe realitetit nё vend tё kundrimit jo vetёm tё aspekteve fizike tё sendeve, por edhe atё shpirtёrore, me nje mendje tё hapur.
Nё njё nga desertacionet e tij Eduart von Hartman e pёrfshin librin tim "Filozofia e Lirisё" midis veprave tё bazuara nё "monizmin epistemiologjik"- njё pikёpamje tё cilёn ai e hedh poshtё si tё pa bazuar. Arsyeja e tij pёr ta hedhur poshtё atё qё qartёsohet nga pikёpamja e shprehur nё desertacionin e tij, e cila tregon se sipas mendimit tё tij vetёm tre kёndvёshtrime janё tё mundshme nё Epistemiologji.
E para ёshtё ajo e mbetjes nё pikёpamjen naive e cila merr fenomenin e perceptuar si tё jetё realitet qё ekziston jashtё ndёrgjegjes sё njeriut. Kjo pikёpamje thotё ai, s’ka aftёsi depёrtuese kritike sepse nuk arrin tё njohё qё-me pёrmbajtjen e tё cilёs dikush ёshtё i vetёdijshёm-dikush thjesht mbetet brenda ndёrgjegjes sё vet.
Ajo nuk arrin tё njohё se kush nuk merret me njё "tavolinё-nё-vetvete", por thjesht me njё prodhim tё vetё ndёrgjegjes sё tij. Kushdo qё mbetet nё kёtё kёndvёshtrim, ose qё pёr çfarёdo lloj arsyesh i kthehet atij, thuhet se ёshtё realist naiv. Realizmi naiv konsiderohet si i pa bazё pёr shkak tё pamundёsisё sё tij pёr tё njohur atё çfarё ndёrgjegja jonё pёrmban-ajo e ka prodhuar vetё atё. Kur njihet ky fakt edhe pranohet tёrёsisht arrihet nё pikёvёshtrimin e dytё dhe bёhet njё idealist abstrakt, njё kёndvёshtrim qё mohon se nё ndёrgjegjen njerёzore mund tё futet diçka nga sendi- nё- vetvete. Nё qoftё se nё mёnyrё tё vazhdueshme mendohet kёshtu atёherё ajo çon drejt iluzionimit absolut sepse e gjithё bota transformohet nё njё shumё objektesh tё prodhuara nga ndёrgjegja jonё dhe vёrtet, vetёm nga ndёrgjegja e njёrit. Nё mёnyrё tё paevitueshme ajo çon nё pikёpamjen absurde se njerёzit e tjerё gjithashtu ekzistojnё vetёm nё ndёrgjegjen e dikujt. Vetёm pikёpamja e tretё ёshtё e bazuar sipas, von Hartmanit d.m.th. realizmi abstrakt i cili merr si tё vёrtetё se sendet-nё-vetveten-e tyre ekzistojnё por ato nuk mund tё pёrjetohen drejtpёrsёdrejti nё ndёrgjegjen njerёzore.
Tej kapjes prej ndёrgjegjes sonё, dhe nё mёnyra qё nuk futen nё tё, ato thuhet tё shkaktojnё objektet tё cilat shfaqen nё tё.
Ne s’mund tё bёjmё mё shumё veçse tё nxjerrim konkluzione pёr "sendet-nё-vetvete"- prej pёrmbajtjes sё pёrshkruar nё ndёrgjegjen tonё. Nё artikullin e pёrmendur mё sipёr, Eduart von Hartman pohon se monizmi epistemiologjik- tё cilin ai e konsideron si tё jetё pikёpamja ime- duhet t’i rrёfehet njёrit nga kёto tre kёndvёshtrime. Nёse nuk e bёn kёtё gjё, kjo vjen sepse ai s’mundet tё tёrheqё atё çfarё mendohet si kusht i nevojshёm i konkluzionit logjik.
Nё artikull thuhet:
Nё qoftё se dikush dёshiron tё zbulojё se cilin kёndvёshtrim
epistemiologjik zё njё i ashtuquajtur monist
epistemiologjik, gjithçka qё ёshtё e nevojshme ёshtё vendosja
e pyetjeve tё caktuara pёr tё dhe detyrimi pёr
t’iu pёrgjigjur atyre. Vullnetarisht ai nuk do tё pёrgjigjet;
ai do tё pёrpiqet t’iu shmanget pyetjeve sepse
çdo pёrgjigje ёshtё e lidhur me mosaprovimin e pretendimeve
tё tij qё monisti zё njё kёndvёshtrim epistemiologjik
qё ёshtё i ndryshёm nga ato tre tё tjera.
Pyetjet qё duhet t’i drejtohen atij janё si mё poshtё:
1.A ёshtё ekzistenca e gjёrave e ndёrprerё apo e
vazhdueshme? Nё qoftё se pёrgjigja ёshtё e "vazhdueshme",
atёherё dikushi trajton njё formё tё realizmit
naiv. Nё qoftё se pёrgjigja ёshtё e "ndёrprerё", atёherё
pikёpamja ёshtё idealizёm abstrakt.
Nё qoftё se pёrgjigja ёshtё se ato janё nё njёrёn anё,
tё vazhdueshme (si pёrmbajtja e ndёrgjegjes
sё plotё, ose si figurat mendore tё pavetёdijshme,
apo si perceptime tё mundshme) por, nё anёn
tjetёr tё ndёrprera si pёrmbajtja e ndёrgjegjes sonё tё
kufizuar, atёherё ne njohim realizmin a priori.
(2)Kur tre njerёz janё tё ulur nё njё tavolinё, sa
shembuj tavolinash ndodhen atje?
Ai qё pёrgjigjet "njё" ёshtё njё realist naiv: ai qё
pёrgjigjet "tre" ёshtё njё idealist absolut; por ai qё
pёrgjigjet "katёr" ёshtё gjithashtu idealist
abslout. Pёrgjigja e fundit supozon se shprehja
"shembuj tavolinash" ёshtё e pranueshme pёr sende qё
s’janё aspak tё ngjashёm si nё rastin njё tavolinё-
"send-mё-vete", dhe shembujt e saj tё perceptuar
nё tё treja ndёrgjegjet. Kushdo qё e konsideron kёtё njё
liri tё madhe do t’i duhej t’i pёrgjigjej "njё+ tre"
nё vend tё numrit "katёr".
(3)Kur dy vetё janё nё tё njёjtёn dhomё, sa shёmbuj
tё vetes sё tyre ndodhen atje?
Ai qё pёrgjigjet "dy" ёshtё njё realist naiv: ai qё
pёrgjigjet "katёr" (d.m.th. njё unё dhe njё tjetёr
nё secilёn ndёrgjegje) ёshtё njё idealist absolut;
Ai qё pёrgjigjet "gjashtё" (d.m.th. dy persona si
"gjёra-nё-veten-e tyre dhe katёr figura mendore tё personave nё tё dyja ndёrgjegjet)- ёshtё njё realist
absolut abstrakt.
Kushdo qё dёshironte tё tregonte se monizmi epistemiologjik
ёshtё njё pikёpamje e ndryshme nga çdo njёra
prej kёtyre tё trejave do t’i duhej t’i jepte njё pёrgjigje
tё ndryshme pёr secilёn nga kёto tre pyetje-
dhe unё nuk mund tё imagjinoj se si mund tё ishin
pёrgjigje tё tilla".
Pёrgjigjet e "Filozofisё sё Lirisё" do tё ishin:
1.Ai i cili kap vetёm pёrmbajtjen e perceptueshme tё gjёrave dhe e konsideron atё si realitet, ёshtё njё realist naiv: ai s’arrin tё shohё se si ai mund t’i konsiderojё kёto pёrmbajtje tё perceptueshme si tё zgjateshin pёr aq kohё sa vёshtrimi i tij tё kthehej drejt sendeve dhe kёshtu ai duhet tё mendojё se çfarё ka pёrpara tij si tё ndёrprera.
Megjithatё sapo ai tё kuptojё se gjёrat qё tё jenё reale, pёrmbajtja e perceptueshme duhet tё pёrshkohet nga mendimi, ai gjithashtu do tё kuptojё se pёrmbajtja e perceptueshme e cila paraqitet si e ndёrprerё e paraqit vetveten si tё vazhdueshme kur pёrshkrohet me atё çfarё i sjell atij mendimi.
Me fjalё tё tjera, çfarё ёshtё perceptuar duhet tё konsiderohet si e vazhdueshme nёse ёshtё kapur nё mёnyrё tё ndёrgjegjshme prej mendimit; vetёm ai aspekt i cili ёshtё thjesht perceptuar mund tё konsiderohej si i ndёrprerё, d.m.th. nё qoftё se do tё ishte diçka reale, qё faktikisht nuk ёshtё nё rastin nё fjalё.
2.Kur tre persona janё ulur nё njё tavolinё, sa shembuj tё tavolinёs ndodhen atje? Ndodhet vetёm njё tavolinё, por pёr aq kohё sa tё tre personat mbeten thjesht me imazhet e perceptuara ata duhet tё thonё se kёto nuk janё realitet. Sapo ata kalojnё te tavolina, si tё kapura prej mendimit tё tyre, tavolina e vetme reale u paraqet atyre: ata bashkohen nё kёtё realitet pёrmes pёrmbajtjeve tё ndёrgjegjes sё tyre.
3.Kur dy persona janё vetёm nё dhomёn e tyre, sa shembuj tё kёtyre personave ekzistojnё atje?
Sigurisht nuk janё gjashtё- as edhe nё sensin e realistit absolut- por vetёm dy. Megjithatё secili person ka pikё sё pari thjesht figurёn perceptim jo reale tё vetvetes dhe tё personit tjetёr. Ndodhen "katёr" imazhe tё tilla dhe pёrmes prezencёs sё tyre realiteti kapet pёrmes mendimit aktiv tё tё dy personave. Nё kёtё aktivitet tё mendimit çdo person arrin tej sferёs sё ndёrgjegjes sё tij: ndёrgjegja e tij e vet si edhe ajo e personit tjetёr jeton nё tё. Nё momente kur ndodh bashkimi ata nuk janё mё tё kufizuar brenda ndёrgjegjes sё tyre sesa kur ata janё: nё momentin tjetёr ndёrgjegja kthehet nga ky bashkim me tjetrin, kёshtu qё ndёrgjegja e çdo personi kap veten dhe tjetrin nё pёrjetimin e mendimit. Unё e di se idealisti absolut e konsideron kёtё si njё pёrsёritje, si njё kthim tek realizmi naiv. Megjithatё unё kam treguar nё kёtё libёr se realizmi naiv justifikohet nё lidhje me njё mendim i cili pёrjetohet. Realisti absolut nuk futet nё faktet pёrkatёse tё pёrfshira nё procesin e njohjes; ai ngatёrrohet nё njё pёlhurё mendimesh qё e ndёrpret veten nga problem real. Megjithatё ёshtё tepёr e pa-saktё pёr tё aplikuar termin "epistemiologjik" monizmit tё pёrfaqёsuar nё "Filozofia e Lirisё"; nё qoftё se duhet njё epitet, ai mё tepёr duhet tё jetё "njё monizёm i mendimit".

E gjithё kjo ёshtё keqkuptuar nga Eduart von Hartman; ai ruan mendimin pa u futur nё pika specifike tё ngritura nё "Filozofia e Lirisё" se unё pёrpiqem tё kombinoj panlogizmin universal tё Hegelit me fenomenalizimin individual tё Hjumit; ndёrsa nё tё vёrtetё, "Filozofia e Lirisё" s’ka asnjё ngjashmёri me tё dyja pikёpamjet qё provohen tё kombinohen. (Ajo ёshtё gjithashtu arsyeja qё unё s’pashё asnjё pikё nё krahasimin e pikёpamjeve tё mia me p.sh. monizmin epistemiologjik tё Johan Rehmens. Nё fakt pikёpamja e paraqitur nё "Filozofia e Lirisё" ёshtё diçka totalisht e ndryshme nga çfarё Eduart von Hartman dhe tё tjerёt quajnё monizёm epistemiologjik).


Shtojca e dytё


Nё pjesёt mё tё qёnёsishme parathёnia e botimit tё parё tё kёtij libri riprodhohet nё atё çka do tё vijojё. Kёtu paraqitet si njё shtojcё sepse shpreh mё tepёr mendimet qё mё kishin pushtuar mua para 25 vjetёsh kur e shkrova kёtё libёr pёr herё tё parё, sepse pata  ndonjё lidhje direkte mbi pёrmbajtjen e tij. Gjithsesi unё s’e lё fare jashtё kёtё tё fundit pёr shkak tё opinionit tё rikthimit qё unё duhet tё mposht disa nga shkrimet e mija tё mёparshme nё llogari tё disa tё tjerave mё tё fundit mbi shkencёn shpirtёrore. Vetёm fjalitё e para hyrёse gjithsesi nuk janё kujtuar, meqё sot ato tingёllojnё tёrёsisht jo koherente. Megjithatё pjesa tjetёr e asaj qё unё thashё atёherё mё duket edhe tani e pёrshtatshme, pavarёsisht nga afrimi shkencor natyral mbizotёrues, dhe nё fakt vetёm pёr shkak tё tij. Periudha nё tё cilёn jetojmё kёrkon, qё tё pranohet njё e vёrtetё, ajo duhet tё pёrjetohet nё thellёsitё e shpirtit. Prej dy rrugёve tё famshme tё Shillerit, e dyta sot ka apelimin mё tё madh:
"Tё vёrtetёn tё dy kёrkojmё: Ju nё jetёn pa ty pёrqark.
Unё brenda zemrёs. Pёrmes tё dysh e vёrteta mund tё
gjendet ngjashmёrisht.
Syri i shёndetshёm pёrmes botёs Krijuesin ndjek.
Zemra e shёndetshme s’ёshtё veçse pasqyra qё krijuesin
mbrapsht e kthen.
Njё e vёrtetё qё vjen pёr tё na takuar nga jashtё mban vulёn e pasigurisё. Ne besojmё vetёm çfarё ne njohim nё zemrat tona si tё vёrteta. Dhe vetёm e vёrteta mund tё na japi besimin pёr tё zhvilluar fuqitё tona individuale tё cilat janё sakatosur tek ai vetё nuk gjen asnjё dalje pёr krijimtarinё e tij.
Nuk ёshtё mё thjesht e mjaftueshme tё besosh; ne duhet tё njohim.
Besimi nёnkupton pranimin e tё vёrtetave tё cilat ne nuk i kuptojmё plotёsisht. Por qёnia jonё e brendshme, individualiteti ynё, kundёrshtohet pёr atё çfarё nuk ёshtё plotёsisht e qartё; ai dёshiron t’i pёrjetojё gjёrat plotёsisht nё thellёsitё e qёnies sё tij. E vetmja dije qё kёnaq ёshtё ajo lloj qё nuk i nёnshtrohet normave tё jashtme, por buron nga jeta e brendёshme vetiake e njeriut. Po ashtu ne nuk duam atё lloj dije tё ngurtё e cila nё formёn e informacionit abstrakt ruhet nёpёr enciklopedira si e vlefshme pёr tё gjithё kohёn. Si individё ne e ndiejmё se kemi njё tё drejtё tё fillojmё nga fakte qё i kemi pranё dorёs sonё, nga eksperienca personale dhe prej tyre tё avancojmё pёr tё njohur pjesёn tjetёr tё botёs. Ne pёrpiqemi pёr siguri nё dije, por secili sipas mёnyrёs sё vet.
As dija shkencore sot nuk duhet tё paraqitet sikur prezenca e saj ishte e detyrueshme: Ndryshe nga Fischte, askush nuk mund t’i jepte njё pune shkencore titullin qё ai aktualisht i dha:"Njё raport i tejdukshёm pёr publikun e pёrgjithshёm, lidhur me thelbin e filozofisё sё kohёve tё fundit: Njё pёrpjekje pёr ta detyruar lexuesin pёr tё kuptuar".
Sot askush nuk duhet detyruar pёr tё kuptuar: ne nuk shpresojmё as marrёveshje as pranim prej ndokujt nё qoftё se pёrmes forcёs sё tij depёrtuese ai nuk njeh tё vёrtetёn e asaj çfarё propozohet. Edhe qёnia njerzore mё e pa-pjekur, fёmija nuk duhet tё ketё dije tё importuara me forcё nё tё. Ne mё tepёr duhet tё kёrkojmё tё zhvillojmё aftёsitё e tij tё lindura, kёshtu qё kuptimi i tij tё ngrihet nga brenda dhe detyrimi bёhet i panevojshёm. Unё nuk ushqej iluzione pёr sa i pёrket asaj qё ёshtё karakteristike e kohёs sё sotme. Unё e di se ka njё tendencё tё gjerё drejt steriotipit dhe pavetorit. Megjithatё unё e di gjithashtu se shumё nga bashkёkohёsit e mi pёrpiqen tё ndёrtojnё jetёn e tyre sipas gjёrave qё unё kam pёrshkruar. Janё pikёrisht ata tё cilёve unё do t’ju dedikoja kёtё libёr. Ai nuk tregon tё vetmin afrim tё mundshёm drejt sё vёrtetёs; çfarё pёrshkruhet ёshtё mё tepёr njё rrugё e ndёrmarrё nga dikush zemra e tё cilit mbёshtetet mbi tё vёrtetёn. Fillimisht lexuesi çohet drejt zonave abstrakte ku mendimet duhet tё nxjerrin skicime tё mprehta nё qoftё se do tё arrihen konkluzione. Megjithatё, nga mbretёria e kёtyre koncepteve tё thata, ai gjithashtu çohet nё ngjarjet konkrete. Unё jam i bindur se nёse jeta duhet tё pёrjetohet nё tё gjitha aspektet e saj dikush duhet qё nё njё rast tё mundshёm t’ia kushtojё mbretёrisё eteriale, qiellore tё koncepteve. Tё njohёsh vetёm kёnaqёsinё e shqisave do tё thotё tё heqёsh dorё nga gёzimi mё i ёmbёl i jetёs. Saga Orientale kёrkon nga dishepujt e vet tё jetojnё njё jetё mohimi dhe asketizmi pёr vite tё tёra, para se tё kumtojё nё ta, urtёsinё e tij. Nё Perёndim nuk kёrkohet asnjё ushtrim i tillё i devotshёm apo asnjё lloj praktike asketizmi pёr studime shkencore: por kёrkohet njё gatshmёri pёr t’u tёrhequr me raste prej pёrpjekjeve tё jashtme dhe pёrkushtimit tё vetvetes mbretёrisё sё mendimit tё pastёr. Jeta ёshtё e ndёrtuar nga shumё zona dhe pёr secilёn prej tyre zhvillohen shkenca tё veçanta; por jeta nё vetvete ёshtё njё unitet dhe sa mё shumё shkencat e ndryshme specializohen aq mё shumё pikёpamja e botёs bёhet e panjohur, e pa qartё, mё e ngatёrruar.
Prandaj ёshtё thelbёsore se duhet tё ketё njё dije e cila tё kёrkojё nё shkencat e ndryshme elementёt qё e çojnё njeriun atje nё plotёsinё e jetёs. Qёllimi i kёrkuesit tё specializuar ёshtё qё tё kuptojё pёrmes zbulimeve tё tij, botёn dhe rrugёt se si funksionon ajo: qёllimi i kёtij libri ёshtё filozofik: vetё shkenca-d.m.th. dija-duhet tё bёhet organikisht e gjallё. Shkencat e ndryshme janё ndalesat paraprake tё dijes drejt sё cilёs synon ky libёr. E njёjta lloj marrёdhёnie duhet tё gjendet tek artet. Vepra e njё kompozitori bazohet nё teorinё e kompozimit. Kjo e fundit konsiston nё njё numёr rregullash, njohja e tё cilave ёshtё njё kёrkesё e domosdoshme pёr artin e kompozimit. Kur dikush kompozon, ligjet e kompozimit i shёrbejnё jetёs, i shёrbejnё njё realiteti konkret. Ajo ёshtё saktёsisht sensi nё tё cilin filozofia ёshtё njё art: tё gjithё filozofёt e vёrtetё janё artistё nё mbretёrinё konceptuale. Idetё njerёzore bёhen pёr ta materiali i artit tё tyre dhe metodat e shkencёs-teknika. Nё kёtё mёnyrё, mendimi abstrakt bёhet vetё njё jetё. Idealet bёhen forca jete dhe ajo çfarё ne kemi atёherё nuk ёshtё thjesht njё dije rreth gjёrave, sepse ne e kemi kthyer dijen nga e tillё nё njё organizёm tё gjallё sundues. Ndёrgjegja jonё e vёrtёtё aktive nuk ёshtё thjesht njё marrёs pasiv i sё vёrtetёs.
Çёshtjet kryesore tё trajtuara nё librin tim janё se si filozofia si njё art lidhet me lirinё njerёzore, cila ёshtё liria e vёrtetё dhe nёse ne bёjmё apo mund tё marrim pjesё nё tё. Tё gjitha shpjegimet e tjera shkencore janё pёrfshirё vetёm sepse nё fund tё fundit hedhin dritё mbi kёto çёshtje tё cilat janё, sipas pikёpamjes sime, çёshtjet kryesore mё tё ngutshme. Kёto faqe libri ofrojnё njё filozofi tё lirisё. E gjithё shkenca do tё ishte veçse njё kёnaqёsi e njё kurioziteti tё kotё nё qoftё se ajo nuk do tё rriste vlerёn e ekzistencёs tё personalitetit njerёzor. Shkencat arrijnё vlera tё vёrteta vetёm kur demonstrojnё se rezultatet e tyre kanё vlera tё dukshme pёr njeriun. Askush nuk mund tё mbetet i kёnaqur thjesht duke zhvilluar disa nga aftёsitё e tij tё brendshme: qёllimi final duhet tё jetё zhvillimi dhe fisnikёrimi i tё gjitha potencialeve qё bёjnё gjumin e ёmbёl tek njeriu. Dija ka vlera vetёm atёherё kur ajo kontribuon nё zhvillimin e pёrgjithshёmtё gjitha aspekteve tё natyrёs njerёzore.
Prandaj, nё kёtё libёr lidhja e njeriut me shkencёn nuk shihet si tё ishte e detyruar pёr t’u pёrulur pёrpara koncepteve dhe ideve duke i vёnё forcat e tij nё shёrbim tё tyre; nё tё kundёrtёn, dituria shihet nё sensin se njeriu duhet tё pushtojё botёn e ideve, duke i futur ato nёn sundimin e tij pёr t’i  shёrbyer atij nё qёllimet humane qё i kapёrcejnё ato thjesht shkencore.

Çdokush duhet tё jetё i aftё, tё pёrballet me njё ide nё pёrjetimin e jetёs sё gjallё, pёrndryshe ai bie nёn vargonjtё e saj. 





=====================================================================

Rudolf Joseph Lorenz Steiner (27 (or 25) February 1861 – 30 March 1925) was an Austrian philosopher, social reformer, architect and esotericist. Steiner gained initial recognition at the end of the nineteenth century as a literary critic and published philosophical works including The Philosophy of Freedom.




Rudolf Steiner was an Austrian philosopher, playwright and artist who lived between 1861 and 1925. He founded a spiritual movement called Anthroposophy, which works on the basis that children's creative, spiritual and moral dimensions need as much attention as their intellectual ones.



Waldorf education, also known as Steiner education, is based on the educationalphilosophy of Rudolf Steiner, the founder of anthroposophy. Its pedagogyemphasizes the role of imagination in learning, striving to integrate holistically the intellectual, practical, and artistic development of pupils.



Austrian philosopher and educational reformer Rudolf Steiner (1861–1925) remains perhaps best known for the educational methods he pioneered in his Waldorf schools, which have spread slowly but steadily around the world since his death.
The philosophy underlying those schools grew out of a lifetime of innovative thinking that encompassed fields as diverse as traditional philosophy, spiritualism, color theory, art, agriculture, medicine, music, and architecture. A trained philosopher and at the same time a mystic, Steiner believed that spiritual insights could be gained through systematic thought. He founded the spiritual belief system called Anthroposophy, an offshoot of Theosophy, and disseminated his ideas through an energetic campaign that included years of lectures and a group of writings that ran to some 350 volumes when collected. Influential in the worlds of education, occult studies, organic farming, and even interior design (he was fascinated by color and its relationship to personality), Steiner remains an imperfectly understood and often controversial figure.


Read more: http://www.notablebiographies.com/supp/Supplement-Sp-Z/Steiner-Rudolf.html#ixzz56cAEtHwL

No comments:

Post a Comment